ATV

Category: KULTURË

  • “Bidermani dhe Zjarrvënësit”, nesër premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës

    “Bidermani dhe Zjarrvënësit”, nesër premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës

    Teatri Kombëtar i Kosovës sjell premierën e shfaqjes “Bidermani dhe Zjarrvënësit”, e cila do të ngjitet në skenë nesër më 27 mars 2026, nga ora 20:00.

    Vepra e autorit të njohur Max Frisch vjen në regji të Agon Myftari, duke premtuar një realizim artistik që trajton tema aktuale përmes një qasjeje bashkëkohore skenike.

    Në këtë produksion marrin pjesë aktorët Kushtrim Qerimi, Arta Selimi, Shkëlzen Veseli, Semira Latifi, Albina Krasniqi, Edlir Gashi, Ylber Bardhi, Lum Veseli, Donika Rushiti, Lis Maliqi dhe Erdonis Gashi.

    Muzika për shfaqjen është realizuar nga Memli Kelmendi, ndërsa dramaturgjia mban firmën e Zoga Çeta Çitaku. Skenografia është punuar nga Nicola Minssen, ndërsa kostumet nga Samka Ferri.

    Ekipi realizues përfshin gjithashtu asistenten e regjisë Diellza Dedushi dhe inspicienten Nazmije Krasniqi, ndërsa për ndriçimin dhe tonin janë kujdesur Bujar Bekteshi dhe Arben Aliu.

    Kjo premierë pritet të sjellë në skenën teatrore një nga veprat më të njohura të dramaturgjisë evropiane, duke ofruar një reflektim të fortë mbi shoqërinë dhe përgjegjësinë individuale.

  • Nis sot edicioni i tretë i Festivalit “Aktori dhe Poeti” në Prishtinë

    Nis sot edicioni i tretë i Festivalit “Aktori dhe Poeti” në Prishtinë

    Sot fillon edicioni i tretë i Festivalit “Aktori dhe Poeti” në Prishtinë, një platformë kulturore që ndërthur fuqinë e fjalës poetike me interpretimin skenik, duke krijuar një përjetim unik artistik për publikun.

    Ky festival krijon një hapësirë unike bashkëpunimi mes artistëve nga vendi, rajoni dhe Evropa, duke ofruar një përjetim autentik artistik për publikun.

    Përmes interpretimit të poezive në gjuhët origjinale nga aktorë vendorë dhe ndërkombëtarë, festivali synon të thellojë dialogun kulturor dhe të promovojë vlerat e artit poetik dhe skenik.

    Në këtë edicion do të marrin pjesë emra të njohur të artit dhe letërsisë si: Besnik Mustafai, Hasan Erkek, Gioacchino Desiderio, Josif Papagjoni, Behar Gjoka, Rozi Kostani, Safete Rugova dhe krijues të tjerë nga diaspora, vendi dhe rajoni.

    Festivali organizohet nga Drita Begolli dhe do të zgjasë deri më 27 mars 2026, duke ofruar një program të pasur me aktivitete kulturore dhe artistike. Pjesëmarrja mediatike është e mirëpritur për të promovuar vlerat e artit dhe letërsisë që ky festival përfaqëson.

  • “Peaky Blinders: The Immortal Man” ka grumbulluar më shumë se 25 milionë shikime në Netflix brenda tre ditësh

    “Peaky Blinders: The Immortal Man” ka grumbulluar më shumë se 25 milionë shikime në Netflix brenda tre ditësh

    Filmi “Peaky Blinders: The Immortal Man” regjistroi 25.3 milionë shikime në tre ditët e para në Netflix.

    Filmi është i disponueshëm në platformë që nga 20 marsi dhe është një vazhdim i serialit të njohur të BBC-së “Peaky Blinders”, me protagonist Cillian Murphy, i cili u transmetua për gjashtë sezone nga viti 2013 deri në vitin 2022.

    Seriali tashmë kishte audiencën e pritur në Netflix, i cili mban të drejtat e transmetimit në SHBA dhe territore të ndryshme jashtë SHBA-së, dhe filmi i ri u bë shpejt titulli më i shikuar në Netflix gjatë javës 16-22 mars.

    Titulli i dytë më i vlerësuar i javës, që kryeson listën e emisioneve speciale televizive (përmbajtje jo në anglisht), ishte “BTS The Comeback Live: Arirang”, i cili u shfaq premierë më 22 mars dhe arriti 13.1 milion shikime para përfundimit të periudhës së shikimit atë mbrëmje. Duke marrë parasysh të gjithë ditën e shikimit, koncerti special i drejtpërdrejtë i K-pop arriti 18.4 milion shikues.

    Për javën e dytë radhazi, titulli numër një në listën e serialeve televizive në gjuhën angleze ishte sezoni i dytë i “One Piece”.

    Seriali regjistroi 11.1 milionë shikime në javën e parë të publikimit, pasi debutoi me 16.8 milionë shikime në katër ditë. Sezoni i parë gjithashtu u rishfaq në renditje, në vendin e katërt, me 4.4 milionë shikime.

    Seriali televiziv në gjuhën angleze i renditur i dyti këtë javë ishte sezoni i shtatë i “Virgin River” me 7.7 milionë shikime në javën e dytë në tabelë, i ndjekur nga sezoni i dytë i “Beauty in Black” me 5.3 milionë shikime në javën e katërt.

  • Fillojnë xhirimet e filmit “Zbardhje” të regjisores Kaltrina Krasniqi

    Fillojnë xhirimet e filmit “Zbardhje” të regjisores Kaltrina Krasniqi

    Filmi i ri artistik “Zbardhje”, nga regjisorja Kaltrina Krasniqi, ka filluar xhirimet në Prishtinë. Projekti ribashkon bashkëpunëtorët kryesorë nga filmi i saj i parë me metrazh të gjatë “Vera Andrron Detin”, i cili pati premierën në garën Orizzonti të edicionit të 78-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venedik.

    Në rolet kryesore interpretojnë: Adriana Matoshi dhe Arta Dobroshi, ndërsa në role mbështetëse paraqiten Kosovare Krasniqi, Agron Shala, Aurita Agushi, Art Pasha dhe Blerta Ismaili.

    Vendosur në Prishtinën bashkëkohore, “Zbardhje” është dramë që ndjek dy gra jetët e të cilave takohen në punë. Filmi e përdor “zbardhjen” si një logjikë socio-kulturore, arkitektonike dhe zhvillimore, ku hapësirat, trupat dhe historitë pastrohen, sanitohen dhe shpesh fshihen në emër të aspiratave shoqërore.

    “Zbardhje” është një bashkëprodhim i Vera Films (Kosovë), Portokal (Bullgari), Papadhimitri Productions (Shqipëri) dhe Code Blue Production (Mali i Zi).

    Xhirimet zhvillohen në Prishtinë, Kosovë dhe Ulqin, Mali i Zi, gjatë periudhës mars–prill 2026.

  • Nëse i ke 30 vjet dhe s’je martu, s’ke kerr, s’ke banesë, s’ke punë… A je i/e dështuar?

    Nëse i ke 30 vjet dhe s’je martu, s’ke kerr, s’ke banesë, s’ke punë… A je i/e dështuar?

    Në një shoqëri ku pritshmëritë për sukses shpesh lidhen me moshën, shumë të rinj përballen me pyetjen: nëse në të 30-at nuk je martuar, nuk ke shtëpi, makinë apo një punë të qëndrueshme (ose  nuk je shkolluar) – a do të thotë kjo që ke dështuar?

    Kjo çështje u diskutua në emisionin “LIBERO” dhe sociologu Genc Xerxa theksoi se perceptimi i suksesit lidhet me disa “ora” që ndikojnë në jetën tonë.
    “…Këtu duhet me i inkorporu orat; në qoftë se ora individuale është në rehati me mirëqenien tonë dhe ora psikologjike është e mirë, kjo nuk krijon kurrfarë problemi. Por në anën tjetër, ora sociale i krijon ato rregullat, ta kërkon miratimin – ‘t’ka ik koha’, ‘s’je martu’…Megjithatë njeriu duhet të vazhdojë ta udhëheqë orën e vet individuale”, shprehet ai.

    Nga ana tjetër, psikologia Ibelinda Halili për ta shmangur këtë presion e vuri theksin te rëndësia e objektivave personale.
    “…Janë shumë të rëndësishme objektivat që ia vendos vetes përgjatë rritjes dhe zhvillimit tënd. Objektivat janë gjërat kryesore të cilat neve pastaj na lënë të ndikohemi ose na ndihmojnë nga ata të cilët po tentojnë të na ndikojnë…”, potencoi ajo.

    Studimet moderne, përfshirë ato të publikuara nga National Library of Medicine, nuk mbështesin idenë e një “afati universal” për sukses. Sipas tyre, perspektiva ndaj kohës është fleksibile dhe ndryshon gjatë jetës, duke u ndikuar nga faktorë si kultura, familja, rrjetet sociale dhe krahasimi me të tjerët.

    Për ta dëgjuar diskutimin e plotë rreth kësaj teme, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • A ka një kohë “të duhur” për t’i arritur gjërat në jetë apo është thjesht një presion shoqëror?

    A ka një kohë “të duhur” për t’i arritur gjërat në jetë apo është thjesht një presion shoqëror?

    Ndjenja se “po na ik koha” është gjithnjë e më e përhapur, sidomos te të rinjtë dhe të rriturit në faza kyçe të jetës. Por a ekziston përnjëmend një afat i duhur për arritje?

    Sipas një studimi të fundit nga Springer Nature “Chronic time pressure as a predictor of symptoms of depression, anxiety and stress”, presioni i vazhdueshëm për kohën lidhet drejtpërdrejt me rritjen e stresit, ankthit dhe depresionit. Ky fenomen shpjegohet përmes disa faktorëve kryesorë:

    1. Krahasimi social – Duke parë arritjet e të tjerëve, krijojmë ndjesinë se jemi “mbrapa”.
    2. Narrativat kulturore – Ideja se duhet të kemi jetën “në rregull” deri në një moshë të caktuar, si 30 vjeç.
    3. Ekonomia e kohës moderne – Produktiviteti shpesh barazohet me vlerën personale.
    4. Teknologjia – Ritmi i shpejtë i jetës digjitale rrit ndjesinë se koha nuk mjafton.

    Në emisionin “LIBERO” u diskutua kjo temë dhe e ftuara (psikologia) Ibelinda Halili e lidhi këtë ndjesi me një fenomen të njohur si “novelty effect”. Sipas saj, me kalimin e moshës – KOHA duket sikur përshpejtohet.

    “…Është një efekt psikologjik që njihet si ‘the novelty effect’, që me kalimin e moshës koha përshpejtohet te ne (ecën më shpejt), në kuptimin e përjetimit, jo në kuptimin e njësimit… është përjetim (ne e përjetojmë se koha po na ikën shumë shpejt)… kjo i bie që truri, si organ i cili maturohet gjatë gjithë jetës, kur e arrin një pjekuri të caktuar, bën sintetizimin e informacioneve në mënyrë shumë më të shpejtë dhe prandaj, e ka ndjesinë (na transmeton neve) që koha po përllogaritet shumë shpejt…”– deklaroi Halili.

    Nga ana tjetër, doktoresha Merita Emini Sadiku, e sheh çështjen nga perspektiva biologjike. Ajo theksoi se përveç “kohës sociale”, ekziston edhe “koha biologjike”, e cila vendos kufizime natyrore, sidomos në aspektin riprodhues. Sipas saj, edhe pse njerëzit mund të shtyjnë plane të caktuara, biologjia shpesh vendos limite që nuk varen nga dëshira individuale.

    Ndërkohë, sociologu Genc Xërxa e shpjegoi dallimin mes “orës sociale” dhe “orës individuale” duke potencuar se në shoqëritë në zhvillim, presioni social është më i madh dhe ndikon në vendimet për arsim, martesë dhe krijim familjeje. Këto janë norma të pashkruara që shoqëria i imponon individit, duke krijuar afate të padukshme për arritje jetësore.

    Vlen ta përmendim një studim nga ResearchGate që tregon se vendimet e marra nën presion kohe janë shpesh më impulsive dhe më të rrezikshme. Kur dominohemi nga ideja “duhet tani”, cilësia e zgjedhjeve bie, duke ndikuar edhe në vendime të rëndësishme jetësore.

    Ndjenja e mungesës së kohës nuk është vetëm reale, por edhe e ndërtuar nga faktorë socialë, psikologjikë dhe biologjikë. Pyetja është: a duhet t’i nënshtrohemi këtij ritmi, apo të krijojmë një “orë personale” që i përshtatet jetës sonë?

    Për ta dëgjuar diskutimin e plotë rreth kësaj teme, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Modern Talking vjen për herë të parë në Kosovë!

    Modern Talking vjen për herë të parë në Kosovë!

    Grupi legjendar i muzikës pop, Modern Talking, me vokalistin kryesor Thomas Anders & Band, do të performojë për herë të parë në Kosovë, në kuadër të festivalit të verës Hardh Fest, që do të mbahet më 4, 5 dhe 6 shtator në Rahovec.

    Koncerti pritet të sjellë hitet që kanë shoqëruar breza të tërë, përfshirë Cheri, Cheri Lady, You’re My Heart, You’re My Soul dhe Brother Louie, duke ofruar një eksperiencë muzikore nostalgjike dhe të paharrueshme për publiku.

  • “Këto këngë nuk janë për parti”, Përparim Gashi rrëfen përplasjen mes publikut gjatë këngës për UÇK-në

    “Këto këngë nuk janë për parti”, Përparim Gashi rrëfen përplasjen mes publikut gjatë këngës për UÇK-në

    Këngëtari Përparim Gashi në emisionin “LIBERO” ka zbuluar arsyet pse ka realizuar tri këngë kushtuar UÇK-së brenda një viti, duke theksuar se motivi i tij buron nga rrënjët familjare dhe ndjenja e fortë atdhetare.

    “…Unë vij prej një familje atdhetare, jam rritur me folklor… Na duam që çlirimtarët të jenë në liri dhe e duam lirinë e tyre me patjetër…” – është shprehur ai, duke nënvizuar përkushtimin ndaj kësaj teme.

    Gashi ka bërë thirrje për unitet kur interpretohen këngë me karakter kombëtar, duke theksuar se ato nuk duhet të ndahen sipas bindjeve politike. “Kur këndohen këto këngë duhet të mos ketë dallime në parti, sepse në Hagë po gjykohen tri shkronja të arta,” tha ai, duke shtuar se ky është mesazhi kryesor që dëshiron të përcjellë.

    Ai gjithashtu tregoi një përvojë konkrete nga një performancë e tij, ku tensionet politike u reflektuan edhe gjatë interpretimit. Sipas tij, në një rast, të pranishmit u përfshinë në përplasje mes vete.

    “…Më ka ndodhur në një vend, u kapën ndërmjet vete… për shkak të partive, dhe për këtë dua ta theksoj në emision se kur këndohet kjo këngë, tri shkronjat këndohen, çdo gjë anash…”, theksoi Gashi.

    Për ta dëgjuar intervistën e plotë të Përparim Gashit, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Hapet sot në Prishtinë edicioni i 26-të i Javës së Frankofonisë

    Hapet sot në Prishtinë edicioni i 26-të i Javës së Frankofonisë

    Edicioni i 26-të i Javës së Frankofonisë në Kosovë do të hapet zyrtarisht sot, më 23 mars, në orën 20:00 në Kino Armata.

    Në ceremoninë hapëse pritet të mbajnë fjalime ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot, si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ata do të theksojnë rëndësinë e promovimit të gjuhës dhe kulturës frankofone në vend.

    Programi i mbrëmjes përfshin edhe një performancë muzikore nga Linda Rukaj, e shoqëruar nga pianisti Antonio Fjerca.

    Gjatë gjithë javës, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë një sërë aktivitetesh kulturore, artistike dhe edukative, të cilat synojnë të promovojnë dhe festojnë Frankofoninë në Kosovë. Organizatorët ftojnë qytetarët që të bëhen pjesë e këtyre ngjarjeve.

  • Shqiptari në Norvegji arrin një sukses të madh, Ari Bajgora fiton çmimin e madh në Spellemannprisen

    Shqiptari në Norvegji arrin një sukses të madh, Ari Bajgora fiton çmimin e madh në Spellemannprisen

    Artisti i ri shqiptar në Norvegji, Ari Bajgora, ka arritur një sukses të madh duke fituar çmimin “Kënga e Vitit” në ceremoninë prestigjioze Spellemannprisen, për këngën “Falle og slå seg”.

    Lajmi është pritur me entuziazëm nga publiku dhe figura të njohura, ndërsa urimet nuk kanë munguar në rrjetet sociale.

    Mes tyre, edhe reagimi i Sylo Taraku, i cili e vlerësoi rrugëtimin e artistit duke e cilësuar si një nga artistët më premtues të momentit.

    Fitorja e Bajgorës shënon një moment të rëndësishëm në karrierën e tij, duke e vendosur atë në qendër të vëmendjes së industrisë muzikore norvegjeze.

    Me talentin dhe përkushtimin e tij, ai po dëshmon se suksesi ndërkombëtar është i arritshëm për artistët e rinj shqiptarë.