ATV

Author: Samir Dalipi

  • Ky është studenti i vetëm nga Ballkani në Kinë – njihuni me eksperiencën e tij

    Ky është studenti i vetëm nga Ballkani në Kinë – njihuni me eksperiencën e tij

    Kadir Ismaili, shqiptari nga Maqedonia e Veriut, edhe pse në moshë të re studimet vendosi t’i përfundojë në Turqi dhe Kinë. Me atë rast pati mundësinë të eksplorojë kultura të ndryshme.

    Kadiri në emisionin “LIBERO” shpalosi të gjitha pjesëzat e jetesës së tij në Kinë dhe studimeve në gjuhën kineze.

    Ai mes emocionesh tregoi se si e ka përjetuar ditën e tij të parë në Kinë, madje duke treguar edhe momente që nuk i kishte besuar syve për faktin se po ndodhej në Kinë.

    “…Ndonjëherë nuk i besoja vetes se ku jam, shihja kinezë dhe asnjë person që fliste gjuhën time (shqipe), pastaj studimet vendosa t’i bëj në gjuhën kineze dhe mendoj se do kem përparësi në këtë aspekt…”, tha Kadiri duke shtuar se dhe pse i kishte lënë përshtypje shumë jetesa në Kinë, prap se prap zemra e tij rrah për vendlindjen e tij, Tetovën.

    Andaj, për të ndjekur rrëfimin e plotë mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • “Shuma me të cilën blihet makina e një biznesmeni shkon drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit” – Lulzim Tafa flet për paragjykimet kundrejt biznesmenëve

    “Shuma me të cilën blihet makina e një biznesmeni shkon drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit” – Lulzim Tafa flet për paragjykimet kundrejt biznesmenëve

    Lulzim Tafa në emisionin “LIBERO” foli edhe për një anë tjetër të karrierës së tij profesionale, atë të sipërmarrëesit.

    Ai tregoi për punën e tij si menaxher dhe themelues i institucioneve të ndryshme arsimore dhe mediale, duke cekur edhe paragjykimet me të cilat përballet si ndërmarrës.

    “…Paraja për biznesin është mjet pune kurse te të tjerët është mjet jetese… Të ardhurat në buxhetin e Kosovës i sjellë sektori privat dhe biznesmenët, njerëzit kur shohin në rrugë një makinë me vlerë të lartë e paragjykojnë mirëpo ajo shumë me të cilën është blerë makina shkon drejtpërdrejtë në buxhetin e shtetit…”, tha Tafa.

    Vlen të ceket se Lulzim Tafa është bashkëthemelues i “British School of Kosova”, si dhe i Televizionit “ATV”.

    Për të ndjekur intervistën e plotë, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • “Universiteti nuk të mëson të shkruash e as të lexosh” – Lulzim Tafa tregon gjendjen e arsimit në Kosovë

    “Universiteti nuk të mëson të shkruash e as të lexosh” – Lulzim Tafa tregon gjendjen e arsimit në Kosovë

    Profesori Lulzim Tafa ishte i ftuar në emisionin “LIBERO” teksa mes tjerash foli edhe për problematikat dhe vështirësitë që sjell ky profesion.

    Tafa tha se gjendja e arsimit në Kosovë, shpeshherë vihet në dyshim për nivelin e arsimit të lartë, por sipas tij problemi qëndron tek arsimi parauniversitar.

    “…Problemet me arsimin në Kosovë nuk janë tek arsimi i lartë por tek arsimi parauniversitar, institucionet e arsimit të lartë punojnë me ata nxënës që përgatiten në arsimin parauniversitar…”, tha ai.

    Gjithashtu, Tafa konsideroi se njohuritë e shkollave fillore dhe të mesme janë krejtësisht formale… Sipas tij, ani pse ju shënon një sukses shembullor, studentët kanë zbrazëtira elementare në fusha të caktuara.

    “…Shpeshherë vijnë studentë me nota shembullore dhe pikë maksimale të testit të arritshmërisë, por njohuritë bazike apo elementare mbi një fushë të caktuar nuk i kanë… Universiteti nuk të mëson të shkruash as të lexosh – atë ta mëson shkolla…”, shtoi profesori.

    Vlen ta theksojmë se sistemi arsimor në Kosovë përballet me problematika të shumta. Në raportin e fundit të progresit, për ndërlidhjen e arsimit me tregun e punës është vlerësuar se nuk ka pasur progres!

    Për të ndjekur diskutimin e plotë, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • ‘Pa poezi s’mund të frymoj’ – Lulzim Tafa tregon lidhjen shpirtërore që e ka me poezinë

    ‘Pa poezi s’mund të frymoj’ – Lulzim Tafa tregon lidhjen shpirtërore që e ka me poezinë

    Poeti dhe akademiku i njohur Lulzim Tafa ishte i ftuar në emisionin “LIBERO”, ku rrëfeu pjesë të ndryshme nga jeta dhe rrugëtimi i tij, e fjalët nga zemra padyshim që i kishte për poezinë.

    “…Kur pyes veten pse shkruaj nuk di të përgjigjem por kur më pyesin të tjerët është njësoj si pyetja ‘pse jeton’, unë pa poezi nuk mund të frymoj dhe të ekzistoj…”, tha ai.

    Mes emocionesh Lulzimi deklamoi poezinë më të veçantë të tij: “Sa shpejt më harroi nëna”, duke treguar edhe historinë që fshihet pas kësaj poezie.

    “…Vdekja e nënës nuk është gjë e thjeshtë, ka qenë vdekja më e rëndë që deri tash më ka goditur… Unë edhe pse shkruaj shpesh kishin kaluar katër vite dhe nuk arrita të shkruaj një poezi për të, deri sa erdhi katër vjetori i saj dhe vendosa të shkruaj një poezi për nënën…”, tha poeti.

    Vlen të ceket se Lulzim Tafa krahas se është shpërblyer me shumë çmime letrare, gjithashtu ai ka themeluar pesë çmime ndërkombëtare në fusha të ndryshme përfshirë edhe Çmimin Ndërkombëtar për Letërsi dhe Arte: “Ali Podrimja”.

    Për të ndjekur diskutimin e plotë, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • “Kjo nuk është Pavarësi” – kështu tha Albin Kurti pasi u shpall Pavarësia e Kosovës

    “Kjo nuk është Pavarësi” – kështu tha Albin Kurti pasi u shpall Pavarësia e Kosovës

    Arsimi Sinani përveç kontributit të tij si profesor dhe analist i politikës, është edhe shkrimtar i librave të ndryshëm. Njëri nga ta është libri “Dialog me dijetarë dhe pushtetarë”, për të cilin diskutoi detaje interesante në emisionin “LIBERO” në ATV.

    “…Në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës telefonova Albin Kurtin, të cilin e urova dhe i thashë se edhe ti ke kontribuar për Kosovën. Ndërkohë, Albini ishte i nervozuar duke thënë se kjo nuk është Pavarësi…”, tha Sinani.

    Ai gjithashtu përmendi se në parathënien e librit ka shkruar edhe se ‘do të vijë 5 minutshi i Albin Kurtit’- dhe të njëjtën gjë ia kishte thënë edhe Albinit ditën kur u zgjodh kryeministër i Kosovës.

    Për më shumë informacione rreth kësaj interviste me Arsim Sinain, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Arsim Sinani e vë në dyshim punën e Talat Xhaferit si kryeministër

    Arsim Sinani e vë në dyshim punën e Talat Xhaferit si kryeministër

    Analizat dhe opinionet e Arsim Sinanit mbi politikën kanë qenë gjithmonë të pranishme në jetën politike dhe jo vetëm.

    Arsim Sinani ishte i ftuar në emisionin “LIBERO”, dhe rrëfeu shumë të pathëna. Gjithashtu, ai komentoi zgjedhjen e kryeministrit të parë shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferit.

    Edhe pse Arsimi politikisht qëndron kundër tij – ai përmes emisionit “Libero” shfrytëzoi rastin që t’i dërgojë Xhaferit një porosi dhe një pyetje që vuri në dyshim punën e tij si kryeministër.

    “…Duke qenë se në publik Talat Xhaferi u promovua si një luftëtar, do doja ta pyesja a do të arrijë që në këto 90 ditë të bëjë një ligj që ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të jenë të barabartë me ish-pjesëtarët “branitella” të Maqedonisë, por dyshoj se ai do të arrij të bëj diçka…”, tha Sinani.

    Megjithatë, vlen të ceket se Arsim Sinani me optimizëm tha se në Maqedoni do të vijë një brez i politikanëve të përgjegjshëm ku shqiptarët dhe maqedonasit do të arrijnë një marrëveshje që ta ndajnë pushtetin racionalisht dhe në mënyrë të barabartë.

    Për të ndjekur intervistën e plotë, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Poezia – mjet proteste ndaj fenomeneve të pabarazisë gjinore

    Poezia – mjet proteste ndaj fenomeneve të pabarazisë gjinore

    Shkrimi i poezisë mund të jetë një formë terapie e cila iu mundëson njerëzve që duke shkruar t’i shprehin emocionet e tyre.

    Për të diskutuar në lidhje me temën – në studion e emisionit “LIBERO”, mbizotëroi talenti i grave poete të cilat treguan lidhjen shpirtërore që kanë me poezinë dhe mesazhet të cilat ato duan që lexuesi t’i marrë prej poezive të tyre.

    Ndër to, poetja Vlora Ademi tregoi se fokusi i shkrimit të poezive të saj është emancipimi i gruas që sipas saj ka pasur ndikim të madh tek lexuesit.

     “…Fokusi i poezive të mia është emancipimi i grave, unë gruan e shoh si nanë, shoqe, bashkëudhëtare dhe këto poezi kanë reflektuar te lexuesit pa dallim moshe dhe gjinie…”, tha Ademi.

    Ngjashëm u shpreh dhe Vlora Konushevci e cila poezinë e sheh si një mjet proteste ndaj fenomeneve të ndryshme.

    “…Motivet të cilat trajtohen në poezitë e mia janë pabarazia gjinore, sociale gjithashtu dhe dashuria…”, shtoi ajo.

    Për të ndjekur intervistën e plotë, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Çka u bë “mollë sherri” që përplasi Nita Latifin me Zhaklin Lekatarin

    Çka u bë “mollë sherri” që përplasi Nita Latifin me Zhaklin Lekatarin

    Këngëtarja e njohur Nita Latifi ishte e ftuar në emisionin “LIBERO”, e cila me rrëfimin e saj bëri që njerëzit të jenë të gozhduar pas ekranit me kuriozitetin e rrëfimit të jetës profesionale dhe personale të saj.

    Një debat verbal i krijuar mes këngëtares dhe ish-opinionistes së BBV Zhaklin Lekatari pas daljes së Nitës nga Big Brother Vip Albania 2, ngjalli shumë komente nga njerëzit.

    Vizita e Zhaklinës në Serbi dhe deklarata e thënë se ndihet më e sigurt në një vend ku nuk ka shqiptarë, doli të jetë “mollë sherri”.

    Pas kësaj deklarate, Nita reagoi duke e quajtur Zhaklinën hipokrite, madje edhe pse ka kaluar kohë e gjatë që nga ky konflikt duket se këto të dyja ende nuk kanë bërë paqe mes vete.

    “…Nuk flasim, Zhaku është një person që nuk flas me të dhe nuk kam kontakt, reagimet e mia nuk janë parim që të vazhdohen me sharje dhe ofendime, ndërkohë ajo e bëri, më shau dhe më ofendoi…”, tha Nita.

    Vlen të ceket se Nita Latifi mori pjesë në Festivalin e Këngës në RTK me këngën e saj “Marrëzi” dhe në të ardhmen ka synim pjesëmarrjen në Eurovision.

    Për të ndjekur intervistën e plotë, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • A është më e lehtë  ta gjejmë lumturinë apo ta përballojmë dhimbjen? – përgjigjet psikologu Fitim Uka

    A është më e lehtë ta gjejmë lumturinë apo ta përballojmë dhimbjen? – përgjigjet psikologu Fitim Uka

    Njihet në dimensione të ndryshme, por emri i tij dominon më shumë kur bëhet fjalë për psikologjinë.

    Fitim Uka ishte i ftuar në emisionin “LIBERO”, dhe foli për shumë aspekte sa i përket psikologjisë dhe trajtimit të shëndetit mendor.

    Psikologu diskutoi specifikisht për dy ndjenja të kundërta me njëra-tjetrën por shpeshherë paralelisht të pranishme në jetën tonë: lumturinë dhe dhimbjen.

    Ai tha se lumturia është një ndjenjë të cilën njeriu e kërkon vazhdimisht kurse përjetimi i dhimbjes krijon disa mekanizma statik.

    “…Lumturia krijon mekanizma adaptiv dhe dinamik të cilat duhet me u ndryshu sepse ajo që të bën të lumtur sot nesër mund të mos jetë e mjaftueshme për lumturinë tënde, ndërkaq nëse arrijmë të krijojmë strategji efektive për të përjetuar dhimbjen tregon sukses…”, tha ai.

    Vlen të ceket se së fundmi psikologu Fitim Uka, në bashkëpunim me shoqatën “Autizmi Flet”, shërben kafe dhe çaj në sheshin e Prishtinës dhe të hollat e grumbulluara ndahen për shërbimet e fëmijëve me autizëm.

    Për më shumë informacione rreth kësaj interviste, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • “Këngët me sharje bëhen hite”, Shpat Kasapi me kritika të ashpra për kolegët

    “Këngët me sharje bëhen hite”, Shpat Kasapi me kritika të ashpra për kolegët

    Zëri i tij është i pranishëm për vite të tëra në muzikën shqiptare, si krijues i shumë hiteve. Shpat Kasapi ishte i ftuar në emisionin “LIBERO” dhe rrëfeu gjëra prej më të ndryshmeve.

    Shpati, prej përvojës së tij shumëvjeçare në tregun muzikor, bëri një krahasim të teksteve të këngëve duke i kritikuar për përmbajtjen e tyre.

    “…Tekstet e sotit janë të tmerrshme, një këngë me sharje bëhet hit, këto nuk janë stili im…Njerëzit e klikojnë një këngë sepse ju intereson sharja që është bërë në këngë, pastaj ajo këngë bëhet hit…”, tha këngëtari.

    Gjithashtu, ai tregoi disa elemente të cilat sipas tij e bëjnë atë të veçantë dhe të dallueshëm prej artistave të tjerë.

    “…Natyraliteti, zëri dhe tekstet e mia melankolike besoj se më bëjnë të veçantë…”, shtoi ai.

    Ndërkohë, Shpat Kasapi u shpreh i penduar që ka qenë i përkushtuar më shumë sesa duhet te muzika ndërkohë që shkollën e ka lënë anash.

    Për të ndjekur intervistën e plotë, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

    https://www.youtube.com/watch?v=4KeDrb6KSXA