Java e 14-të në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll ka sjellur ndeshje mjaft interesante.
Basketbollisti i Golden Eagle Yllit Brandon Huffman është shpallur MVP i javës,ku shkëlqeu në ndeshjen kundër Rahovecit029 duke shënaur 25 pikë si dhe pati 10 kërcime.
I dyti pas Huffman ishte Mustafa Amzil i Trepçës që realizoi 23 pikë,7 kërcime e 3 asistime,si dhe në anën tjetër edhe bashkëlojtari i tij tek mitrovicasit Dardan Kapiti.
Top 5-shen e më të mirë të xhiros së 14-të e përmbyllin Alex Hunter i Boras,si dhe Jericole Hellems i Vëllaznimit që kontribuan për skuadrat e tyre respektive.
Category: Lajme
-

Brandon Huffmann MVP i javës në Procredit Superligën e Kosovës
-

PZAP rrëzon ankesën edhe të Jakup Nurës për rinumërim të votave në Skenderaj
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka refuzuar ankesën e bërë nga kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu, duke e vlerësuar atë si të pasafatshme.
Haxhiu ka garuar për deputet në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, ai kishte kërkuar që të anuloheshin votat me postë që ishin pranuar më 2 janar dhe 6 janar.
Sipas tij, KQZ ka pranuar dhe numëruar mbi 23 mijë vota të ardhura pas afatit ligjor. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, fletëvotimet e dërguara me postë nga jashtë vendit mund të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri të nesërmen e ditës së zgjedhjeve në orën 16:00. Mirëpo, KQZ-ja përmes një vendimi ka zgjatur afatet për pranimin dhe numërimin e votave nga mërgata.
Krahas kësaj, PZAP ka refuzoi si të pasafatshme edhe një ankesë të subjektit politik të Nenad Rashiqit, Iniciativa Qytetarë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë. Ai kishte bërë ankesë lidhur me administrimin e procesit të numërimit të fletëvotimeve në Qendrat Komunale të Numërimit në Novobërdë dhe Leposaviq.
Si e palejuar u hodh ankesa e kandidatit të PDK-së për deputet Jakup Nura, që kishte kërkuar më 10 janar të urdhërohet KQZ-ja t’i numërojë të gjitha vendvotimet në Komunën e Skenderajt.
Ndërsa është konstatuar e tërhequr ankesa e subjektit politik Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) lidhur me parregullsitë gjatë votimit me postë. IRDK-ja kishte parashtruar ankesë kundër Partisë Liberale Egjiptiane lidhur me parregullsitë e votave me postë jashtë Kosovës. IRDK-ja para shqyrtimit ka njoftuar PZAP-në se për shkaqe subjektive ka vendosur ta tërheqë ankesën
-

BQK paralajmëron për mesazhe mashtruese në emër të bankave
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët lidhur me një fushatë mashtruese që po qarkullon aktualisht përmes mesazheve SMS, e cila synon vjedhjen e të dhënave financiare.
Sipas BQK-së, mesazhet mashtruese paraqiten në mënyrë të rreme si njoftime nga banka komerciale dhe përmbajnë kërkesa urgjente për veprim, si dhe lidhje të dyshimta që mund të çojnë në keqpërdorim të të dhënave bankare.
-

Pas reshjeve të fundit, rritet niveli i ujit në liqenet Batllavë dhe Badoc
KRU “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët për gjendjen aktuale të nivelit të ujit në liqenet akumuluese Batllavë dhe Badoc.Sipas të dhënave zyrtare, niveli i ujit në liqenin e Badocit aktualisht është 645.65 metra mbi nivelin e detit, që paraqet 4.20 metra nën kuotën maksimale të mbushjes.
Ndërkohë, në liqenin e Batllavës kuota e ujit ka arritur në 633.70 metra, përkatësisht 1.30 metra nën nivelin maksimal të mbushjes.
Nga ndërmarrja bëhet e ditur se pas reshjeve të fundit është evidentuar rritje e nivelit të ujit në të dyja liqenet, në vlerë prej 2.5 deri në 3 metra, duke përmirësuar ndjeshëm gjendjen hidrike.
-

Pas vërshimeve, KRU “Mitrovica”: Uji i sigurt për pije
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, ka njoftuar se pas kryerjes së të gjitha analizave fiziko-kimike dhe bakteriologjike të ujit të pijshëm nga sistemi i furnizimit me ujë i Ujësjellësit Rajonal Mitrovicë, rezultatet e marra kanë treguar se të gjithë parametrat janë brenda kritereve të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi për ujin e pijshëm.
Bazuar në këto rezultate, uji është i sigurt dhe mund të përdoret pa asnjë kufizim për pije dhe përdorim shtëpiak.
“Ujësjellësi Rajonal Mitrovicë mbetet i përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të cilësisë së ujit dhe në garantimin e shëndetit publik”, thuhet në njoftim.
-

Shqyrtohet ankesa e Pleskoviqit, Apeli propozon refuzimin
Dënim i përjetshëm është kërkuar edhe sot për Millosh Pleskoviqin, i akuzuar për krime lufte në zonën e Prizrenit. Në seancën e sotme të Gjykatës së Apelit, është shqyrtuar ankesa e avokates së të akuzuarit ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku akuzohet për krime lufte në zonën e Prizrenit.
Kjo seancë është kryesuar nga gjyqtari Mentor Bajraktari, ndërkaq ka munguar prokurori i Apelit.
Gjyqtarja Albina Shabani Rama gjatë paraqitjes së pretendimeve të avokates së të akuzuarit, Jovana Filipoviq, ka thënë se Prokuroria e Apelit ka propozuar që të refuzohet si e pabazuar ankesa e saj.
“Prokurori i çështjes ka parashtruar përgjigje në ankesën të cilën e ka dorëzuar mbrojtje, i cili i kundërshton të gjitha pretendimet e mbrojtjes dhe i propozon Gjykatës së Apelit që ankesa e mbrojtësit të pandehurit, Millosh Pleskoviq, avokates Jovana Filipoviq të refuzohet si e pabazuar, ndërsa aktgjykimi me numër 54 2024 të Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë të vërtetohet. Po ashtu, edhe Prokuroria e Apelit ka propozuar që të refuzohet si e pabazuar ankesa e mbrojtëses së të akuzuarit Millosh Pleskoviq dhe të trajtohet si e bazuar përgjigja në ankesë e mbrojtësit të akuzuarit, Millosh Pleskoviq”, tha ajo.
Gjatë seancës së sotme të Gjykatës së Apelit, nëna e dy djemve binjakë të vrarë në Prizren, Mihrije Daçaj kërkoi burgim të përjetshëm për Millosh Pleskoviqin.
“Mi kanë mbytur, çfarë të bëjë, në mal kanë qenë, kanë shkuar për dru… Ne kërkojmë dënim për jetë”, ka thënë shkurt Mihrije Daçaj.
Dënim kapital kërkoi edhe avokati mbrojtës, Blend Gjini, i cili tutje theksoi se ankesa e avokates është e pabazë.
“Duke marrë parasysh se kemi të bëjmë me viktima civilë shqiptarë, të zonjës Mihrije këtu ja kanë djegur shpirtin sepse dy djemtë të rinj binjakë, kanë humbur jetën dhe janë ekzekutuar në mënyrë barbare, pasi që edhe vuajtjet dhe përjetimet janë riprodhuar në seancë, ne konsiderojmë se dënimi i shqiptuar nga gjykata e shkallës së parë është i vogël, pasi qe ligji… Ne kërkojmë nga Gjykata e Departamentit Special të Apelit qe duke i marrë parasysh këto rrethana dhe fakte, të akuzuarit t’i shqiptohet një dënim kapital…. Andaj për fund, i propozojë kolegjit të Departamentit Special për Krime lufte që të refuzohet ankesa e avokates, pasi që një ankesë e tillë është e pabazë dhe nuk korrespondon me provat e shtjelluara”, tha ai.
Avokatja e të akuzuarit, Jovana Filipoviq ka pretenduar se ky krim nuk është kryer nga i akuzuari Millosh Pleskoviq.
“Milloshi atëherë i ka pasur 19 vjet, në momentin kur ka ndodhur kjo ka qenë në mbajtje të dënimit, nuk ka qenë as zyrtar i policisë. Ai ka ardhur dhe e ka vizituar Prizrenin deri tash dhe ka publikuar fotografi në facebook-un e tij, dhe kanë komentuar shumë shqiptarë nga Prizreni, deri në moment askush nuk ka folur për të”, ka thënë ajo.
Aty nuk munguan as përplasjet. Në këtë rast dhe fjalës së avokates Jovana Filipoviq, kanë reaguar familjarët e viktimave.
Pas përplasjes së tyre, ka reaguar gjyqtari Mentor Bajraktari.
Ky i fundit ka thënë se vendimi do të merret përmes “shkallës së parë në një afat të arsyeshëm”.
Millosh Pleskoviq është dënuar me 15 vjet burgim, më 31 korrik 2025, i njëjti akuzohet për vrasjen e tre civilëve shqiptarë dhe plagosjen e disa të tjerëve gjatë luftës në Kosovë.
-

Mbi 66 automjete të konfiskuara nga Prokuroria e Pejës
Prokuroria e Pejës ka konfiskuar mbi 66 automjete me vendim të prerë e që kanë vlera të larta, ndërsa ka sekuestruar 48 automjete për të cilat pritet përfundimi i çështjeve.
Kryeprokurorja e Prokurorisë në Pejë, Lumturije Vuçetaj, në konferencën për media tregoi edhe për hetime financiare ku janë përfshi prona, e shtëpi e po ashtu përmendi edhe rastet e dhunës në familje.
“Kemi arritur rezultat të jashtëzakonshëm si për herë të parë si kryeprokurore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kemi identifikuar të gjitha ato automjete që kanë qëndruar me vitet e me vite tek agresioni për administrimin e pasurisë së konfiskuar dhe tek stacionet policore. Të gjitha këto automjete të cilat kanë përfunduar me aktgjykim të formës së prerë mirëpo nuk është vendosur në raport me objektin akuzës është vepruar dhe në një kohë rekord kemi arritur me i konfisku me vendim të formës së prerë mbi 66 automjete që kanë vlera të ndryshme dhe të larta që në shitjen dhe konfiskimin e përhershëm të tyre është arrit që këto të hyjnë në buxhetin e Republikës së Kosovës të cilat ndikojnë në zhvillimin e shoqërisë dhe vendit tonë. 48 automjete janë sekuestruar që pritet që pas përfundimit të çështjeve të përfundojnë dhe këto varësisht prej rrjedhjes, me konfiskim apo edhe me procedurë tjetër. Ju njoftoj se veç këtyre procedurave Prokuroria në Pejë ka zbatuar dhe dispozitat ligjore të ligjit për kompetencat e zgjeruar të konfiskimit, ku kem bërë hetim financiar për të gjitha rastet aty ku ka vend dhe kemi ngirë, kufizuar, patundshmëri mbi 5 prona të patundshme, po ashtu mbi 3 shtëpi dhe llogari bankare”, tregoi Vuçetaj.
Ajo përmendi edhe rastet e dhunës në familje.
“Kjo prokurori ka pranuar 353 lënë në kontekst të dhunës në familje dhe ka përfunduar 309 lëndë. Kjo tregon që rritja e numrit të lëndëve rezulton me ngritjen e vetëdijes së qytetarëve dhe të raportojnë të gjitha rastet. Besimin që kanë treguar në polici dhe në prokuroi. Të gjitha këto raste janë hetuar dhe provuar para gjykatës ku kemi arritur në këtë fazë të procedurës aktgjykime dënuese. 155 që i bijën 70 për qind të rasteve komplete. Si prokurori për të ngritur vetëdijen e qytetarëve dhe mos të mbetet dhuna në familje dhe të luftohet brenda katër mureve kemi pasë takime të shumta me Policinë e Kosovës duke avancuar hetimin dhe duke nxjerrë konkluzionin mbi bazën e të cilit duhet vepruar dhe në këtë drejtim takimet tona të shumta që janë bërë publike kanë rezultuar me ngritjen e rasteve të dhunës në familje”, tregoi Vuçetaj.
-

KQZ e gatshme për shpalljen e rezultateve, pret përfundimin e ankesave
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është teknikisht i gatshëm për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, por ky hap do të ndërmerret vetëm pas përfundimit të plotë të procesit të të ankesave.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Sipas Elezit, KQZ aktualisht është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave që kanë të bëjnë me administrimin e numërimit në Qendrat e Numërimit të Rezultateve (QNR), si dhe të plotfuqishmërisë së vendimeve dhe zbatimit të tyre.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave për administrimin e numërimit në QNR, të plotfuqishmërisë së vendimeve dhe të zbatimit të tyre, nëse këto vendime e detyrojnë ndonjë gjë KQZ-në. Vetëm pas kësaj, KQZ do të procedojë me shpalljen e rezultatit përfundimtar”, ka deklaruar Elezi.
Ai ka sqaruar po ashtu se shpallja e rezultateve përfundimtare nuk nënkupton përmbylljen e plotë të procesit zgjedhor, pasi ligji u jep të drejtë subjekteve politike dhe kandidatëve që të parashtrojnë ankesa edhe ndaj vetë rezultatit.
“Subjektet politike dhe kandidatët kanë të drejtë ankese ndaj rezultatit, fillimisht në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), e më pas çështja mund të procedohet deri në Gjykatën Supreme. KQZ është e obliguar të presë këto vendime, t’i zbatojë ato dhe vetëm pas kësaj të procedojë me certifikimin e rezultateve”, ka theksuar zëdhënësi i KQZ-së.
Ndërkohë, Gjykata Supreme e Kosovës ka konfirmuar se aktualisht nuk ka asnjë ankesë të paraqitur në këtë institucion lidhur me zgjedhjet.
“Lidhur me kërkesën tuaj, bazuar në informacionet nga Zyra për Menaxhimin e Lëndëve, aktualisht nuk ka ndonjë ankesë lidhur me Zgjedhjet, të paraqitur në Gjykatë Supreme”, ka deklaruar Antigona Uka-Lutfiu, udhëheqëse e Zyrës për Informim dhe Komunikim me Media.
Megjithatë, Uka-Lutfiu ka theksuar se nga Gjykata Supreme gjatë këtij viti është shqyrtuar një ankesë lidhur me zgjedhjet, e cila është refuzuar si e pabazuar.Ndërsa deri në fund të vitit 2025, Gjykata Supreme ka pranuar gjithsej tri ankesa: dy prej tyre janë refuzuar si të pabazuara, ndërsa një ankesë është hedhur poshtë si e paraqitur jashtë afatit ligjor.
Ndryshe në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), aktualisht në shqyrtim janë katër ankesa.
Procesi zgjedhor pritet të vazhdojë në përputhje me afatet ligjore, ndërsa KQZ ka theksuar se do të veprojë vetëm pasi të përmbyllen të gjitha procedurat ankimore dhe vendimet përkatëse të bëhen të plotfuqishme.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të premten më 9 janar, ka përfunduar numërimin e të gjitha votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit./Telegrafi
-

Katër ankesa në shqyrtim nga PZAP-ja për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të dielën më 9 janar, ka përfunduar numërimin e të gjitha votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.Lidhur me këto zgjedhje Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka konfirmuar se aktualisht janë katër ankesa në shqyrtim.
Në një përgjigje për Telegrafin, PZAP-ja ka bërë të ditur se këto ankesa janë duke u trajtuar në përputhje me kompetencat ligjore të institucionit, ndërsa vendimet për to do të merren brenda afateve të përcaktuara me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme (LZP) dhe rregulloren e PZAP-së.
Ndryshe, të premten vonë PZAP-ja e hodhi poshtë si të pa afatshme kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për shfuqizimin e rreth 20.000 votave të dërguara në vend përmes postës nga mërgata.
PDK-ja kishte kërkuar nga PZAP-ja të enjten t’i shpallë të pavlefshme votat në fjalë, duke thënë se ato ishin dërguar me postë nga jashtë vendit me vonesë, pas afatit të lejuar ligjor.
Sipas rezultateve preliminare, këto zgjedhje i fitoi Lëvizja Vetëvendosje me 51.11 për qind të votave që i japin 57 ulëse në kuvend.
Partia e dytë doli Partia Demokratike e Kosovës me 20.19 për qind të votave apo 22 ulëse në kuvend.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 13.23 për qind të votave, që i sigurojnë asaj 15 ulëse në organin ligjvënës.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 5.50 për qind të votave dhe kjo parti do të ketë gjashtë deputetë.
Në zgjedhjet e 28 dhjetorit morën pjesë 45 për qind e trupit votues.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit ishin rezultat i mospajtimeve dhe përplasjeve ndërmjet partive politike, të cilat pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, nuk arritën ta konstituonin kuvendin deri më 10 tetor.
-

Ambasadori i Turqisë në Prishtinë uron Ramën për mandatin e dytë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në një takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Tunç Angılı, për fillimin e mandatit të ri në udhëheqjen e kryeqytetit.
Rama ka shkruar në facebook se bashkëpunimi me Republikën e Turqisë mbetet i rëndësishëm për zhvillimin dhe vizionin afatgjatë të kryeqytetit.
“Diskutuam për vazhdimin e bashkëpunimit dhe për projektet e ardhshme me interes të përbashkët. Partneriteti ynë ndërtohet mbi miqësinë, respektin reciprok dhe angazhimin e përbashkët për rezultate konkrete për qytetarët”, vazhdon postimi.