ATV

Category: Lajme

  • 64-vjeçari shqiptar tentoi të abuzonte seksualisht mevajzën me aftësi të kufizuara në Greqi, e bija: Ka ndodhur edhe me mua

    64-vjeçari shqiptar tentoi të abuzonte seksualisht mevajzën me aftësi të kufizuara në Greqi, e bija: Ka ndodhur edhe me mua

    Një dëshmi e fortë ka dalë në dritë në lidhje me Mark Precin, i dyshuar për tentativën e përdhunimit të një vajze me paralizë cerebrale në lagjen Kipseli në Athinë.

    Vajza e tij biologjike ka rrëfyer publikisht për mediat greke se edhe ajo ka qenë viktimë e abuzimit seksual nga i ati, kur ishte 7 vjeç.

    “Më përdhunoi edhe mua në moshën 7 vjeçare, por nuk munda të gjej forcën ta denoncoj. Kisha frikë dhe nuk munda ta bëj atëherë. E mbajta brenda meje për shumë vite dhe tani erdhi momenti që ta them. U zumë keq dhe një herë ja thashë por tentoi të më nxjerrë të çmendur”, thotë vajza e tij, duke shtuar se tani nuk ka asnjë komunikim me të jatin por as me familjen e saj pasi të gjithë i besuan Precit.

    Ndërkohë që për kapjen e tij është mobilizuar e gjithë policia helene, mediat shkruajnë se autori i dyshuar fshihet diku në periferi të Athinës.

    Ngjarja ka tronditur gjithë opinionin vendas ndërsa policia greke u bën thirrje kujtdo që ka informacion për vend ndodhjen e tij, të kontaktojë me policinë lokale.

  • Vazhdojnë kërkimet në lumin Osum për gjetjen e Ilir Kurtit, të angazhuar 70 pjesëtarë të ushtrisë

    Vazhdojnë kërkimet në lumin Osum për gjetjen e Ilir Kurtit, të angazhuar 70 pjesëtarë të ushtrisë

    Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë njoftoi se ende janë duke vazhduar kërkimet për gjetjen e shtetasit të humbur Ilir Kurti në ujërat e lumit Osum.

    Kjo ministri tha se janë angazhuar 70 efektivë dhe se Forcat e Armatosura janë në koordinim me Policinë e Shtetit.

    “Kërkimet nuk ndalen në lumin Osum. Me përkushtim maksimal, 20 efektivë të Regjimentit të Operacioneve Speciale dhe 50 efektivë nga Baza e Mbështetjes për Emergjencat Civile dhe Regjimenti i Këmbësorisë së Jugut po vijojnë pa ndërprerje kërkimet për gjetjen e shtetasit të humbur Ilir Kurti në ujërat e lumit Osum, pranë kanioneve në Skrapar në një angazhim të pandërprerë dhe të koordinuar me Policinë e Shtetit dhe MZSH. Me ndihmën e pajisjeve të specializuara, kërkimet po kryhen në të dy brigjet e lumit, nga kanionet deri në urën e Çorovodës”.

    Ministria e Mbrojtjes tha se Forcat e Armatosura po kryejnë detyrën me “përgjegjësi të plotë, gjithmonë pranë komunitetit”.

    “Shpresojmë në një përfundim sa më të shpejtë të operacionit”.

  • Kusari-Lila nënshkroi kërkesën për përshpejtimin e miratimit të Projektligjit për Inovacion dhe Ndërmarrësi

    Kusari-Lila nënshkroi kërkesën për përshpejtimin e miratimit të Projektligjit për Inovacion dhe Ndërmarrësi

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari –Lila ka nënshkruar kërkesën për përshpejtimin e miratimit të Projektligjit për Inovacion dhe Ndërmarrësi.

    Ajo përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se pas miratimit të tij në Kuvendin e Republikës, hapet rruga për krijimin e Fondit për Inovacion.

    “Ky është një hap i rëndësishëm në kuadër të reformave që burojnë nga Plani i Rritjes me BE-në. Në ditët në vijim do të organizohet një forum diskutimi me aktorë kyç, për të adresuar vërejtjet dhe sugjerimet e tyre lidhur me Projektligjin”, ka shkruar Kusari-Lila.

    Tutje ajo ka thënë se me politika që kanë në fokus ndërmarrjet e reja dhe ato ekzistuese, si dhe zhvillimin e inovacionit dhe kreativitetit, do të ofrohet më shumë mbështetje për inovacionin, ndërmarrësinë dhe ekonominë kreative.

    Po ashtu Kusari-Lila përmes një postimi tjetër ka thënë se se ministri janë urë lidhëse mes politikave zhvillimore të Qeverisë dhe sektorit privat.

    Kusari-Lila tregoi se kanë filluar takimet me përfaqësuesit e organizatave të biznesit për të forcuar dialogun e strukturuar dhe për të rritur efikasitetin në zbatimin e reformave.

    “Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit është ura lidhëse mes politikave zhvillimore të Qeverisë dhe sektorit privat. Angazhimi ynë është që politikat pro-biznes të mos mbesin vetëm në letër, por të përkthehen në masa konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen ekonomike. Në këtë kuadër, kemi nisur takimet me përfaqësuesit e organizatave të biznesit për të forcuar dialogun e strukturuar dhe për të rritur efikasitetin në zbatimin e reformave”, ka shkruar ajo.

    Tutje ministrja ka theksuar se një ditë më parë ka takuar përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

    “Me drejtorin Kushtrim Ahmeti dhe përfaqësuesit e kësaj dhome u dakorduam për thellimin e bashkëpunimit, me fokus në adresimin e barrierave për bizneset, rritjen e prodhimit vendor dhe avancimin e konkurrueshmërisë. Theksova rolin kyç që kjo dhomë ka si përfaqësuese e interesave të sektorit privat dhe si partnere në ndërtimin e politikave që nxisin zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, u shpreh Kusari-Lila.

    Gjatë këtij takimi ajo ka rikonfirmuar mbështetjen e saj për fuqizimin e bizneseve private, me synim rritjen e eksporteve, tërheqjen e investimeve vendore dhe ndërkombëtare, si dhe krijimin e një klime më të favorshme për ndërmarrësi në Republikën e Kosovës.

  • 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në Itali, nis hetimi për shkaqet e vdekjes

    25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në Itali, nis hetimi për shkaqet e vdekjes

    Shoferi kalimtar zbulon trupin e 25-vjeçarit shqiptar, autoritetet në hetim

    Një 25-vjeçar shqiptar është gjetur pa shenja jete më 20 shkurt në një zonë rurale mes komunave Bra dhe Montà, në provincën e Asti, Itali, transmeton albinfo.ch.

    Trupi i pajetë u zbulua pranë automjetit të tij, i cili ishte lënë me derën e hapur. Sipas mediave lokale, një drejtues mjeti kalimtar ka vërejtur situatën dhe ka njoftuar menjëherë autoritetet. Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e rendit për të nisur hetimet.

    Shkaqet e vdekjes ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa identiteti i të riut nuk është publikuar zyrtarisht. Autopsia pritet të kryhet në ditët në vijim, çka do të ndihmojë në sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    Hetimet po zhvillohen nën drejtimin e prokurores Sara Paternò dhe po ndiqen nga Karabinierët e Kompanisë së Bra.

    Sipas informacioneve paraprake, 25-vjeçari jetonte në zonën e Alba dhe nuk rezulton të ketë pasur precedentë penalë. Autoritetet po punojnë për të hedhur dritë të plotë mbi këtë rast.

  • Spiropali: Shqipëria mbështetje të palëkundur për popullin ukrainas

    Spiropali: Shqipëria mbështetje të palëkundur për popullin ukrainas

    Me rastin e katërvjetorit të luftës së Rusisë në Ukrainë, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në një postim në rrjetin social X ka shkruar se populli ukrainas është një popull i guximshëm dhe se vazhdon të frymëzojë botën.

    Për më tepër, Spiropali është shprehur gjithashtu se lufta e Rusisë ndaj Ukrainës është e pajustifikuar dhe se Shqipëria riafirmon mbështetjen e saj të palëkundur.

    “Katër vjet pasi Rusia nisi agresionin e saj brutal dhe të pajustifikuar kundër Ukrainës, ne përkujtojmë jetët e humbura dhe qëndrojmë në solidaritet të palëkundur me një komb që mbron lirinë, sovranitetin dhe demokracinë e tij.

    Guximi i popullit ukrainas vazhdon të frymëzojë botën. Qëndrueshmëria e tyre dëshmon se terrori nuk mund ta mposhtë vullnetin për të jetuar i lirë.

    Shqipëria riafirmon mbështetjen e saj të palëkundur për Ukrainën, politikisht, diplomatikisht dhe përmes veprimeve konkrete. Solidariteti ynë është i qartë, parimor dhe i qëndrueshëm.

    Ukraina nuk është vetëm!”, ka shkruar Spiropali.

  • Prokurori i Shtetit: 42 aktakuza ndaj 49 personave për vepra të ndryshme penale

    Prokurori i Shtetit: 42 aktakuza ndaj 49 personave për vepra të ndryshme penale

    Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetë e dy aktakuza kundër dyzetë e nëntë personave, për vepra të ndryshme penale,

    Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar njëmbëdhjetë persona të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë: Gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre persona për vepër penale, si dhe ka ngritur shtatë aktakuza kundër nëntë personave, për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Prizren: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar.

    Prokuroria Themelore në Pejë: Gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur katërmbëdhjetë aktakuzë ndaj gjashtëmbëdhjetë personave.

    Prokuroria Themelore në Gjilan: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë aktakuza, kundër nëntë personave, për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Gjakovë: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur ka ngritur shtatë aktakuza, kundër dhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër aktakuza kundër katër personave, për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.

  • Kurti e avancon Manxhukën nga zëdhënës partie në të qeverisë

    Kurti e avancon Manxhukën nga zëdhënës partie në të qeverisë

    Kryeministri i Kosovës dhe kreu i LVV-së, Albin Kurti ka vendosur ta avancojë Arlind Manxhukën, zëdhënësin e Lëvizjes Vetëvendosje, duke e emëruar në pozitën e Zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës.

    Në vendimin e nënshkruar nga Kurti thuhet se Manxhuka, i cili njëkohësisht është edhe Këshilltar Politik në Zyrën e Kryeministrit, do të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë që parashihen me Ligjin për Qeverinë e Republikës së Kosovës, si dhe detyra shtesë të caktuara nga Kryeministri.

    “Kryeministri i Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 94 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke u bazuar në nenin 9 (1.3), nenin 13 (2 dhe 5) dhe nenin 17 (2) të Ligjit Nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, si dhe nenin 24 (1) të Rregullores (QRK) Nr.04/2026 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Ministrive, nxjerr: Z. Arlind Manxhuka emërohet Zëdhënës i Qeverisë, i cili njëkohësisht është Këshilltar Politik i Kryeministrit”, thuhet në vendimin e qeverisë të publikuar nga Demokracia.

  • Mbi 2 mijë e 600 gjoba për 24 orë, policia njofton për mbi 40 aksidente trafiku

    Mbi 2 mijë e 600 gjoba për 24 orë, policia njofton për mbi 40 aksidente trafiku

    Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit, janë shqiptuar 2610 gjoba trafiku.

    Në raport bëhet e ditur edhe se, gjatë kësaj kohe janë arrestuar 13 persona, ku 7 janë dërguar në mbajtje.

    Po ashtu njoftohet se, kanë ndodhur 24 aksidente me dëme materiale, dhe 18 me të lënduar.

  • Mospërfundimi i Kolektorit, banorët e Emshirit në hall me kundërmimin

    Mospërfundimi i Kolektorit, banorët e Emshirit në hall me kundërmimin

    Ka më shumë se dy vjet prej kur Komuna e Prishtinës ka nisur projektin për ndërtimin e kolektorit për ujërat e zeza, që është pjesë e rrugës A në lagjen Emshir në kryeqytet.

    Por as pas kaq kohësh projekti nuk është përfunduar, duke i lënë banorët e kësaj pjese të ballafaqohen për çdo ditë me kundërmimin nga ujërat e zeza.

    “Unë nuk e di pse po e lënë kështu, sepse këtu duhet të rregullohet, jo të lihen ujërat të qarkullojnë pranë shtëpive. Ka fëmijë – mund të bjerë dikush e të mbytet”, u shpreh një banor i kësaj lagje.

    Ambientalisti Shyqri Dumani thekson rreziqet shëndetësore që mund të shfaqen si pasojë e kësaj gjendjeje.

    “Një prej sëmundjeve që më së shumti paraqitet kur ujërat janë të ndotur nga ujërat e zeza osht hepatiti, të tri llojet e hepatiteve zakonisht paraqiten kur ka ndotje të ujërave të zeza”, tha Dumani.

    Ai thotë se ujërat fillimisht do të duheshin të filtrohen dhe pastaj të derdhen në lumenj.

    “Komuna duhet me bo projektin dhe me ngrit një fabrik për pastrimin e ujërave konkretisht komuna e prishtinës është një prej komunave ma të mëdha në kosovë problemi qëndron që komuna e Prishtinës nuk i ka të ndara ujërat e shiut nga ujërat e zeza”, shtoi tutje Dumani.

    ATV ka kërkuar përgjigje nga komuna se kur pritet të kryhen punimet në këtë projekt, por deri në transmetimin e kësaj kronike nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.

    Duke njoftuar lajmin në gusht të vitit 2023, Kryetari Përparim rama kishte thënë se me këtë projekt po i japin fund pritjes shumëvjeçare të banorëve për eleminimin e kundërmimit në këtë lagje./atvlive.tv/

  • A do ta votojë VV-ja Vjosa Osmanin për Presidente? Flet Arbërie Nagavci

    A do ta votojë VV-ja Vjosa Osmanin për Presidente? Flet Arbërie Nagavci

    Kosova ka hyrë në fazën vendimtare të procesit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, ndërsa institucionet dhe partitë politike kanë nisur konsultimet për të siguruar shumicën e nevojshme parlamentare.

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se aktualisht janë në proces diskutimesh dhe se për momentin nuk mund të jepen detaje më specifike lidhur me cështjen e Presidentit.

    Ajo thënë se prioritet mbetet sigurimi i zgjedhjes së presidentit brenda afatit kushtetues.

    ‘’Ashtu siç e kemi parë kryeministri Kurti, kryetari i Lëvizjes ka filluar që dje konsultimet me grupet e tjera dhe jemi në proces të diskutimeve, për momentin nuk mund të jap përgjigje më specifike. Mund të konfirmoj se do të bëjmë gjithçka që të sigurohemi që në kohë të kemi presidentin’’, tha Hagavci për FrontOnline