ATV

Author: ATV

  • Këta janë kryetarët e zgjedhur pa balotazh, në zgjedhjet lokale të 12 tetorit

    Këta janë kryetarët e zgjedhur pa balotazh, në zgjedhjet lokale të 12 tetorit

    Rezultatet e deritanishme preliminare nga zgjedhjet lokale tregojnë se disa kandidatë tashmë kanë siguruar fitore të qarta për kryetarë komunash.

    Nga komunat me shumicë shqiptare:

    – Sami Lushtaku (PDK) prin në Skenderaj me 83,45% të votave;
    – Ilir Ferati (LDK) udhëheq në Istog me 58,78%;
    – Agim Aliu (PDK) e ka siguruar edhe një mandat me të parën në Ferizaj me 56,47% të votave;
    – Shpejtim Bulliqi (LVV) udhëheq në Podujevë me 53,42%;
    – Imri Ahmeti (LDK) prin në Lipjan me 51,15%;
    – Bashkim Ramosaj (AAK) ka fitore të sigurt në Deçan me 51,57%;
    – Ramiz Lladrovci, ka dalë fitues në Drenas duke marrë 52,31%;
    – Ekrem Kastrati (Nisma) udhëheq në Malishevë me mbi 53,50%;
    – Mehmet Ballazhi i PDK-së e ka fituar edhe një mandat pa balotazh, me 56,47%;
    – Kadri Rahimaj (LVV) në Kamenicë me 50,56%;
    – Qemajl Aliu (LVV) në Shtime me 50,52%;
    – Abdulhadi Krasniç (KDTP) në Mamushë me 50,52%.

    Nga komunat me shumicë serbe, rezultatet preliminare tregojnë epërsi të qartë për Listën Serbe:

    – Zoran Todiq në Leposaviq – 70,35%;
    – Sasha Millosheviq në Novobërdë – 61,31%;
    – Ivica Tanasijeviq në Shtërpcë – 66,41%;
    – Millosh Peroviq në Zubin-Potok – 79,67%;
    – Dragisha Milloviq në Zveçan – 86,66%;
    – Novak Zhiviq në Graçanicë – 61,88%;
    – Tanja Antiq në Ranillug – 72,06%’;
    – Dragan Petkoviq në Partesh – 89,88%;
    – Millan Radojeviq në Mitrovicën e Veriut – 59,67%.

    Bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së, gara për kryetarë komunash është mbyllur në rundin e parë në 21 komuna nga gjithsej 38 sish.
    17 komuna të tjera do të vazhdojnë rundin e dytë të garës i cili është planifikuar për datën 09 nëntor 2025.

  • “Bashkohuni, shqiptarë”, OVL e UÇK-së fton qytetarët në protestën e 17 tetorit, në Tiranë

    “Bashkohuni, shqiptarë”, OVL e UÇK-së fton qytetarët në protestën e 17 tetorit, në Tiranë

    Organizatat e Veteranëve të Luftës kanë publikuar një video emocionuese në rrjete sociale.
    Nëpërmjet saj, kanë kërkuar përkrahje për protestën gjithëkombëtare të 17 tetorit që do të mbahet, në Tiranë.

    Në video mbishkrim kanë vënë thirrjen, “Bashkohuni, shqiptarë”!

  • Kurti: Deri me 26 tetor do ta prezantoj kabinetin e ri qeveritar

    Kurti: Deri me 26 tetor do ta prezantoj kabinetin e ri qeveritar

    Kryeministri në detyrë Albin Kurti në një konferencë për media ka folur dhe për krijimin e qeverisë së re.

    Kurti ka thënë se më se largu me 26 tetor, në një senacë të Kuvendit, do ta prezantojë kabinetin e ri qeveritar.

    “Dita e fundit kur do të mund të mbahet seanca e Kuvendit, ku unë prezantoj kabinetin e ri qeveritar është 26 tetori. Këto ditë jemi të përqëndruar maksimalisht në analizen gjithpërfshirëse dhe të hollësishme të rezultateve të zgjedhjeve lokale. Por shumë shpëjtë qysh në këtë javë do të fillojmë komunikimin dhe bisedat edhe për qeverinë qëndrore. Sepse Kosovës i duhet dhe një mandat i qeverisë sonë. Neve na duhet një mandat i ri, në përputhje me rezultatet e 9 shkurtit. Por gjithashtu dhe unë si kryeministër në detyrë, kam hyrë në muajin e shtatë të vitit të 5 të mandatit të plotë katër vjeçar dhe duhet të kemi një mandat të rregullt, i cili padyshim që do të fillojë posa ne ta nxjerrim në senacë të kuvendit, përbërjen e re të Qeverisë“, ka thënë Kurti.

  • Kronika zgjedhore: Dita e fundit e fushatës zgjedhore

    Kronika zgjedhore: Dita e fundit e fushatës zgjedhore

    Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, subjektet politike kanë zhvilluar aktivitetet e tyre politike.
    Në vazhdim ju sjellim një përmbledhje të aktiviteteve kryesore.

  • Kronika zgjedhore: Dita 27 e fushatës zgjedhore

    Kronika zgjedhore: Dita 27 e fushatës zgjedhore

    Në ditën e njëzetë e shtatë të fushatës zgjedhore, subjektet politike kanë zhvilluar aktivitetet e tyre politike.
    Në vazhdim ju sjellim një përmbledhje të aktiviteteve kryesore.

  • Operacion i madh antidrogë në Stamboll, shoqërohen aktorë dhe këngëtarja që çoi Turqinë në Eurovizion

    Operacion i madh antidrogë në Stamboll, shoqërohen aktorë dhe këngëtarja që çoi Turqinë në Eurovizion

    Autoritetet në Turqi arrestuan të mërkurën 19 aktorë, influencues dhe këngëtarë në një hetim për një rrjet droge. Midis atyre që u çuan në pranga në godinën e Xhandarmërisë në Stamboll ishte edhe Hadise Açıkgöz, e cila përfaqësoi Turqinë në Festivalin e Këngës në Eurovizion në vitin 2016 me këngën Düm Tek Tek.

    Pasi doli nga selia e xhandarmërisë, Hadise bëri një postim të çuditshëm në Instagram, duke shkruar: “Jam po aq e hutuar sa ju”. Ndërsa më pas ajo publikoi imazhe nga një koncert që dha në Ankara.

    Në mesin e personave të thirrur për t’u marrë në pyetje ishin edhe aktorët Demet Evgar, Özge Özpirincci, Mert Yazıcıoğlu, Kaan Yıldırım, Kubilay Aka, Berrak Tüzünataç dhe Meriç Aral, këngëtarët Hadise Açıkgöz dhe İrem Derici, si dhe çifti i influencuesve Ölans dhe İrem Derici.

    Avokatja e Dilan Polat, Sevinç Horoz, tha se klientja e saj i ishte nënshtruar më parë analizave që konfirmuan se ajo nuk kishte përdorur drogë. “Nëse kjo konsiderohet e pamjaftueshme, ne jemi të gatshëm t’i nënshtrohemi një ekzaminimi të ri. Është e pamundur të kuptohet se çfarë ka ndodhur.”

    Polatët, të cilët kanë ndërtuar një biznes bukurie me vlerë shumë milionë dollarë, kanë pasur probleme me ligjin gjatë dy viteve të fundit. Ata u arrestuan marsin e kaluar me akuzën e posedimit të drogës dhe po përballen me gjyqin për akuzat e pastrimit të parave dhe evazionit fiskal.

    Hetimi po kryhet nga Zyra e Kontrabandës, Narkotikëve dhe Krimeve Ekonomike e Prokurorisë së Stambollit, me autoritetet që thonë se hetimi është përqendruar në përcaktimin nëse të dyshuarit po përdornin drogë dhe nëse përdorimi i tyre shkel ligjin turk.

  • Trump: Izraeli dhe Hamasi, dakord për fazën e parë të planit të paqes

    Trump: Izraeli dhe Hamasi, dakord për fazën e parë të planit të paqes

    Donald Trump ka bërë me dije se Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për fazën e parë të planit të paqes të propozuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    “Jam shumë krenar të njoftoj se Izraeli dhe Hamasi kanë miratuar fazën e parë të planit tonë të paqes”, tha Trump nëpërmjet platformës Truth Social.

    “Kjo do të thotë që të gjithë pengjet do të lirohen shumë shpejt dhe Izraeli do të tërheqë trupat e tij në një vijë të dakordësuar, si hapat e parë drejt një paqeje të fortë dhe të qëndrueshme”, shtoi Presidenti amerikan.

    Donald Trump shtoi për mediat amerikane se pengjet e mbajtura në Gaza ka të ngjarë të lirohen të hënën, si pjesë e fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit.

    “Pengjet do të lirohen, ndoshta të hënën… Tani për tani, po ndodhin shumë gjëra me lirimin e pengjeve dhe ne besojmë se të gjithë do të kthehen të hënën, përfshirë edhe trupat e të vdekurve”, deklaroi Trump.

    Deklarata erdhi disa orë pasi Trump njoftoi zyrtarisht marrëveshjen midis dy palëve, e cila përfshin shkëmbimin e pengjeve dhe të burgosurve dhe tërheqjen graduale të trupave izraelite nga Rripi i Gazës.

  • Marrëveshja e paqes, Hamasi konfirmon: Luftës në Gaza po i vjen fundi

    Marrëveshja e paqes, Hamasi konfirmon: Luftës në Gaza po i vjen fundi

    Hamasi, me anë të një deklarate për shtyp, njoftoi se është arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

    Hamasi gjithashtu i bëri thirrje Trumpit dhe vendeve të përfshira që ta detyrojnë Izraelin ta ndjekë plotësisht marrëveshjen.

    Hamasi thotë se marrëveshja do “i japë fund luftës në Gaza, do të sigurojë tërheqjen e plotë të forcave pushtuese, do të lejojë hyrjen e ndihmës humanitare dhe do të zbatojë një shkëmbim të burgosurish”, shkruan A2.

    Gjithashtu, Hamasi falënderon Katarin, Egjiptin, Turqinë dhe Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për përpjekjet e tyre të ndërmjetësimit.

    Populli i Gazës “ka treguar guxim, nder dhe heroizëm të pakrahasueshëm”, shton Hamasi në deklaratën e tij.

    “Ne kurrë nuk do t’i braktisim të drejtat kombëtare të popullit tonë derisa të arrihen liria, pavarësia dhe vetëvendosja”, shton më tej Hamasi.

  • Fatmir Sheholli arrestohet nën dyshimet për spiunazh

    Fatmir Sheholli arrestohet nën dyshimet për spiunazh

    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se është arrestuar Fatmir Sheholli, i dyshuar për spiunazh.

    Sveçla ka shkruar se pret trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili sipas tij, përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

    “Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar sot Fatmir Shehollin, me dyshimet e bazuara për përfshirje në spiunazh. Individë si ky që kanë pasur hapësira mediatike të pakufizuara në vendin tonë ka bashkëpunuar me akterë që çdo ditë punojnë e veprojnë për të minuar Republikën tonë dhe progresin e saj. Mbesim të përkushtuar të mbrojmë vendin tonë nga të gjitha qarqet që nuk hezitojnë ta rrezikojnë atë për çfarëdo përfitimi të tyre. Koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka përfunduar. Kushdo që punon për Serbinë e kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis e pandalshëm. Republika duhet mbrojtur me përgjegjësinë më të lartë institucionale dhe morale”, ka shkruar ai.

    Në një komunikatë për media, Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se Sheholli është arrestuar pas hetimeve disa mujore.

    “Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, të enjten hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës kanë arrestuar F.SH., nën dyshimet për veprën penale ‘Spiunazh’”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Sheholli ka qenë i ftuar herë pas here në televizionet e Kosovës në rolin e analistit politik. Ai është drejtues i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike në Kosovë. Ishte ftuar për dëshmi edhe nga Gjykata Speciale.

    Në paraqitjet publike, ai ka pohuar se ka punuar në Shërbimin e Sigurimit të Serbisë (UDB) dhe pas luftës ka qenë i angazhuar në Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK).

  • Kronika zgjedhore: Dita 26 e fushatës zgjedhore

    Kronika zgjedhore: Dita 26 e fushatës zgjedhore

    Në ditën e njëzetë e gjashtë të fushatës zgjedhore, subjektet politike kanë zhvilluar aktivitetet e tyre politike.
    Në vazhdim ju sjellim një përmbledhje të aktiviteteve kryesore.