ATV

Author: ATV

  • Nëntë të plagosur në Londër pas sulmit me thikë në një tren, dyshohet për terrorizëm

    Nëntë të plagosur në Londër pas sulmit me thikë në një tren, dyshohet për terrorizëm

    Nëntë persona janë plagosur pas një sulmi me thikë në një tren që udhëtonte nga Doncaster drejt stacionit King’s Cross në Londër të shtunën mbrëma.

    Policia ka arrestuar dy burra në lidhje me ngjarjen, ndërsa hetimet po mbështeten edhe nga policia kundër terrorizmit.

    Sipas policisë britanike, sulmi ndodhi rreth orës 19:30, pranë stacionit të Huntingdon në Cambridgeshire. Oficerët e armatosur ndërhynë menjëherë, ndaluan trenin dhe arrestuan dy persona në vendngjarje. Shërbimi i ambulancës vendosi një përgjigje emergjente në shkallë të gjerë, duke transportuar disa të plagosur në spital.

    Kryeministri Keir Starmer e cilësoi incidentin “të tmerrshëm dhe thellësisht shqetësues”, ndërsa falënderoi shërbimet e emergjencës për reagimin e shpejtë

    Dëshmitarë të ngjarjes kanë përshkruar skena paniku në tren, ku pasagjerët vraponin për t’u larguar nga sulmuesi. Njëri prej tyre tha për mediat britanike se pa një burrë “të mbuluar me gjak” që kërkonte ndihmë.

    Shërbimi hekurudhor konfirmoi ndërprerje të mëdha në itinerarin e saj, ndërsa stacioni i Huntingdon mbeti i mbyllur për shkak të hetimeve. Ndërprerjet pritet të zgjasin deri të hënën.

    Policia u ka bërë thirrje dëshmitarëve që të raportojnë çdo informacion në lidhje me ngjarjen përmes linjës 101, duke cituar incidentin nr. 495 të datës 1 nëntor.

  • Një polic i Serbisë arresohet në kufirin e Jarinjës, i konfiskohet municion dhe afro 10 mijë euro

    Një polic i Serbisë arresohet në kufirin e Jarinjës, i konfiskohet municion dhe afro 10 mijë euro

    Një pjesëtar i policisë së Serbisë, është arrestuar në hyrje të pikës kufitare në Jarinje.

    Gjatë kontrollit, në veturën e tij me tabela të Beogradit, janë gjetur dhe konfiskuar 51 fishekë, dhe para të gatshme në vlerë prej 9.900 eurosh si dhe 26 mijë dinarë serb.

    Ai po dyshohet për vepren penale “Importi, eksporti, furnizimi, transporti, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”.

    “Nga i dyshuari janë sekuestruar dokumente personale si kartela e identifikimit së bashku me distinktivin e policisë së Serbisë, kartelën e sindikatës së policisë serbe, letërnjoftimi i Serbisë dhe Kosovës, pasaporta e Serbisë, një palë spaleta të uniformës, një palë dorëza dhe një USB. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Lidhur me rastin tashmë kanë nisur edhe hetimet nga organet e rendit.

  • Homazhe në nderim të ish-kryeministrit të Shqipërisë Fatos Nano

    Homazhe në nderim të ish-kryeministrit të Shqipërisë Fatos Nano

    Në nderim të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, gjatë ceremonisë në Pallatin e Kongreseve pritet të mbajë një fjalë në emër të familjes bashkëshortja e tij, Xhoana Nano.

    Pas homazheve, arkëmorti i Fatos Nanos do të kalojë përpara godinës së Kryeministrisë për t’u përcjellë më pas drejt varrezave të Sharrës, ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit. Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari i Top Channel Muhamed Veliu në homazhe pritet të marrin pjesë personalitete të shumta nga rajoni dhe politika shqiptare. Nga Maqedonia e Veriut do të jetë i pranishëm kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, nga Kosova, kryeministri Albin Kurti, disa ministra dhe deputetë, ndërsa Malin e Zi do ta përfaqësojë zëvendëskryeministri i vendit.

    Nga opozita shqiptare, Partia Demokratike pritet të përfaqësohet nga Flamur Noka dhe Agron Gjekmarkaj.

  • Oda Amerikane paralajmëron pasojat e vendimeve të Qeverisë në detyrë

    Oda Amerikane paralajmëron pasojat e vendimeve të Qeverisë në detyrë

    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me vendimet e Qeverisë në detyrë për miratimin e Projektligjit për Buxhetin 2026 dhe rritjen e pagës minimale nga 350 në 500 euro. Sipas Odës, vendimet me ndikim afatgjatë fiskal duhet të merren vetëm nga një qeveri me mandat të plotë dhe legjitimitet demokratik.

    Oda thekson se, megjithëse përmirësimi i kushteve të punës mbetet i rëndësishëm, çdo vendim duhet të bazohet në analiza të kujdesshme të tregut të punës dhe kapaciteteve të sektorit privat, në mënyrë që të ruhet balanca mes mirëqenies së punonjësve dhe konkurrueshmërisë së bizneseve.

    Sipas Odës Amerikane, miratimi i politikave të reja të shpenzimeve publike nga një qeveri në detyrë mund të rrezikojë stabilitetin makroekonomik, të rrisë ngarkesën buxhetore dhe të kufizojë hapësirën për investime kapitale. Institucioni apelon për respektim të plotë të ligjit dhe përmbajtje institucionale, duke siguruar se vendimet e Qeverisë në detyrë nuk cenojnë legjitimitetin demokratik dhe stabilitetin institucional.
    Oda Amerikane përfundon duke theksuar se qeverisja e mirë dhe stabiliteti institucional janë parakusht për një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme në Kosovë.

  • Vidhen dy pompa termike dhe një stabilizator i gjeneratorit në Xhaminë e Madhe në Ferizaj

    Vidhen dy pompa termike dhe një stabilizator i gjeneratorit në Xhaminë e Madhe në Ferizaj

    Persona të panjohur në Ferizaj kanë vjedhur dy pompa termike dhe një stabilizator të gjeneratorit në Xhaminë e Madhe.

    Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se rasti është nën hetime.

    “Ferizaj / 01.11.2025 – NN. Është raportuar se persona të panjohur dyshohet se në objektin fetar (xhaminë e madhe) kanë vjedhur dy pompa termike dhe një stabilizator të gjeneratorit. Rasti është duke u hetuar”, njofton PK.

  • Shtime: Zhduket një pacient i Entit Special

    Shtime: Zhduket një pacient i Entit Special

    Një pacient është larguar nga enti i Shtimes dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

    Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njoftoi se rasti është nën hetime.

    “Rr. Tahir Sinani, Shtime / 01.11.2025 – 09:00. Raportohet se pacienti mashkull kosovar është larguar nga enti dhe nuk dihet vend ndodhja e tij. Rasti është duke u hetuar”, njofton PK.

  • Zgjedhjet lokale: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut votojnë në rundin e dytë

    Zgjedhjet lokale: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut votojnë në rundin e dytë

    Qytetarët e Maqedonisë e Veriut sot do të votojnë në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

    Të drejtë vote do të kenë 1 milion e 13 mijë e 357 qytetarë nga 1.8 milionë votues sa janë të regjistruar.

    Siç raporton Alsat-M, të shtunën të drejtën e votës e shfrytëzuan personat me probleme shëndetësore dhe me aftësi të kufizuara si edhe personat në arrest shtëpiak, kërkesat e të cilëve janë pranuar nga komisionet komunale zgjedhore, transmeton Klankosova.tv.

    Në kryeqendren e RMV-së, në Shkup, të drejtë vote kanë gjithsejt 474 mijë e 394 votues.

    Zgjedhjet do të monitorohen nga 1 mijë e 569 vëzhgues, nga të cilët 904 janë vendas dhe 651 janë ndërkombëtarë.

    Monitoruesit kanë të drejtë të vëzhgojnë punën e KSHZ-së, Këshillave Komunale Zgjedhore dhe këshillave zgjedhor në vendvotime, duke shënuar gjetjet e tyre por pa penguar punën e organeve zgjedhore.

    Të drejtë të ndjekin procesin pa e penguar atë kanë edhe të gjitha mediat vendase pa pasur nevojë për leje plotësuese, pore dhe dhjetëra gazetarë të huaj të cilët janë akredituar paraprakisht në KSHZ.

  • Mot sot, me diell dhe i ngrohtë

    Mot sot, me diell dhe i ngrohtë

    Sot mbi vendin tonë parashikohet të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë.

    Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-27 km/h.

    Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 22°C.

  • Ofertë për reklamin politik – Zgjedhjet Lokale 2025, rundi i dytë

    Ofertë për reklamin politik – Zgjedhjet Lokale 2025, rundi i dytë

    Ofertë për transmetim të materialeve: Zgjedhjet Lokale 2025, rundi i dytë

    Për të shkarkuar ofertën e marketingut, kliko KËTU.

  • Media Plani i emetimeve të spoteve pa pagesë të subjekteve politike – Rundi i dytë, Zgjedhjet Lokale 2025

    Media Plani i emetimeve të spoteve pa pagesë të subjekteve politike – Rundi i dytë, Zgjedhjet Lokale 2025

    Media Plani i emetimeve të spoteve pa pagesë të subjekteve politike për rundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale 2025

    Kliko këtu për ta shkaruar mediaplanin.