ATV

Category: Lajme

  • Vjen reagimi i dytë nga LVV pas caktimit të 28 dhjetorit për mbajtjen e zgjedhjeve

    Vjen reagimi i dytë nga LVV pas caktimit të 28 dhjetorit për mbajtjen e zgjedhjeve

    28 dhjetori është caktuar nga presidentja Vjosa Osmani për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

    Menjëherë pas zyrtarizimit të kësaj date ka ardhur reagimi i parë nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Nënkryetarja e Kuvendit nga ky subjekt, Albulena Haxhiu ka shkruar se festë do të ketë me 28 nëntor dhe 28 dhjetor.

    “Festë edhe më 28 nëntor, edhe më 28 dhjetor. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Haxhiu.

  • Pesë anëtarët e KPK-së kundërshtojnë shkarkimin e Besim Kelmendit: Vendimi është i jashtëligjshëm

    Pesë anëtarët e KPK-së kundërshtojnë shkarkimin e Besim Kelmendit: Vendimi është i jashtëligjshëm

    Pas vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, pesë anëtarë të KPK-së dolën në një konferencë për media për të kundërshtuar vendimin.

    Ata thanë se propozimi për shkarkimin e Kelmendit ishte kundërshtuar nga disa anëtarë të Këshillit, të cilët edhe u larguan nga mbledhja në shenjë mospajtimi.

    Visar Krasniqi e quajti vendimin “të jashtëligjshëm”, duke argumentuar se nuk mund të merren vendime pa njoftim të anëtarëve dhe pa respektuar procedurat ligjore.

    Sipas deklaratës së anëtarëve, vendimi i sotëm për shkarkimin e Kelmendit është një tentativë për të imponuar pushtet institucional në mënyrë të jashtëligjshme.

    Ndërsa ushtruesi i detyrës Besim Kelmendi tha se pas këtij organizimi qëndron Blerim Isufaj, kryeprokuror i Prokurorisë Speciale.

    Ata ftojnë Policinë e Kosovës që të kujdeset për sigurinë e tyre dhe mediat të monitorojnë zhvillimet.

    Sipas tyre, Besim Kelmendi vazhdon të ushtrojë detyrën, duke u bazuar në faktin se vendimi i sotëm nuk ka efekt juridik dhe është i papranueshëm.

  • Murati mirëpret datën 28 dhjetor për zgjedhje: Vendim i duhur, siguron pjesëmarrje më të madhe edhe nga diaspora

    Murati mirëpret datën 28 dhjetor për zgjedhje: Vendim i duhur, siguron pjesëmarrje më të madhe edhe nga diaspora

    Ministri në largim, Hekuran Murati, ka reaguar pasi që presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka përzgjedhur datën 28 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

    Murati ka thënë se ky vendim është i duhur, derisa shtoi se e mundëson daljen më të madhe të qytetarëve për të votuar, pasi që vjen edhe diaspora.

    “Caktimi i datës 28 dhjetor për zgjedhje është vendimi i duhur.
    Kjo e mundëson daljen sa më të madhe të qytetarëve për të votuar marrë parasysh edhe ardhjen e diasporës, por edhe i jep kohë të mjaftueshme KQZ-së për të organizuar zgjedhjet sa më mirë. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Murati.

  • Inspektorati mbyll 12 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate

    Inspektorati mbyll 12 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate

    12 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate janë mbyllur nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut.

    Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, që vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim më Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë e Hetimit të Trafikimit me Njerëz, me inspektorët nga Administrata Tatimore e Kosovës, si dhe me inspektorët nga Inspektorati Qendror i Punës, kanë realizuar një aksion të gjerë inspektimi tek operatorët ekonomikë, të cilët ushtrojnë veprimtari tregtare – aktivitete të mirëmbajtjes trupore (qendra masazhi) dhe aktivitete tjera të argëtimit dhe rekreacionit (muzikë nate).

    Aksioni i përbashkët ka rezultuar me inspektimin e 123 subjekteve ekonomike, përkatësisht 73 operatorë ekonomikë, të cilët ushtrojnë veprimtari tregtare – aktivitete të mirëmbajtjes trupore (qendra masazhi) dhe 50 operatorë ekonomik, që ushtrojnë veprimtari tregtare aktivitete tjera të argëtimit dhe rekreacionit (muzikë nate).

  • 120 euro u ble një votë në zgjedhjet lokale, u ngrihet aktakuzë dy personave

    120 euro u ble një votë në zgjedhjet lokale, u ngrihet aktakuzë dy personave

    Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve Y.Rr., dhe B.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje në lidhje me votimin”.

    Sipas aktakuzës, më 12.10.2025, në fshatin Budakovë – Komuna e Suharekës, i pandehuri Y.Rr., ka ofruar përfitim të pa merituar në shumën 120 euro për të pandehurin B.K., me qëllim që ky i fundit të votojë në favor të kandidates për ansamble komunale, dhe për verifikimin e votimit, i pandehuri Y.Rr., ka kërkuar të shohë telefonin e B.K., pas së cilës i ka dorëzuar shpërblimin. Ndërkaq, i pandehuri B.K., akuzohet se ka pranuar këtë përfitim të pa merituar, me qëllim të ndikimit në votimin e tij.

    Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

  • Sllovenia ndalon kastravecat turshi që importoi nga Kosova, u gjetën pesticide

    Sllovenia ndalon kastravecat turshi që importoi nga Kosova, u gjetën pesticide

    Komisioni Evropian për Sigurinë Ushqimore (RASFF) në Sistemin e Nioftimit të Shpejtë ka bërë të ditur se një ngarkesë me kastraveca turshi nga Kosova, kanë rezultuar me pesticidin Chlorpyrifos në Slloveni.

    Sipas njoftimit thuhet se substanca e paautorizuar është zbuluar nga autoritetet e Sllovenisë gjatë kontrollit dhe marrjes së mostrave të markete për produktin kosovar.

    Nga ky komision njoftimin për perimet e kontaminuara e lëshuan javën e kaluar, ndërkaq Agjencitë ende nuk kanë dal me ndonjë njoftim zyrtar lidhur me rastin e kastravecave turshi me prejardhje nga Kosova.

    Ndërkaq eksporti i Kosovës për në vendet e tjera Ballkanike dhe më gjerë është mjaft i vogël, e që po del edhe mungesa e sigurisë.

  • Zyrtare: Zgjedhjet do të mbahen më 28 dhjetor

    Zyrtare: Zgjedhjet do të mbahen më 28 dhjetor

    Presidentja Vjosa Osmani i ka shpallur zgjedhjet e reja, pas dekretit që nënshkroi për shpërndarjen e Kuvendit, shkruan Reporteri.net.

    Për datën, Osmani ka thënë se do të dalë me dekret më vonë.

    Ajo tha se meqë nuk pati vullnet politik, shpërndarja e Kuvendit ishte zgjidhja e vetme.

    “Data 11 janar është përjashtuar si mundësi. Sa i përket datës 4 janar, KQZ’së do t’i lejohej të përdoret vetëm një pjesë e buxhetit, për shkak të buxhetit. Dy datat e mbetura 21 ose 28 dhjetor. 8 parti për 28 dhjetor”/.

    “Data 28 dhjetor mbetet data e vetme”, ka deklaruar Osmani.

  • Musk: “AI” dhe robotët do të zhdukin varfërinë dhe do të kërkojnë të ardhura universale

    Musk: “AI” dhe robotët do të zhdukin varfërinë dhe do të kërkojnë të ardhura universale

    Elon Musk ka thënë se e ardhmja do të jetë pa vende pune dhe pa para, dhe se varfëria do të zhduket falë zhvillimit të Inteligjencës Artificiale. Gjatë Forumit të Investimeve SHBA-Arabi Saudite, ku ndodhej në një panel me shefin e Nvidia-s, Jensen Huang, Musk u shpreh se paratë “nuk do të kenë më rëndësi”.

    Ai tha se një ditë monedha do të bëhet e panevojshme, sepse gjithçka do të prodhohet nga makineritë inteligjente. Musk shtoi se puna do të mbetet vetëm një zgjedhje, ashtu siç dikush zgjedh të luajë sport apo videolojë.

    Ai e krahasoi të ardhmen e punës me kopshtarinë, duke thënë se disa njerëz kultivojnë perime vetëm sepse u pëlqen. Sipas tij, puna nuk do të jetë domosdoshmëri për asnjë njeri. Musk ka ndarë prej muajsh vizionin e tij për një botë të dominuar nga AI. Ai thotë se zhdukja e varfërisë është e mundur vetëm përmes robotikës së avancuar.

    Në një takim me investitorë, ai përmendi robotin Optimus si çelësin e këtij transformimi. Musk beson se robotët do të marrin përsipër çdo lloj pune që ekziston sot. Sipas tij, kur puna dhe paratë të mos jenë më të nevojshme, qeveritë duhet të garantojnë një të ardhur universale.

    Ai theksoi se kjo e ardhur duhet të jetë e lartë, në mënyrë që këdo të ketë mundësi të sigurojë çdo shërbim apo produkt. Musk paralajmëroi se rruga drejt këtij realiteti nuk do të jetë e lehtë dhe se shoqëria mund të përballet me trauma e përçarje.

  • Bashkimi Evropian i zhgënjyer me partitë kosovare: Nuk përfituan 882 milionë euro

    Bashkimi Evropian i zhgënjyer me partitë kosovare: Nuk përfituan 882 milionë euro

    Bashkimi Evropian shpreh keqardhje që partitë politike në Kosovë nuk arritën të kapërcenin ngërçin e zgjatur politik pas zgjedhjeve parlamentare të shkurtit 2025.

    BE thekson se Kosova duhet të ketë kapacitetet e nevojshme për të vepruar si shtet funksional. Në këtë kuadër, zyrtarët në Bruksel presin që Kosova të rikthehet në rrugën e duhur të reformave jetike të lidhura me procesin e integrimit evropian, për të mirën e qytetarëve të saj dhe për avancimin në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

    Nga BE nënvizohet gatishmëria për të punuar me institucionet e Kosovës dhe për të vazhduar mbështetjen e vendit në rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian.

    Njëkohësisht, Brukseli shpreh keqardhje që nuk janë krijuar kushtet që Kosova të përfitojë nga mjetet financiare të Planit të Rritjes.

    “Është për të ardhur keq që partitë politike nuk kanë qenë në gjendje deri më tani të bien dakord për çështjet kyçe, përfshirë ratifikimin e Planit të Reformës dhe Rritjes”, ka deklaruar një zëdhënës i Komisionit Evropian.

    Sipas tij, javën e kaluar Kosova dhe Komisioni Evropian kanë nënshkruar marrëveshjen për huan, por e njëjta duhet të hyjë në fuqi për të prodhuar efekt.

    Konfirmohet se Kosova mbetet e kualifikuar për të marrë deri në 882 milionë euro në financim sipas Planit të Rritjes, mirëpo në varësi të hyrjes në fuqi të marrëveshjeve që lidhen me Instrumentin e Reformës dhe Rritjes, si dhe të gjitha kushteve të tjera për pagesë.

    “Për shkak të vonesave në formimin e institucioneve, marrëveshjet që lidhen me Instrumentin e Reformës dhe Rritjes ende nuk kanë hyrë në fuqi. Pa ratifikimin e tyre, Kosova nuk mund të paraqesë kërkesë për pagesë nga ky instrument. Instrumenti i Reformës dhe Rritjes është me afat të kufizuar kohor, i miratuar për periudhën 2024–2027, dhe është në interes të Kosovës që ratifikimi të bëhet sa më shpejt për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë e Planit të Rritjes, në dobi të qytetarëve të saj”, theksojnë zyrtarët e BE-së.

  • OKB miraton rezolutën për vetëvendosjen e palestinezëve

    OKB miraton rezolutën për vetëvendosjen e palestinezëve

    Komiteti i të Drejtave të Njeriut i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ka miratuar rezolutën e tij vjetore që riafirmon të drejtën e popullit palestinez për vetëvendosje, në një vendim të konsideruar si veprim i rëndësishëm diplomatik.

    Rezoluta bazohet në gjetjet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, e cila ka vlerësuar se pushtimi izraelit i Bregut Perëndimor është i paligjshëm dhe duhet të përfundojë menjëherë.

    Dokumenti u miratua me një shumicë dërrmuese prej 164 votash pro, ndërsa vetëm 7 shtete votuan kundër, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Izraelin, Argjentinën, Paraguain, Mikronezinë, Naurunë dhe Papua Guinenë e Re.

    Rezoluta pritet të diskutohet më tej në sesionet e ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme, ndërsa mbështetësit theksojnë se ajo përbën një mesazh të fortë ndërkombëtar për të drejtën e palestinezëve në vetëvendosje dhe nevojën për t’i dhënë fund pushtimit.