ATV

Author: ATV

  • Balotazhi në 18 komuna, mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë me të drejtë vote

    Balotazhi në 18 komuna, mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë me të drejtë vote

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar Listën Votuese për balotazhin e 9 nëntorit.

    Ky vendim erdhi në mbledhjen e sotme të KQZ-së ku u theksua se bazuar në rezultatet preliminare votimi i dytë për zgjedhjet lokale mbahet në 18 komuna.

    Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Prishtina, Prizreni, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti janë komunat që pretendentët për kryetarë do të përballen në balotazh.

    “Sipas kësaj liste, numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve në këto 18 komuna është 1,346,397 votues. Ky numër, në krahasim me raundin e parë të Zgjedhjeve Lokale të mbajtura më 12 tetor 2025, është më i lartë për 543 votues”.

    “Sipas të dhënave nga Lista Votuese, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotimet e këtyre komunave është 1,316,672 votues, ndërkaq numri i qytetarëve të regjistruar për të votuar me postë nga jashtë Kosovës dhe që i takojnë këtyre komunave është 29,725 votues”.

    “Duke u mbështetur në Rregulloren Zgjedhore Nr. 03/2024 për krijimin, kundërshtimin dhe konfirmimin e Listës Votuese, Lista Votuese brenda vendit, e raundit të dytë, është plotësuar me personat që nga data 13 tetor deri më 9 nëntor 2025 arrijnë moshën e votimit, ndërkaq janë larguar personat që nga shtatori i këtij viti kanë hequr dorë nga shtetësa e Kosovës apo që kanë ndërruar jetë”.

    Raundi i dytë i zgjedhjeve do të organizohet në 525 Qendra të Votimit me gjithsej 1,648 vendvotime, prej të cilave 507 Qendra të Votimit për votimin e rregullt me 1,628 vendvotime dhe 18 Qendra të Votimit për votimin me kusht me gjithsej 20 vendvotime.

    Gjithashtu në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për numrin e fletëvotimeve që do të shtypen për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave.

    “Sipas vendimit të KQZ-së, do të shtypn 1,158,015 fletëvotime apo rreth 16% më pak se numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në këtë raund. Në këtë numër përfshihen fletëvotimet për vendvotimet e rregullta, votimin me kusht, Votimin e Personave e Nevoja të Veçanta, fletëvotimet rezervë dhe për votimin me postë”, thuhet në një njoftim të KQZ-së.

  • KQZ certifikon listën votuese dhe vendos numrin e fletëvotimeve për raundin e dytë

    KQZ certifikon listën votuese dhe vendos numrin e fletëvotimeve për raundin e dytë

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar Listën Votuese për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, që do të mbahet më 9 nëntor 2025. Ky vendim u mor në mbledhjen e sotme të KQZ-së, ku u theksua se votimi i dytë organizohet në 18 komuna, bazuar në rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 12 tetorit.

    Komunat ku kandidatët për kryetarë do të përballen në balotazh janë: Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Prishtina, Prizreni, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti.

    “Sipas kësaj liste, numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve në këto 18 komuna është 1,346,397 votues. Ky numër, në krahasim me raundin e parë të Zgjedhjeve Lokale të mbajtura më 12 tetor 2025, është më i lartë për 543 votues”, bëhet e ditur në njoftim.

    Nga Lista Votuese, rezulton se numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotimet e këtyre komunave është 1,316,672, ndërsa ata të regjistruar për të votuar me postë nga jashtë Kosovës dhe që i takojnë këtyre komunave janë 29,725 votues.

    “Kjo Listë Votuese brenda vendit, e raundit të dytë, është plotësuar me personat që nga data 13 tetor deri më 9 nëntor 2025 arrijnë moshën e votimit, ndërkaq janë larguar personat që nga shtatori i këtij viti kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës apo që kanë ndërruar jetë”, theksohet në vendim.

    Raundi i dytë i zgjedhjeve do të organizohet në 525 Qendra të Votimit me gjithsej 1,648 vendvotime, përfshirë 507 Qendra të Votimit për votimin e rregullt me 1,628 vendvotime dhe 18 Qendra të Votimit për votimin me kusht me gjithsej 20 vendvotime.

    Gjithashtu, KQZ ka vendosur numrin e fletëvotimeve që do të shtypen për raundin e dytë. “Sipas vendimit të KQZ-së, do të shtypen 1,158,015 fletëvotime, rreth 16% më pak se numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në këtë raund. Në këtë numër përfshihen fletëvotimet për vendvotimet e rregullta, votimin me kusht, Votimin e Personave me Nevoja të Veçanta, fletëvotimet rezervë dhe për votimin me postë”, thuhet në njoftim.

  • Kurti s’tregon nëse i ka apo jo votat për qeverinë e re

    Kurti s’tregon nëse i ka apo jo votat për qeverinë e re

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve lidhur me sigurimin e 61 votave të nevojshme për formimin e qeverisë së re.

    Ai ka injoruar pyetjet, duke mos dhënë asnjë koment mbi situatën politike dhe procesin e krijimit të shumicës parlamentare.

    Në Kuvendin e Kosovës, të dielën, do të mbahet seanca për zgjedhjen e qeverisë së re.

    Gjatë ditës, Kurti mori pjesë në konferencën “Software Freedom Kosova 2025” – ngjarja më e madhe vjetore për softuerin e lirë dhe me burim të hapur në Evropën Juglindore, e organizuar nga Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK).

  • Rama: Ministrja Diella është “shtatzënë”, 83 mini Diella do të shërbejnë si asistentë të deputetëve

    Rama: Ministrja Diella është “shtatzënë”, 83 mini Diella do të shërbejnë si asistentë të deputetëve

    Kryeministri njofton krijimin e asistentëve inteligjentë të bazuar në AI për çdo anëtar të Parlamentit: “Do regjistrojnë gjithçka dhe do informojnë deputetët për çdo zhvillim”

    Kryeministri Edi Rama ka bërë një njoftim interesant dhe simbolik gjatë fjalës së tij në një aktivitet publik, duke deklaruar se ministrja e Inteligjencës Artificiale, Diella, është “shtatzënë”.

    Rama sqaroi se bëhet fjalë për një projekt të ri inovativ që synon krijimin e 83 “mini Diellave”, sisteme inteligjente të bazuara në Inteligjencën Artificiale (AI), të cilat do të shërbejnë si asistentë personalë për secilin prej anëtarëve të parlamentit shqiptar.

    Sipas kryeministrit, këta “asistentë digjitalë” do të kenë funksionin të regjistrojnë çdo diskutim apo vendim gjatë seancave parlamentare, duke informuar deputetët për çdo zhvillim të ndodhur në mungesë të tyre.

    “Për herë të parë Diella është ‘shtatzënë’ dhe prej saj do të lindin 83 fëmijë — secili për çdo anëtar të parlamentit tonë. Ata do të shërbejnë si asistentë në seancat parlamentare, do të mbajnë shënim çdo gjë që ndodh dhe do të sugjerojnë anëtarët e parlamentit. Këto fëmijë do të kenë dijen e nënës së tyre,” tha Rama.

    Kryeministri shtoi se ky projekt është pjesë e një nisme më të gjerë për krijimin e sistemit të parë të prokurorimit të mbështetur në AI në Shqipëri, në bashkëpunim me kompaninë Microsoft.

    “Do të kemi sistemin e parë të prokurorimit të mbështetur në AI. Hapi i fundit vuloset nga njerëzit, sepse vendimi përfundimtar duhet t’u takojë atyre. Po punojmë për këtë me Microsoft dhe e shohim me shumë optimizëm. Shpresojmë ta përfundojmë në fund të vitit 2026,” deklaroi Rama.

    Duke e mbyllur me humor, ai shtoi:

    “Nëse herën tjetër do të më ftoni, do të keni 83 ekrane të tjera për fëmijët e Diellës. Për shembull, nëse shkon për kafe dhe harron të kthehesh, ky fëmijë do të tregojë çfarë është thënë në sallë dhe kujt duhet t’i kundërsulmosh”.

  • Prokuroria Speciale po heton çështjen e energjisë elektrike

    Prokuroria Speciale po heton çështjen e energjisë elektrike

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, të shtunën, ka njoftuar se çështja e energjisë elektrike po hetohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

    Bajrami, ka bërë të ditur se në fillim të këtij muaji ka dhënë dëshmi në Prokurorinë Speciale për këtë çështje, më konkretisht për atë që ajo e quan “mafi energjetike”.

    “Çështja e energjisë elektrike po hetohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Në fillim të këtij muaji kam dhënë dëshminë time në Prokurorinë Speciale, për atë që unë e quaj mafi energjetike”, ka shkruar ajo në platformën sociale, Facebook.

    Bajrami ndër të tjera është shprehur edhe shqetësuar për faturat e energjisë elektrike për muajin tetor.

    “Qytetarët këto ditë po marrin faturat e energjisë elektrike, fatura që po varfëron buxhetin e secilës familje. Tetori s’ka qenë aspak i ftohtë, por secili prej tyre tashmë brengoset: sa do të jetë fatura në nëntor, dhjetor e janar?”, ka shkruar ajo.

    Ish-ministrja e Financave ka kujtuar se gjatë mandatit të qeverisë së Albin Kurtit, çmimi i energjisë elektrike është dyfishuar për familjet dhe është trefishuar për bizneset.

    “Bashkë me rritjen e çmimit të energjisë, u rritën edhe çmimet e çdo produkti vendor dhe kjo hapi rrugën për rritjen e çmimeve të importeve. Kjo është dhurata e drejtpërdrejtë e politikave të Kurtit, politikë që pasuron disa dhe po varfëron secilën familje në Kosovë”.

    Por ka një lajm të mirë:

    Çështja e energjisë elektrike po hetohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

    Në fillim të këtij muaji kam dhënë dëshminë time në Prokurorinë Speciale, për atë që unë e quaj mafi energjetike!

  • Kusari-Lila e pranon që Kurti s’i ka votat për qeveri: Jemi 4-5 deputetë mangu

    Kusari-Lila e pranon që Kurti s’i ka votat për qeveri: Jemi 4-5 deputetë mangu

    Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e ka pranuar se tani për tani Albin Kurti nuk u ka votat e mjaftueshme për kryeministër.

    Ajo ka treguar se Kurtit i duhet edhe 4-5 deputetët për të formuar qeverinë e re.

    “Pritjet janë që të kemi një qeveri nga mandatari e kryeministri aktual Kurti, e cila pritet t’i marrë të paktën 61 vota. Megjithatë në këtë moment edhe përderisa po flasim ende nuk kemi konfirmim zyrtar mbi koalicionet e mundshme duke marrë parasysh që numri i deputetëve në grupin tonë parlamentar është 48, 8 të tjerë janë nga komuniteti joshumicë dhe një është nga nënkryetari Rashiq, që prapë i bie që jemi afër 4-5 deputetë mangu për të pasur minimumin e shumicës që duhet pasur”, ka deklaruar Kusari-Lila.

  • Një punëtor bie aksidentalisht nga kati i gjashtë i një ndërtese në Gjilan, pëson lëndime të rënda

    Një punëtor bie aksidentalisht nga kati i gjashtë i një ndërtese në Gjilan, pëson lëndime të rënda

    Një person në Gjilan ka pësuar lëndime të rënda, pasi dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i një objekti ndërtimor ku po punonte.

    Lajmin e ka bërë të ditur për zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

    “Ju njoftoj se sipas informacioneve fillestare në orët e pasdites së ditës së premte 24.10.2025, një punëtor, nga fshati Kabash KK-Viti i cili kishte qenë duke punuar në një objekt ndërtimor në Gjilan , dyshohet se ka rënë nga kati i gjashtë (6) i ndërtesës. Dyshimet e para janë se i njëjti ka rënë aksidentalisht gjatë kohës që po punonte. Si pasojë e rënies ai ka pësuar lëndime të rënda trupore”, bëri të ditur Hashani.

    I lënduari është dërguar me urgjencë në Shtëpinë e Shëndetit në Gjilan. Sipas mjekut kujdestar, për shkak të lëndimeve të rënda, i njëjti është transferuar menjëherë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

    Derisa sipas Hashant, në vendngjarje kanë dalë të gjitha ekipet e nevojshme policore , si dhe njësitet përkatëse të hetimeve rajonale, dhe për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore për të ndriçuar rrethanat e plota të rastit.

  • Osmani: Nëse s’ka qeveri të dielën, do t’i ftoj partitë për të parë nëse ndonjëra mund ta bëjë

    Osmani: Nëse s’ka qeveri të dielën, do t’i ftoj partitë për të parë nëse ndonjëra mund ta bëjë

    Të dielën me fillim nga ora 10:00, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për seancën rreth formimit të qeverisë së re.

    Por, se a do të ketë marrëveshje apo jo, kjo mbetet të shihet të dielën.

    Për këtë çështje ka folur Presidentja Vjosa Osmani, e cila në një intervistë për Deutsche Welle, ka thënë se nëse nuk ka marrëveshje për qeveri të re, do t’i ftojë të gjitha partitë për konsultime, nëse ndonjëra mund të krijojë shumicën.

    “Nëse ka marrëveshje, mund të mbahet seanca dhe mund të ketë qeveri. E nëse s’ka marrëveshje, si presidente, do t’i ftoj të gjitha partitë politike nëse ka mundësi që dikush të krijojë shumicën. Mendoj se është herët të flasim për zgjedhje të parakohshme, por është alternativë nëse nuk krijohet shumica”, u shpreh Osmani.

  • Parashikimi i motit për sot, 25.10.2025

    Parashikimi i motit për sot, 25.10.2025

    Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar, sidomos në mbrëmje vonë.

    Era do të fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 17-55 km/h.

    Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 20°C. /MeteoKosova

  • Të dielën në orën 10:00, Kuvendi i Kosovës mban seancën për zgjedhjen e Qeverisë

    Të dielën në orën 10:00, Kuvendi i Kosovës mban seancën për zgjedhjen e Qeverisë

    Më 26 tetor mbahet seancë e jashtëzakonshme plenare me rendin e vetëm të ditës zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

    Deputetët do të mblidhen në orën 10:00 për të votuar kabinetin qeveritar të mandatarit Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Në rast të mos miratimit të qeverisë Kurti 3, presidentja e vendit do t’i jep mandatin një kandidati tjetër. Në rast se kjo dështon edhe për herë për dytë, atëherë Vjosa Osmani brenda 40 ditësh duhet të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme.