ATV

Author: Samir Dalipi

  • “Jam ndjerë i tradhtuar”, Shpat Kasapi flet përsëri për ndarjen me Afërdita Dreshajn

    “Jam ndjerë i tradhtuar”, Shpat Kasapi flet përsëri për ndarjen me Afërdita Dreshajn

    Janë bërë vite që kur këngëtari Shpat Kasapi dhe Afërdita Dreshaj janë ndarë nga njëri-tjetri, pas disa vitesh lidhje.

    Ndarja e tyre bëri bujë të madhe mediatike, sepse është përfolur për një tradhti të mundshme, megjithëse këto thashetheme gjithmonë mbeten të tilla, pasi protagonistët e ngjarjes asnjëherë nuk kanë folur për diçka të tillë.

    Shpat Kasapi ishte i ftuar në emisionin “LIBERO”dhe pa përmendur emra theksoi se mendon se është tradhtuar, pavarësisht se nuk posedon ndonjë fakt.

    “…Më duket se po… Jam tradhtuar dhe jam ndjerë keq sepse askush nuk ndihet mirë kur tradhtohet, por nuk do e cilësoja si ndjenjën më të keqe në botë…”, tha ai.

    Për të ndjekur intervistën e plotë, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

    https://www.youtube.com/watch?v=4KeDrb6KSXA

  • Kjo është shkencëtarja shqiptare që korri suksese gjithandej nëpër botë

    Kjo është shkencëtarja shqiptare që korri suksese gjithandej nëpër botë

    E njohur me një profesion të veçantë dhe shumë të rrallë, shkencëtarja Dorentina Bexheti ishte e ftuar në emisionin “LIBERO” dhe tregoi gjithë rrugëtimin e saj si shkencëtare e gjithashtu foli edhe për sfidat me të cilat është përballur deri sot.

    Dorentina rrëfeu disa etapa që iu deshën asaj t’i kalojë për të realizuar karrierën e saj si një shkencëtare shqiptare në Angli.

    “…Në Angli kam studiuar shkencat e farmacisë, pasi mbarova doktoratën bashkëshortit iu ofrua një punë në “Cambridge” dhe vendosëm të shkojmë, ndërkohë dhe unë u punësova në Universitetin “Cambridge” si shkencëtare hulumtuese në fushën e Onkologjisë…”, tha ajo.

    Mes tjerash, Dorentina rrëfeu edhe pjesë nga jeta dhe familja e saj dhe me lot në sy kujtoi nënën dhe vëllain e saj të ndjerë.

     “…Po i afrohem moshës që nëna ime pati kur ndërroi jetë… Unë kam qenë shtatzënë kur nëna ime ndërroi jetë andaj vajza ime e ka emrin e nënës time…Vëllai ka ndërruar jetë kur ishte 18 vjeç. Unë i thashë të dale në aeroport ta pres babain dhe bëri aksident…”, shtoi Dorentina.

    Për të ndjekur intervistën e plotë, klikoni në linkun e mëposhtëm:

     

     

  • “Ministrat e Qeverisë Kurti janë si ministra të Serbisë”, Gazmend Muhaxheri me deklarata të fuqishme ndaj Qeverisë Kurti

    “Ministrat e Qeverisë Kurti janë si ministra të Serbisë”, Gazmend Muhaxheri me deklarata të fuqishme ndaj Qeverisë Kurti

    Për tri vite me radhë mori përgjegjësinë për të drejtuar Pejën, Gazmend Muhaxheri ishte i ftuar në emisionin “LIBERO” dhe foli për shumë aspekte sa i përket karrierës së tij si kryetar i Pejës.

    Mes tjerash, Muhaxheri dha disa deklarata të fuqishme dhe kritika për Qeverinë Kurti.

     “…Nuk ka pasur Qeveri që ka qenë më kundër komunave se kjo e Kurtit, me pas qenë komuna serbe nuk do të kishte bërë ndarje buxhetore siç ka bërë me ne…Ministrat e tij është vështirë me i taku edhe kur i takon janë si me qenë ministra të Serbisë…”, tha ai.

    Gjithashtu, ai disa vite më përpara, në një deklaratë të tij kishte thënë se dëshiron të bëhet kryeministër, mirëpo tani e mohoi një gjë të tillë, duke e cilësuar vetëm një shaka.

    “…Unë e kam prioritet Pejën dhe nuk besoj se mund të kontribuoj përtej Pejës, përkushtimi im 24/7 është vetëm si kryetar i Pejës…”, shtoi Muhaxheri.

    Për të ndjekur intervistën e plotë, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Ekskluzive: Xhuli i kundërpërgjigjet Fifit, teksa kjo e fundit e akuzoi se i dha këmbëve e jo gojës

    Ekskluzive: Xhuli i kundërpërgjigjet Fifit, teksa kjo e fundit e akuzoi se i dha këmbëve e jo gojës

    Juliana Nura, ishte e ftuar në emisionin “LIBERO” dhe ekskluzivisht rrëfeu për mosmarrëveshjet e saj me këngëtaren e njohur Fifin, ku të dyja ishin pjesë e Dancing With the Stars Albania (DWS), në këtë sezonë.

    Mosmarrëveshja mes Xhulit dhe Fifit ndodhi pas eleminimit të Xhulit nga DWTS. Ajo u shpreh se spektaklin e kërcimit do ta fitojë Fifi, duke marrë parasysh se çfarë ka ndodhur mes saj dhe Top Channel.

    Në lidhje me keqkuptimet që patën njëra me tjetrën, Juliana ndau me ne sqarimin dhe diskutimin që patën të dyja.

    “…Unë kurrë nuk kam kundërshtuar jurinë e DWTS, kurse Fifi ka qenë e para që ka kundërshtuar, mua më vjen keq sepse jemi dy goca nga Kosova të kemi keqkuptime të tilla…Unë e respektoj Fifin si artiste mirëpo ende nuk jemi sqaruar plotësisht…”, shtoi ajo.

    Kutjojmë se artistja Fifi doli me një reagim publik ku ndër tjerash tha se:“ Xhuli i jepi më shumë gojës se sa këmbëve”.

    Për të ndjekur intervistën e plotë, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Psikologu paralajmëron se rastet e dhunës në familje po rriten për shkak të stresit financiar

    Psikologu paralajmëron se rastet e dhunës në familje po rriten për shkak të stresit financiar

    Niveli i lartë i stresit financiar mund të ndikojë në mirëqenien e njerëzve, duke rritur nivelet e shqetësimit psikologjik, ankthit dhe depresionit.

    Lidhur me këtë, në emisionin “LIBERO”, ishin të ftuar ekspertë të fushave të ndryshme të cilët dhanë opinione dhe informacione rreth stresit financiar dhe pasojat që mund të sjellë tek individët!

    Vlen të ceket se shqetësimi ekonomik konsiderohet se rritë rrezikun e dhunës në familje dhe sjellë një rrezik të lartë të dhunës në familje.

    Lidhur me këtë, psikologu Naim Telaku tha se stresi financiar dhe dhuna në familje janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën dhe se rënia ekonomike sjellë dhunë brenda familjes.

     “…Nuk ka dyshim që zbehja e perspektivës sociale ndikon jo vetëm në krime, vjedhje apo grabitje por edhe në dhunën në familje…Krimet, vrasjet dhe dhuna në familje janë të  ndërlidhura me varfërimin e përgjithshëm të popullsisë…”,tha psikologu Telaku.

    Duke i kujtuar vetes se financat tuaja nuk ju përcaktojnë si person mund të zvogëlojë ndjenjat e trishtimit, turpit ose fajit dhe gjithashtu konsiderohet si një mënyrë e shmangies së stresit financiar.

    Për të ndjekur diskutimin e plotë në studio, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Çka është ”Burnout” që po na lodhë mendjen dhe trupin?

    Çka është ”Burnout” që po na lodhë mendjen dhe trupin?

    Muajt e fundit të vitit konsiderohen se vijnë me një ndjejnë të lodhjes mendore dhe fizike e cila quhet ”Burnout”, ku një masë e konsiderueshme e njerëzve ballafaqohen me të.

    Mentorja e Zhvillimit Personal Arsë Kryeziu, muajin dhjetor e konsideroi më të lodhshmin dhe sipas saj si pasojë e motit tregojmë më pak kujdes për shëndetin.

    “…Dimri na thërret që të pushojmë, gjatë këtij muaji (dhjetor) na mungon aktiviteti dhe fundi i vitit na gjen me një lodhje ku na mungon vitamina D, që reflekton në ndryshimin e hormoneve…”, tha ajo.

    Sipas OBSH, “Burnout” konsiderohet të jetë një grumbullim i stresit që manifestohet në vendin e punës dhe se zakonisht shfaqet në muajin nëntor dhe dhjetor.

    Në lidhje me këtë, psikologia Antigona Qenaj tha se njerëzit janë të prirur të luftojnë me trupin e tyre duke mos i dhënë pushim vetes prej frikës se do të bien në depresion.

    “…Trupi i njeriut ka nevojë për pushim, por njerëzit akumulojnë stresin dhe nuk i japin vetës pushim sepse kanë frikë se do ballafaqohen me depresion…”, shtoi ajo.

    Vlen të ceket se “Burnout” duhet të trajtohet sepse në të kundërtën mund të përkeqësohet dukshëm shëndeti mendor dhe ai fizik, si dhe mund të shtohen konfliktet në familje dhe mund të përcillet një performancë e dobët në punë.

    Për të ndjekur diskutimin e plotë, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Pse njerëzit gjatë dhjetorit bien në gjumin e arushës – ndjehen të lodhur e të rraskapitur?

    Pse njerëzit gjatë dhjetorit bien në gjumin e arushës – ndjehen të lodhur e të rraskapitur?

    Muaji i fundit me të cilin përmbyllim kapitullin e vitit është edhe stresues. Prandaj, mënyra se si arrijmë ta menaxhojmë stresin gjatë kësaj periudhe ka shumë rëndësi.

    Në emisionin “LIBERO”, psikologia Antigona Qenaj e konsideroi këtë kohë si një nga periudhat që mund të ballafaqohemi me depresion sezonal. Ajo tha se për shkak të ndryshimeve klimatike ne ndihemi pa energji dhe të lodhur për t’i realizuar planifikimet tona.

    “…Ka të bëjë me qëndrimet dhe mënyrën se si mendojmë ne gjatë kësaj periudhe, duke qenë se shkojmë drejt përfundimit të vitit gjërat të cilat nuk kemi arritur t’i përfundojmë na japin presion dhe stres dhe mundohemi t’i përfundojmë para vitit të ri…”, tha ajo.

    Vlen të theksohet se një mënyrë e mirë për ta shmangur stresin gjatë kësaj periudhe është vendosja e qëllimeve për të cilat duhet punuar çdo vit, muaj dhe ditë. Konsiderohet se është e nevojshme t’i jepni vetës kohë dhe hapësirë për t’i arritur qëllimet në formën e duhur.

    Për të ndjekur diskutimin e plotë, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Poeti i njohur ndërkombëtar thotë se meshkujt shqiptarë janë të ngutshëm në dashuri, tregon se a dinë të dashurojnë

    Poeti i njohur ndërkombëtar thotë se meshkujt shqiptarë janë të ngutshëm në dashuri, tregon se a dinë të dashurojnë

    Poeti dhe shkrimtari i njohur shqiptar, Skënder Sherifi ishte i ftuar në emisionin “LIBERO”, ku foli për shumë aspekte sa i përket letërsisë dhe inspirimit për të shkruar.

    Mes tjerash, ai tha se dashuria dhe eksperiencat e tij me vajzat e kanë inspiruar atë për të shkruar.

    “…Mua më kanë inspiruar dashuritë me femrat… Lidhja dhe ndarja me to më ka inspiruar të shkruaj. Po ashtu kam dedikuar poezi për femrat të cilat kam qenë i dashuruar në to dhe më kanë bërë që të vuaj…”,shtoi ai.

    Gjithashtu ai ndau tri karakteristika që sipas tij e përbejnë gruan – të cilat i ka mësuar gjatë njohjes me to.

    “…Femrat janë qenie tokësore dhe kanë rrënjë të thella, ato janë misterioze dhe duhet një alfabet për ta dekoduar botën e tyre. Femrat universin e tyre të brendshëm nuk e zbulojnë me lehtësi gjithashtu janë  enigmatike…”, theksoi ai.

    Gjithashtu, poeti i njohur foli edhe për dashurinë e burrave ndaj grave. Në këtë rast, ai përmendi edhe burrat shqiptarë në aspektin e dashurisë.

    Prandaj, për më shumë informacione rreth intervistës së Skënder Sherifit, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • E njohim si mjeshtri i “Marshit të UÇK-së”, Arif Vladi publikon këngën e re për 28 Nëntor

    E njohim si mjeshtri i “Marshit të UÇK-së”, Arif Vladi publikon këngën e re për 28 Nëntor

    Këngët e tij patriotike dedikuar atdheut dhe ushtarëve të UÇK-së zënë vend në zemrat e të gjithë shqiptarëve.

    Arif Vladi, së bashku me kolegun e tij Fadil Llugaxhiun, ishin të ftuar në emisionin “LIBERO”, të cilët promovuan këngën e tyre “Besa Besë Bashkim Kombëtar”.

    Arif Vladi tha se këngët e tij janë me program dhe kanë përmbajtje atdhetare, ndërkaq përmes tyre mundohet të përçojë mesazhe të ndryshme për atdheun.

    ”…Pse të mos ja themi brezit të ri se kush është dinjiteti shqiptar. Artisti duhet të shprehet se çfarë ka në shpirtin e tij. Tema që realisht ka kënga jonë është se kemi humb më shumë se gjysmën e Shqipërisë…”, tha ai.

    Vlen të ceket se Arif Vladin e përkujtojmë përjetësisht përmes “Marshit të UÇK-së”, këngë e cila ka qenë frymëzim dhe motivim për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e që prej vitesh vazhdon të jetë frymëzim për të gjithë shqiptarët, ku edhe sot e kësaj dite vazhdon të ngjallë po të njëjtat emocione.

    Për të ndjekur intervistën e plotë, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Azem Deliu me poezinë që e shkroi nga malli për gjyshen, rrëmbeu me bollëk çmime

    Azem Deliu me poezinë që e shkroi nga malli për gjyshen, rrëmbeu me bollëk çmime

    Shkrimtari i njohur Azem Deliu ishte i ftuar në emisionin “LIBERO” ku ndau shumë të pathëna rreth shkrimeve të tij.

    Mes emocionesh, ai tregoi lidhjen e tij të ngushtë dhe të veçantë që e kishte me gjyshen e tij dhe përkrahjen e saj ndaj shkrimeve.

    Azemi ndau poezinë dedikuar gjyshes së tij, të cilën tha se e kishte më për zemër dhe e vlerëson si poezinë më të suksesshme.

    ‘‘…Poezia që e kam shkruar për gjyshen është më e suksesshmja dhe e dua më së shumti. Është përkthyer në tri gjuhë dhe është ekspozuar në galerinë e qytetit në Poloni dhe Gjermani…”, shtoi ai.

    Gjithashtu, poezia e shkruar nga Azemi dedikuar gjyshes së tij gjendet në librat shkollorë ku nxënësit e klasave të shtata kanë mundësi që ta lexojnë atë.

    Për të ndjekur intervistën e plotë, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm: