ATV

Category: Lajme

  • Këta janë tre deputetët e PDK-së që s’votuan nënkryetarët

    Këta janë tre deputetët e PDK-së që s’votuan nënkryetarët

    Në Kuvendin e Kosovës janë votuar pesë nënkryetarët, Slavko Simiq, Ardian Gola, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dhe Emilija Rexhepi.

    Votimi i pesë nënkryetarëve në pako mori mbështetjen e 104 deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

    Tre deputetë votuan kundër, ndërsa abstenuan gjashtë.

    Deputetët që votuan kundër ishin të PDK-së, Ganimete Musliu, Nait Hasani dhe Sala Jashari.

    Kuvendi i Kosovës, me 66 vota pro të deputetëve ka zgjedhur sot për Kryetare, Albulena Haxhiun. Për të 44 deputetë votuan kundër, ndërsa 8 abstenuan.

  • Haxhiu: Sonte do të mbahet seanca për zgjedhjen e Qeverisë

    Haxhiu: Sonte do të mbahet seanca për zgjedhjen e Qeverisë

    Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka njoftuar se sonte do të mbahet seanca për formimin e Qeverisë së Kosovës.

    Ajo ka kërkuar nga deputetët që të qëndrojnë në seancë.

    “Sonte do të mbahet edhe seanca për zgjedhjen e Qeverisë”, ka thënë ajo.

  • Votimi u krye në pako, zgjidhen pesë nënkryetarët e Kuvendit

    Votimi u krye në pako, zgjidhen pesë nënkryetarët e Kuvendit

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur me shumicë votash pesë nënkryetarët e Kuvendit, teksa votimi u bë në pako ashtu siç u dakorduan dje partitë.

    Pro ishin 104, tre kundër dhe gjashtë kanë abstenuar.

    VV ka propozuar për nënkryetar Ardian Golën, PDK ka propozuar Vlora Çitakun, LDK ka propozuar Kujtim Shalën. Nga komuniteti serb, për nënkryetar është propozuar Slavko Simiqin, ndërkohë nga komunitet jo shumicë, është propozuar Emilija Rexhepin.

    Në sallë ishin 115 deputetë.

    Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, votoi kundër.

  • Haxhiu: Me peshë Kushtetuese dhe vullnetin e qytetarëve, do ta nderoj detyrën si Kryetare e Kuvendit

    Haxhiu: Me peshë Kushtetuese dhe vullnetin e qytetarëve, do ta nderoj detyrën si Kryetare e Kuvendit

    Pas zgjedhjes së saj si Kryetare e Kuvendit t ë Kosovës me 66 vota pro, Albulena Haxhiu ka mbajtur një fjalim ku falënderoi deputetët dhe shprehu angazhimin e saj për të udhëhequr Kuvendin me përkushtim dhe transparencë.

    “Lejoni që së pari të ju falënderoj për besimin e dhënë për udhëheqjen e legjislaturës së 7-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Sot e marr këtë detyrë me vetëdije të plotë për peshen kushtetuese që ajo bart, dhe me respekt të thellë për vullnetin e qytetarëve që na kanë sjellë këtu. Këtë besim do ta nderojmë me punë të përditshme, me transparencë dhe po ashtu me përkushtim të plotë. Të qenit në krye të Kuvendit do të thotë të shërbesh Republikës, rendit demokratik dhe ebsimit publik. Kuvendi është shtëpia politike e të gjithë qytetarëve tanë, atyre që janë me ne, dhe atyre që mendojnë ndryshe, sepse shteti u shërben të gjithëve” tha Haxhiu.

    Ajo theksoi se detyra e saj do të jetë të sigurojë që Kuvendi të funksionojë me dinjitet, transparencë dhe respekt të ndërsjellë, duke vepruar gjithmonë në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe praktikat më të mira parlamentare.

    “Do të sigurohem që secili prej jush të gjejë hapësirë këtu me dinjitet dhe respekt, sepse një Kuvend funksional është parakusht për një shtet të fortë dhe demokraci të qëndrueshme” tha Haxhiu.

  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës

    Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës

    Është bërë betimi i deputetëve të legjislaturës së 10-të të Parlamentit të Kosovës.

    “Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë shtetasve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e sovranitetit, tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit. Betohem!”, thuhet në tekstin e betimit.

    Me 118 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, u pranua edhe verifikimi i mandateve.

  • Pas dhjetëra dështimesh vitin e kaluar, Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit me 66 vota pro

    Pas dhjetëra dështimesh vitin e kaluar, Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit me 66 vota pro

    Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetar e Kuvendit të Kosovës.

    Ajo mori 66 vota ‘’për’’.

    Kundër ishin 44 deputetë, dhe 8 ishin abstenime.

    Haxhiu, gjatë vitit të kaluar, s’kishte arritur të marrë shumicën e votave edhe pse ishte propozuar me dhjetëra herë për këtë pozitë.

    Ndryshe kjo legjislaturë e re e Kuvendit është zgjedhur nga zgjedhjet e 28 dhjetorit. Këto të fundit janë mbajtur pas një bllokade disa mujore.

  • Osmani mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

    Osmani mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

    Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, Ismail Tasholli dhe Ridvan Emini, kanë njoftuar se janë pritur sot në takim nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për të diskutuar lidhur me organizimin e Marshit qytetar “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë.

    Gjatë takimit, siç u tha, u diskutua për rëndësinë e ruajtjes së parimeve të drejtësisë së paanshme, për vlerat e luftës çlirimtare dhe për përgjegjësinë institucionale e shoqërore në kultivimin e kujtesës historike tek brezat e rinj.

    Presidentja Osmani shprehu mbështetjen e saj për marshin dhe theksoi rëndësinë e mbrojtjes së vlerave kombëtare.

    “E mbështes këtë iniciativë qytetare. Vlerat kombëtare dhe ato të luftës për liri duhet t’i mbrojmë dhe t’ua përcjellim brezave të rinj si pjesë të krenarisë sonë kolektive” u shpreh Presidentja Vjosa Osmani.

    Nga ana e saj, Eliza Hoxha theksoi se mbështetja institucionale dhe shoqërore që po merr marshi dëshmon karakterin e tij qytetar dhe gjithëpërfshirës.

    “Ky marsh është një thirrje për respektimin e drejtësisë së paanshme dhe për ruajtjen e dinjitetit të historisë sonë. Kur institucionet dhe qytetarët flasin me një zë për drejtësi, mesazhi bëhet më i fuqishëm,” tha Hoxha.

    Ndërkaq, Ismail Tasholli theksoi se 17 Shkurti është një moment që bashkon qytetarët rreth vlerave themelore të shtetit.

    “Ne besojmë se drejtësia duhet të jetë e ndarë nga politika dhe në shërbim të së vërtetës. Më 17 shkurt, qytetarët do të japin një mesazh të qartë për unitet, dinjitet dhe respekt për sakrificën e lirisë,” u shpreh Tasholli.

    Platforma “Liria ka Emër” falënderon Presidenten e Republikës për pritjen dhe mbështetjen, duke ftuar qytetarët që më 17 shkurt, në Ditën e Pavarësisë, të bashkohen në Prishtinë për marshin me moton: Drejtësi, jo politikë.

  • Seanca në Hagë mbyllet për sot, vazhdon nesër në orën 09:00

    Seanca në Hagë mbyllet për sot, vazhdon nesër në orën 09:00

    Ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Gjatë gjithë ditës, mbrojtja e ish-presidentit ka kundërshtuar pretendimet e ZPS-së, duke kërkuar që i njëjti të shpallet i pafajshëm pasi nuk ka prova kundër tij.

    Po ashtu, avokati Luka Mishetiq përmendi kërkesën e kryeprokurores Kimberly West për 45 vjet burgim për secilin nga të akuzuarit, duke thënë se ZPS me këtë, kërkoi burgim të përjetshëm.

    Në fund të seancës fjalën e mori edhe mbrojtja e Kadri Veselit, avokati i të cilit tha se ZPS-ja nuk ka prova që dëshmojnë se ish-kryetari i Kuvendit ka qenë i përfshirë në aktivitete kriminale.

    Seanca vazhdon nesër me fillim të orës 09:00.

  • U propozua nga Kurti vitin e kaluar, aktori Fatmir Spahiu thotë se s’do të jetë Ministër i Kulturës

    U propozua nga Kurti vitin e kaluar, aktori Fatmir Spahiu thotë se s’do të jetë Ministër i Kulturës

    Fatmir Spahiu ka thënë se nuk do të jetë minsitër i Kulturës.

    Emri i tij ishte përmendur nga Albin Kurti, gjatë prezantimit të kabinetit vitin e kaluar, i cili nuk u votua.

    Teksa pritet të votohet Qeveria, ai ka thënë se nuk do të jetë minsitër.

    “Te nderuar miq, Pergjigje per te gjithe ju qe me keni shkruajtur keto dite, e sidomos sot. Une nuk do te jem Minister i Kultures! Ju falemnderit per interesimin! Gjitha te mirat! Ju don Bufi”, ka thënë Spahiu.

  • Me 118 vota pro formohet komisioni për verifikim të mandateve, deputetëve u jepen 15 minuta pauzë

    Me 118 vota pro formohet komisioni për verifikim të mandateve, deputetëve u jepen 15 minuta pauzë

    Është formuar Komisioni i përkohshëm për verifikim të mandatëve.

    Secili grup parlamentar e ka nga një përfaqësues.

    Komisioni do të përbëhet nga

    Adnan Rrustemi (VV)

    Përparim Gruda (PDK)

    Armend Zemaj (LDK)

    Albana Bytyqi (AAK).

    Si dhe përfaqësuesit e komuniteve joshumicë.

    Për këtë komision votuan 118 deputetë.