ATV

Category: Lajme

  • Betohet Gjini në Gjakovë, një pozitë të lartë i jep kandidatit të LDK-së

    Betohet Gjini në Gjakovë, një pozitë të lartë i jep kandidatit të LDK-së

    Gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Gjakovës.

    Në këtë mbledhje është bërë betimi i anëtarëve të rinj të Kuvendit si edhe i Kryetarit të Komunës, Ardian Gjini.

    Po ashtu gjatë mbledhjes është zgjedhur edhe Kryesuesi i Kuvendit, Shefqet Shehu nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

    Nga 35 asambleistë të pranishëm, me votim të fshehtë, 24 prej tyre votuan pro.

  • Rizvanolli mohon se zyrtarë të Qeverisë dhe LVV kanë lidhje me EFT: Është komplet gënjeshtër

    Rizvanolli mohon se zyrtarë të Qeverisë dhe LVV kanë lidhje me EFT: Është komplet gënjeshtër

    Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka mohuar që ndonjë zyrtarë i Qeverisë dhe i Lëvizjes Vetëvendosje ka lidhje me kompaninë EFT, dhe se Kosova nuk ka importuar energji elektrike nga EFT.

    Ajo në një konferencë për media tha se raportimet për këto janë të pavërteta, apo siç tha, janë gënjeshtra.

    “Ju kam ftuar për të adresuar një sërë të pavërtetash që kanë qarkulluar që një kohë dhe kanë kulmuar gjatë javëve të fundit në lidhje me sektorin e energjisë. E para, po thuhet disi se Qeveria dhe Lëvizja Vetëvendosje janë të lidhura me kompaninë EFT. Dua ta them qartë: asnjë zyrtar i Qeverisë dhe i Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka asnjë lidhje me EFT-ën. Është komplet gënjeshtër. E dyta; po thuhet se Kosova po importon nga EFT. Nuk ekziston asnjë fakt që Kosova ka importuar nga EFT gjatë qeverisjes sonë, edhe kjo është komplet gënjeshtër. E treta; po keqinterpretohen qëllimshëm të dhënat e ankandeve të kapaciteteve ndërkufitare, të cilat EFT i shfrytëzon për të bartur energjinë transit në shtete tjera përmes kufijve energjetikë të Kosovës, për të krijuar bindjen se Kosova po blen nga EFT, që është pra komplet gënjeshtër. E katërta; po flitet për temën e importit të energjisë, thuajse është Qeveria ajo që blen energji. Në fakt, dua t’iu rikujtoj që Qeveria nuk blen energji fare, ndërsa pjesa dërmuese në Kosovë blihet nga KEDS dhe KESCO për furnizim dhe humbje në rrjet, respektivisht. Këto kompani, siç e dini, janë privatizuar, para se më dhjetë vjetësh”, tha ajo.

  • Therje me thikë brenda shkollës në Prizren, 13-vjeçari plagos 19-vjeçarin

    Therje me thikë brenda shkollës në Prizren, 13-vjeçari plagos 19-vjeçarin

    Një 13-vjeçar ka sulmuar me thikë një 19-vjeçar gjatë përleshjes mes disa nxënësve në shkollën fillore “Emin Duraku” në Prizren.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme dhe se i dyshuar për rastin është një 13-vjeçar.

    “Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe nga të dhënat e mbledhura është mësuar se pas një zënke ndërmjet dy të rinjve, njëri prej tyre, mashkull 13-vjeçar, e ka goditur me një mjet të mprehtë viktimën, mashkull 19-vjeçar”, ka thënë Bytyqi.

    Bytyqi bëri me dije se i lënduari është dërguar në Ndihmën e Shpejtë të qytetit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

    “Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe, në bashkërendim me të, po vazhdojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave’, tha më tej ai

  • Incident i rëndë në Prizren: 13-vjeçari godet me thikë 19-vjeçarin pranë një shkolle

    Incident i rëndë në Prizren: 13-vjeçari godet me thikë 19-vjeçarin pranë një shkolle

    Një incident i rëndë është raportuar sot paradite pranë shkollës fillore “Emin Duraku” në Prizren, ku një zënkë ndërmjet dy të rinjve ka përfunduar me përdorimin e një mjeti të mprehtë.

    Sipas Policisë, një 13-vjeçar e ka goditur me thikë një 19-vjeçar, i cili ka pësuar lëndime dhe është dërguar menjëherë në Ndihmën e Shpejtë të qytetit. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

    “Sot, më datën 05.12.2025, në orët e paradites është raportuar për një përleshje pranë shkollës fillore ‘Emin Duraku’ në Prizren. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe nga të dhënat e mbledhura është mësuar se pas një zënke ndërmjet dy të rinjve, njëri prej tyre, mashkull 13-vjeçar, e ka goditur me një mjet të mprehtë viktimën, mashkull 19-vjeçar. I lënduari është dërguar në Ndihmën e Shpejtë të qytetit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe, në bashkërendim me të, po vazhdojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave”, ka deklaruar Bytyqi.

  • Abdixhiku takohet me Ambasadorin e Francës, thekson rëndësinë e mbështetjes franceze për integrimin evropian të Kosovës

    Abdixhiku takohet me Ambasadorin e Francës, thekson rëndësinë e mbështetjes franceze për integrimin evropian të Kosovës

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

    Në njoftimin e lëshuar nga LDK thuhet se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend dhe qëndrimet e LDK-së ndaj proceseve aktuale.

    Takimi u përqendrua po ashtu edhe në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit dhe në theksimin e rëndësisë së mbështetjes ndërkombëtare për Kosovën.

    Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për përkrahjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës, veçanërisht në proceset shtetformuese dhe zhvillimore. Ai theksoi se mbështetja e Francës është kyçe për avancimin e aspiratave të Kosovës drejt zhvillimit të qëndrueshëm, stabilitetit dhe integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.

    Ky takim nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Francës, si një partner i besueshëm në rrugën drejt integrimeve evropiane.

  • Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut

    Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut

    Ukraina ka akuzuar Rusinë për transferimin e fëmijëve ukrainas të rrëmbyer në “kampe të ri-arsimimit”, një praktikë që është dënuar gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar.

    Kjo u bë e ditur gjatë një seance në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku avokatja dhe ekspertja për të drejtën ndërkombëtare, Kateryna Rashevska, paraqiti informacion të detajuar mbi këto veprime.

    Rashevska theksoi se qëllimi i këtyre kampeve është i dyfishtë: përveç “ri-arsimimit” dhe trajnimit të ideologjisë pro-ruse, fëmijët largohen nga familjet e tyre dhe nga ndikimi i komunitetit të tyre të lindjes, duke krijuar një situatë të thellë pasigurie dhe traumatike.

    Sipas Rashevskas, skema ka evoluar me kalimin e kohës. Më parë, fëmijët mbaheshin brenda territorit të Rusisë dhe Bjellorusisë, ku kthimi i tyre, edhe pse i komplikuar, ishte më i mundur.

    Megjithatë, tani ka indikacione se të miturit po dërgohen në Korenë e Veriut, një vend me politikat më të rrepta të kontrollit shtetëror dhe të izolimit nga komuniteti ndërkombëtar. Ky zhvillim e bën rikthimin dhe kthimin e fëmijëve ukrainas jashtëzakonisht të vështirë, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë, mirëqenien dhe të drejtat e tyre themelore.

    Komuniteti ndërkombëtar është shprehur i shqetësuar për këto praktika dhe ka bërë thirrje për hetime të pavarura dhe masa për të siguruar kthimin e fëmijëve në familjet e tyre, duke dënuar çdo akt që shkel të drejtat e fëmijëve dhe ligjet ndërkombëtare.

  • Ndeshje interesante këtë fundjavë në Premierligë

    Ndeshje interesante këtë fundjavë në Premierligë

    Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 15-të në Premierligën angleze.

    Kampioni aktual Liverpool e cila është në krizë të rezultateve luan në udhëtim tek Leeds United,ku synon që të shënoj fitore kurse në anën tjetër Leeds do të mundohet që ta thelloj edhe më shumë krizën e “The Reds”

    Në anën tjetër lideri aktual Arsenal i shkon në udhëtim Aston Villas,ku londinezët do të synojnë të vazhdojnë formën fantastike,teksa Villa do të mundohet që të ndal dominimin e ekipit të Mikel Artetës dhe të marrë pikë nga kjo ndeshje e vështirë.

    Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në Angli Manchester City e pret Sunderlandin në Etihad,teksa Chelsea luan në udhëtim tek Bournemouth.

    Man United do të jetë mysafir i Ëolverhamptonit,kurse Tottenham dhe Neëcastle United do takohen kundër Brentford-it respektivisht  Burnley-it.

  • Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaçit!

    Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaçit!

    Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar datën për fillimin e procesit gjyqësor në rastin e dytë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

    Në njoftimin e fundit të Speciales, bëhet e ditur se gjyqi i dytë kundër Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit nis më 24 shkurt 2026.

    Bazuar në urdhër, do të zhvillihet një bllok i vetëm deri më 6 mars, gjatë që cilit, do të bëhet paraqitja kryesore e provave nga Prokuroria e Specializuar.

  • Një vit nga arrestimi i Fadil Fazliut, djali i tij: Po e mohojnë brutalisht takimin mes babait dhe të birit – kjo s’është drejtësi

    Një vit nga arrestimi i Fadil Fazliut, djali i tij: Po e mohojnë brutalisht takimin mes babait dhe të birit – kjo s’është drejtësi

    Sot shënohet një vit nga arrestimi i Fadil Fazliut nga Gjykata Speciale në Hagë, nën akuzat për pengim të drejtësisë. Ky përvjetor është përcjellë me një reagim të fuqishëm nga djali i tij, i cili ka denoncuar atë që e quan “padrejtësi të kamufluar”.

    Në një shkrim të publikuar, Fahriu ka treguar dhimbjen dhe zhgënjimin e tij, duke theksuar se prej një viti nuk i është lejuar të takojë të atin, ndonëse vizitat nga ana e tij kanë qenë të mundshme.

    “Sot bëhet një vit nga arrestimi nga Gjykata Speciale në Hagë dhe një vit që nuk e kam parë babain tim, Fadil Fazliu. Jo pse unë nuk kam mundur ta vizitoj, por sepse dikush ka vendosur t’i mohojë brutalisht një nga të drejtat më themelore të njeriut – takimin mes një babai dhe birit.

    Kjo nuk është drejtësi. Kjo është padrejtësi e kamufluar. Përqafimi ynë nuk paraqet rrezik për askënd, por heshtja ndaj kësaj padrejtësie po,” ka shkruar ai.

    Pavarësisht situatës së rëndë emocionale, familja thotë se nuk e ka humbur shpresën dhe nuk do të tërhiqet nga kërkimi i drejtësisë.

    “Megjithatë, ne nuk i ulim sytë. Babai im mund të jetë fizikisht pas hekurave, por shpirti i tij është i lirë dhe i pathyeshëm. Ashtu siç nuk kanë arritur t’i robërojnë shpirtërat e idealistëve as regjimet më të egra që ka njohur njerëzimi. Liri dhe drejtësi për çlirimtarët!”

  • Të hënën hidhet shorti për renditjen në fletëvotime, partitë mund të tërhiqen nga gara dy ditë para

    Të hënën hidhet shorti për renditjen në fletëvotime, partitë mund të tërhiqen nga gara dy ditë para

    Partitë politike të certifikuara nga KQZ për zgjedhjet e 28 dhjetorit kanë mundësinë të tërhiqen nga garimi dy ditë para tërheqjes së shortit për renditjen në fletëvotim.

    Sipas planit të KQZ-së, shorti parashikohet të tërhiqet të hënën, më 8 dhjetor. Përveç partive të mëdha që marrin pjesë në garën e 18 dhjetorit, KQZ ka certifikuar edhe disa subjekte të vogla dhe iniciativa që garojnë të vetme.

    Mbetet të shihet nëse ato do të garojnë të vetme apo do të tërhiqen për t’iu bashkuar ndonjë subjekti më të madh politik.