ATV

Category: Lajme

  • Rrezik nga ngricat, Policia apelon për kujdes të shtuar ndaj qytetarëve

    Rrezik nga ngricat, Policia apelon për kujdes të shtuar ndaj qytetarëve

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi të shtuar gjatë këtyre ditëve me temperatura të ulëta, duke shmangur çdo veprim që mund të rrezikojë sigurinë në rrugë dhe në hapësira publike, si rrugët, trotuaret dhe hapësirat e tjera.

    Policia ka drejtuar një apel të veçantë edhe për pronarët e autolarjeve, duke i ftuar ata që të kenë kujdes të shtuar gjatë pastrimit të veturave, veçanërisht në derdhjen e ujërave në rrugë dhe trotuare, pasi kjo mund të shkaktojë krijimin e ngricave, shkruan IndeksOnline.

    Sipas Policisë, ngricat paraqesin rrezik serioz për sigurinë e trafikut rrugor, duke rritur mundësinë e aksidenteve dhe duke rrezikuar drejtpërdrejt edhe këmbësorët.

    Në këtë drejtim, Policia e Pejës ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me organet kompetente komunale, do të ndërmarrë masa të shtuara kontrolli dhe do të zbatojë masa ligjore ndaj të gjithë atyre që shkelin këto rregulla.

    “Policia mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët dhe apelon për bashkëpunim,” thuhet në njoftimin e Policisë.

  • 44 aksidente rrugore e mbi 1400 gjoba trafiku brenda 24-të orëve të fundit

    44 aksidente rrugore e mbi 1400 gjoba trafiku brenda 24-të orëve të fundit

    44 aksidente trafiku janë shkaktuar brenda 24-të orëve në vendin tonë. Nga 44 aksidente,

    16 janë me të lënduar dhe 28 me dëme materiale.

    Po ashtu është bërë e ditur se gjatë kësaj periudhe kohore janë shqiptuar 1407 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut rrugor.

    15 persona janë arrestuar, 14 janë dërguar në mbajte.

  • Policia e Kosovës e kap me drogë në kufi të riun nga Shqipëria

    Policia e Kosovës e kap me drogë në kufi të riun nga Shqipëria

    Policia e Kosovës e ka kapur me substanca nartkoike një person në pikën kufitare në Vërmicë, ndaj të cilit tashmë është iniciuar hetimi për vepër penale.

    Sipas informacioneve të para, i dyshuari është shtetas i Shqipërisë, te i cili pas kontrollit, është gjetur një sasi e marihuanës.

    Droga është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është shoqëruar për t’u intervistuar lidhur me rastin.

    Nga PK kanë njoftuar se me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

    “PKK Vërmicë  11.01.2026 – 13:05. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari shtetas i R. Shqipërisë pasi që, gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar rreth 4.13 gram marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

  • Trump thotë se Teherani ka propozuar bisedime, ndërsa raportohet për të paktën 544 të vrarë nga protestat në Iran

    Trump thotë se Teherani ka propozuar bisedime, ndërsa raportohet për të paktën 544 të vrarë nga protestat në Iran

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të dielën se Irani propozoi negociata pas kërcënimit të tij për të goditur Republikën Islamike për shkak të shtypjes së protestuesve, ndërsa aktivistët njoftuan se numri i të vdekurve ishte rritur në të paktën 544.

    Sipas një raporti nga Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut me seli në SHBA, mbi 10,600 persona janë arrestuar gjithashtu gjatë dy javëve të protestave, dhe 48 nga viktimat ishin personel sigurie, dhe 496 ishin demonstrues.

    Duke folur me gazetarët të dielën në mbrëmje në bordin e Air Force One, Trump tha: “Mendoj se janë të lodhur duke u goditur nga Shtetet e Bashkuara.” “Irani dëshiron të negociojë”.

    Ai shtoi: “Takimi po caktohet, por mund të na duhet të veprojmë për shkak të asaj që po ndodh para takimit. Por një takim po caktohet. Irani bëri thirrje; ata duan të negociojnë”.

    Komentet e Trump pasuan kërcënimet e tij të përsëritura për të ndërhyrë ushtarakisht nëse autoritetet iraniane vazhdojnë shtypjen e tyre vdekjeprurëse ndaj protestuesve.

    Nuk pati asnjë konfirmim të menjëhershëm nga Irani për ofertën për një takim, por Teherani javën e kaluar u zotua për hakmarrje nëse Uashingtoni ndërhyn ushtarakisht për shkak të protestave.

    Republika Islamike paralajmëroi se ushtria amerikane dhe Izraeli do të ishin “objektiva legjitime” nëse Amerika përdor forcën për të mbrojtur demonstruesit.

    I pyetur të dielën për kërcënimet e Iranit për hakmarrje, Trump tha: “Nëse e bëjnë këtë, ne do t’i godasim në nivele që nuk janë goditur kurrë më parë”.

    “Ushtria po e shqyrton këtë dhe po shqyrtojmë disa mundësi shumë të forta”, tha presidenti amerikan.

    Megjithatë, analistët besojnë se vendosja masive e vazhdueshme ushtarake amerikane në Karaibe është një faktor që Pentagoni dhe planifikuesit e sigurisë kombëtare të Trump duhet ta marrin në konsideratë nëse Uashingtoni vendos të ndërhyjë në Iran.

    Sipas Trump, administrata e tij ishte në bisedime për të caktuar një takim me Teheranin, por ai paralajmëroi se mund të duhet të veprojë i pari, ndërsa raportet për numrin e të vdekurve në Iran rriten dhe qeveria vazhdon të arrestojë protestuesit.

    Demonstratat filluan më 28 dhjetor për shkak të rënies së monedhës iraniane rial, e cila tregtohet me mbi 1.4 milion për 1 dollar, ndërsa ekonomia e vendit është goditur nga sanksionet ndërkombëtare, pjesërisht të vendosura për shkak të programit të saj bërthamor.

    Protestat u intensifikuan dhe u shndërruan në thirrje që sfidonin drejtpërdrejt teokracinë e Iranit.

    Me ndërprerjen e internetit në Iran dhe ndërprerjen e linjave telefonike, matja e demonstratave nga jashtë është bërë më e vështirë, dhe media ndërkombëtare nuk ka qenë në gjendje të vlerësojë në mënyrë të pavarur numrin e viktimave. Qeveria e Iranit nuk ka ofruar shifra të përgjithshme të viktimave.

    E ata jashtë vendit kanë frikë se ndërprerja e informacionit po i inkurajon ekstremistët brenda shërbimeve të sigurisë së Iranit për të nisur një goditje të përgjakshme.

  • Shtyhet seanca gjyqësore në rastin e njohur si “53-milionëshi”

    Shtyhet seanca gjyqësore në rastin e njohur si “53-milionëshi”

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është anuluar seanca e së hënës në rigjykimin ndaj Pal Lekajt, Eset Berishës, Nebih Shatrit dhe Besim Tahirit, të akuzuar për keqpërdorim të detyrës lidhur me autostradën “Arbën Xhaferi”. Shkak për anulimin e seancës është mospërfundimi i ekspertizës financiare.

    Në këtë rast, Pal Lekaj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Eset Berisha, në cilësinë e këshilltarit të lartë politik i tij, Nebih Shatri, si sekretar i përgjithshëm në këtë ministri dhe Besim Tahiri, si drejtor i prokurimit publik në MI, ngarkohen nga prokuroria për keqpërdorim të detyrës zyrtare në bashkëkryerje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Nga zyra e gjykatëses Violeta Namani-Hajra konfirmuan se seanca e planifikuar për sot nuk mbahet për shkak se nuk është kryer ende ekspertiza financiare, ndërkaq e radhës caktohet pas pranimit të ekspertizës.

    Ndryshe, kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani-Rama ka refuzuar kërkesën për përjashtimin e kryetares së trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra nga gjykimi i rastit të njohur si “53-milionëshi”, kërkesë kjo e parashtruar nga i akuzuari Eset Berisha.

    Gjykata Themelore në Prishtinë më 31 janar 2024 i shpalli fajtorë dhe i dënoi me 10 vjet e 3 muaj burigm (së bashku): Pal Lekajn, Eset Berishën, Nebih Shatrin dhe Besim Tahirin për rastin e njohur si “53-milionëshi”.

    Sipas aktgjykimit të Themelores, Pal Lekaj u dënua me 3 vjet e 8 muaj burgim efektiv. Ndaj tij, gjykata shpalli edhe dënim plotësues, ndalimi i ushtrimit të funksionit publik në administratë publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 3 vjetësh e 6 muaj.

    Nebih Shatri u dënua me 1 vit e 8 muaj burgim, kurse Besim Tahiri u dënua me 1 vit e 8 muaj burgim. Ndaj tyre u shpall edhe dënim plotësues, ndalim i ushtrimit të funksionit publik në administratë publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 2 vjetësh. Ndërsa, Eset Berisha u dënua me 3 vjet e 3 muaj burgim.

    Po ashtu, ndaj Berishës u shpall edhe dënimi plotësues ndalimi i ushtrimit të funksionit publik në administratë publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 3 vjetësh.

    Por, Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin ndaj Pal Lekajt, Eset Berishës, Nebih Shatrit dhe Besim Tahirit.

    “Betimi për Drejtësi” kishte raportuar lidhur me përmbajtjen e vendimi të plotë të përpiluar nga Themelorja në Prishtinë, duke publikuar gjetjet e gjykatës nga mbrojtja e të akuzuarve dhe gjetjet nga deklaratat e dëshmitarëve. Po ashtu, edhe për gjetjet e Apelit.

    Sipas aktakuzës së ngritur më 4 shkurt 2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Pal Lekaj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, si sekretar  i përgjithshëm në këtë ministri, në bashkëveprim dhe me dashje edhe me të pandehurin Besim Tahiri, drejtor i prokurimit publik në MI, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare me rastin e ndarjes së 53 milionë eurove për konsorciumin “Bechtel &Enka”, për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit apo e njohur ndryshe si autostrada “Arbën Xhaferi”.

  • Shqyrtohet ankesa e Millosh Pleskoviçit, i dënuar për krime lufte

    Shqyrtohet ankesa e Millosh Pleskoviçit, i dënuar për krime lufte

    Gjykata Themelore në Prishtinë do të shqyrtojë nga ora 10:00 ankesën e Millosh Pleskoviçit, i dënuar për krime lufte.

    Në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të mbahet seancë gjyqësore ndaj Millosh Pleskoviçit, i cili akuzohet për krime lufte në zonën e Prizrenit.

    Gjatë kësaj seance pritet të shqyrtohet ankesa ndaj vendimit të gjykatës. Në korrik të vitit 2025, Pleskoviç ishte dënuar me 15 vjet burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

    I akuzuari është urdhëruar gjithashtu të paguajë shpenzimet e procedurës penale, përfshirë paushallin gjyqësor prej 200 eurosh, si dhe 100 euro të tjera për taksën e kompensimit për viktimat e krimit.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Pleskoviç gjatë viteve 1998–1999, në Prizren, në bashkëkryerje me një grup serbësh të armatosur, ka vrarë tre civilë shqiptarë dhe ka plagosur disa të tjerë.

    Ndër të tjera, ai akuzohet se, duke vepruar si pjesë e një grupi të armatosur prej 7–8 personash të nacionalitetit serb, më 1 shtator 1998, në Prizren, ka ndalur papritmas viktimat R.D., B.D. dhe F.B., të cilët së bashku me të dëmtuarit Fevzi Cana, Xhenger Cana dhe Bashkim Kastrati po shkonin drejt malit.

    Sipas aktakuzës, ata fillimisht janë fyer në gjuhën serbe nga grupi i armatosur, në mesin e të cilit ishte parë edhe i akuzuari Pleskoviç.

    Në një moment, thuhet se Pleskoviç ka filluar të gjuajë me armë të tipit “Kallashnikov”, ku si pasojë e të shtënave në vendin e ngjarjes mbetën të vrarë R.D., B.D. dhe F.B., ndërsa të dëmtuarit Xhenger Cana, Fevzi Cana dhe Bashkim Kastrati kanë shpëtuar.

  • Bllokohen akset Zallë–Dardhë dhe Zallë–Reç prej rrëshqitjes së shpatit të malit

    Bllokohen akset Zallë–Dardhë dhe Zallë–Reç prej rrëshqitjes së shpatit të malit

    Prej rrëshqitjes së shpatit të malit raportohet se janë bllokuar akset Zallë–Dardhë dhe Zallë–Reç.

    Si pasojë e rrëshqitjeve, rrugët kanë qenë tërësisht të bllokuara për disa orë.

    Bashkia Dibër ka punuar gjatë gjithë natës për pastrimin dhe hapjen e rrugës që lidh zonën me qytetin e Peshkopisë.

    Po ashtu vijon puna edhe për hapjen e rrugëve në njësinë administrative Sllovë.

    Reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar vështirësi të mëdha, veçanërisht në fshatrat e thella, ku trashësia e borës në disa zona ka kaluar mbi 40 centimetra.

    Mësohet se autoritetet vendore janë në terren dhe po punojnë për normalizimin e situatës.

  • Trump me opsione ushtarake ‘shumë të forta’, ndërsa qindra vriten në protestat e Iranit

    Trump me opsione ushtarake ‘shumë të forta’, ndërsa qindra vriten në protestat e Iranit

    Presidenti Donald Trump thotë se ushtria amerikane po shqyrton “opsione shumë të forta” në Iran, ndërsa protestat antiqeveritare, të cilat thuhet se kanë vrarë qindra persona, hyjnë në javën e tretë.

    Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA) me seli në SHBA thotë se ka verifikuar vdekjen e gati 500 protestuesve dhe 48 personelit të sigurisë në Iran, ndërsa burimet i tregojnë BBC-së se numri i të vdekurve mund të jetë shumë më i lartë.

    Trump ka kërcënuar të ndërhyjë dhe tha të dielën se zyrtarët iranianë e kishin thirrur “për të negociuar” – por shtoi se “mund të na duhet të veprojmë para një takimi”.

    Udhëheqësit iranianë i kanë përshkruar demonstruesit si një “grup vandalësh” dhe u kanë bërë thirrje mbështetësve të tyre të marrin pjesë në marshimet pro-qeveritare të hënën.

    Qeveria ka njoftuar gjithashtu tre ditë zie për ata që i quajti “martirë” të vrarë në një “betejë kombëtare kundër SHBA-ve dhe Izraelit” – dy vende që Teherani thotë se po nxisin trazira.

    Zemërimi për rënien e vlerës së monedhës iraniane shkaktoi protesta në fund të dhjetorit, të cilat janë shndërruar në një krizë legjitimiteti për Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

    Trump ende nuk ka dhënë detaje mbi atë që SHBA-të po shqyrtojnë në lidhje me opsionet ushtarake, as mbi negociatat e propozuara, pavarësisht se tha se një “takim po caktohet” me zyrtarët iranianë.

    Ai shtoi se udhëheqësit iranianë “duan të negociojnë”, sepse “janë të lodhur duke u rrahur nga Shtetet e Bashkuara”.

    Një zyrtar amerikan i tha CBS, se Trump është informuar mbi opsionet për sulme ushtarake ndaj Iranit.

    Qasje të tjera mund të përfshijnë forcimin e burimeve antiqeveritare në internet, përdorimin e armëve kibernetike kundër ushtrisë së Iranit ose vendosjen e më shumë sanksioneve, thanë zyrtarët për Wall Street Journal.

    Burime i thanë BBC-së se protestat vazhduan të dielën në mbrëmje, por në një nivel më të reduktuar krahasuar me ditët e mëparshme, ndërsa frika rritet për një përshkallëzim të masave të ashpra nga qeveria iraniane.

    Të paktën 10 mijë e 600 persona janë ndaluar gjatë dy javëve të trazirave, sipas HRANA.

    BBC numëroi 180 qese me kufoma në pamjet filmike nga një morg pranë kryeqytetit iranian, me një burim që tha të dielën se rrugët e Teheranit ishin “plot me gjak”.

    “Po marrin kufoma me kamionë”, shtoi burimi.

  • Ku qëndron Kosova në hartën globale të tensioneve në rritje?

    Ku qëndron Kosova në hartën globale të tensioneve në rritje?

    Nga agresioni i vazhdueshëm rus në Ukrainë dhe ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Venezuelë, deri te debati për kontrollin e Grenlandës, bota është duke hyrë në një moment të ri gjeopolitik. Në këtë skenar, ku qëndrojnë shtetet e vogla si Kosova dhe si mund të sigurojnë vendin e tyre në hartën globale të tensioneve në rritje?

    Jamie Shea, profesor i Strategjisë dhe Sigurisë në Universitetin e Exeterit, vlerëson se mjedisi aktual është jashtëzakonisht i pafavorshëm për Kosovën, veçanërisht duke marrë parasysh konkurrencën midis fuqive të mëdha në Ballkanin Perëndimor, ku përveç Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Rusisë dhe Kinës, në këtë mozaik aktorësh përfshihen edhe shtetet e Gjirit, Turqia, si dhe aktorë radikalë jo-shtetërorë.

    Në këtë kontekst, ai vlerëson se një vend i izoluar dhe pa orientim të qartë rrezikon të rrëshqasë “në mes të zjarrit” të kësaj gare të interesave, ku aktorë të jashtëm përpiqen të shtrijnë ndikimin edhe në mesin e forcave të ndryshme politike brenda Kosovës.

    “E tërhequr në drejtime të ndryshme, vendi do të përjetonte ngadalësim të rritjes ekonomike, do të ishte më e prirur ndaj korrupsionit, më e ndarë politikisht dhe më e ekspozuar ndaj rritjes së tensioneve sociale dhe etnike. Për shembull, mund të shihet ndikimi i ndërhyrjeve ruse dhe kineze në Serbi”, deklaron Shea për Albanian Post.

    Por, sipas ish-zëdhënësit të NATO-s, prioritet kryesor për Kosovën është avancimi drejt NATO-s. E luftimi i korrupsionit, ndërtimi i institucioneve të forta qeverisëse dhe kapërcimi i polarizimit politik janë gjithashtu thelbësore. Një rëndësi të veçantë ka edhe zgjedhja e partnerëve të besueshëm, sipas Sheas, por assesi fajësimi i faktorëve të jashtëm për dobësitë e brendshme që mund të krijojnë telashe në të ardhmen.

    “Kosova duhet të zgjedhë partnerë që kanë në zemër interesat e saj dhe që do t’i japin një vend në tryezë kur diskutohen çështjet euro-atlantike. Edhe pse anëtarësimi në NATO është një proces i gjatë dhe i vështirë, rezultati përfundimtar do t’i sjellë Kosovës më shumë përfitime sesa marrëveshjet e shpejta dhe transaksionale me ‘fuqitë e mëdha’ që veprojnë sipas interesave të tyre”, konsideron mes tjerash Shea.

    Sa i përket afrimit me NATO-n, ai sugjeron se Kosova duhet të ndjekë një qasje të dyfishtë. Në radhë të parë, ajo duhet të intensifikojë përpjekjet diplomatike për t’i bindur aleatët për arsyet pse anëtarësimi i Kosovës në NATO është i domosdoshëm, dhe në radhë të dytë, të thellojë angazhimin e përditshëm me NATO-n, si dhe me aleatët rajonalë që janë partnerë të afërt të Kosovës, përfshirë Shqipërinë dhe Kroacinë.

    “Kosova duhet të forcojë fushatën për t’i bindur aleatët rreth arsyeve pse duhet të bëhet anëtare e NATO-s dhe të rrisë mbështetjen politike për këtë objektiv. Kjo fushatë duhet të përqendrohet jo vetëm te aleatët e NATO-s që tashmë e mbështesin Kosovën, por edhe te ata që hezitojë dhe që refuzojnë ta njohin Kosovën”, argumenton Shea.

    Në përmbyllje të këndvështrimit të tij për pozitën e Kosovës, ai nënvizon se testi për Kosovën do të jetë aftësia për të ruajtur durimin. Kosova, sipas tij, ka ende mbështetës të shumtë, të gatshëm ta ndihmojnë në rrugëtimin e saj drejt sigurisë dhe stabilitetit.

    Më të lexuarat

    SHBA-të mund t’u bashkohen fuqive rivale që minojnë BE-në në Ballkanin Perëndimor
    1

    SHBA-të mund t’u bashkohen fuqive rivale që minojnë BE-në në Ballkanin Perëndimor

    Pse Trump foli për Groenlandën dhe pse çdo president amerikan mendon njësoj

    2

    Pse Trump foli për Groenlandën dhe pse çdo president amerikan mendon njësoj

    Arrestohet drejtoresha e Ministrisë së Brendshme, Alma Bime

    3

    Arrestohet drejtoresha e Ministrisë së Brendshme, Alma Bime

    Dy motra futen në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova: Suanita dhe Aurora Rrusta hyjnë si një banor i vetëm

    4

    Dy motra futen në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova: Suanita dhe Aurora Rrusta hyjnë si një banor i vetëm

    Lim Hoti trazon Big Brother VIP Kosova me hyrjen surprizë

    5

    Lim Hoti trazon Big Brother VIP Kosova me hyrjen surprizë

    Përzgjedhur nga redaksia

    Papërgatitja e Qeverisë lë qytetarët të përballen me pasojat e vërshimeve

    Papërgatitja e Qeverisë lë qytetarët të përballen me pasojat e vërshimeve

    Të fundit

  • Telashet me energji mbajtën pesë minatorë të bllokuar për orë të tëra në Trepçë

    Telashet me energji mbajtën pesë minatorë të bllokuar për orë të tëra në Trepçë

    Për shkak të problemeve me energjinë elektrike, minatorët qëndruan të bllokuar për disa orë në Trepçë.

    Pesë pompistë kujdestarë kanë kaluar rreth nëntë orë të bllokuar brenda minierës së Trepçës në Stan Tërg, për shkak të telasheve të ndërmarrjes me energjinë elektrike.

    Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi, ka konfirmuar të dielen se të pesë minatorët janë nxjerrë nga miniera në gjendje të mirë shëndetësore.

    “Sot kanë qenë pesë pompistë kujdestarë, të cilët kanë mbetur në vendet e tyre të punës për shkak të problemeve teknike në energji elektrike. Lajmi i mirë është se ata kanë dalë nga miniera, janë shëndoshë e mirë dhe janë kthyer në shtëpi pas rreth 8–9 orësh”, ka deklaruar Januzi në një përgjigje zyrtare për shtypin në Prishtinë.

    Ndryshe, në korrik të vitit 2024, minatorët kishin hyrë në grevë brenda minierës për gati një muaj për shkak të mosrealizimit të pagave dhe kushteve të punës.