ATV

Author: Samir Dalipi

  • Mbi 6500 izraelitë të plagosur që nga fillimi i luftës me Iranin

    Mbi 6500 izraelitë të plagosur që nga fillimi i luftës me Iranin

    Sipas Ministrisë izraelite të Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit 148 persona janë dërguar në spital si pasojë e luftës me Iranin.

    Kjo e çon numrin total të të shtruarve në spital që nga fillimi i konfliktit në 6594, me 124 persona që aktualisht po marrin trajtim, shkruan skynews.

    Ministria nuk jep një ndarje të shkaqeve të plagëve, kështu që disa nga të shtruarit mund të jenë trajtuar për lëndime të pësuara gjatë përpjekjes për të arritur një strehë, dhe jo si pasojë direkte e zjarrit të raketave.

    Gjatë natës pati disa goditje në Izraelin qendror pasi Irani lëshoi një predhë me klaster.

    Shërbimet emergjente u dërguan në 10 vende goditjeje, me dëme të raportuara në shtëpi, rrugë dhe vetura të parkuara, por pa të plagosur.

    Ndryshe, SHBA-ja Izraeli kanë nisur javë më pare një fushatë ajrore ndaj Iranit, pasi kjo e fundit dyshohet se është afër krijimit të bombës bërthamore.

  • Aktakuzë për shitblerjen e 4.4 kg kokainë në Prizren ndaj tre të pandehurve – njëri gjendet në arrati

    Aktakuzë për shitblerjen e 4.4 kg kokainë në Prizren ndaj tre të pandehurve – njëri gjendet në arrati

    Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër E.R., dhe H.K., të cilët gjenden nën masën e paraburgimit dhe F.H., i cili gjendet në arrati, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

    “Sipas aktakuzës, më datë 11.08.2025, rreth orës 21:21min, Prizren, në një objekt prapa një qendre tregtare, të pandehurit F.H., dhe E.R., duke vepruar në bashkëkryerje dhe pa autorizim, kanë transportuar dhe shpërndarë substancë narkotike të llojit kokainë në sasi prej 3.3 kilogramësh. Të njëjtit, pas komunikimit paraprak me të pandehurin H.K., lidhur me vendin e takimit, kanë arritur në lokacion me automjet dhe kanë realizuar dorëzimin e narkotikëve, duke pranuar në këmbim një automjet të tipit “VW Golf VIII”. Pas dorëzimit të narkotikëve, i pandehuri F.H., largohet me automjetin e tij “VW Arteon” me targa belge, ndërsa e pandehura E.R., e drejton automjetin e marrë në këmbim, duke e parkuar atë para banesës së saj në Prishtinë, ku i njëjti është sekuestruar nga policia”, thuhet në njoftim.

    Tutje bëhet e ditur se ndërsa, automjeti i F.H., u ndalua me datë 16.08.2025 nga Policia në pikën kufitare “Hani i Elezit”, ku brenda tij u gjet edhe e pandehura E.R., si pasagjere.

    “Ndërkaq, H.K., pa autorizim posedon substanca të llojit kokainë për shpërndarje dhe shitje. Gjatë bastisjes në banesën e tij në Prizren, u sekuestruan substanca narkotike me peshë totale prej 4.436 kg kokainë të destinuara për shitje, si dhe mjete dhe pajisje për paketim, qese, role foli, peshore digjitale, kartela dhe para të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprën penale”, thuhet në njoftim.

  • Rrëshqitje e gurëve dhe bllokim të rrugëve në aksin rrugor Gjilan–Stanqiq dhe Pejë–Rugovë

    Rrëshqitje e gurëve dhe bllokim të rrugëve në aksin rrugor Gjilan–Stanqiq dhe Pejë–Rugovë

    Ministria e Infrastrukturës gjatë natës së mbrëmshme, në aksin rrugor Gjilan – Stanqiq është evidentuar erodim i dheut, ndërsa në aksin Pejë – Rugovë ka pasur bllokim të rrugës nga rrëshqitja e gurëve, duke paraqitur rrezik për qarkullimin.

    Sipas një njoftimi për media thuhet se ekipet e mirëmbajtjes kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në terren për menaxhimin e situatës dhe sigurimin e segmenteve të prekura.

    “Në aksin Pejë – Rugovë, për gurin me përmasa të mëdha është konfirmuar evitimi i rrezikut, dhe hapja e njërës korsi, ndërsa segmentet janë të sinjalizuara dhe nën monitorim të vazhdueshëm”, thuhet në njoftim.

    Tutje bëhet e ditur se qarkullimi po zhvillohet me kujdes të shtuar, ndërsa ekipet e tyre janë në terren duke punuar intensivisht për sanimin e plotë të situatës.

    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit mbetet e angazhuar për reagim të shpejtë dhe garantimin e sigurisë në të gjitha segmentet rrugore.

  • Droni godet një depo ndihmash në Iran, thotë Kryqi i Kuq

    Droni godet një depo ndihmash në Iran, thotë Kryqi i Kuq

    Një sulm me dron në Iranin jugor goditi një depo që mbante kontejnerë ndihmash dhe automjete emergjence, tha të premten një zëdhënës i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

    Sulmi në provincën jugore të Bushehrit herët të premten shkatërroi dy kontejnerë, dy autobusë dhe një numër të papërcaktuar automjetesh emergjente, tha zëdhënësja. Ajo nuk ia atribuoi fajin askujt dhe Reuters nuk mundi të përcaktonte menjëherë përgjegjësinë.

    FNKK është i vetmi grup humanitar që punon në të gjithë vendin dhe ka 100,000 ndihmës. Tre prej tyre janë vrarë që kur filluan sulmet amerikane-izraelite në vend më 28 shkurt.

    Kreu i delegacionit të saj në Iran i tha Reuters të enjten se nevojat mjekësore po rriteshin në mënyrë eksponenciale dhe furnizimet mund të pakësoheshin.

  • Kuvendi i Kosovës shkon në pauzë gjatë shqyrtimit të çmimeve të naftës

    Kuvendi i Kosovës shkon në pauzë gjatë shqyrtimit të çmimeve të naftës

    Seanca e Kuvendit të Kosovës u ndërpre për një orë, ndërsa ishte në diskutim Propozim-Rezoluta mbi rritjen e çmimeve të naftës, mungesën e ndërhyrjes së Qeverisë dhe ndikimin në koston e jetesës dhe stabilitetin ekonomik.

    Në këtë seancë, ishte vetëm një pikë e rendit të ditës:

    Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për rritjen e çmimeve të naftës, mungesën e ndërhyrjes së Qeverisë dhe ndikimin e drejtpërdrejtë në koston e jetesës, si dhe stabilitetin ekonomik të vendit.

  • Arben Vitia i kundërpërgjigjet Hykmete Bajramit: Shumica e milionerëve farmaceutikë u bënë në kohën e LDK-së

    Arben Vitia i kundërpërgjigjet Hykmete Bajramit: Shumica e milionerëve farmaceutikë u bënë në kohën e LDK-së

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka reaguar deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami duke i thënë se shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së.

    Ai, iu drejtua Bajramit duke i thënë se vetëm po propagandoni dhe se nuk jeni aspak korrekte.

    “Pastaj po ato që i tha deputetja Bajrami janë komplet të pavërteta. E para, shumica e barnave me këtë çmim, me këtë ligj, kanë pësuar ulje në çmim. E dyta, ky është një ligj që asnjë nga qeveritë e tjera nuk ka pasur guximin për ta bërë, dhe vetëm kjo qeveri ka pasur guximin për ta bërë. Këtu i falënderoj edhe deputetët e opozitës që së paku na kanë qëndruar mbrapa, që kanë votuar për këtë çështje. Kurse sa i përket milionerëve, deputetja Bajrami i ka përmendur disa herë pa asnjë arsye apo ndoshta ka edhe ndonjë arsye, sepse shumica e këtyre milionerëve, e këtyre kompanive janë bërë në kohën e LDK-së dhe janë përkrahës të LDK-së, zonja Bajrami”

    “Kështu që është shumë e rëndësishme si po i lidhni këta milionerë direkt apo indirekt. Besoj që kishte dashur me dhënë edhe një sqarim kur flet për këta milionerë sepse asnjë nga këta milionerë, siç thuash ti, kompani farmaceutike, shihet se kur janë krijuar këto kompani. Shihet! Prandaj ju kisha lutur për korrektësi, së paku në atë që ju propagandon se sa korrektë jeni, sepse me këtë tregoni që absolutisht nuk ka tro korrektësie në deklarimet tuaja, zonja Bajrami“, tha Vitia.

  • Qeveria shqiptare ul akcizën për naftën dhe benzinën me 20 %

    Qeveria shqiptare ul akcizën për naftën dhe benzinën me 20 %

    Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një masë të re fiskale për të zbutur ndikimin e rritjes së çmimeve të karburanteve në tregjet ndërkombëtare. Përmes një akti normativ të miratuar së fundmi, është vendosur ulja me 20% e akcizës për naftën dhe benzinën, në raste të caktuara kur çmimet kapërcejnë nivele të përcaktuara.

    Sipas këtij vendimi, reduktimi i akcizës do të aplikohet nëse çmimi me pakicë i karburanteve, i përcaktuar nga Bordi i Transparencës, tejkalon 220 lekë për litër për naftën dhe 200 lekë për litër për benzinën. Masa synon të lehtësojë barrën financiare për qytetarët dhe bizneset, në një kohë kur tregjet globale po përjetojnë luhatje të forta.

    Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se kjo ndërhyrje vjen në vijim të angazhimit të qeverisë për të reaguar ndaj situatave të jashtëzakonshme, duke iu referuar edhe zhvillimeve të fundit ndërkombëtare që kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të naftës.

    Autoritetet theksojnë se akti normativ do të mbetet në fuqi deri në momentin kur situata në tregjet ndërkombëtare të stabilizohet. Qeveria deklaron se mbetet e përkushtuar për të mbrojtur ekonominë dhe qytetarët nga pasojat e krizave të jashtme, ndërsa synon njëkohësisht të ruajë balancat buxhetore në këtë periudhë sfiduese.

  • Apple i jep fund Mac Pro, Mac Studio bëhet desktop-i kryesor profesional

    Apple i jep fund Mac Pro, Mac Studio bëhet desktop-i kryesor profesional

    Kompania Apple ka konfirmuar zyrtarisht tërheqjen e modelit Mac Pro nga prodhimi dhe shitja, duke vendosur Mac Studio si desktop kryesor për përdoruesit profesionalë.

    Mac Pro, i cili ka qenë sinonim i fuqisë maksimale desktop për profesionistët, është hequr nga faqja zyrtare e Apple dhe nuk ka plane për përditësime të reja të këtij modeli.

    Versioni i fundit i Mac Pro kishte çipin M2 Ultra, por që prej prezantimit të tij në qershor 2023 nuk ka pasur risi të tjera.

    Tani, Mac Studio merr rolin kryesor në linjën e desktopëve profesionalë të Apple. Ai mund të konfigurohet me çipa të fuqishëm si M3 Ultra dhe M4 Max, duke ofruar performancë të lartë për krijuesit e përmbajtjeve, zhvilluesit dhe profesionistët që kërkojnë makineri të avancuar.

    Pas këtij ndryshimi, Apple ofron tre lloje kryesore desktopësh: iMac, Mac mini dhe Mac Studio, të gjithë të pajisur me çipa të zhvilluar vetë nga Apple që garantojnë performancë dhe efikasitet të lartë.

    Ky vendim shënon një epokë të re për përdoruesit profesionalë, duke ofruar zgjidhje më kompakte dhe më të fuqishme, ndërsa Mac Pro hyn në historinë e linjës Mac si një ikonë e përhershme e desktopëve të fuqishëm.

  • Personat që zgjohen herët janë më të lumtur

    Personat që zgjohen herët janë më të lumtur

    Sipas psikologes Bailey Bosch, kjo ndodh për shkak të orës biologjike.

    Përderisa shumë prej nesh nuk preferojmë të zgjohemi herët në mëngjes, studime të reja kanë treguar se personat e hershëm mund të jenë më të lumtur dhe më të shëndetshëm krahasuar me ata që flenë më gjatë.

    Sipas studimit të publikuar në revistën “Psychiatric Research” personat që flenë me herët dhe zgjohen në orën 06:00 të mëngjesit apo me herët, kane 25% me pak gjase të preken nga depresioni krahasuar me ata që rrinë zgjuar natën.

    Sipas psikologes Bailey Bosch kjo ndodh për shkak të orës biologjike. Sipas saj trupi i njeriut pëlqen këtë rutine ngase është ritëm me primitive dhe natyral.

  • Horoskopi ditor, shenjat me fat

    Horoskopi ditor, shenjat me fat

    Dashi

    Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje mund te vuani ne disa momente. Beqaret nuk duhet te krijojnë iluzione te kota sepse do vuajnë. Financat do përmirësohen fale një shume te ardhurash qe do merrni nga disa familjare. Do arrini te hiqni edhe disa para mënjanë.

    Demi

    Ambienti ne çift do jete shume i ngrohte gjate kësaj dite. Do flisni për gjithçka dhe do bashkëpunoni fort me personin qe keni ne krah. Beqaret do ndihen mjaft mire edhe me statusin qe kane prandaj nuk do e kërkojnë me ngulm dashurinë. Ne planin financiar do jeni me shume fat. Edhe vete do ju duket çudi sesi gjendja është përmirësuar kaq shume ne pak kohe.

    Binjaket

    Nuk do jeni aspak ne humor gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje dhe do bëni çdo gjë qe te ndjeni vetëm për t’ia kaluar mire me partnerin. Beqaret ka shume gjase te fiksohen pas disa kolegeve dhe te gjejnë mënyrë për t’ua shprehur ndjenjat. Financat nuk do jene ne gjendjen e duhur kështu qe kujdes me çdo hap qe do hidhni nëse nuk doni te keni probleme.

    Gaforrja

    Venusi, përendesha e dashurisë do kujdeset qe te keni një lidhje sa me te bukur dhe me emocionuese. Do ndiheni vërtet te mrekulluar. Beqaret do kenë shume dëshira, por fatkeqësisht jo te gjitha do mund t’iu realizohen. Edhe pse financat do jene delikate nuk duhet te besoni tek lojërat e fatit sepse kjo gjë mund te jete me shkatërruese.

    Luani

    Do keni te njëjtat ide dhe mendime sot ju te dashuruarit prandaj gjerat do ecin me se miri ne çift. Do i sqaroni shpejt edhe mosmarrëveshjet e vogla qe ju kishin dale. Beqaret do kenë surpriza te njëpasnjëshme te cilat do ua zbukurojnë ditën. Gjendja e financave nuk do jete aspak e mire. Kujdes me çdo hap qe do hidhni sepse situata mund te dale jashtë kontrollit.

    Virgjeresha

    Nuk priten ndryshime te mëdha gjate kësaj dite për jetën tuaj sentimentale. Merrini gjerat sa me shtruar qe te mos keni as problemin me te vogël. Beqaret do jene te pafat ne dashuri dhe do vazhdojnë te mbeten te vetmuar. Ne planin financiar do keni disa probleme te vogla te cilat do ju detyrojnë te hiqni dore nga disa shpenzime te konsiderueshme.

    Peshorja

    Ata qe janë ne një lidhje do bëjnë çmos qe ta përmirësojnë lidhjen dhe te krijojnë një klime edhe me harmonike. Planetët do jene ne anën e tyre dhe do i ndihmojnë. Beqaret nuk duhet te tregohen mendjemëdhenj. Do jete dikush qe do shprehe shume interes për ta dhe do iu beje propozime. Financat do mbeten po aq te mira sa disa dite me pare.

    Akrepi

    Mos bëni asgjë me force ose me inat ju te dashuruarit, por lërini gjerat te rrjedhin vete. Do e shihni qe do ndiheni edhe vete me te qete. Beqaret do kenë takime pa fund, por vetëm ne mbrëmje do mund ta gjejnë personin e përshtatshëm. Ne planin financiar gjendja do jete shume e mire se me pare. Do i shlyeni edhe borxhet qe keni marre prej kohesh.

    Shigjetari

    Dite e zakonshme dhe pa asgjë te veçante kjo e sotmja. Beni atë qe ndjeni pa menduar se çfarë mund te ndodhe me vone. Beqaret do fillojnë një lidhje pasionante dhe afatgjate. Shume gjera kane për te ndryshuar qe sot e tutje. Financat nuk do jene te këqija, por ju do jeni ambicioze dhe nuk do kënaqeni me aq. Kujdes me hapat qe do hidhni sepse mund edhe te gaboni.

    Bricjapi

    Sytë do ju shkëlqejnë sot juve te dashuruarve nga propozimet e mrekullueshme qe do merrni. Partneri do ju beje te ndiheni si mbi re. Beqaret do realizojnë takime mbresëlënëse dhe qe do ua ndryshojnë përgjithmonë rrjedhën e jetës. Gjendja e financave do varet nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato te ardhura qe keni. Tregohuni te matur.

    Ujori

    Dite goxha e trazuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shpeshherë nuk do kuptoheni me atë qe keni ne krah dhe do debatoni. Beqaret do preferojnë te qëndrojnë edhe sot vetëm dhe as qe do mendojnë t’ia hedhin sytë dikujt. Financat do mbeten te stabilizuara gjithë kohës. Përfitoni për te kryer investimet e nevojshme qe nuk kishit mundur t’i bënit deri me sot.

    Peshqit

    Pas një periudhe goxha te vështirë për sektorin e dashurisë sot me ne fund do rigjeni qetësinë. Do merreni vesh me partnerin tuaj dhe do hapni rruge ne çdo moment. Beqaret duhet te tregohen akoma me te duruar ne mënyrë qe ta gjejnë personin me te përshtatshëm. Financat nuk do jene aq te mira sa për te rrezikuar e për te kryer shpenzime te konsiderueshme.