ATV

Category: Lajme

  • Prokuroria kërkoi 45 vjet dënim edhe për Selimin, reagon gruaja e tij

    Prokuroria kërkoi 45 vjet dënim edhe për Selimin, reagon gruaja e tij

    Sot në Hagë ka nisur faza përmbyllëse e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së. Prokuroria kërkoi që katër ish-krerët të dënohen me nga 45 vjet secili.

    Për këtë ka reaguar bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Selimi. Ajo ka kërkuar drejtësi për çlirimtarët.

    Reagimi:

    E shenjta UÇK!

    E shenjtë është liria për të cilën luftuam e u derdh gjak.

    Historia jonë nuk rishkruhet.

    Drejtësi për çlirimtarët!

  • Prokuroria kërkoi 180 vjet dënim për katërshen e UÇK-së, Çitaku: Drejtësia vonon, por e vërteta mbetet

    Prokuroria kërkoi 180 vjet dënim për katërshen e UÇK-së, Çitaku: Drejtësia vonon, por e vërteta mbetet

    Vlora Çitaku reagoi pasi Prokuroria e Hagës kërkoi dënim me nga 45 vjet burg për secilin nga katër ish-krerët e UÇK-së, duke deklaruar se lufta për liri dhe dinjitet nuk mund të kriminalizohet.

    Ajo theksoi se historia nuk mund të rishkruhet me padrejtësi dhe se, pavarësisht vonesave, e vërteta do të mbetet.

    Reagimi:

    Nuk mund të denohet lufta për liri.

    Nuk mund të kriminalizohet lufta për dinjitet njerëzor dhe kombëtar.

    Historia nuk rishkruhet me padrejtësi.

    Drejtësia vonon, por e vërteta mbetet.
    Drejtësi! Liri!

  • Shpërthen fruthi në SHBA, autoritetet bëjnë thirrje për vaksinim

    Shpërthen fruthi në SHBA, autoritetet bëjnë thirrje për vaksinim

    Një zyrtar i lartë i shëndetësisë në SHBA u bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen kundër fruthit, duke theksuar shpërthimet e rasteve në disa shtete.

    “Merrni vaksinën, ju lutem”, u shpreh Dr. Mehmet Oz, administrator i Qendrave për Shërbimet Medicare dhe Medicaid.

    “Ne kemi një zgjidhje për problemin tonë”, shtoi ai.

    Oz, një kirurg zemre, mbrojti disa nga rekomandimet federale të fundit për vaksinat, si dhe reagoi ndaj deklaratave të mëparshme nga presidenti Donald Trump dhe shefi i shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr., në lidhje me efikasitetin e vaksinave.

    Nga Oz, pati një mesazh të qartë mbi fruthin.

    “Jo të gjitha sëmundjet janë po aq të rrezikshme dhe jo të gjithë njerëzit janë po aq të ndjeshëm ndaj këtyre sëmundjeve”, tha ai në emisionin “State of the Union” të CNN-së.

    “Por fruthi është një sëmundje kundër së cilës duhet të vaksinoheni”, vazhdoi ai.

    Një shpërthim në Karolinën e Jugut me qindra raste ka tejkaluar numrin e rasteve të regjistruara në shpërthimin e vitit 2025 në Teksas, dhe ka edhe një në kufirin Utah-Arizona.

    Shumë shtete të tjera kanë pasur raste të konfirmuara këtë vit.

    Shpërthimet kanë prekur kryesisht fëmijët dhe kanë ndodhur ndërsa ekspertët e sëmundjeve infektive paralajmërojnë se mosbesimi në rritje i publikut ndaj vaksinave në përgjithësi mund të kontribuojë në përhapjen e një sëmundjeje që dikur shpallet e zhdukur nga zyrtarët e shëndetit publik.

    I pyetur në intervistën televizive nëse njerëzit duhet të kenë frikë nga fruthi, Oz u përgjigj: “Oh, sigurisht”.

    Ai tha se Medicare dhe Medicaid do të vazhdojnë të mbulojnë vaksinën kundër fruthit si pjesë të programeve të sigurimeve.

    “Nuk do të ketë kurrë pengesë për amerikanët që të kenë akses në vaksinën kundër fruthit”, tha Oz.

    Sipas të dhënave federale, normat e vaksinimit në SHBA kanë rënë, transmeton Sinjali.

    Në të njëjtën kohë, normat e sëmundjeve që mund të mbrohen me vaksina, të tilla si fruthi dhe kolla, po rriten në të gjithë vendin.

  • Haradinaj mbështet protestën e “Liria ka Emër” më 17 shkurt: Lufta jonë ishte për liri

    Haradinaj mbështet protestën e “Liria ka Emër” më 17 shkurt: Lufta jonë ishte për liri

    Ramush Haradinaj, Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe një nga komandantët më të spikatur të luftës çlirimtare të Kosovës, ka dalë në mbështetje të protestës së 17 shkurtit, e cila mbahet në shenjë solidariteti me ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Gjykatën Speciale të Hagës.

    Përmes një postimi, Haradinaj theksoi: “Qëndrojmë gjithmonë në të drejtën e luftës sonë për liri”.

  • Gjyqi në Hagë, Hamza: Vendimi do të jetë provë e ndërgjegjës ndërkombëtare ndaj të vërtetës

    Gjyqi në Hagë, Hamza: Vendimi do të jetë provë e ndërgjegjës ndërkombëtare ndaj të vërtetës

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kërkuar që drejtësia tash të veprojë në mënyrë të paanshme dhe të pandikuar.

    Deklarata e Hamzës vjen kur procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po sghkon drejt fundit.

    Ai mes tjerash tha se vendimi përfundimtar do të jetë edhe prova e “ndërgjegjës ndërkombëtare ndaj së vërtetës”.

    Postimi i plotë:

    Sot nisi faza përmbyllëse e një procesi të gjatë dhe të rëndë gjyqësor në Hagë. Për më shumë se pesë vjet, çlirimtarët tanë, ekipet e tyre mbrojtëse dhe dëshmitarët kryesorë, qëndruan me dinjitet dhe argumente të fuqishme, duke rrëzuar akuzat një nga një.

    Tashmë pritet që drejtësia ndërkombëtare, në mënyrë të paanshme dhe të pandikuar, të marrë vendimin e saj përfundimtar.

    Ne besojmë në pafajësinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, sepse besojmë në të vërtetën historike dhe në luftën e drejtë të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

    Ky proces nuk përfaqëson vetëm një akt juridik, por është edhe një provë e ndërgjegjes ndërkombëtare ndaj së vërtetës.

    Kosova beson! Liri për çlirimtarët!

  • Krimet e Rënda po intervistojnë komisionerë në Drenas për falsifikim votash

    Krimet e Rënda po intervistojnë komisionerë në Drenas për falsifikim votash

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur intervistimin e anëtarëve të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve (QNR), përkatësisht të Qendrës Komunale të Numërimit në Drenas, në kuadër të hetimeve për dyshime për keqpërdorime gjatë procesit të numërimit të votave.

    Sipas njoftimit zyrtar, veprimet po zhvillohen nga Departamenti për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, konkretisht Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, dhe pas autorizimit të Prokurorisë. Hetimet lidhen me dyshime për parregullsi në numërimin e votave të kandidatëve të subjekteve politike.

    Prokuroria bën të ditur se, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Opinioni publik, thuhet në njoftim, do të informohet për çdo zhvillim të mëtejmë.

  • Më në fund, vjen reagimi i çiftit mbretëror mbi skandalin Epstein

    Më në fund, vjen reagimi i çiftit mbretëror mbi skandalin Epstein

    Familja mbretërore britanike ka thyer një nga traditat e saj më të forta heshtjen ndaj çështjeve të ndjeshme ndërsa rritet presioni publik dhe mediatik mbi skandalin Epstein dhe lidhjet e tij me anëtarë të Shtëpisë Mbretërore. Për herë të parë, figura të larta mbretërore kanë zgjedhur të reagojnë publikisht pas zbulimeve të reja që kanë tronditur opinionin ndërkombëtar.

    Monarku i ardhshëm, Princi William, dhe bashkëshortja e tij, Princesha Catherine, janë shprehur “thellësisht të shqetësuar” nga informacionet e dalë në dritë, sipas një deklarate zyrtare të Pallatit Kensington. Reagimi vjen në një kohë kur dokumente të reja të publikuara në Shtetet e Bashkuara kanë rikthyer në qendër të vëmendjes lidhjet e financierit të dënuar Jeffrey Epstein me figura të njohura publike, përfshirë edhe anëtarë të familjes mbretërore.

    Në deklaratën e tyre të parë publike mbi këtë çështje, zëdhënësi i çiftit theksoi se Princi dhe Princesha e Uellsit janë të fokusuar te viktimat e abuzimit seksual, duke shmangur çdo koment mbi individë apo detaje specifike:

    “Mund të konfirmoj se Princi dhe Princesha kanë qenë thellësisht të shqetësuar nga zbulimet e vazhdueshme. Mendimet e tyre mbeten të përqendruara te viktimat,” thuhet në deklaratën zyrtare.

    Ky reagim shënon herën e parë që William dhe Catherine adresojnë publikisht skandalin në rritje, një temë që prej vitesh ka qenë burim polemikash dhe kritikash ndaj institucionit mbretëror për mungesë transparence.

    Vëmendja mediatike është përqendruar veçanërisht te Princi Andrew, xhaxhai i Princit William, lidhjet e të cilit me Epstein kanë shkaktuar një nga krizat më të mëdha të reputacionit për familjen mbretërore në dekadat e fundit. Andrew Mountbatten-Windsor u privua nga titujt dhe privilegjet mbretërore me vendim të Mbretit në tetor të vitit të kaluar dhe aktualisht jeton larg syrit publik në Sandringham.

  • Vizita e Dodikut në Shtëpinë e Bardhë, rrezik për keqinterpretim politik

    Vizita e Dodikut në Shtëpinë e Bardhë, rrezik për keqinterpretim politik

    Vizitat në Shtëpinë e Bardhë kanë kryesisht karakter simbolik dhe shpesh interpretohen si shenjë legjitimiteti politik në arenën ndërkombëtare. Pikërisht për këtë arsye, ato mund të keqpërdoren për konsum të brendshëm politik.

    Njohësi i çështjeve politike, Dorajet Imeri, vlerëson se vizita e Milorad Dodikut në Shtëpinë e Bardhë nuk duhet parë si ndryshim i qëndrimit amerikan, por si rrezik për keqinterpretim, duke pasur parasysh historikun e tij politik.

    Sipas Imerit, Dodik ka qenë dhe mbetet një aktor që ka minuar vazhdimisht stabilitetin e Bosnjë-Hercegovinës, duke sfiduar rendin kushtetues dhe Marrëveshjen e Dejtonit, si dhe duke promovuar narrativa separatiste.

    Ai kujton se Dodiku është mbështetës i Kremlinit dhe se zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, kanë paralajmëruar se veprimet e tij kërcënojnë sigurinë dhe institucionet e Bosnjë-Hercegovinës.

    Retorika e tij, sipas Imerit, shoqërohet edhe me relativizimin e krimeve të luftës, përfshirë mohimin e gjenocidit në Srebrenicë. Imeri thekson se shqetësimi kryesor për rajonin dhe Kosovën nuk lidhet me vetë aktin diplomatik, por me mënyrën se si Dodiku e instrumentalizon këtë vizitë për të ndërtuar imazh legjitimues dhe për të justifikuar politika destabilizuese.

    Sipas tij, normalizimi i figurave që cenojnë paqen dhe rendin kushtetues krijon precedent të rrezikshëm për stabilitetin rajonal.

  • Kryeprokurorja e Speciales kërkon dënim 45 vjet për ish-krerët e UÇK-së

    Kryeprokurorja e Speciales kërkon dënim 45 vjet për ish-krerët e UÇK-së

    Kryeprokurorja Kimberly West, në fjalën e saj në seancën përmbyllëse të gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka thënë se Zyra e Prokurorit nuk po kërkon dënim ndaj Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por vetëm ndaj individëve të akuzuar në këtë proces gjyqësor.

    West bëri të ditur se Prokuroria kërkon një dënim të përbashkët prej 45 vitesh burgim për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, duke u bazuar në përgjegjësinë dhe kontributin individual të secilit në veprat penale që u atribuohen.

    Sipas saj, akuzat përfshijnë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat konsiderohen veçanërisht të rënda dhe, siç theksoi ajo, nuk e kanë humbur peshën apo rëndësinë e tyre pavarësisht kalimit të kohës.

    “Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkon vendim dënimi për të gjitha pikat e aktakuzës dhe një vendim të vetëm prej 45 viteve, mbështetur në kontributet individuale të krimeve të kryera nga secili prej personave, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Këto janë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, janë të rënda dhe këto akuza nuk e kanë humbur vlerën e tyre me kalimin e kohës”.

  • Jashari dekoroi me medalje pjesëtarët FSK-së që ishin në operacionin e kërkim shpëtimit në Shqipërisë

    Jashari dekoroi me medalje pjesëtarët FSK-së që ishin në operacionin e kërkim shpëtimit në Shqipërisë

    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka dekoruara me medalje pjesëtarët e njësisë së Kërkim Shpëtimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të FSK-së të cilët kanë qenë të angazhuar në operacionin humanitar të kërkim shpëtimit në Republikën e Shqipërisë.

    Fillimisht, Gjeneral Jashari falënderoi pjesëtarët që kanë qenë të angazhuar në operacionin humanitar të kërkim shpëtimit në Klos, të Republikës së Shqipërisë.

    Me këtë rast Jashari i përgëzoi për punën, profesionalizmin dhe angazhimin pjesëtarët në fjalë, të cilët e përfunduan me sukses këtë operacion në kushte të ftohta dimërore.

    “Në fund të takimit, Jashari dekoroi pjesëtarët e angazhuar në këtë operacion humanitar me medaljen “Shërbim Vetëmohues” dhe dekoroi me “mirënjohje” njësinë në fjalë.Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit rajonal duke dëshmuar ngritje të kapaciteteve dhe profesionalizëm si brenda ashtu edhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës”, thuhet nw komunikatën e FSK-së.