ATV

Category: Lajme

  • Trump nënshkruan ligjin për publikimin e dokumenteve të Epstein

    Trump nënshkruan ligjin për publikimin e dokumenteve të Epstein

    Donald Trump ka nënshkruar një projektligj që kërkon nga Departamenti i Drejtësisë të publikojë të gjitha dokumentet e paklasifikuara që lidhen me Jeffery Epstein. Ligji u miratua me mbështetje të gjerë në Kongres: në Dhomën e Përfaqësuesve pati 427 vota pro dhe vetëm një kundër, ndërsa Senati e miratoi çështjen me konsensus të plotë.

    Kjo lëvizje vjen pas një përpjekjeje politike për më shumë transparencë ndaj skandalit që ka shokuar SHBA-në. Ligjvënësit, përfshirë republikanin Thomas Massie dhe demokratin Ro Khanna, kërkuan që Trump të lejonte publikimin e dokumenteve, duke argumentuar se qytetarët kanë të drejtë të dinë të vërtetën. Massie madje tha se Trump mund ta kishte bërë këtë pa një votim në Kongres, por tani që ligji është miratuar, presidenti e ka falenderuar.

    Në një postim në rrjetin e tij social, Trump deklaroi se nuk ka “asgjë për të fshehur”, dhe akuzoi figurat politike demokrate si Bill Clinton, Hakeem Jeffries dhe Stacey Plaskett se ishin të lidhur me Epstein. Ai tha se Epstein kishte lidhje të forta me shumë prej tyre dhe e paraqiti nënshkrimin si një hap për drejtësi dhe transparencë.

    Dokumentet që pritet të publikohen përfshijnë raportime dhe dosje që hedhin dritë mbi veprimtaritë e Epstein dhe lidhjet e tij me figura të njohura publike. Ky zhvillim mund të sjellë zbulime të reja dhe të thellojë debatet politike dhe publike për skandalin Epstein.

  • Përfshihet nga zjarri një kompani në magjistralen Ferizaj-Kaçanik

    Përfshihet nga zjarri një kompani në magjistralen Ferizaj-Kaçanik

    Mëngjesin e sotëm, një zjarr ka përfshirë objektin e një kompanie në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik.

    Lajmin e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, i cili bëri të ditur se nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar.

    “Sot, rreth orës 09:15 kemi pranuar një informatë për një incident zjarri që ka përfshirë një kompani në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, në afërsi të udhëkryqit me rrugën ‘Driton Islami’ në Ferizaj. Janë njoftuar edhe zjarrëfikësit, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes”, tha Veseli.

    Tutje, ai shtoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e policisë.

  • Dy zhdukje në dy ditë: Mitrovica dhe Peja në kërkim të personave të humbur

    Dy zhdukje në dy ditë: Mitrovica dhe Peja në kërkim të personave të humbur

    Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë raportuar të zhdukur në dy komuna të Kosovës.

    Në Mitrovicë të Jugut, gruaja ka raportuar të zhdukur bashkëshortin e saj, derisa ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

    Rasti është raportuar në Polici dy ditë më parë.

    “Ankuesja ka njoftuar policinë se bashkëshorti i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e PK-së.

    Sakaq, të mërkurën, një baba në Pejë ka njoftuar organet e rendit se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

    “Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”.

  • Më shumë se 150 ushtarë kroatë do t’i bashkohen KFOR-it në Kosovë

    Më shumë se 150 ushtarë kroatë do t’i bashkohen KFOR-it në Kosovë

    Më shumë se 150 ushtarë kroatë po i bashkohen operacionit paqeruajtës KFOR në Kosovë, një vend siguria e të cilit është e rëndësishme për stabilitetin e të gjithë rajonit, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë.

    Forcat kroate kanë marrë pjesë në KFOR që nga viti 2009 me rreth 2.400 persona, 140 prej të cilëve gra. Tani, 151 anëtarë të Forcave të Armatosura po dërgohen në atë vend, të cilët u shoqëruan në kazermat “Brigada e 3-të e Gardës Kuna” në Gjakovë. Komponenti më i madh i kontingjentit të 44-të, i cili do të vendoset në tre lokacione, është një kompani këmbësorie e motorizuar, dhe gjithashtu përbëhet nga një komponent i aviacionit dhe selisë, si dhe ata për këshillimin dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe një ekip mjekësor.

    Ushtarët kroatë po marrin pjesë në dhjetë operacione, misione dhe aktivitete ndërkombëtare me një total prej 297 anëtarësh.

    Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes Ivan Anushiq tha se të gjithë kanë fjalë lavdërimi për anëtarët e Forcave të Armatosura në misione dhe operacione në të gjithë botën, thuhet në njoftim.

  • Përplasen dy trena në Çeki, lëndohen disa persona rëndë

    Përplasen dy trena në Çeki, lëndohen disa persona rëndë

    Dy trena pasagjerësh janë përplasur të enjten në Republikën Çeke, duke lënë të paktën pesë persona të lënduar rëndë dhe rreth 40 të tjerë me lëndime të lehta, kanë njoftuar zyrtarët dhe mediat lokale.

    Shërbimet e shpëtimit të zjarrfikësve kanë bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në një rajon rreth 132 kilometra në jug të Pragës.

    Sipas tyre, të gjithë pasagjerët nga të dy trenat janë evakuuar, raporton Reuters.

    Një zëdhënëse e një spitali rajonal ka thënë për agjencinë e lajmeve CTK se pesë persona janë shtruar me lëndime të rënda.

    Ministri i Transportit, Martin Kupka, ka deklaruar në X se përplasja është ende nën hetim, ndërsa informacionet paraprake tregojnë se njëri nga trenat ka të ngjarë të ketë kaluar një sinjal në pozicion ndalimi.

  • Vdes një person në Obiliq pas kontaktit me rrymën

    Vdes një person në Obiliq pas kontaktit me rrymën

    Një person në Obiliq ka vdekur pasi derisa ishte duke punuar afër mikserit të betonit, ka pasur kontakt me rrymën.

    “TRUP I PA JETË- Obiliq 19.11.2025 – 13:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë duke punuar afër mikserit të betonit, dyshohet se ka pasur kontakt me rrymën. Si pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK, mirëpo nga stafi shëndetësor është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve.”

  • Eman Rrahmani dhe Koalicioni për Familje do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare

    Eman Rrahmani dhe Koalicioni për Familje do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare

    Eman Rrahmani dhe Koalicioni për Familje do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare.

    Këtë e ka konfirmuar vetë Rrahmani përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetin social në Facebook.

    ‘’Të dashur qytetarë, sot si grup deputetësh të Koaliconit për Familje po e shpallim vendimin tonë që të marrim pjesë në zgjedhjet parlamentare kur do që ato mbahen. Mbi njëzetmijë vota janë një amanet që duhet çuar në vend’’ ka thënë Rrahmani.

    Më tutje ai është shprehur se kauza e tyre nuk do të ndalet

  • Policia e Kosovës e kapë në flagrancë të dyshuarin për fajde, dërgohet në mbajtje

    Policia e Kosovës e kapë në flagrancë të dyshuarin për fajde, dërgohet në mbajtje

    Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Mitrovicë–Jugu, ka njoftuar se ka finalizuar një operacion hetimor që çoi në arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale të fajdesë. Sipas njoftimit zyrtar, policia ka qenë duke zhvilluar veprime të vazhdueshme operativo-hetimore me qëllim të parandalimit të aktiviteteve kriminale në këtë rajon.

    Më datën 19 nëntor 2025, rreth orës 19:00, zyrtarët policorë arritën të arrestojnë të dyshuarin R.G. (1988), i cili dyshohet se ishte duke kryer veprën penale në momentin e ndërhyrjes.

    Me urdhër të gjykatës, u krye kontroll në shtëpinë dhe objektet ndihmëse të pronës së tij, ku policia konfiskoi materiale dhe dëshmi të cilat lidhen drejtpërdrejt me rastin.

    I dyshuari është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.

    Policia e Kosovës theksoi se mbetet e përkushtuar në luftimin e veprave penale, ruajtjen e rendit publik dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

  • QKUK kryen për herë të parë dy operacione për vendosjen e protezave të supit

    QKUK kryen për herë të parë dy operacione për vendosjen e protezave të supit

    Në Klinikën e Ortopedisë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) janë kryer për herë të parë dy operacione për vendosjen e protezave të supit, duke shënuar një arritje të rëndësishme për shëndetësinë kosovare.

    Ndërhyrjet u realizuan me sukses nga ekipi mjekësor, i përbërë nga dy ortopedë, specialistë të Anesteziologjisë dhe stafi infermieror mbështetës. Operacionet u vlerësuan si tërësisht të suksesshme dhe hapin rrugën për ofrimin e shërbimeve më të avancuara ortopedike brenda QKUK-së.

    Këto procedura u mundësuan edhe falë donacionit të një tavoline të specializuar operative për ndërhyrje në krahë, e cila iu dhurua QKUK-së nga Schulthess Klinik, një qendër mjekësore me renome botërore nga Zvicra.

  • Anulohen të gjitha seancat planifikuar në nëntor dhe dhjetor në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

    Anulohen të gjitha seancat planifikuar në nëntor dhe dhjetor në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

    Të gjitha seancat e planifikuara për muajin nëntor dhe dhjetor në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve janë anuluar, ndërsa Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se pritet të marrin një vendim mbi hapat që do të ndërmerren më tej.

    “Pas përfundimit të Konferencës për Ecurinë e Çështjes sot, ju informojmë se të gjitha seancat e caktuara më parë për nëntor dhe dhjetor në gjykimin Thaçi dhe të tjerët janë anuluar dhe janë hequr nga Kalendari i Gjykatës. Siç është thënë gjatë Konferencës për Ecurinë e Çështjes, Trupi Gjykues synon të lëshoj një vendim më vonë këtë javë në lidhje me hapat e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e lëshuar.

    Wesley Clark, gjeneral i pensionuar amerikan, ishte dëshmitari i fundit që për dy ditë me radhë dëshmoi në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili së bashku me ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputetin Rexhep Selimi po gjykohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.