ATV

Category: Lajme

  • Dështon edhe Konjufca, nuk i ka numrat për Qeveri

    Dështon edhe Konjufca, nuk i ka numrat për Qeveri

    Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë Qeverinë e re në krye me Glauk Konjufcën, si mandatar i dytë nga VV.

    Pro ishin vetëm 56 vota, 53 kundër dhe katër abstenime, teksa të nevojshme për formimin e Qeverisë janë 61.

    Pas dështimit edhe të mandatarit të dytë, u hapet rrugë zgjedhjeve të reja.

    Kryeparlamentari Dimal Basha i mbylli punimet e seancës.

  • Lista Serbe thotë se s’ka votë për Konjufcën

    Lista Serbe thotë se s’ka votë për Konjufcën

    Lista Serbe ka thënë se do të votojë kundër qeverisë së propozuar nga mandatari Konjufca.

    Deputeti i Listë Serbe, Igor Simiq tha se Kurti dhe ministrat tij do të mbahen mend për dëshirën që me çdo çmim ta ruajnë karrigen.

    “Herën e kaluar kemi dhënë qëndrim të qartë, dhe po e shohim se është përralla e njëjtë. Keni sjellë qindra vendime kundër popullit serb. Nuk u keni sjellë asgjë të mirë as shqiptarëve, boshnjakëve , egjiptianëve dhe asnjë komuniteti tjetër. Do të mbaheni mend për shkeljen e të gjitha rregulloreve dhe për dëshirën e tmerrshme që me çdo çmim ta ruani karrigen tuaj. Në zgjedhje do të shihni se çfarë përgjigje do të japë populli për këto veprime të juaja”, tha Simiq.

  • Kurti propozohet për ministër të Punëve të Jashtme në Qeverinë Konjufca

    Kurti propozohet për ministër të Punëve të Jashtme në Qeverinë Konjufca

    Mandatari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka prezantuar kabinetin qeveritar, që duhet të sigurojë të paktën 61 vota në Kuvendin me 120 deputetë për t’u miratuar.

    Ky është kabineti i prozuar:

    Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Albin Kurti

    Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë, Donika Gërvalla

    Zëvendëskryeministër i tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim ekonomik, Fikrim Damka

    Ministër i Financave dhe Ekonomisë, Hekuran Murati

    Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale, Andin Hoti

    Ministër i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

    Ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

    Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit, Lulëzon Jagxhiu

    Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia

    Ministër i Arsimit dhe Shkencës, Avni Zogiani

    Ministër i Kulturës dhe Turizmit, Fatmir Spahiu

    Ministër i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani

    Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Rasim Demiri

    Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli

    Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja

    Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, Besnik Bislimi

    Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane, Mimoza Kusari

    Ministre e Energjisë dhe Minierave, Artane Rizvanolli

    Ministër për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq

    Ministër për Zhvillim Rajonal, Sejnur Veshall

  • Nis seanca për votimin e Qeverisë, Konjufca del ta prezantojë kabinetin

    Nis seanca për votimin e Qeverisë, Konjufca del ta prezantojë kabinetin

    Ka filluar seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Qeverisë së re.

    I mandatuari për kryeministër, Glauk Konjufca, po mbanë ekspozenë si dhe do ta prezantojë kabinetin qeveritar.

    Partitë tjera e kanë bërë të qartë se nuk kanë votë për Konjufcën.

    Ai është i mandatuari i dytë nga VV për krijimin e Qeverisë, pas dështimit të Albin Kurtit.

    Atij i nevojiten 61 vota për t’u bërë kryeministër.

  • Protesta e radhës në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së mbahet në Shkup

    Protesta e radhës në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së mbahet në Shkup

    OVL e UÇK-së është deklaruar rreth takimit me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin.

    Sipas njoftimit, palët ranë dakord që protesta e radhës në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, të mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

    “Sot pritëm z. Ali Ahmeti, njërin nga themeluesit e UÇK-së dhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, njëherësh liderin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Bashkë diskutuam dhe u dakorduam që protesta e radhës kundër padrejtësisë të mbahet në Shkup”, thuhet në njoftim.

  • Limaj për VV-në: Po luan lojë për qëllime elektorale, po tallet me shtetin

    Limaj për VV-në: Po luan lojë për qëllime elektorale, po tallet me shtetin

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ndaj zhvillimeve të sotme në Kuvend, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe si një shkelje të traditave parlamentare të Kosovës.

    Limaj tha se mënyra se si po procedohet me seanca dhe vendime është “tallje me demokracinë” dhe se po tentohet përmbysja e praktikave të ndërtuara ndër vite.

    “Kjo çfarë ka ndodh sot, nuk është dashur t’i ndodh demokracisë dhe shtetit të Kosovës. Kjo është një tallje, mënyra se qysh tentohet të përmbyset krejt ajo traditë e mirë e ndërtuar në Kosovë”, deklaroi ai pak para nisjes së seancës për formimin e Qeverisë së re

    Sipas tij, procedurat po ndiqen në mënyrë të kundërt me rregullat e Parlamentit.

    “Nuk ka seancë paradite për komisione e buxhet, e pasdite me zgjedh qeveri. Rregullat ndryshe janë: zgjidhet qeveria, pastaj shkohet me komisione e buxhet”, theksoi Limaj.

    Ai shtoi se veprimet e sotme nuk kanë për qëllim adresimin e nevojave të vendit, por synime të pastërta elektorale.

    “Kjo tregon se ne jemi në një lojë, thjeshtë. Lojë, e cila kalkulisht ka qëllim elektoral, nuk e ka aspak shqetësimin e nevojave dhe kërkesave që ka Kosova,” tha lideri i Nismës.

  • AUV ndalon importin e shpezëve nga disa rajone të Gjermanisë pas rasteve të gripit të shpezëve H5N1

    AUV ndalon importin e shpezëve nga disa rajone të Gjermanisë pas rasteve të gripit të shpezëve H5N1

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Kosovës (AUV) ka njoftuar sot se ka bërë plotësim-ndryshimin e vendimit për ndalesën e importit të shpezëve dhe nënprodukteve të tyre nga Gjermania, duke shfuqizuar ndalesën e mëparshme të datës 30.10.2025.

    Njoftimi i plotë:

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Kosovës njofton opinionin se ka bërë plotësim-ndryshimin e vendimit për ndalesën e importit të shpezëve dhe nënprodukteve të tyre nga shteti i Gjermanisë, duke shfuqizuar ndalesën e vendimit të datës 30.10.2025.

    Ky vendim është marrë duke iu referuar, raportit të fundit të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH), raportit të Komisionit Evropian të datës 28.10.2025 dhe Raportit të Autoritetit Kompetent të Gjermanisë të datës 12.11.2025.

    Në bazë të Ligjit të Veterinarisë Nr. 2004/21, lejohet importi i shpezëve dhe nënprodukteve të tyre nga Gjermania, me përjashtim të zonave administrative të prekura si: Lower Saxony, Bavaria, Brandenburg, Baden-Württemberg, North Rhine-Westphalia, Thuringia, Mecklenburg-Western Pomerania dhe Schleswig-Holstein ku është konfirmuar prania e sëmundjes Avian Influenza (Gripi i Shpezëve), serotipi me patogjenitet të lartë HPAI–H5N1, në disa ferma të shpezëve nga këto zona, nga ku ndalohet importi i shpezëve të gjalla, mishit të shpezëve dhe nënprodukteve të tyre që kanë origjinën nga zonat e lartpërmendura të shtetit të Gjermanisë.

    Kjo ndalesë hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet aktive deri në vlerësimin e radhës nga autoritetet përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare.

    AUV do të vazhdojë të monitorojë me kujdes situatën epidemiologjike dhe të bashkëpunojë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për parandalimin e përhapjes së sëmundjes. Publiku dhe operatorët ekonomikë do të njoftohen me kohë për çdo ndryshim të mundshëm.

  • Hamza takon përfaqësuesit e ShBA-së, paralajmëron zgjedhje të reja

    Hamza takon përfaqësuesit e ShBA-së, paralajmëron zgjedhje të reja

    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza angazhimin e ri e nisi me një takim me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.

    Përmes një postimi në Facebook, Hamza bën të ditur se në takim ka bërë të qarta se vijat e kuqe të partisë janë të qarta: Kushtetuta dhe ligjet e vendit.

    “PDK-ja është konstruktive dhe unë do ta vazhdoj praktikën e dialogut, bashkëpunimit dhe kompromisit politik. Vijat tona të kuqe janë të qarta: Kushtetuta dhe ligjet e vendit. Çdo veprim që i cenon këto është i papranueshëm, prandaj sot nuk morëm pjesë në seancën e parë të Kuvendit”, ka thënë Hamza.

    Ndër të tjera, i parti i PDK-së thotë se me Prattipatin diskutuan edhe për zgjedhjet e reja, për të cilat, sipas tij, janë rruga për të dalë nga kriza.

    “Zgjedhjet e reja janë rruga për të dalë nga kriza dhe e vlerësoj shumë mbështetjen e SHBA-së në proceset që po kalon vendi. Kosovës i duhet stabiliteti, zhvillimi ekonomik dhe partnerët e saj”, ka thënë kreu i Partisë Demokratike të Kosovës.

  • Haxhiu para seancës: Sot është momenti që pozitë e opozitë ta votojnë Konjufcën për kryeministër

    Haxhiu para seancës: Sot është momenti që pozitë e opozitë ta votojnë Konjufcën për kryeministër

    Para nisjes së seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës, për zgjedhjene e qeverisë me të mandatuarin Glauk Konjufca, nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka kritikuar ashpër opozitën për, siç tha ajo, mosreflektim dhe bllokim të proceseve të rëndësishme për vendin.

    Haxhiu deklaroi se kishte pritur një qasje më konstruktive nga opozita, veçanërisht sa i përket çështjes së buxhetit.

    “Unë sot prita që opozita të ketë qasje ndryshe, sepse e kam theksuar edhe në seancën e mbajtur pak më herët: buxheti i shtetit nuk është buxhet i kryeministrit Kurti. Ai është përpiluar nga qeveria në detyrë dhe është buxhet për qytetarët e Kosovës, me vlerë mbi 4 miliardë euro si kurrë më parë,” u shpreh Haxhiu.

    Sipas saj, veprimet e opozitës rrezikojnë futjen e vendit në krizë sociale.

  • Abdixhiku për seancën e Qeverisë: S’presim asgjë veçse janë humbur 15 ditë

    Abdixhiku për seancën e Qeverisë: S’presim asgjë veçse janë humbur 15 ditë

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku para fillimit të seancës deklaroi se nga seanca e jashtëzakonshme për formimin e qeverisë së re, nuk presin asgjë.

    Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje e ka ditur qysh herët që nuk i ka numrat dhe se kjo parti ka vendosur të shfrytëzojë edhe 15 ditë.

    Tutje, Abdixhiku potencoi se VV po bën shfaqje teatrale, derisa shtoi se do t’ua japin një të tillë.

    “Sot, LDK-ja nuk pret asgjë, përveç faktit të konfirmimit që janë humbur 15 ditë, duke e ditur dhe pritur rezultatin e njëjtë. Pra, Lëvizja Vetëvendosje e ka ditur që nuk i ka numrat, e ka ditur që e kemi një krizë, e kemi paralajmëruar që kemi një krizë, dhe sërish kanë vendosur që të na i shfrytëzojnë 15 ditë”, tha Abdixhiku.

    “Gjithë ky shpenzim kohe është bërë për një qëllim, për shfaqje teatrale. Dhe nëpërmjet një shfaqje teatrale të tillë me disa kundërshtarë imagjinarë, kështu t’i përgatitet material për fushatë elektorale”, tha ai.