ATV

Category: Lajme

  • Specialja refuzon 40 mijë euro dorëzani për Fadil Fazliun, flet i biri

    Specialja refuzon 40 mijë euro dorëzani për Fadil Fazliun, flet i biri

    Në Gjykatën e Dhomave të Specializuara në Hagë, kërkesa për lirim me kusht e Fadil Fazliut, i cili po mbahet në paraburgim nën akuzat për pengim të administrimit të drejtësisë, është refuzuar sërish, pavarësisht dorëzanisë prej 40 mijë eurosh të ofruar nga familja.

    Në lidhje me këtë djali i tij, Fahri Fazliu, ka folur për këtë rast.

    Sipas tij, familja e ngushtë e Fadil Fazliut nuk ka pasur mundësi të sigurojë shumën e kërkuar për dorëzani. Prandaj, ndihma ka ardhur nga jashtë vendit, nga kushëriri në Australi.

    Ai shtoi se Jashar Fazliu jo vetëm ka nënshkruar dorëzaninë, por ka dorëzuar edhe certifikatën e pronës si garanci juridike.

    Megjithatë, pavarësisht kësaj garancie të madhe financiare, gjykata ka vendosur të refuzojë kërkesën dhe t’ia vazhdojë paraburgimin Fadil Fazliut edhe për dy muaj.

    “Dorëzania është bërë fillimisht nga kushëri jonë që gjinde në Australi, që është Jashar Fazliu. Sepse familja e ngushtë e zotit Fadil Fazliu, nuk kanë mundësi ta sigurojnë atë shumë. Besoj që është keqkuptuar pak. I jemi mirënjohës dhe falënderuar. Ai e ka bërë edhe dorëzaninë, e ka bërë edhe certifikatën e pronës së tij e ka lënë si dorëzani për lirimin e kushëririt të tij, Fadil Fazliu, Jashari ka qenë edhe në fakultet me Fahirun, heroin e kombit Fahri Fazliu. Sot iu është refuzuar dorëzania dhe iu është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj”, ka thënë Fazliu.

  • Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të Kosovës, kërkohet respektimi i Kushtetutës

    Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të Kosovës, kërkohet respektimi i Kushtetutës

    Seancat inauguruese në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës do të mbahen sot, duke filluar nga ora 11:00. Këto seanca shënojnë fillimin e mandatit të kryetarëve të rinj në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

    Izmir Zeqiri në Zubin Potok, Erden Atiq në Mitrovicë të Verijut, Lulzim Hetemi në Leposaviq dhe Ilir Peci në Zveçan, sot do t’ua dorëzojnë detyrën kryetarëve të rinj që vijnë nga Lista Serbe.

    Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka konfirmuar se inaugurimet do të zhvillohen në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.

    Procedurat ligjore dhe administrative të kalimit të pushtetit në komunat veriore nuk dallojnë nga ato të komunave të tjera në vend, pasi të gjitha institucionet komunale janë të obliguara të respektojnë të njëjtat rregulla të vetëqeverisjes lokale.

    Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka theksuar për RTKlive se ceremonitë inauguruese pritet të zhvillohen në përputhje të plotë me standardet e përcaktuara me ligj, duke përfshirë përdorimin korrekt të elementeve shtetërore të Republikës së Kosovës.

    Ai ka nënvizuar se në komunat veriore inaugurimi do të zhvillohet pa asnjë përjashtim sipas legjislacionit të Republikës së Kosovës, përfshirë respektimin e simboleve shtetërore dhe dy-gjuhësisë zyrtare.

    “Në çdo rast kur konstatohet mosrespektim i këtyre procedurave, MAPL do t’i shpallë të paligjshme dhe jolegjitime seancat përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ai.

    Ai ka bërë të ditur se MAPL ka krijuar ekipe për monitorimin e seancave inauguruese, të cilat do të jenë të pranishme fizikisht në të gjitha mbledhjet për të siguruar respektimin e procedurave kushtetuese dhe ligjore.

  • OVL e UÇK-së thërret konferencë për media

    OVL e UÇK-së thërret konferencë për media

    Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për media sot në ora 10:00.

    Konferenca do të zhvillohet në zyrat e OVL UÇK-së, ku pritet të adresohen çështje të rëndësishme që lidhen me zhvillimet e fundit rreth organizatës.

    Ndërkohë, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka njoftuar se protesta e radhës për përkrahjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë, do të zhvillohet edhe në Shkup më 13 dhjetor, duke filluar nga ora 13:00 në sheshin “Skënderbeu”.

    “Më 13 dhjetor, me fillim nga ora 13:00, do të protestojmë edhe në Shkup për të kërkuar drejtësi dhe për të treguar përkrahje ndaj çlirimtarëve që padrejtësisht po mbahen në burgjet e Hagës. Protesta është planifikuar të mbahet në sheshin ‘Skënderbeu’”, deklaroi Ahmeti, duke ftuar shqiptarët t’i bashkohen marshit, siç tha ai, “për të dëshmuar luftën e pastër për liri dhe pavarësi”.

    Ahmeti ka marrë pjesë edhe në protestat e mëdha të mbajtura më herët në Prishtinë dhe Tiranë në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

    Ndërkohë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, e ka cilësuar protestën e paralajmëruar nga Ahmeti si një “lëvizje të gabuar”.

    “Unë nuk e mbështes këtë ide dhe as nuk pajtohem me këtë marsh. Jam i bindur se as VLEN nuk do ta mbështesë”, ka theksuar Mickoski.

  • Ish-bashkëshortja e Bedri Hazirit akuzon familjen e Lutfi Hazirit: M’u ndalua t’i jepja lamtumirën e fundit

    Ish-bashkëshortja e Bedri Hazirit akuzon familjen e Lutfi Hazirit: M’u ndalua t’i jepja lamtumirën e fundit

    Dy ditë më parë, Lutfi Haziri njoftoi vdekjen e vëllait të tij, Bedri Haziri. Por vetëm ditë më parë, para se ai të ndërronte jetë, ish-bashkëshortja e të ndjerit, Ardita Hasani, dhe djali i tyre, e kishin denoncuar rastin në polici, duke hedhur akuza të rënda ndaj deputetin, Lutfi Haziri.

    Sipas kallëzimit të tyre, ata dyshojnë se deputeti ka ndikuar drejtpërdrejt në procesin e divorcit, duke pretenduar se qëllimi ka qenë që pasuria e Bedri Hazirit, në rast vdekjeje, të kalonte tek ai, ndërsa Ardita Hasani të mos merrte hisen që i takon ligjërisht.

    Ardita ka deklaruar se ish-bashkëshorti i saj është ndikuar dhe për këtë arsye kishte vendosur ta largonte nga shtëpia dhe të kërkonte divorc pas 27 viteve martesë.

    Sot, Ardita Hasani Haziri ka publikuar një reagim në rrjetet sociale, ku thotë se asaj nuk iu lejua të mbante një fjalë lamtumire në ceremoninë mortore të ish-bashkëshortit.

    Ajo e cilëson këtë si “padrejtësinë më të rëndë” në një nga ditët më të dhimbshme të jetës së saj.

    “U pengova të flisja, u hesht zëri im… në një ceremoni që duhej të ishte e shenjtë, m’u mohua një e drejtë njerëzore dhe morale: t’i jap burrit tim përshëndetjen që i takonte,” shkruan ajo.

    Ardita shton se edhe pse u ndalua të fliste, zëri i saj nuk do të shuhet dhe se lamtumira për të ndjerin do të jetojë përgjithmonë në zemrën e saj.

    Lutfi Haziri ka reaguar pas pretendimeve të bëra nga ish-kunata dhe nipi i tij, duke i mohuar ato kategorikisht.

  • Kosovari i dënuar për përdhunim në Britani kërkohet për një grabitje të armatosur në Kosovë

    Kosovari i dënuar për përdhunim në Britani kërkohet për një grabitje të armatosur në Kosovë

    Një shtetas nga Kosova, i cili po vuan dënimin në Mbretërinë e Bashkuar për përdhunim, po përballet me kërkesë për ekstradim nga autoritetet tona, lidhur me një grabitje të armatosur të ndodhur shtatë vjet më parë.

    Rinor Korqa, 28 vjeç, u dënua në janar të vitit 2024 me 5 vjet e 6 muaj burgim për rolin e tij në një sulm seksual ndaj një gruaje në Havering të Londrës.

    Viktima ishte ndarë nga shoqet e saj gjatë një nate jashtë, kur u sulmua nga dy burra, njëri prej të cilëve e përdhunoi ndërsa tjetri e filmoi ngjarjen, shkruan Metro.

    Tani, Korqa kërkohet nga drejtësia në Kosovë për një grabitje të armatosur të ndodhur më 22 dhjetor 2017 në rajonin e Prishtinës.

    Ai dyshohet se ka hyrë në shtëpinë e familjes Jashari në fshatin Hajvali dhe ka vjedhur një portofol me 1,500 euro, 50 dollarë, një dokument identifikimi, një monedhë ari dhe një telefon.

    Gjatë ngjarjes thuhet se ka pasur me vete një armë ose një armë imituese.

    Kërkesa për ekstradim është duke u shqyrtuar prej muajsh nga autoritetet britanike, ndërsa vendimi final do t’i takojë Sekretares së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, Shabana Mahmood.

    Korqa siç thuhet, ishte arrestuar në Britani mbi bazën e një urdhër-arresti të lëshuar nga Kosova.

    Ai ishte dënuar bashkë me Bujar Jasharin, 36 vjeç, në janar të vitit të kaluar në Gjykatën e Snaresbrook.

    Të dy u shpallën fajtorë për përdhunim lidhur me ngjarjen e 25 qershorit 2023 në Hornchurch, ku viktima ishte shkëputur nga grupi i saj dhe u sulmua nga dy burrat.

  • Parashikimi i motit për sot

    Parashikimi i motit për sot

    Sot, mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me riga shiu.

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të variojnë nga 1-4 gradë celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 8-11 gradë celsius.

    Era do ë fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

  • Vrau gruan një ditë më parë, gjendet i plagosur rëndë 50-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se tentoi vetëvrasjen

    Vrau gruan një ditë më parë, gjendet i plagosur rëndë 50-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se tentoi vetëvrasjen

    Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar i cili vrau gruan e tij, Sadjide Muslija në Ankona të Italisë, është gjetur i plagosur rëndë, dhe sipas autoriteteve dyshohet për një tentativë vetëvrasje.

    Mësohet se Muslija kishte tentuar të vetëvritej, por u gjet rreth orës 16:30 nga një gjuetar, i cili i ofroi ndihmë dhe dha alarmin. Zyra e Prokurorit të Ankonës ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tij dhe do të kryejë autopsi mbi trupin e gruas.

    Pas një dite hetimesh, karabinierët e Seksionit të Hetimeve Mjekësore u kthyen në shtëpinë ku gruaja u gjet e vrarë me goditje të forta në kokë dhe gjoks për të kërkuar gjurmë dhe objektin që dyshohet se u përdor në vrasje.

    Sipas mediave italiane, viktima u gjet dje, në shtëpinë me shenja të dhunës brutale në kafkë. Nazif Muslija, i cili më parë ishte raportuar për dhunë në familje dhe ishte arrestuar në prill për sulm ndaj gruas së tij me një sëpatë, thuhet se është larguar me një makinë Smart dhe telefoni i tij celular nuk ka qenë i arritshëm që nga mëngjesi i djeshëm.

  • Sami Lushtaku nuk pendohet për komentet ndaj Adriana Matoshit, eskalon me gjuhën: Unë i them Albinit, lidhi këto kudra

    Sami Lushtaku nuk pendohet për komentet ndaj Adriana Matoshit, eskalon me gjuhën: Unë i them Albinit, lidhi këto kudra

    Sami Lushtaku nuk ka treguar pendesë për fjalët e përdorura ndaj deputetes së VV-së, Adriana Matoshi, të cilën e kishte cilësuar gjatë ditës si “niveli i saj, sikur kur del prej një shtëpie publike”.

    Deklarata e tij ka shkaktuar reagime të shumta, me thirrje që ai të distancohet nga gjuha e përdorur.

    Megjithatë, Lushtaku duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet.

    Në një intervistë në emisionin Debat Plus, ai u shpreh se nuk ndihet fajtor dhe përdori gjuhë edhe më të ashpër:

    “Jo unë valla, hiç nuk e kam ndërru. Ju u dasht me kritiku ata (Adriana Matoshin) kur ka ka thanë u kallëshin Lushtaket. Nëse dikush e ka futur këtë gjuhë të urrejtjes, është pikërisht VV, nuk jemi ne. Asnjëherë nuk e kam sharë dikënd. Secili që del dhe e përmend emrin tim pa fakte dhe argumente ka me iu kthyer. Nuk ka mundësi që një deputete me fy, me njollos me emrin tim, në lagjen e Lushtakeve…”

    Ai shtoi se deputetet nuk kanë të drejtë të ofendojnë.

    “Nuk i lejohet një deputete ta fyejë lagjen e vendin prej nga vij unë… Prandaj unë i them Albinit: lidhi këto kudra dhe boll ka qenë”, tha ai.

  • Mickoski distancohet nga protesta për çlirimtarët në Shkup, OLV-UÇK thërret konferencë

    Mickoski distancohet nga protesta për çlirimtarët në Shkup, OLV-UÇK thërret konferencë

    Protesta e radhës në mbështetje të çlirimtarëve të Kosovës që po mbahen në paraburgim në Hagë, raportohet se do të mbahet më 13 dhjetor në Shkup, lajm këtë të cilin e ka bërë të ditur Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

    E në lidhje me këtë ka reaguar kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke thënë se nuk e mbështet këtë marsh.

    “Me këtë protestë po mundohen të mobliziohen para Kongresit të partisë. Me këtë ata vetëm po e vërtetojnë se do ta kenë shumë të vështirë që në të ardhmen të gjejnë partner të koalicionit. Unë nuk e mbështes këtë ide dhe as nuk pajtohem me këtë marsh. Jam i bindur që as VLEN nuk do ta mbështesë”, u shpreh ai.

    Pas kësaj, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thirrur konferencë për media nesër në ora 10:00.

  • AKU bllokon 51 tonë misër, ishte importuar nga Serbia

    AKU bllokon 51 tonë misër, ishte importuar nga Serbia

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri ka sekuestruar 51 tonë misër për bagëti i importuar nga Serbia.

    Analizat e para të kryera kanë rezultuar me prani të Aflatoksinës B1 tek misri.

    Aflatoksina B1 përmes kafshës kalon në organizmin e njeriut, kryesisht përmes qumështit dhe prania e saj në sasi të mëdha sjell probleme të rënda shëndetësore tek njeriu.

    Aktualisht AKU asgjësoi 25 ton misër për bagëtitë të kontaminuar, analizat e rikonfirmimit të të cilit treguan prani të Aflatoksinës. Ndërkohë ngarkesa tjetër prej 25 tonë është sekuestruar deri në përgjigjen rikonfirmuese të analizave. AKU thekson se nuk do të tolerohet asgjë që mund të rrezikojë shëndetin e konsumatorit.