ATV

Category: KULTURË

  • Më 24 maj në Kosovë vjen shkrimtari i njohur turk Orhan Pamuk

    Më 24 maj në Kosovë vjen shkrimtari i njohur turk Orhan Pamuk

    Shkrimtari i njohur turk, Orhan Pamuk, i cili është edhe fitues i çmimit Nobel në Letërsi, do të vijë më 24 maj në Kosovë, përcjell KultPlus.

    Njoftimin e ka bërë të ditur ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku nëpërmjet një postimi në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Kënaqësi e veçantë ta presim në Kosovë shkrimtarin e madh turk, fituesin e Çmimit Nobel në Letërsi, Orhan Pamuk.

    I përkthyer në dhjetëra gjuhë, me miliona kopje të shitura, Pamuku është shpërblyer me shumë çmime në fushën e kulturës.

    Për romanet e tij, paralelet midis së shkuarës dhe së tashmes, jetën e artistit dhe artin në përgjithësi, do të flas vet ai në Prishtinë./ KultPlus.com

  • “Skanderbeg”, filmi i parë i animuar 3D me hero shqiptar

    “Skanderbeg”, filmi i parë i animuar 3D me hero shqiptar

    Ideja e projektit “Skanderbeg”, lindi për faktin se të gjithë fëmijët kanë qejf personazhe, siç është edhe spiderman. Por do ishte shume mire qe te kemi edhe një hero shqiptar qe ata e njohin dhe i frymëzon shumë. Dhe i tillë është pikërisht heroi kombëtar Skënderbeu, i cili do të vijë në një film të animuar 3 D.

    Florjan Binaj është skenarist i këtij projekti ndërsa Daniel Kordhoni është autor/producent. Ata të dy përveçse janë miq që në fëmijëri, kanë punuar së bashku prej vitesh për këtë projekt që sikurse dhe ata e thonë tashmë po bëhet i madh dhe ka nevojë për mbështetjen e të gjithë shqiptarëve që të finalizohet.

    Personazhet do jenë me emrat e fëmijëve të tyre, raporton Euronews.

    Mësohet se Binaj ka punuar rreth 2 vite me skenarin, ndërkohë në film janë gjithsej 40 personazhe.

    Ky film do të jetë një epokë e re për t’u njohur ndërkombëtarisht ndërkohë do të jepen mesazhe për planetin Tokë.

  • Gdhendja në dru dhe mesazhi i figurave

    Gdhendja në dru dhe mesazhi i figurave

    Ëndrra ndaj profesioni për shumë nga ne fillon qysh në vegjëli, atëherë kur edhe nisim hapat e parë, shprehim edhe dëshirat.

    Një të tillë kishe edhe Islam Idrizi. Me pasion sot ai bënë gdhendjen e drurit duke krijuar figura interesante.

    Ai në një bisedë për ATV-në, tregon se mësimet e para i kishte marrë nga babai i tij, i cili në atë kohë kishte bërë gdhendje të drurit për të punuar kryesisht mjete pune.

    “T’u i pa gjithë ato artizanate, sidomos përqendrimi ose më tepër tek prindi, te baba, i cili ndreqke bishta të sëpatave, sepse mjetet me të cilat ka punuar nuk kanë qenë të mira, dhe unë i kam gjithmonë në mendje kur fliste për atë se si duhet marrë formën se si duhet me u gdhend druri e të gjitha këto, kur punoj me skulptura, i kam parasysh të gjitha ato mësime”, rrëfen ai.

    Islami thotë se në ditët e sotme, modernizimi ka marrë me vete të gjitha këto talente, pasi që sipas tij, duke u munduar që të kopjohen të gjitha ato gjëra që i nxjerr sot koha, talentët e artizanateve kanë harruar edhe veten dhe kanë dalë jashtë profesionit të tyre. /atvlive.tv

    Bisedën e plotë me Islam Idrizin e gjeni ën videon më poshtë.

  • Hapet ekspozita për “Holokaustin sinti dhe romë”

    Hapet ekspozita për “Holokaustin sinti dhe romë”

    Organizata “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kanë hapur ekspozitën për “Holokaustin sinti dhe romë”, e cila do të jetë e hapur për vizitorë deri me 30 maj në Muzeun Kombëtar.

    Kryeministri i Albin Kurti deklaroi se gjenocidi ndaj romëve është lënë shpesh herë në harresë, megjithatë shtoi se romët dhe sintët nuk ishin vetëm viktima ishin edhe shembuj rezistues ndaj këtij projekti.

    “Kurrë mos e harro”, ky udhëzim për të kujtuar gjithmonë holokaustin ka një domethënie të veçantë për romët, sepse gjenocidi ndaj tyre është lënë shpesh herë në harresë. Andaj kjo ekspozitë ka një rëndësi përtej kufijve të Kosovës, është pjesë për të dokumentuar në hollësi gjenocidin ndaj romëve dhe sintëve që të mos harrohet kurrë. Me gjithë këtë romët dhe sintët nuk ishin vetëm viktima ishin edhe shembuj rezistues ndaj këtij projekti”, tha Kurti, transmeton KP.

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde tha se është dashur të kaloj një kohë e gjatë që Gjermania t’i njohë krimet ndaj romëve e sintëve.

    “Mbi 2 milionë romë e sintë janë vrarë në Gjermani e në gjithë Evropën, humbje e madhe. Dua të dënoj historinë tonë. Gjermania për një kohë të gjatë nuk i ka njohur krimet ndaj romëve. Gjithë përfshirja sociale është pjesë e procesit të Berlinit”, tha Rohde.

    Ai bëri thirrje të gjithëve ta vizitojnë këtë ekspozitë.

    Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sylejman Elshani ka kujtuar të gjitha viktimat, ndërsa theksoi se një gjenocid që harrohet ka mundësi të përsëritet.

  • Sahat Kulla në Rahovec, monumenti që ka mbijetuar 300 vite

    Sahat Kulla në Rahovec, monumenti që ka mbijetuar 300 vite

    Kulla e Sahatit në Rahovec është një nga monumentet më të rëndësishme kulturore. Ishte ndërtuar në vitin 1815 nga Mahmut Pasha. Për shumë vite ajo lajmëronte qytetarët për kohën.

    Mirëmbajtës i kësaj Sahat Kulle, Pranver Hajda, në një prononcim për ATV-në, ka treguar se ky monument kulturor ka qenë rinovuar në periudha të ndryshme, ndërsa renovimi i fundit i ishte bërë gjatë viteve 2009-2010.

  • Valle me emrin “Baresha”, kryevepra e Nexhmie Pagarushës

    Valle me emrin “Baresha”, kryevepra e Nexhmie Pagarushës

    Koreografja Erza Xheladini Galani, e ftuar në emisionin e mëngjesit ALARM në ATV, foli për shfaqjen e saj të fundit, e cila do të quhet “Baresha”. Ajo tregoi se kjo shfaqje do të përformohet me valle, por edhe me forma të tjera artistike.

    “Fillimisht e kam marrë Nexhmie Pagarushën sepse është simboli më i bukur shqiptar. Ideja ka rrjedhë prej mungesës së valleve të mirëfillta të bukura shqiptare dhe normal t’u i dëgju muzikat e bukura të Nexhmie Pagarushës, jam inspiruar shumë për me e kriju në njëfarë forme një shfaqje artistike. Shfaqja nuk do të jetë vetëm me valle, do të jetë dhe më përformanca të ndryshme. Do të marrë një kahje artistike, ashtu siç ka qenë Nexhmie Pagarusha. Ajo njihet si një këngëtare operistike popullore, kështu që edhe koreografitë që i kam kriju janë në atë zhanër”, tha Xheladini Galani. /atvlive.tv

  • Moment historik: Rruga e parë në New York në emër të Ismail Qemalit

    Moment historik: Rruga e parë në New York në emër të Ismail Qemalit

    Qyteti i New York-ut ka vendosur të nderojë një nga heronjtë e shquar të Shqipërisë duke i vënë emrin e tij një rruge. Rruga, e cila është hera e parë që mban emrin e një heroi shqiptar në këtë qytet të madh amerikan, do të mbajë emrin e Ismail Qemalit, figurës kryesore të pavarësisë shqiptare dhe presidentit të parë të shtetit të pavarur shqiptar.

    Emërimi i një rruge në emër të Ismail Qemalit në New York nuk është vetëm një nderim për figurën e tij historike, por gjithashtu shënon një hap të rëndësishëm për komunitetin shqiptar në qytetin e madh amerikan.

    Shqiptarët janë një nga komunitetet më të rëndësishme dhe më të vjetra të diasporës në New York, dhe emërtimi i një rruge me emrin e një heroi kombëtar shqiptar përforcon identitetin dhe pranimin e tyre në këtë qytet.

    Kryetari i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane në Staten Island, Naser Nika, dhe biznesmeni Shpëtim Qorraj, djali i dëshmorit Mustafë Qorraj nga Pemishta e Drenicës, janë në përpjekje të vazhdueshme për të realizuar një ndër arritjet më të rëndësishme për komunitetin shqiptar në New York.

    Siç kanë bërë të ditur për Dukagjinin, ata po angazhohen intensivisht për të emëruar rrugën e parë në Staten Island në nderim të një heroit shqiptar, duke e bërë kështu një ngjarje të pazakontë dhe historike.

    Në një ceremoni emocionuese që do të zhvillohet më 3 qershor 2023, komuniteti shqiptar në Staten Island, New York, do të festojë momentin historik – emërimin e rrugës “Ismail Qemalin”.

    Ceremonia do të zhvillohet në Miller Field, një park i njohur i Parkut Board Walk, që ndodhet përball Rrugës Seaview Ave dhe Father Capedaano Blvd, në Staten Island.

    Aktivitetet e ceremonisë do të jenë të shumta dhe do të kënaqin të pranishmit me një atmosferë festive.

    Muzika shqiptare do të dëgjohet në tone të larta, recitimet do të përshkruajnë historinë dhe kontributin e Ismail Qemalit, ndërsa vallëzimet tradicionale do të japin një frymë autentike kësaj ngjarjeje.

    Komuniteti shqiptar në të gjitha trojet do të mblidhet për të festuar këtë moment të rëndësishëm dhe për të shprehur krenarinë dhe dashurinë për trashëgiminë e tyre kulturore.

    Rruga “Ismail Qemali” do të jetë një kujtim i përhershëm i kontributit të tij në historinë e Shqipërisë dhe do të shërbejë si një shenjë e unitetit dhe bashkëpunimit mes komuniteteve shqiptare dhe amerikane New York.

    Ismail Qemali lindi në vitin 1844 në Vlorë dhe u bë figura kryesore e lëvizjes për pavarësi në fillim të shekullit të 20-të. Në vitin 1912, ai shpalli pavarësinë e Shqipërisë dhe u bë kryetari i parë i shtetit të pavarur shqiptar.

  • Kurorëzimi i Mbretit Charles III u shikua nga më shumë se 18 milionë shikues

    Kurorëzimi i Mbretit Charles III u shikua nga më shumë se 18 milionë shikues

    Kurorëzimi i Mbretit u ndoq mesatarisht nga 18 milionë shikues në Mbretërinë e Bashkuar.

    Ceremonia, e cila pa kurorëzimin e Mbretit dhe Mbretëreshës Camilla, u transmetua njëkohësisht në një sërë kanalesh.

    Shikimet arritën kulmin në 20.4 milionë ndërsa Mbreti u kurorëzua vetëm pas mesditës, tha grupi i matjes së audiencës Barb, raporton BBC.

    Mesatarisht, 18.8 milionë njerëz u akorduan për të parë Kurorëzimin në 11 kanale dhe shërbime.

    Miliona njerëz mendohet se kanë parë kurorëzimin e Mbretëreshës në televizion në vitin 1953 – por nuk ka shifra të besueshme, duke e bërë të vështirë matjen me ceremoninë e këtij viti.

    Shërbimi i funeralit për ish-bashkëshorten e mbretit, Diana, Princesha e Uellsit në vitin 1997 u pa nga 31 milionë në BBC dhe ITV – duke e bërë atë audiencën më të lartë televizive në rekord.

  • 90 vjet nga lindja e bilbilit të Kosovës

    90 vjet nga lindja e bilbilit të Kosovës

    Mbretëresha e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha është lindur më 7 maj të vitit 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës dhe ka vdekur më 07 shkurt të vitit 2020, në moshën 86-vjeçare.

    Nexhmije Pagarusha, e cila njihet si ikona e muzikës shqiptare, sot do të mbushte 90 vjet, me një karrierë shumë të bujshme.

    Kur flitet për të, përdoren në një frymë shumë epitete si, Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e këngës shqipe, Primadona e Melosit Popullor, e shumë epitet të tjera. Veprimtaria muzikore 50-vjeçare e Nexhmije Pagarushës është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i ka takuar. Ajo është njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera.

    ”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj, e cila ishte shkruar nga tekstshkruesi Rifat Kukaj.

  • Në Prizren u shënua “Dita e Karabashit”

    Në Prizren u shënua “Dita e Karabashit”

    Me 5 maj në Prizren shënohet “Dita e Karabashit” ose siç njihet ndryshe dita e “Shën Gjergjit”.

    Qytetarë të shumtë janë mbledhur në rrugët dhe parkun kryesor të qytetit historik për të kremtuar këtë ditë.

    Kjo festë konsiderohet e lashtë nga qytetarët e Prizrenit derisa ka mbetur në driditat e këtij vendi.