ATV

Author: Samir Dalipi

  • Qeveria shqiptare ul akcizën për naftën dhe benzinën me 20 %

    Qeveria shqiptare ul akcizën për naftën dhe benzinën me 20 %

    Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një masë të re fiskale për të zbutur ndikimin e rritjes së çmimeve të karburanteve në tregjet ndërkombëtare. Përmes një akti normativ të miratuar së fundmi, është vendosur ulja me 20% e akcizës për naftën dhe benzinën, në raste të caktuara kur çmimet kapërcejnë nivele të përcaktuara.

    Sipas këtij vendimi, reduktimi i akcizës do të aplikohet nëse çmimi me pakicë i karburanteve, i përcaktuar nga Bordi i Transparencës, tejkalon 220 lekë për litër për naftën dhe 200 lekë për litër për benzinën. Masa synon të lehtësojë barrën financiare për qytetarët dhe bizneset, në një kohë kur tregjet globale po përjetojnë luhatje të forta.

    Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se kjo ndërhyrje vjen në vijim të angazhimit të qeverisë për të reaguar ndaj situatave të jashtëzakonshme, duke iu referuar edhe zhvillimeve të fundit ndërkombëtare që kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të naftës.

    Autoritetet theksojnë se akti normativ do të mbetet në fuqi deri në momentin kur situata në tregjet ndërkombëtare të stabilizohet. Qeveria deklaron se mbetet e përkushtuar për të mbrojtur ekonominë dhe qytetarët nga pasojat e krizave të jashtme, ndërsa synon njëkohësisht të ruajë balancat buxhetore në këtë periudhë sfiduese.

  • Apple i jep fund Mac Pro, Mac Studio bëhet desktop-i kryesor profesional

    Apple i jep fund Mac Pro, Mac Studio bëhet desktop-i kryesor profesional

    Kompania Apple ka konfirmuar zyrtarisht tërheqjen e modelit Mac Pro nga prodhimi dhe shitja, duke vendosur Mac Studio si desktop kryesor për përdoruesit profesionalë.

    Mac Pro, i cili ka qenë sinonim i fuqisë maksimale desktop për profesionistët, është hequr nga faqja zyrtare e Apple dhe nuk ka plane për përditësime të reja të këtij modeli.

    Versioni i fundit i Mac Pro kishte çipin M2 Ultra, por që prej prezantimit të tij në qershor 2023 nuk ka pasur risi të tjera.

    Tani, Mac Studio merr rolin kryesor në linjën e desktopëve profesionalë të Apple. Ai mund të konfigurohet me çipa të fuqishëm si M3 Ultra dhe M4 Max, duke ofruar performancë të lartë për krijuesit e përmbajtjeve, zhvilluesit dhe profesionistët që kërkojnë makineri të avancuar.

    Pas këtij ndryshimi, Apple ofron tre lloje kryesore desktopësh: iMac, Mac mini dhe Mac Studio, të gjithë të pajisur me çipa të zhvilluar vetë nga Apple që garantojnë performancë dhe efikasitet të lartë.

    Ky vendim shënon një epokë të re për përdoruesit profesionalë, duke ofruar zgjidhje më kompakte dhe më të fuqishme, ndërsa Mac Pro hyn në historinë e linjës Mac si një ikonë e përhershme e desktopëve të fuqishëm.

  • Personat që zgjohen herët janë më të lumtur

    Personat që zgjohen herët janë më të lumtur

    Sipas psikologes Bailey Bosch, kjo ndodh për shkak të orës biologjike.

    Përderisa shumë prej nesh nuk preferojmë të zgjohemi herët në mëngjes, studime të reja kanë treguar se personat e hershëm mund të jenë më të lumtur dhe më të shëndetshëm krahasuar me ata që flenë më gjatë.

    Sipas studimit të publikuar në revistën “Psychiatric Research” personat që flenë me herët dhe zgjohen në orën 06:00 të mëngjesit apo me herët, kane 25% me pak gjase të preken nga depresioni krahasuar me ata që rrinë zgjuar natën.

    Sipas psikologes Bailey Bosch kjo ndodh për shkak të orës biologjike. Sipas saj trupi i njeriut pëlqen këtë rutine ngase është ritëm me primitive dhe natyral.

  • Horoskopi ditor, shenjat me fat

    Horoskopi ditor, shenjat me fat

    Dashi

    Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje mund te vuani ne disa momente. Beqaret nuk duhet te krijojnë iluzione te kota sepse do vuajnë. Financat do përmirësohen fale një shume te ardhurash qe do merrni nga disa familjare. Do arrini te hiqni edhe disa para mënjanë.

    Demi

    Ambienti ne çift do jete shume i ngrohte gjate kësaj dite. Do flisni për gjithçka dhe do bashkëpunoni fort me personin qe keni ne krah. Beqaret do ndihen mjaft mire edhe me statusin qe kane prandaj nuk do e kërkojnë me ngulm dashurinë. Ne planin financiar do jeni me shume fat. Edhe vete do ju duket çudi sesi gjendja është përmirësuar kaq shume ne pak kohe.

    Binjaket

    Nuk do jeni aspak ne humor gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje dhe do bëni çdo gjë qe te ndjeni vetëm për t’ia kaluar mire me partnerin. Beqaret ka shume gjase te fiksohen pas disa kolegeve dhe te gjejnë mënyrë për t’ua shprehur ndjenjat. Financat nuk do jene ne gjendjen e duhur kështu qe kujdes me çdo hap qe do hidhni nëse nuk doni te keni probleme.

    Gaforrja

    Venusi, përendesha e dashurisë do kujdeset qe te keni një lidhje sa me te bukur dhe me emocionuese. Do ndiheni vërtet te mrekulluar. Beqaret do kenë shume dëshira, por fatkeqësisht jo te gjitha do mund t’iu realizohen. Edhe pse financat do jene delikate nuk duhet te besoni tek lojërat e fatit sepse kjo gjë mund te jete me shkatërruese.

    Luani

    Do keni te njëjtat ide dhe mendime sot ju te dashuruarit prandaj gjerat do ecin me se miri ne çift. Do i sqaroni shpejt edhe mosmarrëveshjet e vogla qe ju kishin dale. Beqaret do kenë surpriza te njëpasnjëshme te cilat do ua zbukurojnë ditën. Gjendja e financave nuk do jete aspak e mire. Kujdes me çdo hap qe do hidhni sepse situata mund te dale jashtë kontrollit.

    Virgjeresha

    Nuk priten ndryshime te mëdha gjate kësaj dite për jetën tuaj sentimentale. Merrini gjerat sa me shtruar qe te mos keni as problemin me te vogël. Beqaret do jene te pafat ne dashuri dhe do vazhdojnë te mbeten te vetmuar. Ne planin financiar do keni disa probleme te vogla te cilat do ju detyrojnë te hiqni dore nga disa shpenzime te konsiderueshme.

    Peshorja

    Ata qe janë ne një lidhje do bëjnë çmos qe ta përmirësojnë lidhjen dhe te krijojnë një klime edhe me harmonike. Planetët do jene ne anën e tyre dhe do i ndihmojnë. Beqaret nuk duhet te tregohen mendjemëdhenj. Do jete dikush qe do shprehe shume interes për ta dhe do iu beje propozime. Financat do mbeten po aq te mira sa disa dite me pare.

    Akrepi

    Mos bëni asgjë me force ose me inat ju te dashuruarit, por lërini gjerat te rrjedhin vete. Do e shihni qe do ndiheni edhe vete me te qete. Beqaret do kenë takime pa fund, por vetëm ne mbrëmje do mund ta gjejnë personin e përshtatshëm. Ne planin financiar gjendja do jete shume e mire se me pare. Do i shlyeni edhe borxhet qe keni marre prej kohesh.

    Shigjetari

    Dite e zakonshme dhe pa asgjë te veçante kjo e sotmja. Beni atë qe ndjeni pa menduar se çfarë mund te ndodhe me vone. Beqaret do fillojnë një lidhje pasionante dhe afatgjate. Shume gjera kane për te ndryshuar qe sot e tutje. Financat nuk do jene te këqija, por ju do jeni ambicioze dhe nuk do kënaqeni me aq. Kujdes me hapat qe do hidhni sepse mund edhe te gaboni.

    Bricjapi

    Sytë do ju shkëlqejnë sot juve te dashuruarve nga propozimet e mrekullueshme qe do merrni. Partneri do ju beje te ndiheni si mbi re. Beqaret do realizojnë takime mbresëlënëse dhe qe do ua ndryshojnë përgjithmonë rrjedhën e jetës. Gjendja e financave do varet nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato te ardhura qe keni. Tregohuni te matur.

    Ujori

    Dite goxha e trazuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shpeshherë nuk do kuptoheni me atë qe keni ne krah dhe do debatoni. Beqaret do preferojnë te qëndrojnë edhe sot vetëm dhe as qe do mendojnë t’ia hedhin sytë dikujt. Financat do mbeten te stabilizuara gjithë kohës. Përfitoni për te kryer investimet e nevojshme qe nuk kishit mundur t’i bënit deri me sot.

    Peshqit

    Pas një periudhe goxha te vështirë për sektorin e dashurisë sot me ne fund do rigjeni qetësinë. Do merreni vesh me partnerin tuaj dhe do hapni rruge ne çdo moment. Beqaret duhet te tregohen akoma me te duruar ne mënyrë qe ta gjejnë personin me te përshtatshëm. Financat nuk do jene aq te mira sa për te rrezikuar e për te kryer shpenzime te konsiderueshme.

  • Mënyra se si të shëroni muskujt e lënduar

    Mënyra se si të shëroni muskujt e lënduar

    Kur tepër shpejt tendosni muskulin, ndodh lëndimi, d.m.th. pëlcitja e fijeve muskulore.

    Sa më shumë fije të jenë të shkëputura, lëndimi është më serioz. Shkoni te mjeku nëse zona e lënduar është shtangur apo përflakur, apo nëse me rastin e lëvizjeve shkakton dhimbje të madhe. Ndërkohë, ndiqni këtë tabelë kohore të trajnerit të kondicionit, Shon Grosse.

    24 orët e para deri në 48 orë

    Zvogëloni dhembjen dhe ënjtjen me metodën R.I.C.E (Rest=pushim, ice=akull, Compresson = kompresioni, Elevation – elevacioni). Mbështillni fashën elastike përreth vendit të lënduar, aq fort që të bëjë kompresonin pa ngadalësimin e qarkullimit të gjakut. Pastaj ngrini vendin e lënduar mbi lartësinë e trupit dhe pushoni duke shtuar akull në çdo 2–3 orë nga 15-20 minuta derisa jenë të zgjuar.

    Xhelet kundër përflakjes, të cilat përmbajnë ibuprofen gjithashtu mund të ndihmojnë në këtë fazë, mirëpo mos i përdorini më gjatë se 4 ditë, sepse mund të çrregullojnë shërimin e muskujve.

    Pas 3 deri në 4 dite

    Në mënyrë që të pengoni shtangimin dhe dobësimin e zonës së lënduar filloni me lëvizje dhe zgjidhjen. Ndoshta do të ndieni dhembje të butë, mirëpo nuk bën të matet me dhembjen nga lëndimi.

    Një herë apo dy herë në ditë, lëvizja e lehtë e zonës së lënduar në seri prej 10–20 përsëritjeve, gradualisht duke shtuar vëllimin e lëvizjeve në çdo seri vijuese. Gjithashtu lehtë shtrini zonën e lënduar. Provoni 5–10 përsëritje me shtytje nga 10–30 sekonda. Ndjenja nuk është e këndshme, por do të ndihmojë.

    Pas 2 deri në 3 jave

    Shtoni ngarkesën me pesha, përsëritje dhe seri të barabarta 25-50% të ngarkesave të aplikuara para lëndimit. Në çdo të tretin trening shtoni ngarkesën me 10 për qind. Ndërprisni shtimin e ngarkesës nëse ndieni dhembje dhe mos kaloni në nivelin pasues derisa dhembja të pushojë.

    Nëse në këtë fazë të shërimit ende hetoni shtangim apo ënjtje, nëse dhembja çrregullon aktivitetet tuaja të përditshme ose nëse ndiheni jo këndshëm në pjesën e lëndimit, shkoni te mjeku ose fiziatri para se të vazhdoni me cilindo aktivitet.

  • “Për ata që (s)’janë” – Eliza Hoxha rrëfen përmes artit historitë e të pagjeturve

    “Për ata që (s)’janë” – Eliza Hoxha rrëfen përmes artit historitë e të pagjeturve

    Artistja Eliza Hoxha, ka sjellë një rrëfim të fuqishëm artistik përmes tri ekspozitave të saj të rëndësishme: “Për ata që (s)’janë”, “Run for your life” dhe “Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve”. Këto projekte trajtojnë tema të ndjeshme dhe thellësisht të rrënjosura në historinë dhe realitetin shoqëror të Kosovës, me fokus të veçantë te çështja e personave të pagjetur.

    Ajo ka botuar edhe librin “Artivizëm” që përmbledh të gjithë veprimtarinë e saj artistike ndër vite. Libri përfshin ekspozita personale, kolektive, projekte kuratoriale dhe iniciativa të tjera që ndërthurin artin vizual, muzikën dhe arkitekturën.

    “Për mua këto janë një kujtim jetësor që përmes modaliteteve të ndryshme të shprehjes artistike – qoftë muzikë, video, instalacion, multimedia apo fotografi – jam përpjekur me kriju kontekste të caktuara hapësinore dhe diskursive për fenomene që e kanë prek shoqërinë e Kosovës,” u shpreh Hoxha. Sipas saj, të gjitha këto projekte lidhen me periudhën e viteve ’90, duke përfshirë jetën në “qytetin paralel”, shkollat shtëpi, luftën dhe pasojat e saj, si dhe temat e të pagjeturve dhe viktimave të dhunës seksuale.

    Ajo theksoi se, ndonëse jo të gjitha këto përvoja i ka jetuar drejtpërdrejt, në shumë prej tyre ka qenë pjesë aktive, sidomos në dokumentimin e protestave në Prishtinë gjatë asaj kohe.

    Sa i përket librit, Hoxha tregoi se ai erdhi si rezultat i disa nevojave të rëndësishme: për të përmbledhur projektet multidisiplinare që ndërthurin muzikën me artin vizual dhe arkitekturën; për të qenë zë i kategorive të margjinalizuara në shoqëri; si dhe për të ndarë qartë aktivizmin e saj artistik dhe kulturor nga ai politik.

    “Një prej arsyeve ishte edhe fakti që njerëzit më njohin kryesisht nga këngët, ndërkohë që shumë prej ekspozitave kanë rrjedh pikërisht prej tyre,” shtoi ajo.

    Përmes këtij angazhimi artistik dhe dokumentues, Eliza Hoxha vazhdon të sjellë në vëmendje kujtesën kolektive dhe plagët e hapura të shoqërisë kosovare, duke i dhënë zë atyre që shpesh kanë mbetur në heshtje.

    Për ta dëgjuar intervistën e plotë të Eliza Hoxhës, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Tringa Krasniqi diplomoi në George Washington, vëllai i saj në Harvard – fituan bursa mbi 650 mijë dollarë

    Tringa Krasniqi diplomoi në George Washington, vëllai i saj në Harvard – fituan bursa mbi 650 mijë dollarë

    Tringa Krasniqi, konsulente për edukim, në emisionin “LIBERO” ka ndarë historinë e saj frymëzuese të studimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe suksesin e jashtëzakonshëm të vëllait të saj në një nga universitetet më prestigjioze në botë.

    Ajo tregoi se ka përfunduar studimet master në Universitetin George Washington, ndërsa vetëm tri vite më vonë, familja e saj përjetoi një tjetër moment krenarie – diplomimin e vëllait të saj në Universitetin Harvard.

    Sipas Krasniqit, pranimi në Harvard është jashtëzakonisht konkurrues, pasi vetëm rreth 1 për qind e aplikantëve arrijnë të pranohen. Ajo theksoi se vëllai i saj është ndër të parët nga Kosova që ka përfunduar shkollën e mesme në vend dhe është pranuar drejtpërdrejt në studimet bachelor në këtë universitet elitar.

    “Është jashtëzakonisht e vështirë me u pranu – prej 100 kandidatëve, vetëm 1 arrin të hyjë”, u shpreh ajo, duke nënvizuar nivelin e lartë të përzgjedhjes.

    Përveç suksesit akademik, Tringa dhe vëllai i saj kanë arritur të sigurojnë edhe mbështetje të konsiderueshme financiare. Së bashku, kanë përfituar bursa që kapin vlerën mbi 650 mijë dollarë.

    Për ta dëgjuar intervistën e plotë të Tringa Krasniqit, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Horoskopi ditor, shenjat me fat për këtë ditë

    Horoskopi ditor, shenjat me fat për këtë ditë

    Dashi

    Do e shijoni ne pafundësi sot ëmbëlsinë e jetës suaj ne çift dhe do përjetoni emocione dhe kënaqësi pa fund. Do ndiheni me te vërtetë për mrekulli. Beqaret ka mundësi te fillojnë histori dashurie pasionante dhe afatgjata. Edhe financat do kenë disa përmirësime te vogla, por te mjaftueshme për t’iu nxjerre nga gjendja ne te cilën keni rene.

    Demi

    Do diskutoni gjere e gjate sot ju te dashuruarit dhe do i zgjidhni shpejt problemet qe keni pasur prej kohesh. Te dy do jeni me largpamës dhe me tolerante. Beqaret do ndihen mire me statusin qe kane dhe nuk do kërkojnë ndryshime te statusit. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po u treguar te pamatur mund te keni edhe vështirësi.

    Binjaket

    Jetën ne çift do e vini ne plan te pare gjate kësaj dite. Asgjë nuk do jete me e rëndësishme sesa mirëqenia me partnerin. Te gjithë do ju kenë zili. Beqaret nuk duhet te kërkojnë asgjë me ngulm sepse mund te bëjnë disa gabime qe do ju ndikojnë tek e ardhmja. Sektori i financave do jete me i qëndrueshëm për femrat sesa për meshkujt.

    Gaforrja

    Do kaloni me tepër kohe sot me personin qe keni ne krah dhe marrëdhënia ne çift do ketë goxha përmirësime. Ne krahët e partnerit do përjetoni kënaqësi te mëdha dhe te paprovuara me herët. Beqaret do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Financat mbajini ne vëmendje sepse situata nuk do jete fort e mire.

    Luani

    Ata qe janë ne një lidhje do surprizohen here pas here nga partneri i tyre. Do ju duket një mrekulli qe e keni atë pranë dhe do shfrytëzoni çdo sekonde. Beqaret do kenë takime pa fund gjate gjithë kësaj dite, por nuk do kenë aspak dëshirë te fiksohen diku. Financat nuk do jene aspak te mira për shkak te shpenzimeve te konsiderueshme qe do kryeni.

    Virgjeresha

    Respektojeni mendimin e njeri-tjetrit sot ju qe jeni ne një lidhje nëse doni te ruani një klime sa me te ngrohte. Gjithçka do varet nga sjellja juaj. Beqaret ka rrezik te fillojnë histori dashurie te ndërlikuara te cilat nuk kane për t’iu sjelle gëzimin e shumëpritur. Me financat bëni shume kujdes. Gabimi me i vogël mund te jete shkatërrues.

    Peshorja

    Do ndiheni shume te vetmuar gjate kësaj dite sepse partneri nuk do ketë shume kohe për te kaluar me ju. Flisni hapur me te. Beqaret do ndikohen nga Merkuri dhe shume gjera kane për te marre rrjedhën e duhur. Lërjani çdo gjë kohës. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Jo vetëm qe do kryeni investimet e menduara, por do hiqni edhe disa para mënjanë.

    Akrepi

    Do kaloni plot çaste te lumtura gjate kësaj dite dhe do ndiheni për mrekulli. Partneri do mendoje vetëm t’iu kënaqë pa i menduar sakrificat qe shpesh duhet te beje. Beqaret nuk do kërkojnë me ngulm një person për ta pasur ne krah, por zemra ne fakt do ju rrahe fort pas një takime surprize. Ne planin financiar do ju duhet te luftoni fort me veten qe te ruani qëndrueshmërinë.

    Shigjetari

    Jeta sentimentale e çifteve do lere për te dëshiruar sot. Asgjë nuk ka për t’iu ecur si duhet, madje nuk do mundojnë as debatet. Do jeni te parrezisueshem sot ju beqaret dhe do merrni propozime pa fund. Shfrytëzojeni sa te mundni. Tek sektori i financave nuk do ndikoje asnjë planet dhe gjendja do varet nga mënyra sesi ju do i menaxhoni te ardhurat. Beni kujdes!

    Bricjapi

    Kujdes me xhelozinë sot ju te dashuruarit sepse situata mund te dale tërësisht jashtë kontrollit. Mos mendoni gjera te paqena. Beqaret duhet te bëjnë atë qe ndiejnë pa menduar se çfarë thonë ata qe i rrethojnë. Gjendja e financave do mbetet e mire. Nuk do keni për çfarë te shqetësoheni sepse edhe investimet e menduara do i kryeni.

    Ujori

    Dite shume zakonshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Duhet t’i merrni gjerat si t’iu vijnë pa kërkuar asgjë me ngulm. Beqaret do dashurohen me një mik, por nuk do guxojnë dot t’ia shprehin mendimet. Buxhetin sado ta mbani ne vëmendje gjendja nuk do jete shume e mire. Do ju duhet patjetër te kryeni investime dhe transaksione.

    Peshqit

    Do jeni me humor shume te mira gjate gjithë kësaj dite dhe gati për te bere çmenduri vetëm për t’ia kaluar mire me partnerin. Do jeni te pandashëm. Beqaret do marrin propozime, por jo shume te përshtatshme. Kujdes, mos hidhni hapa te nxituara sepse do vuani. Ne planin financiar do ju duhet shume këmbëngulje për te arritur atje ku keni dashur.

  • Pacientja provoi 23 herë IVF jashtë vendit por dështoi, erdhi në Kosovë  – tani e ka një djalë

    Pacientja provoi 23 herë IVF jashtë vendit por dështoi, erdhi në Kosovë – tani e ka një djalë

    Një histori këmbënguljeje dhe shprese u rrëfye në emisionin “LIBERO” nga gjinekologu Shefqet Lulaj, duke sjellë në vëmendje rrugëtimin e gjatë të një pacienteje drejt mëmësisë.

    Sipas tij, pacientja ka provuar 23 herë procedurën e fekondimit in vitro (IVF) jashtë vendit, pa arritur sukses të qëndrueshëm. Megjithatë, ajo nuk hoqi dorë nga dëshira për t’u bërë nënë.

    “Mund të tentohet derisa të arrihet qëllimi ose deri sa bashkëshortët nuk heqin dorë nga procedura. Brenda një viti mund të provohet 2-3 herë…”, u shpreh gjinekologu gjatë emisionit.

    Ai tregoi se pacientja kishte arritur të mbetej shtatzënë në një moshë të shtyrë dhe me probleme shoqëruese shëndetësore, përfshirë hipertensionin. Pas përpjekjeve të shumta jashtë vendit, ajo iu drejtua trajtimit në Kosovë.

    “…Ka ardhur te ne dhe ne kemi ndjekur shtatzëninë e saj deri në fund. Pavarësisht sfidave, ajo ka arritur të sjellë në jetë një djalë…” – tha ai.

    Për ta dëgjuar diskutimin e plotë rreth IVF, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Gjysmë shekulli Apple, revolucioni i një garazhi që ndryshoi botën

    Gjysmë shekulli Apple, revolucioni i një garazhi që ndryshoi botën

    Këtë të martë, 31 mars, pas 50 vjetësh, Apple do të mbyllet pak më herët. Në vend të orës 19:00, dyert e selisë në Cupertino do të mbyllen për vizitorët në orën 15:00, duke lejuar brenda vetëm ata që kanë ndërtuar legjendën.

    Festimet për gjysmë shekulli do të vazhdojnë deri në mesnatën e ditëlindjes së saktë. Një i ftuar surprizë do të performojë, thuhet se do të jetë Paul McCartney, i cili në vitin 1976 ishte 34-vjeç dhe në turne me Linda dhe Wings. Një paralelizëm i duhur: Apple në teknologji si Beatles në muzikë.

    Një mit, një revolucion, një garazh, një grup djemsh me dëshirën për të provuar gjithçka pa pushim, duke përmbledhur gjithë këtë pasion në një sinedhokë: një këngë ose një pajisje gjithnjë më e vogël dhe e shkëlqyer. Që kjo pajisje të mund të përthithte muzikën, fjalët, kujtimet, të vërtetat dhe pas-të vërtetat, lajmet e rreme, dashuritë dhe tradhtitë, pozicionin e miqve dhe armiqve e kuptuam më vonë.

    Revolucioni teknologjik ushqehet me energji dhe kujtesë

    Pesëdhjetë vjet më pas, dyshojmë se, si mela e parë e historisë sonë (Edenit), edhe mela e dytë (California, ku John Steinbeck vendosi romanin Luginë e Edenit) mund të jetë helm. Steve Jobs e shpjegoi dikur logon: “Nuk është e vërtetë, por sa do të doja të ishte!”, duke sqaruar se kafshimi nuk ishte nga qershia. Apple, jo Cherry, ka shitur gjithmonë pa kufizime dhe pa ofenduar askënd.

    Në fillim, teknologjia përshtatej me nevojat njerëzore, duke na bërë më të shpejtë, më të gjatë dhe më të sigurt. Më vonë, teknologjia filloi të na tregonte rrugën dhe nevojën: më shumë në më pak hapësirë. Ky ishte lindja e Apple: kompjuteri u bë Mac, pastaj tablet, pastaj iPod dhe më pas iPhone, një pajisje multitasking që kërkon vetëm dy gjëra: energji dhe kujtesë. Ne, me përkushtim, ia japim duke e karikuar dhe duke futur të dhëna. Kujtesa jonë është tani e saj.

    Të menduarit ndryshe për të krijuar një standard

    Gjeniu, ose djalli, sipas këndvështrimit, ka një cilësi fituese: njohjen e njeriut. Motoja themeluese e Apple, ripërsëritur nga CEO Tim Cook në letrën e urimeve, është: think different. Kjo filozofi ka udhëhequr marketingun dhe prodhimin, duke nxitur anticonformizmin, një dozë “çmendurie të lehtë” dhe triumfin e ëndërrimtarëve të veçuar. Nga “Stay hungry, stay foolish” i Steve Jobs tek përfundimi i letrës së Cook: Për ata që nuk përputhen. Për ata që rebelohen. Për ata që krijojnë probleme. Për ata që janë peshq jashtë ujit. Për ata që shohin gjërat ndryshe. Për ju.

    Apple ka shfrytëzuar dëshirën njerëzore për lehtësi dhe origjinalitet, duke sjellë produktet e saj në çdo shtëpi dhe xhep. Gjeniu, ose djalli, e kuptoi nevojën për të lehtësuar jetën, për të qënë më pak i vetmuar, për të ndryshuar të shkuarën dhe për të pasur kontroll mbi kujtesën.

    Si shkruante Milan Kundera: Të gjithë duan të krijojnë një të ardhme më të mirë, por e vërteta është se të shkuarën e ndryshojmë.

    Apple ka krijuar çelësin për këto transformime, duke bërë që teknologjia të jetë personale dhe universale njëkohësisht. Pavarësisht tarifave të Trump, luftërave të Putin dhe Netanyahu, dhe shqetësimeve globale, Apple përfundoi vitin 2026 me rekord shitjesh për iPhone. E ardhmja e saj? Jo thjesht për të realizuar dëshirat tona, por për t’i krijuar ato.