ATV

Category: Lajme

  • SHBA i hoqi sanksionet e vendosura, Dodik falënderon presidentin Trump

    SHBA i hoqi sanksionet e vendosura, Dodik falënderon presidentin Trump

    Milorad Dodik ka reaguar pas vendimit të SHBA-së për heqjen e sanksioneve ndaj tij, familjes dhe bashkëpunëtorëve të tij.

    Ai shprehu mirënjohjen e tij ndaj ish-presidentit Donald Trump, duke e cilësuar vendimin si një “korrigjim të padrejtësisë” që, sipas tij, administratat e mëparshme amerikane kishin bërë ndaj Republikës Srpska dhe përfaqësuesve të saj.

    “Jam mirënjohës ndaj Presidentit Trump dhe bashkëpunëtorëve të tij për korrigjimin e padrejtësisë së madhe që iu bë Republikës Srpska, përfaqësuesve të saj dhe familjeve të tyre, një padrejtësi e krijuar nga administratat e Obamës dhe Biden. Ky vendim nuk është vetëm një rehabilitim ligjor, por edhe moral për Republikën Srpska dhe të gjithë ata që i shërbejnë me nder asaj. Është treguar se gjithçka që u tha kundër nesh ishte gënjeshtër dhe propagandë, mbi të cilën u ndërtua rrëmuja e madhe e krijuar nga Christian Schmidt, një rrëmujë që tani ai duhet ta pastrojë”, shkroi Dodik në platformën X.

    Ky reagim i tij vjen në një moment kyç, duke theksuar tensionet politike dhe ndikimin e vendimeve ndërkombëtare mbi figurat e larta politike në rajon.

  • “Shamia nuk është uniformë”, Maliqi kundër MAShTI-t pas vendimit të Gjykatës Supreme

    “Shamia nuk është uniformë”, Maliqi kundër MAShTI-t pas vendimit të Gjykatës Supreme

    Pas vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, e cila konfirmoi kompetencën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) për të përcaktuar rregullat mbi uniformën shkollore, ka reaguar Imami i Prishtinës, Labinot Maliqi.

    Maliqi ka vënë në pah se, edhe pse vendimi është formalisht i vlefshëm, ai ngre shqetësime të mëdha në lidhje me të drejtat themelore të njeriut dhe parimin e barazisë.

    “Ministria e Arsimit ka autoritet ligjor për të vendosur uniformën, por nuk ka të drejtë të kufizojë bindjet fetare të nxënësve. Shamia me fytyrë të dukshme nuk është pjesë e uniformës shkollore, dhe as nuk e zëvendëson atë, por përbën një shprehje të lirë të besimit individual,” ka theksuar Maliqi.

    Ai ka shtuar se nxënëset që mbajnë shami gjithmonë kanë respektuar uniformën dhe rregullat e shkollës, dhe se ndalimi i saj është shndërruar në një mjet përjashtimi dhe diskriminimi ndaj vajzave besimtare.

    Sipas Maliqit, Udhëzimi Administrativ Nr. 06/2014 ka krijuar konfuzion dhe hapur rrugë për interpretime arbitrare, pasi nuk e përkufizon qartë termin “uniformë fetare”.

    “Brenda fesë islame, shamia nuk është uniformë apo simbol, por normë fetare. Zbatimi selektiv i këtij udhëzimi ka prodhuar diskriminim, stigmatizim dhe përjashtim të vajzave me mbulesë,” ka shkruar Maliqi.

  • Presidentja fton në takim krerët e partive politike

    Presidentja fton në takim krerët e partive politike

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u ka dërguar ftesë për takim kryetarëve të partive politike.

    Kështu raportohet nga mediat duke u thirrur në burime.

    Sipas mediave, takimi do të zhvillohet gjatë ditës së premte nga ora 12:00.

    Takimi është paralajmëruar qysh nga dështimi i formimit të qeverisë së propozuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

  • Komuna e Prishtinës publikon oraret e linjave rajonale në kuadër të projektit “TRIP”

    Komuna e Prishtinës publikon oraret e linjave rajonale në kuadër të projektit “TRIP”

    Komuna e Prishtinës ka bërë publike oraret e reja të qarkullimit për linjat rajonale të transportit publik, që tashmë janë në funksion si pjesë e projektit TRIP – Transporti i Ri i Prishtinës.

    Ky sistem i ri synon të sjellë një standard më të lartë të shërbimit për qytetarët, me linja më të rregullta, lidhje më efikase ndërmjet zonave të ndryshme të kryeqytetit dhe qasje më të lehtë në destinacionet kryesore.

    Në njoftimin zyrtar, Komuna thekson se TRIP përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të transportit publik në Prishtinë, duke e bërë lëvizjen më të lehtë, më të shpejtë dhe më të qëndrueshme për të gjithë.

    “Të dashur qytetarë, në kuadër të projektit TRIP, transporti i Ri i Prishtinës, ju njoftojmë për oraret e qarkullimit të linjave rajonale që janë tashmë në funksion. Ky sistem synon të ofrojë shërbim më të rregullt, lidhje më të lehta dhe qasje të përmirësuar për të gjithë banorët e Prishtinës. Në grafikat e mëposhtme mund të gjeni oraret, stacionet dhe drejtimet e secilës linjë që operon në kuadër të transportit të ri të Kryeqytetit”, thuhet në njoftim.

    Qytetarët mund t’i shikojnë oraret, stacionet dhe drejtimet e çdo linje rajonale përmes materialeve të publikuara nga Komuna, në mënyrë që të planifikojnë më mirë udhëtimet e tyre brenda dhe jashtë qytetit.

  • Peci bën thirrje për dënim me burgim ndaj gazetarëve: Minimalisht tre vjet

    Peci bën thirrje për dënim me burgim ndaj gazetarëve: Minimalisht tre vjet

    Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka ashpërsuar retorikën ndaj mediave, duke kërkuar dënim me burg nga tre deri në pesë vite për gazetarët, të cilët sipas tij “kanë ndikuar dhe devijuar vullnetin e qytetarëve në ditën e zgjedhjeve”.

    Deklarata e tij vjen vetëm një ditë pasi ndaj tij ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), pas një postimi që është cilësuar si sulm dhe linçim publik ndaj gazetarëve kosovarë.

    Ish-ministri i Bujqësisë ka shkuar edhe më tej, duke i cilësuar disa gazetarë si “të përfshirë në një organizim kriminal”, që sipas tij ka nisur qysh një vit më parë dhe ka kulmuar gjatë ditës së zgjedhjeve.

    “Kemi të bëjmë me një organizim kriminal. Mos harroni, me organizu ‘exit poll’, me bërë fushatë sistematike të linçimit publik, me shkrime shpifëse e debate të rrejshme. Nga analizat e Vetëvendosjes, 70 për qind e shkrimeve negative në nivel vendi kanë qenë kundër meje, ndonëse unë jam opozitë në Mitrovicë. Si është e mundur kjo?”, ka deklaruar Peci.

    Ai ka akuzuar disa gazetarë për publikimin e rezultateve të exit poll-it në orët e para të mëngjesit të ditës së zgjedhjeve, duke pretenduar se përmes tyre është ndikuar perceptimi publik për rezultatin.

    “Ata që publikojnë rezultate të pavërteta ditën e zgjedhjeve dhe e thyejnë heshtjen zgjedhore, duhet të ndëshkohen me 3 deri në 5 vite burg. Kjo është devijim i vullnetit të qytetarëve dhe konsumim i veprave penale”, ka shtuar ai.

    Peci ka përmendur edhe emra konkretë të gazetarëve, ndaj të cilëve ka paralajmëruar kallëzim penal, duke i quajtur disa prej tyre “kriminelë, e jo gazetarë”.

  • Varroset sot veterani i UÇK-së, i cili vdiq në Itali

    Varroset sot veterani i UÇK-së, i cili vdiq në Itali

    Varrimi i veteranit të UÇK-së, Zenun Berishës, do të bëhet sot në Grabanicë.

    I ndjeri ka vdekur më 24 tetor në Bolonja të Italisë.

    Përmes një postimi të familjarëve në Facebook, ai do varroset në varrezat e Dëshmorëve të Grabanicës.

  • Trump urdhëron testimin e armëve bërthamore të SHBA-së për herë të parë në 30 vjet

    Trump urdhëron testimin e armëve bërthamore të SHBA-së për herë të parë në 30 vjet

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi të enjten se SHBA-të do të rifillojnë testimin e armëve bërthamore për herë të parë në tre dekada, duke thënë se kjo do të ishte në një “bazë të barabartë” me Rusinë dhe Kinën.

    “Tani është koha e përshtatshme”, u tha Trump gazetarëve në bordin e Air Force One gjatë rrugës për në Uashington menjëherë pas një takimi me presidentin e Kinës Xi Jinping në Korenë e Jugut.

    Trump e bëri njoftimin për herë të parë në mediat sociale përpara takimit të tij me Xi, duke theksuar se “kishte të bënte me të tjerët”.

    “Për shkak të programeve të testimit të vendeve të tjera, unë kam udhëzuar Departamentin e Luftës të fillojë testimin e armëve tona bërthamore në një bazë të barabartë,” tha ai në një postim në Truth Social. “Ky proces do të fillojë menjëherë.”

    Njoftimi i habitshëm i Trump vjen pasi Presidenti rus Vladimir Putin këtë javë njoftoi se Moska testoi një dron të ri nënujor me energji atomike dhe të aftë për të mbushur bomba bërthamore dhe një raketë të re lundrimi me energji bërthamore.

    Putin nuk njoftoi asnjë provë të armëve bërthamore të Rusisë, testi i fundit i të cilave ndodhi në vitin 1990.

    Gjithashtu, përpara udhëtimit të udhëheqësit amerikan në Korenë e Jugut, pjesa e fundit e turneut të tij aziatik, Koreja e Veriut njoftoi testimin e raketave të asaj që pretendonte të ishte një armë raketore “det-sipërfaqe”.

    Javën e kaluar, udhëheqësi i Phenianit Kim Jong-un zbuloi disa nga armët më të reja të ushtrisë së tij, duke përfshirë atë që dukej të ishte një sistem balistik me rreze të shkurtër veprimi i pajisur me automjete rrëshqitëse hipersonike.

  • Orari i ndërprerjeve të rrymës sot

    Orari i ndërprerjeve të rrymës sot

    Kompania KEDS ka njoftuar për ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në disa rajone të Kosovës gjatë ditës së enjtë, më 30 tetor.

    Sipas njoftimit, ndërprerjet do të realizohen për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit, mirëmbajtjeve preventive si dhe projekteve investive që synojnë përmirësimin e rrjetit energjetik në vend.

    Punime do të përfshijnë zona të ndryshme si Prishtina, Peja, Prizreni, Ferizaj, Mitrovica, Gjakova dhe Gjilani, me qëllim të modernizimit të infrastrukturës elektrike dhe sigurimit të furnizimit më të qëndrueshëm me energji në të ardhmen.

    Prishtinë

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    Nga NS 35/10[kV] Koliqi H05 do të ndërprehet:

    NS NS 35/10[kV] Batllava me kod: 140150 dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV nga ora 09:00 deri 09:30

    Vendet: Batllavë, Gërdovc, Bellopojë, Llugë, Gibovc, Shkolla e Vjetër, Xhamia e Vjetër, Kalaticë, Brain, Bervenik, Bllatë, Metergovci1 dhe 2, Orllan, Vikendicat, Te Zahir Pajaziti dhe MAP Burgu i Sigurisë së Lartë.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, manipulim me kthina.

    2.

    Në TS 110/10/20 kV Prishtina 2

    Nga Dalja 10 kV Normalja të ndërprehet Ts-i:

    TS 10/04kV TS Normalja-Gjin Gazulli 1 (kodi: 11000081045) nga ora 10:00 deri 15:30.

    Vendet: Një pjesë e rrugës “Shpetim Robaj”, AUK-u dhe Shkolla e Mesme “Gjin Gazulli”.

    Arsyeja: Shtrirja e kabllos ABC sipas projektit.

    * * *

    Punime në projekte investive

    1.

    Nga TS 110/10(20)[kV] Prishtina 7 do të ndërprehet:

    LP 20[kV] J23 Pr7 Dalja Nr.1 (kodi: 19000072) nga ora 09:00 deri 17:00

    Vendet: rr. Gazmend Zajmi, rr. Mitrovica, rr. Anton Çeta, rr.Rexhep Mala dhe rr.Tringë Smajli.

    Arsyeja: Realizimi i lidhëseve sipas zgjidhjes teknike të dhëna nga KEDS.

    2.

    Nga TS 110/10(20)kV Prishtina 7 do të ndërprehet:

    LP 20kV J24 Pr7 Dalja Nr.2 (kodi: 19000073) nga ora 09:00 deri 17:00

    Vendet: Një pjesë e rr. Holger Petersen, një pjesë e rr. Hyzri Talla, një pjesë e rr. Hajrulla Abdullahu, një pjesë e rr. Enver Maloku dhe një pjesë e rr. Ganimete Tërbeshi.

    Arsyeja: Realizimi i lidhëseve sipas zgjidhjes teknike të dhëna nga KEDS.

    3.

    Nga TS 110/10(20)kV Prishtina 7 do të ndërprehet:

    Dalja 10kV J12 Hajvalia (kodi: 19000040) nga ora 09:00 – 18:00.

    Vendet: Hajvali Shkolla, Hajvali Policia, Hajvali Ulzat 1, Hajvali Ulzat 2, Mili Hajvali

    Arsyeja: Projekte investive, punimi i lidhëseve dhe energjizimi i linjave të reja.

    Pejë

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    Nga TS 110/10(20)[kV] Peja 2 do të ndërprehet:

    Dalja 10kV J01 Loxha (kodi: 51000008) prej orës 10:00 deri në ora 15:30

    Vendet: Loxha Qerhane, Loxha3, Loxha2, Graboc, Loxha1, Loxha e reja,Elezaj Raushiq, Raushiq Ademajt, Strellci I Ulët, Raushiq xhamija, Raushiqi ri, Raushiq, Molika, Gazmend Shabanaj, Zagerma, Lubeniq, Strellci Ulët, Lufajt, Sali Likaj, Raushiq Mahalla, Likaj, Raushiq Kulla.

    Arsyeja: Intervenim në eleminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

    Prizren

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    Nga TS 35/10[kV] Zhuri do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Dobrusht-Gorozhup (kodi: 30035008) nga ora 10:00 deri 15:30.

    Vendet: Gorozhubi, Mile, Plane dhe një pjesë te Zhurit.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

    * * *

    Punime në projekte investive

    1.

    Nga TS 35/10[kV] Zhuri do të ndërprehet:

    LP 10kV J07 Dobrushtë-Gorozhupë (kodi: 30035008) nga ora 10:00 deri 15:30

    Vendet: Gorozhubi, Mile,Plane dhe një pjesë te Zhurit.

    Arsyeja: Projekte investive, (vendosja e shtyllave dhe konzollave, si dhe shtrirja e përçuesit të tensionit të mesëm).

    2.

    Nga NS 35/10[kV] Dragash do të ndërprehet:

    LP 10kV J09 Bresana (kodi: 30036007) nga ora 09:00 deri 14:00

    Vendet: Fshatrat : Blaq, Brodosanë, Buzez, Kuk, Kuklibeg, Zaplluxhe, Afariste : N.P.T “Mulliri” Buzez, N.T.P. Qumshtorja Sharri Kuk, Restoran Opoja

    Arsyeja: Projekte investiv, ngritja e shtyllave nën tension të mesëm.

    Ferizaj

    Punime në projekte investive

    1.

    Nga TS 35/10[kV] Magure do të ndërprehet:

    Dalja 10kV J05 Fshatrat- Magure (kodi: 41048002) prej orës 09:00 deri në ora 17:00.

    Vendet: Magure, Medvevc, Dobraje, Rreze, Blinaje, Qylage, Poturovc, Torine, Poturovc, Gllanice

    Arsyeja: Projekte investive, demontimi i pajisjeve te vjetra dhe zëvendësimi i tyre me të reja, sipas projektit të KEDS për LOT12 (Torinë).

    * * *

    Punime nga KOSTT-i

    1.

    Nga TS 110/35/10 kV Ferizaj 1 (Bibaj) do të ndërprehet:

    TR3 (J01) 110/10kV pa tension mbesin daljet 10kV nga ora 07:00 deri 10:00

    Vendet: Rrugët: Adrian Krasniqi, Agim Bajrami (një pjesë), Aleksandër Gjaovani (një pjesë), Ali Hadri (një pjesë), Avni Rrustemi, Dërvish Shaqa, Trepçës, Elhami Hasani, Fan Noli, Fshati Vjetër (magjistrlja Kaçanik), Gursel e Bajram Sylejmanit, Hasan Prishtina, Hasan Remniku, Iljaz Kodra, Isref Begolli, Kalabrisë (një pjesë), Kemajl Etemi (1 konsumatorë), lagjëja e Qiraxhive (një pjesë), Magjistralja Ferizaj-Kaçanik, Magjistralja Ferizaj-Prishtinë, Migjeni, Milihat Ajeti, Mujadin Aliu (një pjesë), Muskim Mulliqi (një pjesë), Oso Kuka, Petar Koqiq, Rexhep Bislimi, Qiragji, Softaj, Tefik Idrizi, Tetovës, Tomas Mandela, Varosh, Vezir Jashari, Zenjullah Zejna, ardania, Haki Braha (1 konsumatorë), Mirosalë, Mirosalë lagjja Bytyqi, Dedaj dhe te Shkolla, Rexhep Bislimi (1 konsumatorë), Afrim Zhitija, Agim Bajrami, Ahmet Kaçiku, Astrit Bytyqi, At Nikë Prela (një pjesë), Avdyl Dura, Aziz Kelmendi, Bekim Osmani, Dem Ahmeti (2 konsumatorë), Dimitrije Tucoviq, e Janinës (një pjesë), e Kërçovës (një pjesë), e Pashtrikut (një pjesë), e Tiran(një pjesë), e Pejës (një pjesë), Ejup Rexhepi, Enver Hadri (2 konsumatorë), Fan Noli, Fazli Obrazhda, Fehmi Agani, Ferat Sojeva, Filip Shiroka, Gjon Sereqi, Gursel e Bajram Sylejmani, Haki Stërmilli (2 konsumatorë), Halim Spahiu, Halit Bajrami, Hasan Prishtina, Hysen Tërpeza, Ibrahim Crnilla, Idriz Ajeti, Ilir Konushevci, Ismet Jashari, Josip Rela, Kadri Halimi, Kemajl Hetemi, Krujës, Lasgush Poradeci, Magjistralja Ferizaj-Prishtinë (një pjesë), Mejdi Gjaferi, Metush Krasniqi, Mithat Frashëri (një pjesë), Mumin Shkodra (një pjesë), Mustaf Bakija (një pjesë), Pandeli Sotiri, Petar Koqiq (një pjesë), Prenk Gjergji, Qemajl Ilazi, Qazim Llugazhiu (një pjesë), Raif Halimi (2 konsumatorë), Ramadan Sylejmani, Remzi Hoha, Rexhep Bislim, Ramadan Salihu, Sami Frashëri (një pjesë), Shaban Polluzha, Shaban Vata, Shefqet Musarai (një pjesë), Shen Jeronimi, Thimi Mitko, Vëllezërit Xhaki (një pjesë), Vëllezërit Jashari (një pjesë), Vëllezërit Gërvalla (një pjesë) dhe Xhon Sereqi (një pjesë), 8 Nëntori, 3 Prillli (2 konsumatorë), 7 Marsi, Avdullah Musliu, Abdylselam Ahmeti (një pjesë), Adem Gllavica, Afrim Zhitija, Agim Ramadani, Ali Asllani, Ali Ivaja (një pjesë), Ali Shefik Spahiu (një pjesë), Anastas Athanasi, Anton Çetta (një pjesë), Apollonia (një pjesë), Arsim Zeqiri (një pjesë), Asdreni, Astrit Suli (një pjesë), Azem Bejta, Bajram Curri, Bajram Kelmendi (një pjesë), Besim Qarri (një pjesë), Bjeshkët e Nemuna (një pjesë), Çajupi (një pjesë), Çerqiz Topulli (një pjesë), De Radës (një pjesë), e Korçës (një pjesë), e Pejës (një pjesë), e Tiranës (një pjesë), Edmond Hoxha (një pjesë), Emin Duraku (një pjesë), Enver Hadri (një pjesë), Faik Konica (një pjesë), Fatmir Kërçeli, Fatmir Ratkoceri, Fazli Grajqevci, Fazli Sojeva, Fehmi Lladrovci, Ganimete Tërbeshi, Gazmend Zajmi, Gëzim Sahiti, Hajriz Muhadini, Haki Braha (një pjesë), Hasan Prishtina, Hysni Kajtazi, Idriz Maliqi (një pjesë), Kadri Zeka, Kongresi i Lushnjës (një pjesë), e Korçës (një pjesë), Kuvendi i Ferizajt, e Pejës (një pjesë), Lidhja e Prizrenit, Luan Haradinaj, Lulzim Guta (një pjesë), Magjistralja Prishtinë-Ferizaj, Marije Kraja (një pjesë), Mesha Selimoviq, Mihail Grameno (një pjesë), Mithat Frashëri (një pjesë), Motrat Qirazi (një pjesë), Mujë Krasniqi (një pjesë), Njazi Azemi (një pjesë), Nora Kelmendi, Nuhi Berisha (një pjesë), Qamil Osmani, Ramadan Isufi (një pjesë), Rexhep Bislimi, Regjep Mala, Rexhep Demiri (një pjesë), Rugova, Sali Shabani, Sefë Kosharja, Shefki Zariqi, Sinan Sahiti (një pjesë), Stereo Spase (një pjesë), Tajar Hatipi, Vëllëzrit Gërvalla, Zahir Neziri, Xhefer Deva (një pjesë), Tahir Meha (një pjesë), Zejnullah Zejna (një pjesë) dhe Zenun Beqa, Kfor Bondstell, Bechtel&Enk; fshatrat: Bibaj, Sojevë, Tankasiq dhe Zllatar, Fshati i Vjetër, Gërlicë, Komogllavë, Magjistralja Ferizaj-Kaçanik (një pjesë), Magjistralja Prishtinë-Ferizaj (1 konsumator) dhe Varosh, Poslishtë, Sazli, Muhader, Talinoc i Muhaxherëve, Talinoc i Jerlive (një pjesë), Mirosallë dhe Rahovicë.

    Arsyeja: Kycja dhe energjizimi i kabllove të reja nga transformatori TR3 110/10kV deri te trafofusha e TR3.

    Mitrovicë

    Punime në projekte investive

    1.

    Nga TS 110/10[kV] Mitrovica 2 do të ndërprehet:

    Dalja 10/04[kV] Vinarc Kulle -1 Lahovit (kodi: 70000005002) nga ora 09:00 deri 17:00

    Vendet: Fshati Vinarc.

    Arsyeja: Punime me projekte investive në projektin Vinarc Kullë -1 Lahovitë.

    (ndërprerjet do të jenë të kohe pas kohe brenda këtej intervali për konsumatorë).

    * * *

    Punime nga pala e tretë

    1.

    Nga TS 110/10 [kV] Vushtrria 2 do të ndërprehet:

    NS 10/0.4kV stabilimentin shpërndarës – TS Eset Uka (kodi: 73000003029) nga ora 13:00 deri 16:00.

    Pa tension do te mbesin gjithashtu edhe TS-at:

    1.NS 10/0.4kV Deberllukë – 1 (kodi: 73000003007)

    2.NS 10/0.4kV Deberllukë – 2 (kodi: 73000003008)

    3.NS 10/0.4kV Smrekovnic prapa burgut (kodi: 73000003018)

    4.NS 10/0.4kV Smrekonicë-Pompat (kodi: 73000003019)

    5.NS 10/0.4kV TS Idrizi (kodi: 73000003026)

    Vendet: Pjesërisht fshatrat Debërllukë dhe Smrekonicë.

    Arsyeja: Punime sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.

    Gjakovë

    Punime në projekte investive

    1.

    Në TS 35/10[kV] Gjakova I

    Nga dalja 10[kV] Piskota do të ndërprehet:

    NS 10/04[kV] TS 29 (kodi: 80080016003) nga ora 09:00 deri 17:00.

    Vendet: rr. Lekë Dukagjini.

    Arsyeja: Projekte investive, kyçja e konsumatorëve ekzistues në rrjetin e ri.

    2.

    Nga NS 35/10[kV] Gjakova I do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J04 Ponosheci (kodi: 80080006) nga ora 09:00 deri 18:00.

    Vendet: fshatrat: Babaj Bokës, Dallashaj, Devë, Duzhnjë, Gusk, Jahoc, Korenicë, Madanaj, Mejë, Morinë, Nec, Orize, Ponoshec, Popoc, Ramoc, Rracaj, Rrypaj, Sheremet, Shishman dhe Smolicë.

    Arsyeja: Projekte investive, kalimi i daljes Ponosheci në 20kV.

    3.

    Nga TS 35/10 kV Gjakova I do të ndërprehet:

    Dalja 10kV J05 Dobroshi (kodi: 80080007) nga ora 09:00 deri 18:00

    Vendet: fshatrat: Batushë, Berjah, Brovinë, Dobrosh, Hereç, Molliq, Nivokaz, Osek Hilë(një pjesë), Pacaj, Skivjan (një pjesë), Stubëll. Rrugët:Dedë Gjon Luli (një pjesë), Pashko Vas dhe Lekë Dukagjini.

    Arsyeja: Projekte investive, kalimi i daljes Ponosheci në 20kV.

    4.

    Nga TS 35/10 kV Gjakova I do të ndërprehet:

    Dalja 10kV J05 Ereniku (kodi: 80080011) nga ora 09:00 deri 18:00

    Vendet: rr.Fehmi Agani, Lugbunari, rr.Nënë Tereza, Qerim, rr.Sadik Pozhegu dhe rr. Wesley Clark.

    Arsyeja: Projekte investive, kalimi i daljes Ponosheci në 20kV.

    Gjilan

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    Nga TS 35/10[kV] Artanë do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Slivovë (kodi: 60024003) prej orës 10:00 deri në ora 15:30

    Vendet: Bostoni, Turiqevc, Vllasali, Izvor, Koznicë, Svarqak, Prekoc, Manishincë, Zebincë, Vuqak, Llabjan, Llajshevc, Dragovc, Kukavicë dhe Gulmivodë.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

    2.

    Nga NS 35/10[kV] Artanë do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Kolonia e vjetër (kodi: 60024001) orës 10:00 deri 15:00

    Vendet: Kolonia e vjetër, Kolonia e minatorëve, Tullar, Jasenovik dhe Qeranovik.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri- kyçja e daljes së re me kabllo.

  • Sukses i madh për Kosovën, SHKK fiton çmimin ndërkombëtar të ekselencës në Stamboll

    Sukses i madh për Kosovën, SHKK fiton çmimin ndërkombëtar të ekselencës në Stamboll

    Kosova ka marrë një vlerësim të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare. Shërbimi Korrektues i Kosovës është shpërblyer në Stamboll me Çmimin Ndërkombëtar të Ekselencës nga Organizata Ndërkombëtare e Burgjeve (ICPA), për projektin inovativ “Rehabilitimi Gjithëpërfshirës dhe Kujdesi Shëndetësor”.

    Ky vlerësim prestigjioz dëshmon përkushtimin dhe profesionalizmin e SHKK-së në ndërtimin e një sistemi korrektues më modern, më human dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.

    Nga SHKK kanë thënë se ky çmim është një dëshmi e punës së pa lodhshme të ekipit dhe një sukses i madh për Kosovën.

    “Ky çmim vlerëson përkushtimin, profesionalizmin dhe vizionin tonë për një sistem korrektues më human, më efikas dhe me standarde ndërkombëtare. Krenarë për ekipin tonë dhe për Kosovën që po njihet në arenën ndërkombëtare për punë dhe rezultate të jashtëzakonshme”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

  • 120 shtete tashmë e njohin Kosovën, ja kush mungon ende në listë

    120 shtete tashmë e njohin Kosovën, ja kush mungon ende në listë

    Njohja e Kosovës nga Siria shënon njohjen e tretë të këtij viti, pas asaj nga Sudani dhe Kenia, në muajt mars dhe prill.

    Me këtë zhvillim, Siria i është bashkuar listës së 120 shteteve që e kanë pranuar zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.

    Lajmin e ka bërë të ditur presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila ka njoftuar se njohja u arrit gjatë një takimi trilateral mes Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, dhe presidentit sirian, Ahmed al-Sharaa.

    Tri njohje të reja brenda vitit 2025

    Sudani, vendi afrikan në verilindje të kontinentit, e njohu Kosovën më 12 prill 2025, ndërsa më herët, më 26 mars, Kenia u bë shteti i 118-të që njohu pavarësinë e saj.
    Lajmin për njohjen nga Kenia fillimisht e bëri të ditur ish-presidenti Behgjet Pacolli, ndërsa më pas u konfirmua zyrtarisht edhe nga presidentja Osmani pas komunikimit me homologun kenian, William Ruto.

    Kur ishte njohja e fundit para këtyre tre shteteve?

    Në vitin 2021, Izraeli ishte shteti i fundit që njohu Kosovën, pas marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë të nënshkruar në Washington.

    Më herët, njohje të rëndësishme kishin ardhur nga Barbadosi (2018), Madagaskari (2017) dhe Bangladeshi (2017).

    Ndër vite, pavarësinë e Kosovës e kanë njohur edhe shtete si Singapori, Surinami, Niue, Cook Islands dhe disa vende të Karaibeve.

    Që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, viti i parë mbetet ai me më së shumti njohje – plot 53 shtete.

    Cilat shtete ende nuk e njohin Kosovën

    Megjithë përparimin e bërë, Kosova vazhdon të mos njihet nga disa vende të rëndësishme, përfshirë pesë shtete të Bashkimit Evropian: Greqinë, Rumaninë, Spanjën, Sllovakinë dhe Qipron.
    Njohja mungon edhe nga fuqitë botërore si Kina, Rusia e India, si dhe nga disa vende nën ndikimin e tyre si Azerbajxhani, Bjellorusia e Gjeorgjia.
    Po ashtu, disa vende të Amerikës Latine e Afrikës, si Argjentina, Venezuela, Maroku dhe Angola, nuk e kanë njohur ende shtetin e Kosovës.

    Nga pala serbe është pretenduar disa herë se një numër shtetesh kanë tërhequr njohjet, por shumë prej këtyre pretendimeve janë hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur.