ATV

Category: Lajme

  • Ekipi i ATV-së raportoi për parregullsi në një qendër votimi në Rahovec

    Ekipi i ATV-së raportoi për parregullsi në një qendër votimi në Rahovec

    Ekipi i ATV ka raportuar për parregullsi në qendrën e votimit në Fshatin Fortesë, në komunën e Rahovecit.

    Sipas Besnik Popajt, menaxher i qendrës, rreth orës 9:17 ka pasur një ndërprerje të rrymës deri në orën 10:30, e cila ka pamundësuar mbarëvajtjen normale të procesit zgjedhor për shkak të mungesës së ngrohjes.

    Gjithashtu, janë vërejtur probleme me fletëvotimet, disa prej të cilave ishin të nënvizuara:

    “Komisionerët dhe kryesuesit kanë hasur në disa fleta të votimit në të cilat janë disa shenja të pikësimit,” tha Popaj.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Voton Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër nga LDK

    Voton Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër nga LDK

    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka ushtruar të drejtën e tij të votës.

    Ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë për të ardhmen e tyre.

    “…Uroj që qytetarët e Kosovës në këtë ditë të rëndësishme që e përcakton fatin e 4 viteve të ardhshme të tyre, të zgjedhin për zhvillim, stabilitet për të ardhme euroatlantike të Republikës së Kosovës dhe të largohen nga zymtësia, bllokada që na ka shoqëruar në këto vite…”, theksoi ai.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Personat me aftësi të kufizuara përballen me vështirësi serioze në procesin e votimit në Mitrovicë

    Personat me aftësi të kufizuara përballen me vështirësi serioze në procesin e votimit në Mitrovicë

    Myrvete Hasani, drejtoreshë e Handikos në Mitrovicë, në një lidhje direkte për ATV-në ka ngritur shqetësimin se personat me aftësi të kufizuara vazhdojnë të mbesin të anashkaluar, veçanërisht gjatë proceseve zgjedhore.

    Sipas saj, edhe pse ekzistojnë ekipe mobile për t’u mundësuar votimin kësaj kategorie, ato nuk po arrijnë t’i mbulojnë të gjithë personat në nevojë. Hasani theksoi se kushtet fizike në vendvotime janë ende të papërshtatshme.

    “…Unë vetë jam person me aftësi të kufizuara dhe me shumë vështirësi arrij të shkoj deri në katin e tretë për të votuar. Personat me aftësi të kufizuara kanë dëshirë të votojnë, por nuk kanë kushte…”, është shprehur ajo për ATV-në.

    Hasani shtoi se, ndonëse kanë pasur vizita nga deputetë dhe përfaqësues institucionalë, premtimet e dhëna kanë mbetur vetëm në nivel deklaratash, pa u shoqëruar me veprime konkrete.

    Ajo kërkon angazhim më serioz institucional për të garantuar të drejtën e votës dhe qasje të barabartë për personat me aftësi të kufizuara.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Voton Bedri Hamza, kandidati për kryeministër nga PDK

    Voton Bedri Hamza, kandidati për kryeministër nga PDK

    Ka votuar edhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza.

    Ai ka ftuar qytetarët të dalin e të votojnë.

    “…Ftoj qytetarët të votojnë sipas bindjes së lirë, vullnetit të tyre. Shpresoj të jetë ditë e qetë, ditë e mirë, qytetarët të votojnë në mënyrë demokratike. Pres që gjithçka të shkojë mbarë. Deri tash nuk kam ndonjë informacion për ndonjë problem. Uroj të mos ketë…”, tha Hamza.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Prokurorja Pula për ATV-në: Incidentet e vogla po raportohen, pritet të trajtohen brenda ditës

    Prokurorja Pula për ATV-në: Incidentet e vogla po raportohen, pritet të trajtohen brenda ditës

    Prokurorja Laura Pula ka deklaruar për ATV-në se gjatë ditës së sotme janë raportuar disa incidente të vogla, por ato pritet të trajtohen brenda ditës.

    Sipas saj, duke u bazuar në përvojën nga zgjedhjet e kaluara, statistikat kanë treguar se zakonisht nuk ka shumë raste që duhet të trajtohen si vepra penale. Ajo shprehu shpresën që edhe kësaj here të mos ketë raste të tilla.

    “…Incidentet e vogla janë duke u raportuar, por duhet të trajtohen gjatë ditës. Duke u bazuar edhe në zgjedhjet e kaluara, statistikat kanë treguar se nuk ka shumë raste të cilat duhet të trajtohen si vepër penale. Uroj të mos e kemi as sot, por edhe nëse ka, ne këtu jemi…”, tha Pula.

    Prokuroria, theksoi Pula se mbetet në gatishmëri për të vepruar në rast se paraqiten shkelje që kërkojnë trajtim penal.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Voton Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga LVV

    Voton Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga LVV

    Në prononcimin e tij pas votimit, Kurti ka inkurajuar të gjithë qytetarët që të dalin dhe të votojnë.

    “…I ftoj të gjithë qytetarët që ta ushtrojnë të drejtën, ta përdorin mundësinë për t’u përcaktuar për përbërjen e Kuvendit të ardhshëm…”, deklaroi Kurti.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Parregullsi të tjera në Prishtinë: Mungesë zyrtarësh në Fakultetin Juridik

    Parregullsi të tjera në Prishtinë: Mungesë zyrtarësh në Fakultetin Juridik

    Parregullsitë në disa qendra të votimit në Prishtinë po vazhdojnë. Ekipi i ATV-së raportoi nga Fakulteti Juridik, ku qytetarët janë përballur me mungesë të zyrtarëve për orientim dhe informim.

    Gazetarja Pranvera Krasniqi, nga vendi i ngjarjes e konfirmoi mungesën e zyrtarëve për t’i udhëzuar qytetarët.

    “Me të hyrë këtu pamë një valë të qytetarëve që vetëm endeshin koridoreve në mungesë të zyrtarëve që do të duhej të qëndronin për t’i udhëzuar qytetarët,” deklaroi gazetarja.

    Ekipi i ATV-së intervistoi edhe një qytetar, Osman Osmanin, i cili për ta konfirmuar tregoi përvojën e tij gjatë qëndrimit në Fakultetin Juridik.

    “U sorollata diku 10–15 minuta, më në fund më ndihmoi dikush. Më përpara ka qenë një tavolinë dhe ka qenë dikush me të orientu, e sot nuk ishte askush,” tha qytetari.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • KQZ e konfirmon: S’ka telashe, të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë

    KQZ e konfirmon: S’ka telashe, të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka konfirmuar se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë.

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se procesi i votimit ka nisur në gjithë Kosovën, pa asnjë telashe.

    “Ju njoftojmë se në orët e hershme të mëngjesit, materiali zgjedhor, përfshirë fletëvotimet, është shpërndarë në të gjitha qendrat e votimit. Procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë. Sot procesi i votimit do të zhvillohet në 948 qendra të votimit. Numri i qytetarëvee me të drejtë vote është 1 milion e 999 mijë, që janë shpërndarë në 38 komuna”, tha Elezi në një konferencë për media.

    Elezi foli edhe për rezultatet.

    “…KQZ-ja ka bërë përgatitjet që gjatë ditës së sotme të transmetojë të dhënat në disa orare të ndryshme dhe në mbrëmje transmetimin e rezultateve. Në bazë të përgatitjeve që janë bërë, besojmë se para orës 20:00 do të fillojmë me rezultatet e para”, tha ai.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Familjarë kujdes: Mos ushtroni ndikim në votimin e të afërmve, ja çfarë ju pret ligjërisht

    Familjarë kujdes: Mos ushtroni ndikim në votimin e të afërmve, ja çfarë ju pret ligjërisht

    Avokati Asdren Bytyqi në studion e ATV-së, ka paralajmëruar qytetarët që të shmangin në çdo formë ndikimin në votimin e familjarëve, duke theksuar se një veprim i tillë mund të përbëjë vepër penale.

    “…Kushdo që vërtetohet se mund të ndikojë te votuesi, pra ushtron ndikim të paligjshëm në votimin e tij (e që kjo mund të ndodhë në situata të caktuara kur zakonisht familjarët detyrohen nga familjarë të tjerë), mund të përbëjë vepër penale…”, theksoi avokati Bytyqi.

    Ai shtoi se organet përgjegjëse duhet të jenë vigjilente gjatë gjithë procesit zgjedhor, ndërsa komisionerët në qendrat e votimit kanë rol kyç në parandalimin e parregullsive.

    Bytyqi rikujtoi se në të kaluarën janë evidentuar raste të manipulimit të votave, duke kërkuar vëmendje të shtuar dhe zbatim rigoroz të ligjit për të garantuar një proces të drejtë dhe të lirë zgjedhor.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Ekipi i ATV-së raporton telashe në Prishtinë, ja për çfarë bëhet fjalë

    Ekipi i ATV-së raporton telashe në Prishtinë, ja për çfarë bëhet fjalë

    Ekipi i televizionit ATV ka raportuar sot për parregullësi të evidentuara në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë, një nga qendrat më të mëdha në kryeqytet.

    Gazetarja e ATV-së, Pranvera Krasniqi, e cila raportoi nga vendi i ngjarjes, bëri të ditur se procesi është shoqëruar me probleme të shumta teknike dhe organizative.

    Sipas saj, procesi nuk ka nisur në kohën e paraparë, derisa janë shfaqur edhe vështirësi me funksionimin e kamerave.
    “Pati shumë probleme, procesi nuk nisi në kohë, nuk funksiononin kamerat, kamerat nuk po funksionojnë as tash…”, deklaroi gazetarja Krasniqi.

    ATV bën të ditur se situata po përcillet nga afër!

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm: