ATV

Category: KULTURË

  • Të qeshura pa fund e tortura ndaj punëtorëve – aktorët e serialit “Zyrja për punësim” rrëfejnë prapaskenat e serialit

    Të qeshura pa fund e tortura ndaj punëtorëve – aktorët e serialit “Zyrja për punësim” rrëfejnë prapaskenat e serialit

    Në emisionin “LIBERO” ishin të ftuar kasta e serialit më të ri “Zyrja për punësim”, të cilët nëpërmjet serialit synojnë të komunikojnë me realitetin.

    Ani pse seriali synon të tregoj (edhe) vështirësitë që përjetojnë të rinjtë kur largohen jashtë vendit, duke dashur të përcjellin mesazhin për të mos u larguar nga vendi, regjisori Genc Berisha me keqardhje tha se Kosova nuk i përmbushë të gjitha kushtet për të siguruar një të ardhme të mirë për fëmijët.

    “…Unë nuk i paragjykoj ata që dalin jashtë Kosovës, sepse jam prind dhe e di që në Kosovë nuk sigurohet një e ardhme e mirë për fëmijët …”, shtoi Berisha.

    Gjithashtu regjisori nuk la pa përmendur dhe kushtet e aktrimit në Kosovë duke thënë se nuk vlerësohet aq sa duhet si industri.

    Vlen të ceket se seriali  “Zyrja për punësim” sjell një perspektivë të realitetit që përjetojnë punëtorët e sektorit privat dhe publik në Kosovë, përshtatur me një komedi e cila ngjallë shumë të qeshura dhe relaksim për shikuesit.

    Për të ndjekur intervistën e plotë, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Posta e Kosovës nderon shtetin e Japonisë

    Posta e Kosovës nderon shtetin e Japonisë

    Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka vë në qarkullim postar emisionin e pullave postare “15-vjetori i marrëdhënieve diplomatike Japoni-Kosovë”.

    Në njoftim thuhet se përmes kësaj pulle postare nderojmë Japoninë, e cila është njëra ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës!

    “Me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në shkurt të vitit 2009, Republika e Kosovës në korrik të vitit 2010 hapi ambasadën në Tokio, e cila njëkohësisht ishte ambasada e parë e Kosovës në Azi. Me përkrahjen e Ministrisë së Ekonomisë, respektivisht të ministres, Artane Rizvanolli, si dhe në bashkëpunim me  Ambasadën e Japonisë, Komisioni i Pullës Postare në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, ka finalizuar përmbajtjen e  motivit të pullës postare”, thuhet në komunikatë.

    Posta e Kosovës vazhdon t’i promovojë të gjitha ngjarjet që shënojnë zhvillimin e vendit tonë, duke falënderuar dhe nderuar të gjitha vendet mike për përkrahjen e vazhdueshme.

  • “Martir i gjallë”, Papa Françesku nderon Kardinalin shqiptar, Ernest Simon Troshani

    “Martir i gjallë”, Papa Françesku nderon Kardinalin shqiptar, Ernest Simon Troshani

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bëri të ditur se Papa Françesku e ka nderuar Kardinalin shqiptar, Ernest Simon Troshani, i cili ka qenë i burgosur për tri dekada nga regjimi komunist.

    “FOTO e mbrëmjes. Papa Françesku nderoi sot Kardinalin shqiptar Ernest Simon Troshani, “martirin e gjallë” që ka vuajtur për tre dekada torturat e burgjeve komuniste, historia e të cilit përloti Atin e Shenjtë gjatë vizitës së tij në Shqipëri 10 vite më parë”, shkroi Rama në Facebook.

    Në fund të Audiencës së Përgjithshme të kësaj jave, Papa Françesku la mënjanë fjalët e tij të përgatitura dhe i ofroi një përshëndetje të gjatë, pa shkrim, një prej vizitorëve të tij, raporton “Vaticannews”.

    Pas diskutimit të historisë së martirizimit të krishterë në Romën e lashtë, Papa vuri në dukje se edhe sot ka shumë martirë në mbarë botën dhe i dha një përshëndetje të veçantë kardinalit Ernest Simoni, të cilin e përshkroi si një “martir të gjallë”.

  • Kolegji AAB boton librin e ish-presidentit Sejdiu, “Ora e Kosovës – Pavarësia dhe shtetndërtimi”

    Kolegji AAB boton librin e ish-presidentit Sejdiu, “Ora e Kosovës – Pavarësia dhe shtetndërtimi”

    Përgatiti: Armand Hoti

    Java e Pavarësisë filloi me promovimin e librit “Ora e Kosovës: Pavarësia dhe Shtetndërtimi”, që ka autor ish-presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.

    Libri i botuar nga Kolegji AAB, në përmbajtje trajton etapat drejt shtetformimit të republikës më të re në Evropë, e cila më 17 shkurt i bënë 16 vjet e pavarur.

    Vet autori pati një mesazh për gjeneratat që do e drejtojnë shtetin në të ardhmen.

    “Gjeneratat që vinë pas pavarësisë së Kosovë kanë përgjegjësinë që t’ia shtojnë miqtë Kosovës, inkorporimin dhe ngjitjen e saj kudo në botë”, tha Sejdiu.

    Presidentja Vjosa Osmani, vlerësoi lartë veprën dhe punën e paraardhësit të saj, ish-presidentit Sejdiu.

    “Në mitologjinë shqiptare, ora përfytyrohej si qenie e padukshme mbrojtëse që sjell fat të mirë. Rrjedhimisht secili njeri, familje apo grup etnik e ka orën e vet. Ora jonë ishte më 17 shkurt 2008…Ndaj në këtë proces presidenti Sejdiu paraqitet një kronikan i rëndësishëm i rrjedhave zhvillimeve që i dhanë formë përpjekjes sonë për shtet”, u shpreh presidentja Osmani.

    Ndërkohë, në fjalën e tij, Rektori i Kolegjit AAB, Lulzim Tafa potencoi se autori i “Orës së Kosovës”, është personi që i jep peshë rreshtave të shkruar në këtë libër.

    “Këtë libër e rekomandoj jo vetëm për lexim se është një libër që lexohet lehtë por se autori i këtij libri, Fatmir Sejdiu nuk ka qenë vetëm një shikues ose vrojtues i orës së Kosovës por ishte pjesë e mekanizmit kryesor të punës së asaj ore”, tha Tafa.

    Në promovimin e librit, morën pjesë figura të shumta nga sfera publike vendore e ndërkombëtare./atvlive.tv/

  • Seriali më i ri vendor “Zyre për punësim”, vjen çdo të enjte nga ora 20:00 në ATV

    Seriali më i ri vendor “Zyre për punësim”, vjen çdo të enjte nga ora 20:00 në ATV

    “Zyre për punësim” është seriali më i ri vendor, i cili vjen për shikuesit e ATV-së çdo të enjte, duke filluar nga ora 20:00.

    Me producentë Genc Berisha dhe Rifat Smani, ky serial do të jetë një prej komedive të situatave që do të sjellë të qeshura të pafundme dhe origjinalitet.

    Kasta e aktorëve te “Zyra për punësim” përbëhet nga Lulzim Bucolli, Rifat Smanim, Genc Berisha, Diellza Balaj, e shumë të tjerë.

    Seriali do të sjell një perspektivë të freskët dhe humoristike për aktualitet vendore, duke ofruar një shpërqendrim të bukur nga rutina e përditshme.

  • ​Bota përkujton Ditën e Darwinit, babait të evolucionit

    ​Bota përkujton Ditën e Darwinit, babait të evolucionit

    Një festë në të gjithë botën për babanë e një prej teorive më të rëndësishme shkencore në histori, atë të teorisë së evolucionit.

    Charles Darwin u lind më 12 shkurt 1809 dhe me teorinë e tij revolucionarizoi imazhin që kemi për veten dhe origjinën tonë.

    “Evolucioni ka pasur një ndikim të madh sepse ka të bëjë me jetën e gjithsecilit, ai trajton pyetjen se çfarë jemi ne, qenia jonë njerëzore dhe nga vijmë”, komenton Chiara Fabi, drejtuese e Njësisë së Koordinimit Shkencor të Muzeut të Historisë Natyrore të Milanos.

    Për të përkujtuar ndikimin e jashtëzakonshëm të teorisë së evolucionit, lindja e natyralistit britanik që formuloi teorinë e tij në moshën 50-vjeçare është festuar për 20 vjet në të gjithë botën, më shumë se 20 vjet pas kthimit nga udhëtimi i gjatë në bordin e anijes “Beagle”.

    “Kur balenat kishin këmbë” është titulli i një prej iniciativave të planifikuara në hapësirat e Muzeut të Detit të Lashtë dhe Biodiversitetit, në Salsomaggiore Terme (Parma), i projektuar për fëmijët për të shpjeguar se si, të nxitura nga mutacione gjenetike të rastësishme dhe presioni selektiv, të gjitha speciet e gjalla në planet kanë pësuar transformime të thella gjatë miliona viteve.

    Kjo ishte pikërisht një nga intuitat e mëdha të Darvinit në bazën e teorisë së evolucionit, mekanizmat më të thellë të së cilës, veçanërisht mungesa e një specieje superiore, nuk janë ende të lehta për t’u pranuar sot.

    Një teori që, kur u propozua nga Darvini dhe paralelisht edhe nga Alfred Russel Wallace, ngjalli menjëherë polemika të hidhura.

    Për këtë arsye, një nga objektivat e ditës ndërkombëtare është gjithashtu të frymëzojë njerëz nga e gjithë bota për të reflektuar dhe vepruar mbi parimet e guximit intelektual, kuriozitetit të përhershëm, të menduarit shkencor dhe urisë për të vërtetën, të mishëruara nga Charles Darwin.

  • Festa e Pavarësisë së Kosovës, poeti Lulzim Tafa ftohet nga Bashkësia Shqiptare në Bosnje dhe Hercegovinë

    Festa e Pavarësisë së Kosovës, poeti Lulzim Tafa ftohet nga Bashkësia Shqiptare në Bosnje dhe Hercegovinë

    Poeti i njohur kosovar, Lulzim Tafa, festën e Pavarësisë së Kosovës do ta kalojë në Sarajevë, si i ftuar nderi nga Bashkësia Shqiptare në Bosnje dhe Hercegovinë.

    Përmes një postimi në profilin e tij në facebook, Tafa ka njoftuar se në Festën e Pavarësisë në Sarajevë, do të marrin pjesë edhe autoritetet shtetërore të Bosnjës dhe intelektual të shumtë.

    Postimi i plotë i tij në facebook:

    Të dashur miq,

    Festën e Pavarësisë së Kosovës, 17 shkurtin, këtë vit do ta kaloj në Sarajevë, si i ftuar nderi nga Bashkësia Shqiptare në Bosnje dhe Hercegovinë.

    Atje më kanë ftuar që t’i lexoj disa poezi në gjuhën shqipe dhe atë boshnjake. Në festën e pavarsisë, do të marrin pjesë edhe autoritetet shtetërore të Bosnjës dhe intelektual të shumtë, miq të mi, Sarajli të vjetër e të rinj, adhurues të artit e lexues të poezisë.

    Komuniteti shqiptar në Sarajevë është mjaftë i organizuar dhe udhëhiqet nga Kryetarja Elvira Dushi, një promuvuese e madhe e vlerave tona në Bosnje.

    Përndryshe shqiptarët janë komunitet shumë i respektuar në Bosnje dhe Hercegovinë.
    Sarajeva❤️feston me Poezi.

  • Shtohet një kategori e re në çmimet Oscar

    Shtohet një kategori e re në çmimet Oscar

    Nga viti 2026 çmimet Oscar do të aplikojnë një kategori të re për kastin më të mirë.

    Do të jetë kategoria e parë që bëhet pjesë e ceremonisë që prej vitit 2002 kur u shtua filmi më i mirë i animuar.

    Drejtorët e kastit kanë bërë fushata në vitet e fundit që të mund të njihen njësoj si elementët e tjerë të filmit si muzika, kostumografia, flokët dhe grimi. Ata janë ndër hallkat e para të stafit që përfshihen në projektet filmike dhe kanë rol kryesor në formësimin e filmave hollivudianë.

    Roli i tyre është të punësojnë yje të mëdhenj në role protagoniste si dhe të tjerë që shfaqen në role më të vogla.

    Në një deklaratë, drejtuesit e Akademisë thanë se drejtorët e kastit “kanë rol thelbësor në prodhimin e një filmi”.

    Kategoria do të prezantohet në ceremoninë e vitit 2026 për shkak të fushatave të tjera të planifikuara. Megjithëse Akademia po bën përpjekje në vitet e fundit që ta shkurtojë ceremoninë e çmimeve Oscar për t’i mbërthyer shikuesit pas ekranit, shfaqja zgjat më shumë se sa 3 orë.

    Aktualisht, ndahen 23 çmime Oscar por interesi i publikut mbetet në kategoritë kryesore si filmi më i mirë, aktrimi dhe regjisori më i mirë.

    Akademia nuk ka konfirmuar nëse kategoria e re do të përfshihet në transmetim, por me gjasë vendimi do të merret në një afat më të afërt me ceremoninë.

    Veç drejtorëve të kastit, edhe dublantët kanë bërë fushata për përfshirjen e kategorisë së tyre, por përpjekjet nuk kanë pasur sukses./ KultPlus.com

  • Komuna e Vushtrrisë përkujton Mehmet Konjuhin në 100-vjetorin e vdekjes

    Komuna e Vushtrrisë përkujton Mehmet Konjuhin në 100-vjetorin e vdekjes

    Komuna e Vushtrrisë ka organizuar Akademinë Përkujtimore me rastin e 100-vjetorit të rezistencës në zonën e lirë në Zogori, të udhëhequr nga Mehmet Konjuhi, raporton EO.

    Historiani Izet Miftari, përshëndeti të pranishmit në emër të kryetarit Ferit Idrizi i cili për shkaqe shëndetësorë ju pamundësua pjesëmarrja.

    Ai në emër të tij tha se janë mbledhur jo për të kërkuar hakmarrje por t’i përkujtoj sakrificat e tyre.

    “Nuk jemi mbledhur këtu sot për të kërkua hakmarrje, as për të nxitur urrejtje, jemi mbledhur vetë që të përkujtojmë dhe të dimë të vërtetën tonë të rëndë dhe krenare. Jemi mbledhur këtu e ju bëjmë më dije brezave të rinj dhe atyre që vinë më pas se dy shtete tona Shqipërinë dhe Kosovën duhet t’i ruajmë si sytë e ballit nga se kushtuan shtrenjtë. Janë amaneti i brezave që sakrifikuan”, tha ai.

    Profesor Mentor Hasani, i cili paraqiti një ekspoze të ngjarjeve të udhëhequr nga Mehmet Konjuhi, tha se ka kundërshtuar me forcë politikën serbe të shkombëtarizimit të Kosovës.

    “Mehmet Konjuhi kishte një rol kaq të madh në organizmin e rezistencës së armatosur në zonën e Shalës. Ai ishte një veprimtar mjaftë të shqyera dhe me përvojë. Ishte veprimtar i lëvizjes për çlirim dhe bashkim kombëtar. Kundërshtoi me forcë politikën serbe të shkombëtarizimit të Kosovës. Ishte pjesëmarrës në luftërat që janë zhvilluar në harkun kohorë 1909-1912”, tha ai.

    Profesori i Fakultetit Filozofik në UP, Dorajet Imeri, tha se përkujtimet për të kaluarën dhe rrënjët tonë janë momenti më i mirë nga ku edhe duhet të nisemi.

    Me këtë rast Komuna e Vushtrrisë ndau mirënjohje për rezistencë e sakrificë familjarë për pasardhësit e Mehmet Konjuhit, Zeka Mulaku, Rexhep Arifit.

    Muhamet Mulaku, pasardhës i atdhetarit Zeka Mulaku, në emër të familjeve që pranuan mirënjohje, falënderoi komunën për nderin që është duke u bërë.

    “Është një falënderim i madh për organet e komunës që morën përsipër organizmin e kësaj ngjarje e cila është shume e rëndësishme për ne si pasardhës nga këto familje”, tha ai.

  • PEN Qendra e Kosovës sot trajton dy tema letrare në British School

    PEN Qendra e Kosovës sot trajton dy tema letrare në British School

    Sot, në orën 13:30, në British School, PEN Qendra e Kosovës, trajton dy tema letrare: “Letërsia përtej kufijve” dhe “Edukimi letrar përmes leximit”.

    Për temën e parë do të flasë poeti Lulzim Tafa, ndërsa për temën e dytë do të flasë studiuesja e poetja Naime Beqiraj.

    Temar trajtohen në kuadër të projektit kulturor “Edukimi letrar dhe procesi krijues i talenteve të reja” të cilin e ka përkrahur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

    Në fund të aktivitetit antëtarë të PEN Qendrës së Kosovës do të shpërndajnë libra për pjesëmarrës.

    Ky është aktiviteti i pestë i PEN Qendrës së Kosovës në kuadër të këtij projekti. Me këtë projekt janë paraparë të zhvillohen edhe disa takime të tjera me lexues e krijues.