ATV

Category: Lajme

  • Lëndohen dy minatorë të “Trepçës”

    Lëndohen dy minatorë të “Trepçës”

    Dy minatorë të “Trepçës” kanë pësuar lëndime të lehta si pasojë e shpërthimit të një gome kamioni në horizontin e 10-të.

    Ushtrues detyre i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë “Dr. Sami Haxhibeqiri”, Gazmend Berisha, ka konfirmuar se minatorët janë trajtuar në repartin e Oftalmologjisë.

    “Po, kanë marrë trajtim mjekësor në repartin e Oftalmologjisë, gjendja e tyre është stabile”, ka deklaruar Berisha, duke shtuar se pas tretmanit janë liruar për në shtëpi.

    Rastin e ka konfirmuar edhe drejtori i minierës “Trepça”, Shyqyri Sadiku.

    “Gjatë fryrjes së një gome të kamionit në horizontin e 10-të ka ardhur deri te shpërthimi. Lëndimet janë të lehta, kanë marrë trajtim në spital dhe janë liruar në shtëpi”, ka thënë Sadiku.

  • Vezët po bëhen luks, qytetarët ankohen për rritjen e çmimeve

    Vezët po bëhen luks, qytetarët ankohen për rritjen e çmimeve

    Rritja e çmimeve të vezëve dhe produkteve ushqimore po rëndon gjithnjë e më shumë gjendjen ekonomike të familjeve në Kosovë.

    Qytetarët thonë se përballen çdo ditë me çmime të larta, ndërsa të ardhurat nuk po rriten, gjë që po e vështirëson jetesën në mënyrë të vazhdueshme.

    Sipas tyre, vezët dhe produktet bazike janë ushqime të domosdoshme për çdo familje, ndaj shtrenjtimi i tyre po krijon presion të madh ekonomik.

    Ata tregojnë se çmimet janë ngritur dukshëm, madje deri në 30 për qind, ndërkohë që rrogat dhe pensionet vazhdojnë të mbeten të pamjaftueshme për të përballuar këtë kosto shtesë.

    Qytetari ka thënë se rritja e çmimeve të vezëve dhe produkteve të tjera ushqimore po ndikon drejtpërdrejt në familjet në Kosovë, veçanërisht në zonat rurale.

    Ai theksoi se vezët janë pjesë e përditshme e mëngjesit në shumicën e familjeve shqiptare, ndaj rritja e çmimit të tyre po e rëndon edhe më shumë gjendjen ekonomike.

    “Po çmimet qenkan ngritur shumë lartë, unë jetoj në fshat. … Ndikon tek çdo familje ndikon me të madhe sepse mëngjesin gjithmonë shqiptarët e përgatitin me vezë sepse jemi popull i varfër një pjesë e madhe e këtij populli. Ndërsa tani ka ndikim edhe politika, kjo politik për 6 vite nuk është në rregull me ekonominë dhe tregtinë dhe biznese dhe të gjitha që do të thotë kjo qeveri që është tash duhet të shkoj urgjentisht të rinohet ky popull dhe kjo politik”, tha ai.

    Qytetari Tafir Gashi theksoi se rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, përfshirë edhe vezët, po i rëndon dukshëm qytetarët. Ai tha se megjithatë njerëzit detyrohen t’i blejnë, pasi janë produkte të domosdoshme për çdo familje.

    “Po si jo, kjo rritje ndikon shumë, produktet janë të shtrenjta shumë të gjitha ushqimoret. Të rriten rrogat, të rriten penezit dhe çmimet të jenë më të ulëta dhe rrogat të jenë më të larta. .. Duhet të blejmë si jo nuk kemi qare pa blerë, duhet të blejmë vezë, mirëpo shumë shtrenjtë”, u shpreh ai.

    Sabit Makolli ka deklaruar se nuk është vërejtur asnjë përmirësim në çmimet e produkteve bazë, përkundrazi vetëm rritje. Ai theksoi se shtrenjtimi ka arritur deri në 30 për qind, gjë që po e vështirëson jetesën e qytetarëve.

    Sipas tij, artikujt ushqimorë të përditshëm janë të domosdoshëm dhe qytetarët nuk kanë ku të drejtohen tjetër, pavarësisht rritjes së çmimeve.

    “Jo nuk kemi vërejtur ndryshim vetëm rritje, shtrenjtimi ishte 30%. Nuk ke se nga të shkosh duhet të ushqehemi sepse kot janë artikujt ditore. Shumë po ndikon sidomos tek pensionistet që janë më të ardhura të vogla por edhe të mëdha për të gjithë është kjo keq. Të ndryshohen të ulen çmimet të rriten pensionet pagat”, theksoi ai

    Qytetari Avdyl Kuleta deklaroi se rritja e çmimeve po ndikon dukshëm te qytetarët, por sipas tij, ata nuk kanë çfarë të bëjnë përveçse t’i përballojnë këto ndryshime.

    “Kjo ndikon por nuk kemi se çfarë të bëjmë, kisha dashur të formohej qeveria së pari dhe të rriten rrogat, çmimet janë rritur dhe rrogat duhet të rriten”, shtoi ai.

    Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në mars 2025 nënkategoria “qumësht, djathë dhe vezë” ka shënuar një rritje prej 7,1 % në krahasim me mars 2024.

    Sipas buletinit Ekonomik, kompleti prej 30 vezëve ka arritur çmimin prej 4,20 euro, por në disa markete të Prishtinës çmimi arrin në4,89 euro.

    Çmimi i vezëve është ngritur edhe në Maqedoni të veriut, duke u bërë kështu 0.20 cent një vezë.

  • Situata me buxhetin, Përparim Rama sot mban konferencë për media

    Situata me buxhetin, Përparim Rama sot mban konferencë për media

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të mbajë konferencë për media sot në ora 13:00.

    Në njoftimin e komunës thuhet se arsyeja e konferencës është situata me buxhetin.

    “Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, do të mbajë konferencë për media lidhur me situatën financiare të krijuar si pasojë e bllokadës nga Ministria e Financave. Konferenca do të mbahet sot, në ora 13:00, në sallën e konferencave, objekti i vjetër i Komunës.”

  • Reagon ushtari që braktisi uniformën e FSK-së dhe u ndal në SHBA: Um myti lemza

    Reagon ushtari që braktisi uniformën e FSK-së dhe u ndal në SHBA: Um myti lemza

    Një ish-ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk është kthyer nga një trajnim zyrtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ishte pjesë e një grupi të FSK-së që po qëndronin atje, mirëpo është shkëputur nga grupi dhe ka vendosur të mos kthehet më në Kosovë.

    Lidhur me rastin, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, deklaroi se ushtari është përjashtuar nga institucioni dhe se janë iniciuar procedurat për kthimin e tij në vend.

    Sipas Nacionales, bëhet fjalë për Edon Arifin, i cili së fundmi ka publikuar edhe një fotografi në Instagram, të shoqëruar me mbishkrimin: “Um myti lemza”.

  • Theren me thikë dy të mitur në Prishtinë, policia jep detaje

    Theren me thikë dy të mitur në Prishtinë, policia jep detaje

    Dy të mitur janë therur me thikë gjatë një përleshje nga me një person tjetër.

    Sipas njoftimit të policisë, të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

    “LËNDIM I LEHTË TRUPOR- Prishtinë / 22.11.2025 – 20:00. Dy të dyshuar kosovar-të mitur, kanë pësuar lëndime pasi dyshohet se janë përleshur fizikisht me të dyshuarin tjetër kosovar, i cili dyshohet se i ka goditur me mjet të mprehtë-thikë. Të dyshuarit e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku njëri prej tyre është liruar e tjetri vazhdon tretmanin, ndërsa i dyshuari tjetër është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

  • Protesta në Izrael, kërkohet dorëheqja e Netanyahut

    Protesta në Izrael, kërkohet dorëheqja e Netanyahut

    Qindra protesutes u mblodhën në qytetin verior izraelit Haifa, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu.

    Pjesëmarrësit brohoritën slogane që kritikonin veprimet e qeverisë dhe kërkonin ndryshim në udhëheqje.

    Tubimi ishte pjesë e protestave të vazhdueshme mbarëkombëtare në të cilat është shprehur kundërshtim ndaj vendimeve politike të qeverisë gjatë muajve të fundit.

    Protestuesit u bënë thirrje autoriteteve t’u përgjigjen kërkesave popullore për zgjedhje të reja.

    Ndryshe, Izraeli ka vrarë më shumë se 69.000 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, në ofensivën e tij në Rripin e Gazës që nga tetori 2023, duke e shndërruar enklavën në rrënoja.

    Një marrëveshje armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit hyri në fuqi më 10 tetor.

    Faza e parë e armëpushimit përfshin lirimin e pengjeve izraelitë në këmbim të të burgosurve palestinezë.

    Plani parashikon gjithashtu rindërtimin e Gazës dhe krijimin e një mekanizmi të ri qeverisës pa Hamasin.

  • S’respektuan rregullat në trafik, policia për një ditë shqiptoi mbi 1500 gjoba

    S’respektuan rregullat në trafik, policia për një ditë shqiptoi mbi 1500 gjoba

    75 aksidente trafiku janë regjistruar brenda 24-orëve në vendin tonë.

    Në raportin e Policisë, bëhet e ditur se 44 aksidente kanë qenë me dëme materiale dhe 31 të tjera me të lënduar.

    Sakaq, janë shqiptuar edhe 1 mijë e 577 gjoba trafiku si dhe 12 persona janë arrestuar.

  • Vdes në spitalin e Prizrenit punëtori që u lëndua në korrik në vendin e punës

    Vdes në spitalin e Prizrenit punëtori që u lëndua në korrik në vendin e punës

    Një burrë ka vdekur të shtunën në spitalin e Prizrenit.

    I njëjti ishte duke u trajtuar si pasojë e lëndimeve që kishte pësuar në vendin e punës më 7 korrik.

    “ASGJËSIMI, DËMTIMI, OSE HEQJA E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS- Prizren / 07.07.2025 – 12:40. Viktima mashkull shtetas shqiptar i cili ishte duke u trajtuar në spital për shkak të lëndimeve që kishte pësuar me datën e cekur, me 22.11.2025 ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.”

  • KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

    KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të dielën, më 23.11.2025, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik. Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete në Prizren dhe Gjakovë do të ketë ndërprerje të rrymës.

    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të dielën, më 23.11.2025, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik. Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete në Prizren dhe Gjakovë do të ketë ndërprerje të rrymës.

    Prizren

    Punime nga pala e tretë

    1.

    Nga NS 35/10[kV] Pirana do të ndërpritet:

    LP 10kV J13 Hasi 2 (kodi: 30034003) nga ora 12:00 deri 15:00.

    Vendet: Lubizhda, Bregdrini, Lukia, Romaj, Kuzhnini, Dedaj, Kabashi dhe Rizam Holding.

    Arsyeja:Zëvendësimi i shtyllës ekzistuese me 12/1600 dhe realizimin e punimeve në LP 10(20) kV sipas PEE.

    Gjakovë

    Punime në projekte investive

    1.

    Nga TS 110/35/10[kV] Rahoveci do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Pataqani (kodi: 82000001) në dy termine nga 08:00 deri 10:00 dhe nga 16:00 deri 17:00

    Vendet: fshatrat: Bratotin, Drenoc, Nushpal, Pastasellë, Pataçan i Epërm, Pataçan i Poshtërm, Senoc, Varjak, Zatriç

    Arsyeja: Krijimi i kushteve të punes pa tension, manipulim me ndarsa TM

    2.

    Në TS 110/35/10[kV] Rahoveci

    Nga Dalja 10[kV] Pataqani nga ora 08:00 deri 17:00 do të ndërprehen NS-at:

    NS 10/04[kV] Pompa e ujit (kodi: 82000001018)

    NS 10/04[kV] Pataqani (kodi: 82000001002)

    NS 10/04[kV] Pataqani I ulët II (kodi: 82000001003)

    NS 10/04[kV] Pataqani I ulët II (kodi: 82000001024)

    Vendet: Pataqani,Pompa e ujit

    Arsyeja: Projekte Investive Ngritja e shtyllave nen tension, montimi i konzollave, montimi i izolatoreve, shtrirja e perquesit me gjitha elementet percjellese si dhe punime tjetra elektrike ne kuader te Lot 12, Pataqani.

  • Sulm i frikshëm në rajonin e Moskës, dronët ukrainas godasin termocentralin Shatura

    Sulm i frikshëm në rajonin e Moskës, dronët ukrainas godasin termocentralin Shatura

    Një sulm me dronë ka goditur një termocentral të madh në rajonin e Moskës të dielën, duke shkaktuar një zjarr dhe duke detyruar aktivizimin e energjisë rezervë dhe vendosjen e njësive të lëvizshme të ngrohjes, njoftoi guvernatori i rajonit të Moskës.

    Sulmi i realizuar nga dronët ukrainas ka përfshirë termocentralin Shatura, i cili ndodhet rreth 120 km në lindje të Kremlinit, sipas guvernatorit të rajonit, Andrei Vorobyov.

    “Disa nga dronët janë shkatërruar nga forcat tona të mbrojtjes ajrore, ndërsa disa të tjerë kanë rënë në territorin e stacionit. Kjo ka shkaktuar shpërthimin e një zjarri, i cili tani është lokalizuar”, tha Vorobyov.

    Raportohet se flakët kanë përfshirë tre transformatorë të mëdhenj në termocentral, secili me një sipërfaqe prej rreth 65 metrash katrorë. Sipas gazetës Kommersant, e cila citoi Ministrinë e Emergjencave, zjarrfikësit kanë arritur të kontrollojnë situatën dhe flakët janë lokalizuar, ka raportuar Reuters.

    Ky sulm është një nga shumë sulmet e fundit të realizuara nga Ukraina, duke përdorur dronë për të goditur infrastrukturën energjetike ruse në territorin e Ukrainës.