ATV

Category: Lajme

  • Dyshohet se e dhunoi një femër, arrestohet një burrë, në Gjakovë

    Dyshohet se e dhunoi një femër, arrestohet një burrë, në Gjakovë

    Një vajzë raportohet të jetë dhunuar në Gjakovë, e për të cilën vepër tashmë polica ka njoftuar se e ka arrestuar të dyshuarin dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    “Gjakovë / 03.12.2025 – NN. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raporton 24-orësh të Policisë së Kosovës.

  • Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata për fëmijët e shtrirë në pediatri

    Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata për fëmijët e shtrirë në pediatri

    Sot në ora 11:00, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës do të zhvillohet një nga eventet më të veçanta dhe emocionuese të fundvitit, i dedikuar fëmijëve të shtrirë në repartin e pediatrisë.

    Superheronjtë, të veshur me kostume dhe të pajisur me litarë, do të zbresin nga dritaret e objektit të pediatrisë për t’i surprizuar të vegjlit me dhurata dhe buzëqeshje.

    Ky aktivitet human, i cili tashmë është bërë traditë, organizohet nga Grupi Alpin në bashkëpunim me Bankën Ekonomike, që këtë vit është edhe sponsor kryesor i eventit. Të gjithë fëmijët do të marrin dhurata nga superheronjtë e tyre të preferuar, duke krijuar momente të paharrueshme për ta dhe familjet e tyre, veçanërisht për ata që po përballen me sëmundje të rënda si kanceri.

    Gjatë eventit, fjalë rasti do të mbajnë organizatorët dhe përfaqësues të Bankës Ekonomike, të cilët do të theksojnë rëndësinë e mbështetjes së fëmijëve dhe përkrahjes së aktiviteteve që u sjellin gëzim në këto ditë festive.

  • Donald Trump: “NUK DO NDALOJ SË SHPËRTHYERI VARKA”

    Donald Trump: “NUK DO NDALOJ SË SHPËRTHYERI VARKA”

    Një moment i ndezur nga tubimi i fundit i Donald Trump u bë viral pasi ai deklaroi se nuk do të “ndalonte së shpërthyerit varka”, një frazë që ekipi i tij e sqaroi më pas si referim ndaj asgjësimit të mjeteve të kontrabandës së karteleve, jo veprimeve të mirëfillta.

    Demokratët e kritikuan menjëherë komentin si “shfaqje të rrezikshme”, duke e quajtur një provokim tjetër të drejtuar kundër tyre. Ndërkohë, mbështetësit e Trump-it e përshëndetën deklaratën si stilin e tij tipik të ashpër, duke mbushur rrjetet sociale me meme dhe komente që lavdëronin qasjen e tij kundër krimit.

    Deklarata tashmë ka pushtuar ciklet politike të lajmeve edhe një shembull tjetër i mënyrës se si një fjali e vetme e Trump-it mund të ndezë menjëherë një debat kombëtar.

  • Lushaku: Nuk jemi të interesuar të qeverisim me LVV-në as pas 28 dhjetorit

    Lushaku: Nuk jemi të interesuar të qeverisim me LVV-në as pas 28 dhjetorit

    Jehona Lushaku nga LDK-ja në RTV21 tha se ajo e LDK-ja nuk e kanë interes që ë qeverisin me LVV-në pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

    Ajo foli edhe për takimet që zhvilluan si LDK me Nismën për një koalicion të mundshëm parazgjedhor.

    “Mendojmë që, për shkak të dallimeve edhe në pikat programore, nuk e kemi bërë koalicionin parazgjedhor,” u shpreh ajo.

    Lushaku shtoi se LDK është e hapur për koalicion me Nismën, por edhe me partitë tjera.

  • Policia gjen afër 150 mijë euro gjatë kontrollit të një veture në Prishtinë

    Policia gjen afër 150 mijë euro gjatë kontrollit të një veture në Prishtinë

    Policia e Kosovës ka sekuestruar 138 mijë e 850 euro gjatë kontrollit të një veture në Qagllavicë mbrëmjen e së mërkurës.

    Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti është inicuar si ‘Shmangie nga tatimi’.

    “Njësiti policor gjatë kontrollimit të automjetit me targa vendore ka gjetur dhe sekuestruar një shumë parashë prej 138,850 € (njëqind e tridhjetë e tetë mijë e tetëqind e pesëdhjetë euro). Lidhur me rasti në stacion policor janë sjell dy të dyshuarit meshkuj njëri shtetas gjerman dhe tjetri kosovar”, thuhet në raport.

    Me urdhër të Prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

  • 2 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për rrahje të së dashurës së tij

    2 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për rrahje të së dashurës së tij

    Gjykata Themelore në Prishtinë, të enjten, e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 2 mijë euro gjobë të akuzuarin K.G., për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” ndaj të dëmtuarës NN.

    Shpalljen e aktgjykimit e ka bërë gjyqtari Albert Haliti, pasi i akuzuari e pranoi fajësinë për veprën që i vihej në barrë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Gjyqtari Haliti, njoftoi se i akuzuari dënimin me gjobë do ta paguajë në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

    Gjykata, të akuzuarin G., e obligoi të paguajë shpenzimet e procedurës dhe atë në emër të paushallit gjyqësor shumë prej 20 euro, për ekspertizën mjekësore shumën prej 20 euro dhe në emër të Fondit për Kompensimin e Viktimave të Krimit shumën prej 20 euro.

    Pala e dëmtuar u udhëzua në kontest të rregullt juridiko-civil. Gjyqtari Haliti njoftoi se palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi në afat prej 30 ditësh në Gjykatën e Apelit.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë të ngritur më 15 janar 2020, i akuzuari K.G., ngarkohej se me datën 31 tetor 2019, në Prishtinë, për shkak të raporteve të përkeqësuara gjatë lidhjes së dashurisë, si dhe pas një mosmarrëveshje të atëçastshme në mes të tij me të dëmtuarën NN., i pandehuri me qëllim të shkaktimit të lëndimeve trupore të dëmtuarës, e sulmon fizikisht dhe i shkakton lëndime trupore plagë mbretëse në buzën e sipërme të gojës të shkaktuara nga mjeti i fortë mbretës (jo të mprehtë, i topitur), që për nga natyra e tyre, bëjnë pjesë në dëmtime të lehta trupore, me pasoja të përkohshme për shëndetin.

    Për këtë, akuzohej se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185, par.1, nënpar.1.4, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës

  • Kapen gati 139 mijë euro gjatë kontrollit të një veture në Prishtinë, dy persona përfundojnë në polici

    Kapen gati 139 mijë euro gjatë kontrollit të një veture në Prishtinë, dy persona përfundojnë në polici

    Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar 138 mijë e 850 euro gjatë një kontrollit të një automjeti në Qagllavicë.

    Rasti ka ndodhur të mërkurën.

    Policia ka ndaluar një shtetas gjerman dhe një kosovar në lidhje me rastin. Që të dy janë liruar në procedurë të rregullt.

    Rasti është iniciuar si “shmangie nga tatimi”.

    “SHMANGIE NGA TATIMI

    Qagllavicë / 03.12.2025 – 20:23. Njësiti policor gjatë kontrollimit të automjetit me targa vendore ka gjetur dhe sekuestruar një shumë parashë prej 138,850 € (njëqind e tridhjetë e tetë mijë e tetëqind e pesëdhjetë euro). Lidhur me rasti në stacion policor janë sjell dy të dyshuarit meshkuj njëri shtetas gjerman dhe tjetri kosovar. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

  • Letërnjoftim i falsifikuar i Serbisë përdoret për tjetërsimin e pronës në Prizren, arrestohet një person

    Letërnjoftim i falsifikuar i Serbisë përdoret për tjetërsimin e pronës në Prizren, arrestohet një person

    Një person në Prizren ka raportuar në policia se prona e tij i është bartur personave të tretë pa pëlqim dhe pa dijeninë e tij, me anë të një dokumenti të falsifikuar.

    Policia e Kosovës njofton se gjatë hetimeve të zhvilluara është identifikuar dhe është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet ka përdorur një letërnjoftim të falsifikuar të shtetit të Serbisë me fotografinë e tij, duke futur të dhënat e palës ankuese.

    Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “FALSIFIKIMI DOKUMETIT & MASHTRIM & LEGALIZIM I PËRMBAJTJES SË RREME

    Prizren / 2025. Është raportuar se prona e viktimës mashkull kosovar dyshohet se nga person/a të panjohur me anë të dokumenteve të falsifikuara i është bartur personave të tretë pa pëlqimin dhe dijeninë e tij. Gjatë hetimeve të zhvilluara është identifikuar dhe është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet ka përdorur një letërnjoftim të falsifikuar të shtetit të Serbisë me fotografinë e tij, duke futur të dhënat e palës ankuese. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

  • Prebreza i VV’së e konfirmon se edhe Lista Srpska ua dha votën për konstiuimin e Kuvendit Komunal në Fushë Kosovë

    Prebreza i VV’së e konfirmon se edhe Lista Srpska ua dha votën për konstiuimin e Kuvendit Komunal në Fushë Kosovë

    Lëvizja Vetëvendosje në Fushë Kosovë arriti ta zgjedhë kryesuesin e Kuvendit Komunal në Fushë Kosovë.

    Në seancën e parë të Kuvendit Komunal, e mbajtur dje, kryetari i ri Valon Prebreza nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje konfirmoi se, përveç koalicionit qeverisës, vota për konstituimin e kuvendit komunal ka ardhur edhe nga një asamblist i Listës Serbe.

    Prebreza njoftoi se për seancën konstituive nevojiteshin gjithsej 16 vota, ndërsa ai dhe ekipi i tij morën 20 vota për. Përveç partnerëve të koalicionit – AAK-së dhe PDAK-ut – votën e tyre e dhanë edhe përfaqësues nga PDK (3), LDK (1), Nisma (1), ZD (1), PLE (1) dhe Lista Serbe (1).

    Ai thotë se askush nuk i kërkoi Listës Serbe votë dhe se nuk kanë pasur marrëveshje apo koalicion me ta.

    “Pra, askush s’i ka kërkuar Listës serbe që të na mbështes e votojë e as nuk kemi koalicion me ta, sikurse mund ta shihni që vota PËR ka pasur nga të gjitha subjektet përfaqësuese në Kuvendin Komunal. Këta që sot bëjnë zhurmë në fakt ishin edhe në zgjedhjet lokale edhe në këto qendrore që duan certifikimin e Listës serbe”, shkruan ai.

  • Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së

    Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së

    Një vendim i Gjykatës Supreme i muajit nëntor, lidhur me tregun e hapur energjetik, nuk u lexua njëjtë si nga paditësi ashtu edhe nga e paditura. Supremja kishte aprovuar padinë e Odës Ekonomike të Kosovës, kundër ZRrE-së dhe kishte konstatuar se ajo shkeli ligjin kur mori vendim për t’i nxjerrë mbi 1300 biznese në tregun e hapur energjetik. Supremja shfuqizoi dy nene të vendimit të ZRRE-së.

    Megjithatë, vendimi i Supremes nxiti një tjetër përplasje mes Odës dhe ZRRE-së, meqë, Oda Ekonomike e Kosovës pas vendimit të Supremes, tha se tregu i hapur energjetik duhet të anulohet në tërësi. Ndërkohë, ZRrE, insistoi të kundërtën duke thënë se do t’i shqyrtojë të gjeturat e Supremes dhe do t’i ndryshojë këto nene. Por, këtë interpretim nuk po e pranon Oda Ekonomike e Kosovës e cila ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ZRRE-së.

    “I kemi ofru 5 ditë kohë për me reflektu edhe për shkak të mos reflektimit qoftë me vetëdije qoftë pa vetëdije ne jemi detyru që me ushtru kallëzim penal, mirë po ne nuk do të ndalemi tani jemi në fazën e dytë me juristët tanë dhe të odës që po na ndihmojnë në këtë drejtim por nuk do të dorëzohemi sepse ëshët një e drejtë ligjore që na takon. Bizneset janë dëmtu me apo pa vetëdije të ZRrE-së, ne nuk jemi fajtor që nuk është ba një përgatitje e duhur e konkurrencës për me dal në tregun e lirë, nuk jemi fajtor që nuk është përgatitë infrastruktura ligjore për me dal në tregun e lirë, nuk jemi fajtor që nuk është përgatitë infrastruktura ligjore për me dal në tregun e lirë dhe nuk jemi fajtor pse qeveria ka pas ndikim te ZRrE për me u ba një vendim aq i dhunshëm që me i nxjerrë në mënyrë të dhunshme bizneset në tregun e lirë dhe me i dëmtu.”, tha Rafuna.

    Gjykata Supreme tha se vendimi i ZRRE-së për tregun e hapur energjetik ka shkaktuar pasiguri ligjore dhe ekonomike tek konsumatorët e energjisë elektrike. Ndërsa, gjeti shkelje edhe tek kategorizimi i konsumatorëve, të cilët dolën në tregun e hapur. ZRrE konsideron se tregu i hapur energjetik vazhdon të jetë në funksion. Ndërkohë, ajo gjatë ditës nuk u përgjigj se si do të veprojë pas kallëzimit penal. Por, pavarësisht kësaj bizneset vazhdojnë të raportojnë për dëmet që iu janë shkaktuar. Nehat Geci, pronar i një fabrike për prodhimin e tjegullave thotë se tregu i hapur energjetik shkaktoi dëme të jashtëzakonshme për biznesin e tij dhe favorizoi produktet e importit, veçanërisht ato nga Serbia.

    “Po demet janë jashtëzakonisht të mëdha sepse faturat janë shumë më të shtrenjta. Edhe tjetra është që ne nuk guxojmë t’i shtrenjtojmë çmimet sepse kemi import tejet të lartë nga Serbia ne që mëremi me prodhimin e argjilës kemi konkurrence direkte nga Serbia sepse asaj iu është heke taksa që ka pas dhe kështu jemi të dëmtuar në dy anët…”, tha Geci.

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës u shpreh i bindur se bizneset do të kompensohen për dëmet që iu janë shkaktuar. Gjë për të cilën kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës u shpreh i bindur se do të kompensohen.

    “Unë prapë e theksoj ne nuk jemi fajtor që ZRrE nuk ka njerëz profesionist brenda ose nuk punëson të tillë, por, po du me shpresu që e kanë bërë pa qëllim edhe interpretimin për tregun e lirë por edhe interpretimit e vendimit të Supremes. Por, me këto veprime jo veç që po shkaktojnë vepër penale por edhe po e dëmtojnë shtetin, sepse të gjitha paditë e bizneseve që janë në tregun e lirë sipas vendimit të supremes do t’i kthehen biznesit. Biznesi do t’i bëjë padi ZRRE-së dhe do të dëmtohet edhe buxheti i shtetit sepse ZRRE nuk ka buxhet të vetin. Dhe them se ZRrE ka hyrë në një proces që aq e ka pështjellë situatën dhe kompliku procesin sa që nuk e di si do të dalë nga situata, shpresojmë në një bord të ri”

    Mes shumë kundërshtive, vendimi për tregun e Hapur energjetik hyri në fuqi më 1 qershor. Ky vendim nga ekspertë të ekonomisë është cilësuar si goditja më brutale ndaj bizneseve vendore që nga paslufta, meqë, i ka bërë prodhimet vendore të pa konkurueshme në raport me produktet e importit.