ATV

Category: Lajme

  • Shkarkohet u.d i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi

    Shkarkohet u.d i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi

    Në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës është marrë vendim për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

    Vendimi është marrë me 5 vota për.

    Në vendin e tij është emëruar prokurori Agron Qalaj.

    Dështimi i votimit të Qeverisë së re, Presidentja nis takimin me krerët e partive për datën e zgjedhjeve

    21 dhjetor ose 11 janar, datat e preferuara të Haradinajt për zgjedhjet e jashtëzakonshme
    Paraprakisht gjatë mbledhjes së KPK-së, Kelmendi e quajti “plan” kërkesën për shkarkimin e tij dhe liroi sallën.

    Kelmendi pretendoi se shkarkimi i tij po synohet të bëhet për të mbajtur të kapur, siç tha ai Sistemin Prokurorial të Kosovës nga “grupe dhe individë të caktuar”.

    “Ju lutem, çdo gjë për këtë plan të tmerrshëm të një grupi për interes të një individi që e kam përkrahë vazhdimisht, është e turpshme, joligjore dhe kundër etikës. Kurrë në jetë skam apliku për pozitën e kryeprokurorit, dhe nuk asnjë synim të aplikoj në atë pozitë. Duke e pa këtë lojë për të kapur sistemin, për ta mbajtur të kapur nga grupe dhe individë të caktuar, kam vendosur të jem deri në fund me gjithë fuqinë që kam unë në aspektin ligjor dhe kushtetues të ju them jo këtyre njerëzve që duan ta shkatërrojnë Sistemin Prokurorial të Kosovës. Duke e pa këtë plan, kam vendosur që të qëndroj stoik deri në fund për ta mbrojtur Sistemin Prokurorial dhe Prokurorinë e Kosovës”, tha Kelmendi. /

  • Partitë në takim te Osmani, shumica preferojnë 21 dhjetorin për mbajtjen e zgjedhjeve

    Partitë në takim te Osmani, shumica preferojnë 21 dhjetorin për mbajtjen e zgjedhjeve

    Tashmë në Presidencën e Kosovës ka nisur takimi i ftuar nga presidentja Vjosa Osmani me partitë parlamentare për të diskutuar për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

    Para fillimit të takimit, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se preferojnë datën 21 dhjetor.

    Edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se për ta datat e preferuara për mbajtjen e zgjedhjeve janë 21 dhjetori ose 11 janari.Edhe kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se preferojnë datën 21 dhjetor.

    Ndërkaq kryetari i LVV-së, Albin Kurti nuk ka treguar se cilën datë preferon për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.Ai ka thënë se për këtë po mbahet takimi në Presidencë.

  • SBASHK dorëzon kallëzim penal ndaj ministrit në detyrë Hekuran Murati

    SBASHK dorëzon kallëzim penal ndaj ministrit në detyrë Hekuran Murati

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ndaj ministrit në detyrë të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

    Sipas njoftimit të SBASHK-ut, kallëzimi penal është bërë “për shkak të dyshimit të bazuar të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”, duke pretenduar se ministri Murati “ka mosvepruar sipas Ligjit për Këshillin Ekonomik Social”.

    SBASHK thotë se ministri nuk ka shpallur ftesën për formimin e Këshillit Ekonomik Social “që nga fundi i vitit 2022”, ndonëse sipas tyre për këtë “është i obliguar ligjërisht”.

    Sipas sindikatës, kjo mospërmbushje e obligimit ligjor ka shkaktuar pasoja të mëdha për sindikatat dhe punëtorët në gjithë vendin.

    “Me këtë mosveprim, Murati ka shkaktuar dëme të palës së tretë, pra sindikatave dhe anëtarëve të sindikatave në tërë Kosovën, duke pamundësuar diskutimin për ligjet dhe rregulloret që prekin gjithë të punësuarit në Kosovë”, thuhet në njoftim.

    SBASHK thekson se mungesa e Këshillit Ekonomik Social ka lënë vendin edhe pa Marrëveshje Kolektive.

    Duke cituar njoftimin e tyre “Kosova mbetet si i vetmi shtet në rajon që nuk ka këtë Marrëveshje të nënshkruar”, e cila, sipas sindikatës, është e garantuar me Ligjin e Punës.

  • Nis takimi te Presidentja për datën e zgjedhjeve, të gjithë liderët të pranishëm, Kurti shkon i fundit

    Nis takimi te Presidentja për datën e zgjedhjeve, të gjithë liderët të pranishëm, Kurti shkon i fundit

    Presidentja Vjosa Osmani ka mbledhur në takim liderët e partive politike për të diskutuar pas dështimit të formimit të qeverisë dje nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Temë e takimit pritet të jetë caktimi i datës së zgjedhjeve të reja.

  • Abdixhiku, Haradinaj, Peci e Kusari-Lila arrijnë në takim te Presidentja

    Abdixhiku, Haradinaj, Peci e Kusari-Lila arrijnë në takim te Presidentja

    Tashmë në Presidencë ka arritur edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ai i AAK-së, Ramush Haradinaj, i Listës Guxo, Faton Peci dhe i Alternativës, Mimoza Kusari-Lila.

    Pak kohë më parë në sallën ku do të mbahet takimi ka shkuar edhe kryetari i sapozgjedhur i PDK-së, Bedri Hamza.

    Ky takim i thirrur nga e para e shtetit u bë pasi që në seancën e 19 nëntorit, Glauk Konjufca si mandatar i dytë i Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka arritur që të sigurojë votat e mjaftueshme, dhe kësisoj të formojë Qeverinë e Kosovës.

  • Emilija Rexhepi preferon mbajtjen e zgjedhjeve të reja më 28 dhjetor

    Emilija Rexhepi preferon mbajtjen e zgjedhjeve të reja më 28 dhjetor

    Emilija Rexhepi nga Partia e Re Demokratike (NDS) i ka shkuar në takim presidentes Vjosa Osmani për të diskutuar për datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme nacionale.

    Në një paraqitje për media para takimit ajo ka preferuar datën 28 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve të reja nacionale.

    Kurse Bedri Hamza, kryetari i PDK-së, tha se 21 dhjetori është data që partia e tij preferon të jetë për zgjedhje.

  • Takimi te Osmani, Bedri Hamza arrin në Presidencë

    Takimi te Osmani, Bedri Hamza arrin në Presidencë

    Për pak minuta pritet të fillojë takimi i presidentës së vendit Vjosa Osmani me përfaqësues të partive politike, ku dhe pritet të caktohet data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

    Në takim tashmë ka arriutur kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza.

    Ndryshe pjesmarrjen në takim e kanë konfirmuar dhe përfaqësues të partive të tjera. Ndërsa takimi është paraparë të fillojë në orën 10:30.

  • Përplasje e rëndë në KPK, Kelmendi: Po tentohet kapja e Këshillit, ka një plan për shkarkimin tim

    Përplasje e rëndë në KPK, Kelmendi: Po tentohet kapja e Këshillit, ka një plan për shkarkimin tim

    U.d. i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi është përplasur me zëvendëskryesuesën e Këshillit Prokurorial, Jehona Grantolli, pas propozimit të saj për vendosjen në rend të ditës të shkarkimit nga detyra të ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit.

    Pasi Grantolli propozoi shkarkimin e u.d. të Kryeprokurorit, Kelmendi tha se ekziston një plan për shkarkimin e tij.

    “Sot, nga zëvendëskryesuesja e Këshillit Prokurorial doli një propozim i saj, të cilin kjo e lexoi por nuk e di kush ia ka shkruar. Ndoshta ia ka shkruar ai që është zëdhënësi i tyre në media”, tha Kelmendi.

    Kelmendi e akuzoi Grantollin se është pjesë e një grupi të interesit që ka planifikuar shkarkimin e tij.

    “Ju keni konflikt të pastër interesi me mua. Nëse kërkesat e juaja nuk aprovohen nga ana ime, ju jeni në konflikt të pastër interesi me mua”, u lëshua Kelmendi në akuza ndaj Grantollit.

    Sipas Kelmendit, ekziston një plan për shkarkimin e tij.

    “Ky është plan sepse dëshirojnë ta kenë një njeri të cilin kanë interes ta kenë. Dëshirojnë ta kenë njeriun i cili dje në seancën ku jam ftuar si dëshmitar, ai ka qenë dy herë për të shikuar mirë a kam qenë unë, për të dëgjuar a po flas, çka po flas”, tha Kelmendi. “Ju e dini të gjithë, unë kam dhënë një deklaratë dje në cilësinë e dëshmitarit për një rast shumë të rëndësishëm të Kosovës. Kjo është një lojë e një grupi të cilin e përfaqëson zv/kryesuesja”.

    Jehona Grantolli, zëvendëskryesuese e Këshillit Prokurorial, tha sot se kërkesa për shkarkimin e Kelmendit vjen pas zhvillimeve të fundit dhe përfshirjes së Kelmendit në një aferë publike rreth së kaluarës së tij.

    Kelmendi, të mërkurën dëshmoi në Prokurorinë Speciale në cilësinë e dëshmitarit për rastin e masakrës së Reçakut. Ai, në një konferencë për media të mërkurën, e ka pranuar se ka punuar deri në vitin 1999 në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë në pozitën e bashkëpunëtorit profesional.

  • Xhafer Tahiri jep dorëheqje nga posti i kryetarit të degës së LDK-së në Vushtrri

    Xhafer Tahiri jep dorëheqje nga posti i kryetarit të degës së LDK-së në Vushtrri

    Xhafer Tahiri ka njoftuar sot dorëheqjen nga detyra e kryetarit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Vushtrri.

    Tahiri tha se ky vendim është marrë “me shumë dashamirësi, reflektim dhe përgjegjësi të thellë politike”, duke theksuar se nuk vjen as nga lodhja e as nga zhgënjimi, por nga dëshira për t’i hapur rrugë energjive të reja brenda degës së LDK-së.

    “Besoj se udhëheqja duhet të dijë jo vetëm kur të prijë, por edhe kur të hapë rrugë për një kapitull tjetër të LDK-së në Vushtrri”, u shpreh ai.

    Tahiri kujtoi rrugëtimin e tij politik që nga viti 2009, kur mori drejtimin e FRLDK-së në Vushtrri e më vonë në nivel qendror, si dhe periudhën 2017–2021 kur shërbeu si Kryetar i Komunës së Vushtrrisë, të cilën e cilësoi si “nderi i jetës sime”.

    “Vendimi për dorëheqje është një hap prapa vetëm në pozicion, por jo në angazhim. Në Kryesinë Qendrore dhe në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Vushtrrinë, për LDK-në e fortë e fituese dhe për të ardhmen tonë të përbashkët në atdheun tonë”, shkroi Tahiri në profilin e tij në Facebook.

  • Presidenti rus sqaron gjendjen shëndetësore pas qëndrimit dy-ditor në spital

    Presidenti rus sqaron gjendjen shëndetësore pas qëndrimit dy-ditor në spital

    Presidenti rus, Vladimir Putin, i është drejtuar publikut pasi kaloi një natë në spital kohët e fundit, duke thënë se është në gjendje “të shkëlqyer shëndetësore”.

    Ndërsa vizitoi një ekspozitë në Moskë, ai konfirmoi se i ishte nënshtruar një ekzaminimi mjekësor që përfshinte edhe një qëndrim një natë në spital.

    “Falë Zotit, gjithçka ishte mirë”, shtoi Putin. Ai shpjegoi se ishte një kontroll dy-ditor, u shtrua në spital një pasdite dhe u lirua të nesërmen.

    Ky episod, megjithatë, është vetëm i fundit në një seri spekulimesh që kanë nxitur spekulime të gjata rreth shëndetit të udhëheqësit rus.

    Nëntorin e kaluar, gjatë qëndrimit të tij në Astana të Kazakistanit, vëmendja u tërhoq nga lëvizjet e pazakonta të këmbëve të tij.

    Duke komentuar pamjet për Daily Express, Dr. Bob Berookhim, një urolog nga Nju Jorku, tha se lëvizje të tilla mund të tregojnë disa gjendje shëndetësore, duke përfshirë sëmundjen e Parkinsonit dhe sëmundje të tjera neurologjike.