ATV

Category: Lajme

  • Qeveria ndan 250 mijë euro për Kombëtaren e Kosovës, mbi 1 milion në rast kualifikimi në Botëror

    Qeveria ndan 250 mijë euro për Kombëtaren e Kosovës, mbi 1 milion në rast kualifikimi në Botëror

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së qeverisë, ka njoftuar se qeveria sot ka ndarë 250 mijë euro shpërblim pasi që Kosova ka arritur në fazën e Play Off’it për kualifikimit në Kupën e Botës 2026.

    Kurti është zotuar edhe se, do t’i ndahen 500 mijë euro do të ndahen 500 mijë euro në rast të fitores së Kosovës ndaj Sllovakisë, ndërsa 1 milion nëse Kosova kualifikohet në Botëror.

    ‘‘Një lajm të mirë e kemi për përfaqësuesen tonë në futboll, për djemtë me të cilët jemi krenarë në çdo ndeshje. Për suksesin historik në këtë fushatë të kualifikimieve në kupën e botës 2026, kalimin në fazën e play off, me vendim të qeverisë sot do të ndajmë 250 mijë euro shpërblim.

    Në fazën e radhës hyjmë me plot vetëbesim, besimin tonë në ta po e shprehim me zotimin tona për ta. Së pari në rast të fitores ndaj Sllovakisë, zotohemi për shpërblim në vlerë prej 500 mijë eurove. Dhe së dyti, në rast të kualifikimit në Kupën e Botës zotohemi edhe për 1 milion euro shpërblim. Përpara Kosovë, gjithmonë me ty’’, ka thënë Kurti gjatë mbledhjes.

  • Kurti: Po i ndajmë mjetet për RTK-në nga kursimet

    Kurti: Po i ndajmë mjetet për RTK-në nga kursimet

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se do të ndahen mjete për Radio Televizionin e Kosovës nga kategoria e kursimeve, si zgjidhje e përkohshme për pagat e punonjësve të këtij institucioni.

    Në mbledhjen e qeverisë, Kurti ka shpjeguar se që nga muaji gusht ishte marrë një zgjidhje e përkohshme përmes overdraftit për RTK, me shpresën që pas konstituimit të Kuvendit dhe themelimit të komisioneve parlamentare të arrihej një zgjidhje permanente me përfshirjen e të gjitha partive politike.

    “Ne nuk i kishim votat e mjaftueshme, pasi partitë tjera refuzuan kategorikisht pagat për RTK. Siç edhe e ka paralajmëruar ministri Hekuran Murati këtë të hënë në konferencë, kemi shqyrtuar disa opsione të mundshme për të dalë nga kjo situatë,” tha Kurti.

    Ai theksoi se ndarja e sotme e mjeteve nga kursimet është një zgjidhje e përkohshme, një improvizim i detyruar, pas përpjekjeve të vazhdueshme në Kuvend për miratimin e buxhetit për RTK-në.

  • Policia publikon foton e një gruaje, e dyshuara kërkohet për veprën “Lëndim i lehtë trupor”

    Policia publikon foton e një gruaje, e dyshuara kërkohet për veprën “Lëndim i lehtë trupor”

    Policia e Kosovës, ka publikuar foton e një gruaja duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e saj.

    E njëjta, bën të ditur policia, kërkohet për përfshirje në veprën penale ‘’lëndim i lehtë trupor’’.

    Postimi:

    Kërkesë për bashkëpunim – identifikim i personit të dyshuar

    Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

    E dyshuara kërkohet për përfshirje në veprën “Lëndim i lehtë trupor”.

    Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e saj, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].

  • Policia italiane zbulon rrjet të madh trafiku droge, e drejtuar nga grupe shqiptare

    Policia italiane zbulon rrjet të madh trafiku droge, e drejtuar nga grupe shqiptare

    Policia Financiare e Brescias ka zbuluar një rrjet të madh trafiku droge që vepronte në provincë. Si rezultat i hetimeve, gjyqtari hetues ka firmosur dy urdhër-arreste dhe gjithsej 24 masa paraprake, mes të cilave nëntë arrestime në zonën e Brescias. Rrjeti kishte baza kryesore në zonat Rovato dhe Palazzolo.

    Sipas hetimit, trafiku ndërkombëtar i drogës drejtohej nga klane shqiptare. Autoritetet sekuestruan edhe një shumë të madhe parash. Droga hynte në Itali nga dy drejtime kryesore: kokaina vinte nga Amerika e Jugut, ndërsa heroina nga Shqipëria.

    Hetimi zbuloi gjithashtu se disa shoferë autobusësh transportonin drogën pa qenë në dijeni, ndërsa disa shoferë kamionësh ishin të përfshirë me vetëdije.

  • Aktakuzë për krime lufte ndaj personit që vrau dhe dogji 5 familjarë në Istog

    Aktakuzë për krime lufte ndaj personit që vrau dhe dogji 5 familjarë në Istog

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj T.P., për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

    Sipas aktakuzës, i pandehuri T.P., gjatë luftës në Kosovë, në fshatin Cerrcë dhe fshatrat përreth në komunën e Istogut, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe, ka kryer vrasje, plaçkitje dhe shkatërrim të pasurisë të civilëve shqiptarë.

    Në prill të vitit 1999, T.P. akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e pesë anëtarëve të një familjeje.

    Viktimat K.R., Z.R, R.R., I. R dhe Sh.R., nën kërcënimin e armëve, janë detyruar të lënë shtëpinë e tyre dhe janë vendosur në një shtëpi tjetër, në të cilën më pas ishin vrarë.

    Sipas aktakuzës, shtëpia bashkë me trupat e viktimave është djegur.

    Gjithashtu, i pandehuri T.P., së bashku me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe, akuzohet se ka vjedhur pasuri të luajtshme dhe më pas ka djegur shtëpitë në fshatrat e kësaj komune.

  • Aksidentohen tri vetura në Gllarevë, Policia jep detaje

    Aksidentohen tri vetura në Gllarevë, Policia jep detaje

    Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Gllarevë.

    Lajmi është bërë i ditur edhe nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili njoftoi se nuk ka persona të lënduar.

    “Tri vetura janë të përfshira në këtë aksident, të lënduar nuk ka, por vetëm dëme materiale”, tha Gashi.

  • Ngrihet aktakuzë ndaj një personi për krime lufte në Istog

    Ngrihet aktakuzë ndaj një personi për krime lufte në Istog

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj T.P., i cili akuzohet për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë. Sipas aktakuzës, T.P. ka marrë pjesë në vrasje, plaçkitje dhe shkatërrim të pasurisë së civilëve shqiptarë në fshatin Cerrcë dhe fshatrat përreth në komunën e Istogut.

    Aktakuza përmend një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në prill të vitit 1999, ku T.P. akuzohet se ka qenë pjesë e një grupi të forcave serbe që ka ekzekutuar pesë anëtarë të një familjeje. Viktimat, K.R., Z.R., R.R., I.R., dhe Sh.R., nën kërcënimin e armëve janë detyruar të lënë shtëpinë e tyre dhe janë dërguar në një vend tjetër, ku më pas janë vrarë. Shtëpia e tyre, së bashku me trupat e viktimave, është djegur.

    Përveç vrasjeve, T.P. akuzohet edhe për vjedhjen e pasurive të luajtshme dhe shkatërrimin e shtëpive të civilëve shqiptarë në fshatrat e komunës së Istogut, në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe.

    Prokuroria Speciale ka paraqitur aktakuzën për këto krime të luftës dhe hetimet vazhdojnë për të sqaruar më tej këtë ngjarje tragjike të periudhës së luftës në Kosovë.

  • Rritet kostoja e ndërtimit, 3.6% më e lartë se një vit më parë

    Rritet kostoja e ndërtimit, 3.6% më e lartë se një vit më parë

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e tretë (TM3) 2025.

    Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 0,5 % në TM3 2025, krahasuar me TM2 2025.

    Ndërkaq, krahasuar TM3 2025 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak TM3 2024, Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rritje për 3,6 %.

    Tremujori i tretë 2025 – Tremujori i dytë 2025, ( 0,5 %)

    Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për ( 0,5 %) në tremujorin e tretë (TM-3) 2025 krahasuar me tremujorin e dytë (TM-2) 2025.

    “Rritje kishte energjia (3,9 %), pagat (2,3 %), kostot tjera (1,0 %), materialet (0,1 %) ndërsa, Zbritje kishte te makineritë (-0,7 %)”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

    Tremujori i dytë 2025 – Tremujori dytë 2024, ( 3,6 %)

    Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje (3,6 %) në tremujorin e tretë (TM-3) 2025 krahasuar me tremujorin e tretë (TM-3) 2024.

    “Rritje më të madhe kishte energjia (9,7 %), pagat (7,8 %), kostot tjera (4,5 %), transporti(3,4 %), materialet (2,9%) ndërsa, zbritje kishte te makineritë (-0,4%)”, thuhet tutje.

  • Ministria e mbrojtjes së Kosovës dhe ajo e Italisë nënshkruajnë planin bilateral të bashkëpunimit

    Ministria e mbrojtjes së Kosovës dhe ajo e Italisë nënshkruajnë planin bilateral të bashkëpunimit

    Në Ministrinë e Mbrojtjes është zhvilluar takimi bilateral me delegacionin e Forcave të Armatosura të Italisë, në kuadër të planifikimit vjetor të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

    Gjatë takimit, palët finalizuan dhe nënshkruan Planin Bilateral Vjetor për vitin 2026, dokument i cili përcakton aktivitetet, prioritetet dhe fushat e angazhimit të përbashkët për vitin e ardhshëm.

    Plani është nënshkruar nga drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euro-Atlantike, kolonel Ahmet Ajeti dhe përfaqësuesi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Italiane, kapiten marine Manuel Verdini.

    Gjatë qëndrimit në Ministrinë e Mbrojtjes, delegacioni italian zhvilloi një takim kortezie me drejtorin e Politikave të Mbrojtjes, Faruk Geci, ku u diskutua progresi i bashkëpunimit aktual si dhe objektivat e përbashkëta për periudhën në vijim.

    Të dy delegacionet riafirmuan vullnetin për zgjerimin e bashkëpunimit, me theks të veçantë zhvillimin e kapaciteteve ushtarake dhe shkëmbimet profesionale ndërmjet personelit.

    Ministria e Mbrojtjes dhe Republika e Kosovës vlerësojnë lart rolin dhe mbështetjen e Italisë në forcimin e institucioneve tona të mbrojtjes dhe në avancimin e standardeve të sigurisë.

  • Nis një hetim për korrupsion pas zjarrit që përfshiu një kompleks banesash shumëkatëshe në Hong Kong

    Nis një hetim për korrupsion pas zjarrit që përfshiu një kompleks banesash shumëkatëshe në Hong Kong

    Komisioni i Pavarur Kundër Korrupsionit (ICAC) i Hong Kongut ka njoftuar se do të nisë një hetim penal lidhur me punimet e rinovimit në kompleksin e banesave Wang Fuk Court, ku deri më tani janë raportuar të paktën 55 të vdekur.

    Në një deklaratë, ICAC-ja tha se ka “krijuar një grup pune të posaçëm … për të kryer një hetim të plotë mbi korrupsionin e mundshëm në lidhje me punimet e mëdha të rinovimit”.

    Komisioni gjithashtu shprehu “ngushëllimet e tij më të thella për viktimat e zjarrit”.

    Zjarri ka përfshirë shtatë nga tetë pallate në lagjen Tai Po. Zjarret janë nën kontroll në katër prej tyre, ndërsa zyrtarët shpresojnë t’i shuajnë ato që kanë mbetur deri në mbrëmje.Sipas shifrave të fundit, Wang Fuk Court është shtëpia e rreth 4,600 banorëve. Nuk është e qartë se sa ndodheshin brenda kur shpërtheu zjarri.