ATV

Author: ATV

  • Parashikimi i motit për sot, 27.10.2025

    Parashikimi i motit për sot, 27.10.2025

    Sot parashikohet mot i vranët dhe me reshje shiu deri në orët e mëngjesit, të cilat herë pas here lokalisht pritet të jenë në formë të rrebesheve të vazhdueshme, ku mund të sjellin edhe vërshime në zona të caktuara.

    Po ashtu, shkarkesat e rrufesë do të jenë të pranishme në lokalitete gjatë orëve të para të 24-orëshit.

    Gjatë ditës do të ketë alternime vranësirash dhe kthjellimesh, duke mos përjashtuar mundësinë për ndonjë reshje të izoluar.

    Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 10-47 km/h.

    Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 15°C. /MeteoKosova

  • Dështon Kurti 3

    Dështon Kurti 3

    Kuvendi i Kosovës nuk e ka zgjedhur Qeverinë e re.

    Propozimi për Kurti 3 mori vetëm 56 vota pro. Katër abstenuan.

    Kryeparlamentari Dimal Basha ka thënë se tash përgjegjësia kalon te presidentja Vjosa Osmani.

  • Kurti prezanton kabinetin qeverisës – përbërja e plotë e ministrave dhe zv/kryeministrave

    Kurti prezanton kabinetin qeverisës – përbërja e plotë e ministrave dhe zv/kryeministrave

    Mandatari për formimin e Qeverisë së Kosovës, ka prezantuar përbërjen e kabinetit të ardhshëm qeveritar në këtë përbërje:

    Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm: Glauk Konjufca
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë: Donika Gërvalla
    Zëvendëskryeministri i tretë: Fikrim Damka
    Ministri i Financave: Hekuran Murati
    Ministri për Familje dhe Mirëqenie Sociale: Andin Hoti
    Ministri i Mbrojtjes: Ejup Maqedonci
    Ministri i Punëve të Brendshme: Xhelal Sveçla
    Ministri i Administratës dhe Digitalizimit: Lulzon Jashari
    Ministri i Shëndetësisë: Arben Vitia
    Ministri i Arsimit: Avni Zogiani
    Ministri i Kulturës: Fatmir Spahiu
    Ministri i Sportit: Blerim Gashani
    Ministri i Mbrojtjes së Administratës dhe Punëve Ligjore (MAPL): Rasim Demiri
    Ministri i Mjedisit: Fitore Paxolli
    Ministri i Bujqësisë: Armen Muja
    Ministri i Infrastrukturës: Dimal Basha
    Ministri e Tregtisë: Mimosa Kusari
    Ministri i Energjisë: Artane Rizvanolli
    Ministri për Komunitete: Nenad Rashiq

    Ky kabinet përbën ekipin qeverisës që do të udhëheqë vendin gjatë mandatit të ardhshëm, duke u fokusuar në zhvillimin ekonomik, mbrojtjen e interesave kombëtare dhe shërbimet për qytetarët.

  • Kurti prezanton pesë vendimet e para të qeverisë ‘Kurti 3’

    Kurti prezanton pesë vendimet e para të qeverisë ‘Kurti 3’

    Mandatari për kryeministër, Albin Kurti, gjatë seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e qeverisë së re, tregoi pesë vendimet që do të ndërmarrë nëse merr për të tretën herë besimin e deputetëve.

    Ai theksoi se këto vendime do të merren që në javën e parë të Qeverisë së re, në rast të zgjedhjes së saj.

    “Me të marrë besimin tuaj të nderuar deputetë, pesë vendimet e para që do t’i marrim si qeveri, që në javën e parë, do të jenë: Miratimi i Projektligjit të Buxhetit për vitin 2026. Vendimi për caktimin e pensionit minimal në vlerë prej 150 euro, që prek rreth 200 mijë pensionistë. Vendimi për rritjen e shtesave për fëmijë për 50% për nivelin aktual që prek rreth 400 mijë fëmijë. Vendimi për rritjen e pagës minimale në 500 euro, që prek një pjesë të madhe të punëtorëve në sektorin privat. Dhe miratimi i ndryshimit të plotësimit të ligjit që mundëson heqjen e kufizimit të punësimit në sektorin privat për veteranët e UÇK-së”, u shpreh ai.

  • Kurti para votimit të Qeverisë së re: S’kemi koalicion

    Kurti para votimit të Qeverisë së re: S’kemi koalicion

    Mandatari për kryeministër, Albin Kurti, ka nisur fjalimin e tij para deputetëve të Kuvendit e ku pritet të votohet qeveria e re.

    Ai ka deklaruar se nuk ka arritur të sigurojë koalicion për të qeverisur.

    Kurti tha se kërkuar votën që të qeverisë për të mundësuar vijimësi të institucioneve për të votuar buxhetin e vitit të ardhshëm.

  • Cilët hapa do të ndërmarrë presidentja nëse dështon “Qeveria Kurti 3”?

    Cilët hapa do të ndërmarrë presidentja nëse dështon “Qeveria Kurti 3”?

    Presidentja Vjosa Osmani është deklaruar rreth seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e qeverisë së re.Para mediave, e para e vendit tha se në qoftë se nuk zgjidhet qeveria, do të rrjedhin afatet e caktuara brenda afatit kohor prej 30 deri në 45 ditë.
    “Këtë datë do ta vendos në përputhje me interesat e qytetarëve të Kosovës”, u shpreh ajo.“Por nuk do të ngutesha që të jap supozime që do të dështohet në krijimin e Qeverisë së Kosovës”, u shpreh ajo.
    Ndër të tjera ajo tha se shpreson që do të ketë angazhim maksimal në krijimin e Qeverisë.

  • Veton Berisha e konfirmon se mbrëmë kishte takim me Albin Kurtin

    Veton Berisha e konfirmon se mbrëmë kishte takim me Albin Kurtin

    Deputeti nga komunitetet, Veton Berisha ka pranuar se mbrëmë është takuar me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti për të biseduar rreth krijimit të qeverisë së re.

    Ai ka thënë se do të votojë pro qeverisë ‘Kurti 3’.

    Berisha nuk ka pranuar të flas se çfarë ofertash ka marrë nga Kurti në këmbim të votës së tij.

  • Kinolli shfaqet me kandidatin për ministër: Besoj që do të reflektojë dikush për formimin e Qeverisë

    Kinolli shfaqet me kandidatin për ministër: Besoj që do të reflektojë dikush për formimin e Qeverisë

    Deputeti i Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës (PRBK), Albert Kinolli, ka njoftuar se partia e tij ka arritur marrëveshje me Vetëvendosje dhe ka përzgjedhur kandidatin për ministër nga radhët e PRBK-së.

    “Ne kandidatin e kemi këtu për ministër. Besoj që do të reflektojë dikush. Me rëndësi që institucionet të formohen. Jemi të gatshëm që të pranojmë përgjegjësitë”, ka deklaruar Kinolli, duke theksuar gatishmërinë e partisë së tij për të kontribuar në formimin e institucioneve qeverisëse.

    Deklarata e tij vjen në ditën kur Kuvendi i Kosovës pritet të votojë për Qeverinë Kurti 3

  • Haradinaj: Zgjidhja e vetme – zgjedhjet

    Haradinaj: Zgjidhja e vetme – zgjedhjet

    Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se epilogu i seancës së jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë “Kurti 3” do të jetë dështim.

    Ai tha se e vetmja zgjidhje, mbeten zgjedhjet.

    “Po shihet që epilogu i ditës sotme do të jetë dështim. Zgjidhja e vetme me sa kuptojë mbetën zgjedhjet sepse nuk ka ndonjë ofertë”, tha Haradinaj nga holli i Kuvendit.

  • Sveçla: Për hajër ju koftë Kurti 3

    Sveçla: Për hajër ju koftë Kurti 3

    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla gjatë hyrjes në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës ka lënë të kuptohet se i kanë numrat për formimin e qeverisë sot.

    Kjo pasi para mediave ai e bëri “për hajr” Qeverinë.

    “Për hajër ju koftë Kurti 3”, tha Sveçla.

    Megjithatë, Sveçla nuk dha më shumë detaje.

    Paraprakisht, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se nëse sot nuk votohet Qeveria, vendi do të shkojë në zgjedhje. E sipas Muratit nëse shkohet në zgjedhje do të rrezikohen shumë procese.

    “Por a janë të gatshëm deputetët e opozitës që ta çojë vendin në zgjedhje dhe të rrezikojnë qëndrushmërinë e shtetit vetëm e vetëm për ta kundërshtuar Albin Kurtin”, ka shkruar ai në Facebook.

    Por kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, para se të filloj seanca tha se një njëri që del i pari në zgjedhje do të duhej të bënte përpjekje me të gjitha partitë politike, e jo ta linte ditën e fundit.

    Ai ka thënë se “punët e mira nuk lihen ditën e fundit” dhe se “sot do të bie perdja e mashtrimit të madh 8-mujor”.