ATV

Category: KULTURË

  • Al Pacino, gjiganti që erdhi nga rruga sot feston ditëlindjen

    Al Pacino, gjiganti që erdhi nga rruga sot feston ditëlindjen

    Alfred James Pacino lindi më 25 prill 1940 në New York.

    Al Pacino është një aktor dhe regjisor, biri i Salvatore dhe Rose Pacino, me origjinë italiane nga Korleone e Siçilisë. Kalon një fëmijëri të varfër, në shkollë është i dalluar si përsëritës, me përjashtim të literaturës angleze.

    Nga fundi i viteve 60-të studion teatër me Lee Strasberg i cili dallon në të prirje të jashtëzakonshme për recitim dhe dëshirë të flaktë për tu larguar nga jeta e varfër e fëmijërisë. Me filmin Me Natalie shënon fillimin e karrierës së tij, ndjek pas dy vitesh The Panic in Needle Park në të cilin merret parasysh edhe nga regjisori Francis Ford Coppola. Ky i fundit shënon thelbin e famës së tij në vitin 1972 me filmin The Godfather në të cilin interpreton rolin e Michael Corleone.

    Në vitin 1993 shpërblehet me Oscar si aktori më i mirë protagonist me filmin Scent of a Woman, në të cilin interpreton një kolonel të verbër.

    Aktori i famshëm Al Pacino, i cili feston sot 82-vjetorin e lindjes, ka një jetë interesante personale dhe profesionale.

    Më poshtë janë disa kuriozitete që kanë shënjuar jetën e tij:

    Alfredo James Pacino nuk është martuar kurrë, por ka pasur marrëdhënie romantike me 11 aktore.

    Me dy prej tyre, Jan Tuarant dhe Beverly D’Angelo ka tre fëmijë, një vajzë dhe dy binjakë për të cilët u kujdes më vonë.

    Marrëdhëniet e tjera janë me Jill Clayburgh, Tuesday Weld, Marthe Keller, Carol Cane, Diane Keaton, Penelope Ann-Miller, Madonna, Lucila Solà dhe Meital Dohan, izraelitja me të cilën jetoi deri shkurtin e kaluar.

    Në karrierën e tij, që ka pothuajse çmim në çdo paraqitje në ekran, lista e filmave të refuzuar fillon nga ”Taxi Driver” deri te ”Star Wars”, nga ”Apocalypse Now” te ”Kramer vs Kramer”, nga ”Once Upon a Time in America” te ”Pretty Woman”.

    Al Pacino është djali i dy emigrantëve sicilianë (babai u largua nga familja kur Al ishte ende me rroba banjo).

    U lind në Harlem më 25 prill 1940.

    Kaloi fëmini të vështirë në Bronx dhe përjetoi ligjet e ashpra të rrugës: duhanpirës dhe konsumator i drogave të lehta që nga mosha 10 vjeç.

    17 vjeç la shkollën.

    20 vjeç troket më kot në dyert e ”Studio Actors”.

    Lee Strasberg njohu te ai cilësi të pazakonta aktoriale.

    Fillon karierën kur Jerry Shatzberg i ofron atij rolin e protagonistit, tregtarit të ri të drogës Bobby, në ”Panic in Needle Park”.

    Francis Coppola vëren se ai është aktori i duhur për rolin e Michael në ”The Godfather”.

    U nominua për Oscar për rolin më të mirë mbështetës në këtë film, por Al Pacino sfidon jurinë duke thënë se roli i tij nuk është inferior ndaj atij të Marlon Brando, që e fitoi çmimin Oscar. Rezultati? Të dy nuk morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

    Që atëherë Al Pacino u bë aktori i preferuar i kineastëve amerikan.

  • Shtëpia botuese e AAB-së, në panairin e botimeve shkencore në Tiranë

    Shtëpia botuese e AAB-së, në panairin e botimeve shkencore në Tiranë

    Përgatiti: Haris Ademi

    Botime shkencore e akademike nga të gjitha trojet shqiptare, u sollën në oborrin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

    Në panairin që u hap të martën, e që shënon edicionin e tretë me radhë, vend iu sigurua edhe shtëpisë botuese të Kolegjit AAB, që solli 70 tituj të sferave të ndryshme.

    Organizatorët thonë se me këtë panair duan ta promovojnë punën e gjithë akademikëve shqiptarë.

    Në Tiranë, të martën erdhën edhe akademikë nga Prishtina. Për Isa Mustafën, ngjarje të tilla kanë rëndësi për të dyja shtetet.

    Ndërsa, në një nga ngjarjet e panairit, iu nda çmimi “Vepra më e mirë studimore”, e akademik Anastas Angjelit.

    Panairi i Botimeve Shkencore e Akademike do të jetë i hapur deri të enjten e 25 prillit.

  • Mira Murati dhe Lulzim Tafa zgjidhen anëtarë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

    Mira Murati dhe Lulzim Tafa zgjidhen anëtarë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

    Asambleja e Përgjithshme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë i ka zgjedhur sot anëtarë të jashtëm të kësaj akademie Mira Muratin, Kryeshefe në OpenAI dhe Lulzim Tafën, poet i mirënjohur nga Kosova.

    Mira Murati, është një nga shqiptaret më me ndikim në fushën e teknologjisë, e cila u bë e njohur për publikun botëror për rolin e saj në inteligjencën artificiale (AI) dhe sukseset e arritura në fushën e teknologjisë, si kryeshefe në OpenAI.

    Ndërsa, poeti Lulzim Tafa, është i njohur për artin e tij, si njëri ndër poetët shqiptarë më të përkthyer në botë, njëherësh laureat i shumë çmimeve ndërkombëtare. Ai ka fituar dhjetëra çmime prestigjioze ndërkombëtare për letërsi, ndërsa mban shumë tituj nderi në akademi e universitete botërore. Së fundmi, Lulzim Tafa, u dekorua edhe nga presidenti francez, Emanuel Macron, me dekoratën “Oficer i Urdhërit Kombëtar të Letrave dhe Arteve”, që është dekorata më e lartë të cilën shteti francez e ndan në fushën artit dhe letërsisë.

    Krahas, Mira Muratit e Lulzim Tafës, në Asamblenë e Përgjithshme të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, si anëtarë të saj u zgjodhën edhe Lea Ypi, Gëzim Alpio dhe Angjelin Perljucaj.

  • Kori Siparantum përfaqëson Kosovën në garën prestigjioze “European Festival for Young People”

    Kori Siparantum përfaqëson Kosovën në garën prestigjioze “European Festival for Young People”

    Kori Siparantum ka njoftuar se do ta përfaqësojë Kosovën në “European Festival for Young People”, që është një nga garat më prestigjioze të muzikës për të rinj në Neerpelt.

    Në njoftimin e tyre thuhet se në Kori Siparantum do të jetë pjesëmarrës nga data 26 deri më 29 prill dhe do të jenë bashkë me 93 kore nga 19 shtete të botës.

    Korali do të prezantojë një repertor të pasur me vepra nga autorë të shquar:

    “Me nji lule” (With a Flower) – Memli Kelmendi

    “A Little in the Dream, A Little Awake” – Baki Jashari

    “Ta na Solbici” – Samo Vovkhttps://zeri.info/inarticle.html

    “Atsalums” (Coldness) – Jëkabs Janëevskis

    “En ‘s Avonds” – Arr. Memli Kelmendi

    Memli Kelmendi, dirigjent

    Gara do të mbahet më 27 Prill, rreth orës 14:00 në CC Palethe Overpelt, ndërsa rezultatet e jurisë do të shpallën më 27 Prill në ora 17:30 në Sporthal Dommelhof.

  • Biblioteka e Kolegjit AAB pasurohet me libra nga autorë japonezë

    Biblioteka e Kolegjit AAB pasurohet me libra nga autorë japonezë

    Përgatiti: Krenare Mulliqi

    Në një ambient të improvizuar japonez, nga sot biblioteka e Kolegjit AAB u pasurua me një kënd të ri të librave.

    Me rreth 200 tituj nga autorë japonezë, librat erdhën nga fondacioni “Nippon” përmes ambasadës japoneze në Kosovë.

    Përmbajtja e librave që ndërlidhet kryesisht me historinë dhe kulturën japoneze, është e përkthyer në gjuhen angleze.

    I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe vetë ambasadori japonez në Kosovë, i cili falënderoi Kolegjin AAB për bashkëpunim dhe rektorin e kolegjit, Burim Olluri.

    “Ne ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe ndihmën që ua jepni aktiviteteve tona. Unë kam ardhur këtu në vitin 2021, mbaj mend në atë kohë filloi bashkëpunimi ynë. Ndonëse raportet tona bilaterale zhvillohen tash e 15 vjet. Më duhet të them se këto libra i ka dhuruar një fondacion privat”, tha ambasadori i Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka.

    “Librat pa dyshim se do të ndihmojnë shumë studentët tanë, andaj jemi shumë mirënjohës për këtë kënd japonez. Natyrisht bashkëpunimi me ju është shumë i rëndësishëm për kolegjin tonë, andaj jam i bindur se do të vazhdojmë bashkëpunimin”, tha rektori i Kolegjit AAB, Burim Olluri.

    Prorektorja për Bashkëpunim dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Kolegjin AAB, Venera Llunji, tha se studentët janë me fat që kanë mundësi të lexojnë libra nga këta autorë.

    “Për studentët e Kolegjit AAB kjo është një ditë e rëndësishme, pasi përmes tyre do të afrohen kulturat e dy vendeve që gjeografikisht janë larg njëra-tjetrës, por sa i përket efektit dhe marrëdhënieve që i kemi me shtetin e Japonisë mendojnë që është një kontribut që do t’ju japim gjeneratave, por edhe shoqërisë sonë”, tha Llunji.

    Për ambasadorin japonez në Kosovë dhe Drejtorin e Fondacionit “Nippon” Kolegji AAB ndau mirënjohje.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • ​Ulqinakët përshkojnë sheshet e kryeqytetit me këngë e valle

    ​Ulqinakët përshkojnë sheshet e kryeqytetit me këngë e valle

    Me veshje e këngë ulqinake janë përshkuar sheshet e Prishtinës. Ulqinakët falënderuan në këtë formë Kosovën që për vite me radhë i qëndruan besnik qytetit bregdetar. Të rinjtë e ansamblit “Teuta” kënduan e vallëzuan deri pranë sheshit “Skënderbeu”. “S’bashku n’Ulqin” është moto e sivjetme e sezonit turistik, ku premtohet miqësi e siguri për të gjithë kosovarët.

    Drejtori i Organizatës Turistike në Ulqin, Qazim Hoxhiq tha se përveç promocionit, këtë vit dëshirojnë të falënderojnë të gjithë pushuesit nga Kosova.

    “Ulqini këtë radhë në dallim nga vitet e tjera, ku gjithmonë kemi ardhur për të promovuar qytetin tonë, ne këtë radhë erdhëm që të falënderojmë të gjithë pushuesit e popullit të Kosovës në përgjithësi që ishin deri tani besnik në qytetin tonë të Ulqinit. Gjithmonë dihet se Ulqini ka mbi 60 për qind turistë kosovar, të cilët besnikërisht na keni vizituar”, deklaroi ai.

    Mbrëmjen e sotme, shton ai, se do të organizohet edhe një darkë tradicionale me 500 të ftuar.

    “Vitin e kaluar kemi pasur 22 për qind më tepër turistë të regjistruar nga Kosova dhe kjo tregon që gjithnjë po shtohet vizita në qytetin tonë. Tregu kryesor i turistëve është Kosova dhe ne jemi këtu për të gjithë promocionin, për të gjithë besnikërinë dhe besoj që çdo kosovar, çdo qytetar i Kosovës i cili vjen në Ulqin, ai faktikisht vjen në qytetin e vet. Thjesht është një vëllazërim të cilin ne e kemi vazhduar. Turistët ditëve në vijim, është ‘May Fest’, kemi disa koncerte të cilat ende për shkak të kontratave nuk mund të flasim për emrat, ne do të kemi gjatë gjithë sezonit edhe majin e qershor, evenimente të ndryshme në të cilat pushuesit kosovarë do të kenë mundësi që të kënaqen në qytetin tonë”, shtoi ai.

    Sezoni turistik do të nis me festivalin “May Fest”, për të vijuar më pas edhe me shumë koncerte të tjera pranë bregdetit ulqinak.

    “Më 25 prill fillon ‘May Fest’ deri më 28 prill. Ne sezonin turistik e hapim pikërisht në këto ditë, që quhet ‘Të gjithë për turizmin’. Pastaj në maj kemi ditët e Kublës, pastaj me 21 maj vazhdojmë me koncertet tjera që do të vazhdojnë gjithnjë gjatë sezonit turistik…Premtohet besnikëria, premtohet miqësia, premtohet sigurimi si çdo vit tjetër deri më tani. Evenimentet nuk do të mungojnë kurrë, kështu që ne gjithmonë ne jemi aty për risitë”, përfundon ai.

  • 69 vite nga vdekja e gjeniut Albert Einstain

    69 vite nga vdekja e gjeniut Albert Einstain

    Albert Einstein u lind në Ulm të Gjermanisë në 14 mars 1879, në një familje hebrenjsh.

    Kur mbushi pesë vjeç, i ati i dha një busull, që menjëherë i krijoi Albertit një interes për gjilpërën magnetike dhe fenomenet natyrore që shkaktonin lëvizjen e saj në të njëjtin drejtim. I ati i shpjegoi se kjo shkaktohej nga fusha magnetike dhe forca e rëndesës.

    Për jetën e tij në vitet e fëmijërisë, Albert Ajnshtajn tregonte se nuk e kishte me qejf shkollimin. Metoda mësimore, ku nxënësve nuk u lejohej të bënin pyetje e bënte atë të ndihej si i burgosur.

    Teoria më e rëndësishme e tij është ajo e relativitetit, ku Ajnshtajni shpjegon se drita lëviz gjithmonë me të njëjtën shpejtësi, pavarësisht nga burimi i saj. Ai shtoi se koha dhe masa mund të ndryshojnë dhe varen nga vend ndodhja e një njeriu ne raport me një objekt apo një ngjarje.

    Ajnshtajn botoi në vitin 1905 veprën e tij më të rëndësishme, dhe një nga dokumentet më të rëndësishme shkencore në histori të titulluar “Teoria e Relativitetit”. Dhjetë vjet më pas ai botoi një vëllim të zgjeruar të kësaj vepre me titullin “Teoria e Përgjithshme e Relativitetit”, që përfshin ide themelore që përdoren për të përshkruar fenomene natyrore lidhur me kohën, hapësirën, masën, lëvizjen dhe forcën e rëndesës.

    Çmimin Nobel në Fizikë për zbulimin e ligjit të efektit fotoelektrik. Ky ligj shkencor shpjegon përse disa metale emetojnë elektrone pasi mbi sipërfaqen e tyre bie drita. Ky zbulim çoi në zhvillimin e elektronikës, përfshirë edhe radion apo televizionin.

    Albert Ajnshtajn vdiq në moshën 76 vjeçare më 18 prill 1955 në SHBA.

  • ​Dita Botërore e Monumenteve dhe Vendbanimeve historike

    ​Dita Botërore e Monumenteve dhe Vendbanimeve historike

    Në vitin 1982 u miratua vendimi që më 18 prill të çdo viti të shënohet Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Vendbanimeve Historike.

    Kjo ditë shihet si mundësi për të gjithë komitetet kombëtare që të mbrojnë qëllimet e tyre të përbashkëta.

    Një vit më vonë, Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s, u ka rekomanduar shteteve anëtare që të shqyrtojnë mundësinë e deklarimit të kësaj dite.

  • Në teatrin e Kolegjit AAB u mbajt forumi për nder të Fehmi Aganit

    Në teatrin e Kolegjit AAB u mbajt forumi për nder të Fehmi Aganit

    Përgatiti: Armand Hoti

    Teatri kamertal në Kolegjin AAB, hapi dyert për studentë e akademikë, të martën.

    Këtu u mbajt forumi për nder të ish-veprimtarit, sociologut, e politologut Fehmi Agani.

    Vepra dhe jeta e profesorit tashmë të ndjerë, u çmua lart nga rektori i Kolegjit AAB, Blerim Olluri.

    “Profesor Agani ishte jo vetëm intelektual e politolog, por edhe një vizionar, i cili ia kushtoi tërë jetën kërkimit dhe dijes, politikës dhe drejtësisë”, tha Olluri.

    I pranishëm nuk ishte, por përmes zëvendëses së tij, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, tha se trashëgimia akademike e Fehmi Aganit, vazhdon t’i shërbejë vendit.

    “Fener i dijes dhe shkencës, hero i kombit tonë. Ne mblidhemi këtu jo vetëm për të kujtuar një njeri me intelekt dhe dhembshuri të thellë, por edhe të festuar trashëgiminë e tij të qëndrueshme në fushën e sociologjisë dhe filozofisë”, tha Pranvera Dibra, zëvendësambasadore e Shqipërisë në Kosovë.

    Djali i veprimtarit, Mentor Agani, shfrytëzoi podiumin e teatrit për të rikujtuar disa momente nga vetë jeta e të atit.

    “Kur kthehet në punë i thojnë atje është zyrja e Sinanit, edhe shkon, çka është kjo? I thonë këto janë përgjigjet që do i japësh. Ky i thotë jo, përgjigjet i jap unë”, tha Agani.

    Akademiku Fehmi Agani u vra në maj të 1999-ës nga forcat serbe. Agani është autor i disa veprave në fushën e politikës dhe sociologjisë.

    Në forum, viti 2024 u cilësua si viti i Fehmi Aganit.

  • Poeti Lulzim Tafa po merr pjesë në takimin e 56-të ndërkombëtar të shkrimtarëve në Bled të Sllovenisë

    Poeti Lulzim Tafa po merr pjesë në takimin e 56-të ndërkombëtar të shkrimtarëve në Bled të Sllovenisë

    Poeti i njohur kosovar, Lulzim Tafa, është duke marrë pjesë në takimin e 56-të ndërkombëtar të shkrimtarëve në Bled të Sllovenisë, i organizuar nga PEN Qendra e Sllovenisë dhe Komiteti i Shkrimtarëve për Paqe.

    Përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ai ka njoftuar do ta përfaqësojë PEN Qendrën e Kosovës, ku edhe do të mbajë një fjalim në Asamblenë Gjenerale të Komitetit të Shkrimtarëve për Paqe.

    “Sot erdha në Bled të Sllovenisë për të marr pjesë në takimin e 56-të ndërkombëtar të shkrimtarëve, i organizuar nga PEN Qendra e Sllovenisë dhe Komiteti i Shkrimtarëve për Paqe. Në këtë takim që do të zgjasë tre ditë, ku do të marrin pjesë shkrimtarë nga shumë vende të botës, unë do ta përfaqësoj PEN Qendrën e Kosovës dhe do të mbaj një fjalim në Asamblenë Gjenerale të Komitetit të Shkrimtarëve për Paqe. Në këtë takim do të flasë edhe Kryetarja e Parlamentit të Sllovenisë, Zonja Urška Klakočar Zupančič”, ka shkruar Tafa.

    Takimi i 56-të ndërkombëtar të shkrimtarëve në Bled të Sllovenisë do të zhvillojë punimet për tri ditë, nga 16 deri më 18 prill. /atvlive.tv