ATV

Author: Samir Dalipi

  • Rihanna: Nuk lejoj që fama të më izolojë

    Rihanna: Nuk lejoj që fama të më izolojë

    Rihanna diskutoi për natyrën “izoluese” të famës në kopertinën e saj për revistën Harper’s Bazaar.

    Ajo shpjegoi se, së bashku me familjen e saj, preferon të jetojë mes njerëzve, duke mos lejuar që të tjerët t’ia kufizojnë këtë përvojë.

    “Na pëlqen të hamë me njerëzit, të bëjmë pazar me ta, të ecim në rrugë si të gjithë të tjerët. Nuk më pëlqejnë dhomat private, nuk bëj që dyqanet të mbyllen për mua. Nuk dua një jetë si e Rapunzel-it,” tha ajo për revistën. “Është shumë izoluese, shumë e vetmuar. Dhe nga çfarë po mbrohem unë?”

    Rihanna, e cila është në një lidhje me reperin A$AP Rocky që nga viti 2019, shtoi se të dalin bashkë në vendet e zakonshme të lagjes dhe të argëtohen nëpër lokale është një aspekt i rëndësishëm i jetës së tyre.

    “Kjo është diçka e madhe për ne dhe veçanërisht për të,” tha ajo. “Ai gjithmonë më kujton se, pavarësisht vështirësive në jetën tonë, në karrierë dhe si prindër, duhet të mos harrojmë se dikur ishim thjesht miq që kënaqeshim së bashku.”/NO FILT/

  • Kënga e radhës e Melinda Ademit, një dedikim për nënën

    Kënga e radhës e Melinda Ademit, një dedikim për nënën

    Melinda Ademi ka emocionuar fansat e saj me një mesazh në rrjetet sociale, duke zbuluar se kënga e saj e radhës është një dedikim për nënën e saj të ndjerë.

    “Nga thellësia e zemrës, kjo këngë e radhës është e dedikuar për ty mami.Më mungon çdo ditë ,’DEDIKIM’ së shpejti…”, ka shkruar ajo.

    Melinda humbi nënën  në vitin 2021, ajo njoftoi audiencën e saj përmes një shkrimi:

    “Më 3 Mars 2021, nëna ime e dashur, Zonja Ademi ndërroi jetë nga beteja e saj me kancerin e gjirit në moshën 50 vjeç. Ky është mesazhi më i vështirë që kam shkruar ndonjëherë, dhe fjalët nuk mund të përshkruajnë trishtimin që ndiej. Ditët e kaluara kanë qenë ditët më të vështira të jetës sime, dhe unë po mbledh forcat e mia për të shkruar këtë postim kushtuar asaj sepse bota meriton të dijë për nënën time të mahnitshme, dhe sa fort ajo luftoi dhe dashuroi’’, tha mes tjerash Melinda Ademi./NO FILT/

  • Fero martohet por ruan privatësinë e bashkëshortes

    Fero martohet por ruan privatësinë e bashkëshortes

    Ish-reperi i njohur Fero ka bërë të ditur ditën e djeshme se është martuar. Lajmi u konfirmua nga vetë ai.

    Megjithatë, Fero nuk ka zbuluar fytyrën e bashkëshortes së tij, duke lënë të kuptohet se ajo nuk është personazh publik. Fero gjatë emisionit “The Elite Way” në ATV, theksoi se është shumë i dashuruar .

    Mbetet për t’u parë nëse ai do të ndajë më shumë detaje për martesën e tij në të ardhmen.

    Kujtojmë se Fero, vite më parë ka qenë një nga reperët më të komentuar në skenën muzikore shqiptare./ NO FILT/

  • Pse Meriton Mjekiqi zgjodhi të darkojë me Eglën pas ndarjes nga Ilnisa?

    Pse Meriton Mjekiqi zgjodhi të darkojë me Eglën pas ndarjes nga Ilnisa?

    Meriton Mjekiqi vazhdon të mbajë kontakte me disa nga ish-konkurrentët e BBVIP AL, edhe pse ka kaluar tashmë një vit që nga përfundimi i rrugëtimit të tij në këtë reality show. Takimi me disa prej tyre ka ngjallur interes gjatë javës së fundit, kur ai u takua me dy prej ish-banorëve, G Bani, ish-banor i këtij edicioni, dhe Egla Ceno, fituese e edicionit të kaluar.

    Megjithatë, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është darka me Egla Cenon.

    Duke marrë parasysh që gjatë kohës që ishin brenda shtëpisë, Egla dhe Meritoni kanë qenë kundërshtarë të fortë, duke pasur përplasje të shpeshta, darka e tyre sigurisht që zgjoi kurreshtje.

    Ndryshe, Meritoni dhe Ilnisa Agolli, me të cilën ai krijoi një lidhje brenda shtëpisë dhe e vazhdoi edhe pas përfundimit të spektaklit, janë ndarë gjatë muajve të fundit. Marrëdhënia e tyre u konsiderua e fortë për një periudhë të caktuar, por duket se gjërat nuk funksionuan mes tyre ashtu siç e kishin planifikuar.

    Por, në anën tjetër, Egla dhe Ilnisa vijojnë të kenë raporte të ftohta me njëra-tjetrën. Madje, një shenjë e qartë e distancës mes tyre është fakti që ato nuk e ndjekin njëra-tjetrën në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet se mes tyre ekzistojnë ende tensione nga periudha e BBVIP.

    Por përse Meritoni ka zgjedhur të darkojë me Eglën pas ndarjes me Ilnisën? Mbase ky takim mund të jetë një rastësi ose një përpjekje për të ndërtuar një raport të ri, qoftë miqësor apo profesional.

    Kujtojmë se që të tre, Egla, Ilnisa dhe Meritoni, janë pjesë e televizionit dhe kanë emisione të natyrave të ndryshme./ NO FILT/

  • Selena Gomez flet për lidhjen e dashurisë me Benny Blanco dhe planet për dasmën

    Selena Gomez flet për lidhjen e dashurisë me Benny Blanco dhe planet për dasmën

    Selena Gomez ka rrëfyer për periudhën e saj të vetmisë para se të takonte producentin e njohur Benny Blanco.

    Ajo pranoi se, megjithëse nuk e ka “jetën të qartë”, është vetëm që nga takimi me të fejuarin e saj që ka filluar të ndjehet vërtet “e vlerësuar” dhe “e respektuar” si person.

    Selena theksoi se ka kaluar pesë vjet të vetmuar, përpara se të njihej me Benny, dhe kjo periudhë i ka ndihmuar të vlerësojë më shumë dashurinë dhe durimin që ai i ofron. Ajo theksoi gjithashtu se para 10 vjetësh nuk do të ishte në gjendje të pranonte llojin e dashurisë dhe përkrahjes që ai tani i jep.

    Në një intervistë të përbashkët, Benny dhe Selena konfirmuan se do të respektojnë traditat hebraike në dasmën e tyre, përfshirë vallëzimin e horës, një traditë e zakonshme në dasmat hebraike. Megjithatë, kur u pyet nëse do të konvertohej për Benny, Selena tha se nuk planifikon ta bëjë këtë, duke theksuar se kjo nuk është diçka e keqe, por thjesht një vendim që ajo nuk e sheh të nevojshëm.

    Benny gjithashtu shpjegoi se, nëse ata do të kenë fëmijë në të ardhmen, do të përpiqen t’i rrisin ata me një kombinim të vlerave dhe parimeve të secilit prej tyre. Ai shtoi se dëshirojnë që fëmijët e tyre të rriten me të dyja vlerat e familjes, për të krijuar një mjedis të pasur dhe të balancuar për ta./ NO FILT /

  • Kërcënohen Jay-Z dhe Beyoncé

    Kërcënohen Jay-Z dhe Beyoncé

    Jay-Z dhe Beyoncé morën kërcënime për vdekje pas akuzave që lidheshin me një akuzë për përdhunimin e një vajze 13-vjeçare nga Jay-Z dhe Sean “Diddy” Combs në vitin 2000. Akuzat, të cilat ishin hedhur poshtë nga gjykata, shkaktuan një ndikim të thellë emocionale te Jay-Z dhe familja e tij.

    Ai ka ngritur një padi për dëmtim emocional kundër avokatit të akuzueses, dhe ka përmendur se ka humbur miliona dollarë në kontrata si pasojë e këtyre akuzave. Pas hedhjes poshtë të çështjes, ai ka theksuar se trauma që ka përjetuar familja e tij nuk mund të injorohet, dhe ka kërkuar që të mbrohen të pafajshmit nga akuzat pa prova./ NO FILT/

  • Kendrick Lamar thyen rekorde dhe bën histori në Spotify dhe Billboard

    Kendrick Lamar thyen rekorde dhe bën histori në Spotify dhe Billboard

    Performanca e Kendrick Lamar në Super Boël ka nxitur një rritje të madhe në interesimin për albumet dhe këngët e tij, duke bërë që tre albume të tij të hyjnë në dhjetëshen e parë të Billboard 200. Albumi i tij më i fundit, GNX, është rikthyer në vendin e parë, ndërsa DAMN. (2017) dhe good kid, m.A.A.d city (2012) kanë hyrë përkatësisht në vendin e 9-të dhe të 10-të.

    Kjo është hera e parë në historinë e Billboard 200 që një reper arrin të ketë njëkohësisht tre albume në dhjetëshen e parë. Lamar bëhet gjithashtu artisti i parë mashkull i gjallë që realizon këtë sukses që nga Herb Alpert në vitin 1966.

    Gjithashtu, Kendrick Lamar është zyrtarisht reperi i parë ndonjëherë që kalon 100 milionë dëgjues mujorë në Spotify!

    Përveç Lamar, një tjetër artiste e performancës së Super Boël, SZA, është ngjitur në vendin e dytë me albumin e saj SOS, duke shënuar një tjetër rekord, për herë të parë, dy artistë të së njëjtës performancë të Super Boël mbajnë njëkohësisht dy vendet e para në Billboard 200./ NO FILT

  • Rita Ora uron popullin kosovar për Ditën e Pavarësisë së Kosovës

    Rita Ora uron popullin kosovar për Ditën e Pavarësisë së Kosovës

    Këngëtarja e njohur me famë botërore, Rita Ora, ka uruar popullin kosovar me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja me origjinë shqiptare ka shprehur dashurinë dhe krenarinë e saj për Kosovën.

    “Urime Ditën e Pavarësisë vendit tim,” ka shkruar Rita, duke përcjellë një mesazh të veçantë për ndjekësit e saj.

    Përveç urimit, Rita Ora ka ndarë edhe disa ‘story’ të tjera në Instagram, ku ka rikujtuar klipin e këngës së saj “Shine Ya Light”, i cili është xhiruar në Kosovë. Kjo këngë, e publikuar në vitin 2012, mbetet një nga projektet më të dashura për publikun shqiptar.

    Në një tjetër video nostalgjike, këngëtarja ka shpërndarë një moment të ëmbël nga fëmijëria e saj, ku shihet duke kërcyer valle shqiptare.

    Rita Ora është një nga artistet shqiptare më të suksesshme në arenën ndërkombëtare dhe gjithmonë ka treguar mbështetje të madhe për Kosovën, duke e promovuar atë shpesh edhe në skenën botërore./ NO FILT/

  • Melinda Ademi publikon foto me të dashurin e saj

    Melinda Ademi publikon foto me të dashurin e saj

    Melinda Ademi ka publikuar foto me të dashurin e saj , Granit Muhaxherin, i cili është edhe menaxheri i saj.

    ”Jam mirënjohëse për ty… ke një zemër prej ari, shpirt”, ishin fjalët që ajo bëri në mbishkrim.

    Vitin e kaluar, Melinda Ademi në emisionin “The Elite Way” në ATV pranoi se ishte e dashuruar, por kishte zgjedhur të mos zbulonte identitetin e partnerit.

    Kjo është hera e parë që Melinda e konfirmon publikisht lidhjen e saj përmes një postimi kaq personal, duke bërë të kuptohet se tani ndjehet rehat ta ndajë me publikun e saj. /NO FILT/

  • Gjesti i përgjigjet Xhenetës: Me ndjenja nuk luhet

    Gjesti i përgjigjet Xhenetës: Me ndjenja nuk luhet

    Xheneta Fetahu ka qenë një nga emrat më të përfolur javëve të fundit, pas deklaratave të saj lidhur me Gjestin, me të cilin kishte një raport romantik brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”. Marrëdhënia e tyre nuk zgjati shumë dhe, sipas Xhenetës, Gjesti nuk e ka dashur asnjëherë dhe gjithçka që ka bërë, e ka bërë për lojë.

    Që nga dalja nga formatit , paraqitjet e Xhenetës në media kanë qenë të rralla, por në dy emisionet ku ajo ka qenë e ftuar, nuk ka mundur të përmbajë emocionet, duke shpërthyer në lot. Kjo tregon se për të, përvoja brenda shtëpisë ka qenë shumë më e ndjeshme dhe personale sesa thjesht një strategji loje.

    Një nga momentet më të përfolura ishte intervista e saj me gazetarin Ronaldo Sharka. Gjatë bashkëbisedimit, Sharka theksoi se ishte vetë Xheneta ajo që kishte kërkuar ballafaqimin me Gjestin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, dhe jo produksioni. Ai e krahasoi situatën e saj me atë të sezonit të parë të “Big Brother VIP Albania”, kur Bora Zemani u ballafaqua me Donald Veshajn. Me një deklaratë të drejtpërdrejtë, Sharka i tha: “Zemër, Gjesti mund të bëhet Donald Veshaj, por ti nuk bëhesh dot Bora Zemani.”

    Sidoqoftë, Gjestit iu dha mundësia për të dëgjuar deklaratat e Xhenetes për të dhe ai replikoi :“Me ndjenja nuk luhet. Ka qenë e pamëshirshme ndaj meje. Ka pasë raste që katër ditë nuk jam çu nga shtrati prej saj. Kam hjekë shumë. Ka lujt me mu./NO FILT