ATV

Author: Samir Dalipi

  • Gani Gërmia flet për raportin me Brikenën pas daljes nga Big Brother

    Gani Gërmia flet për raportin me Brikenën pas daljes nga Big Brother

    Gani Germia ishte mysafiri i mbrëmjes së të hënës në emisionin “LIBERO” i cili bisedën e realizoi duke folur për shumë dimensione të jetës së tij, përfshirë dhe atë sentimentale.

    Emri i tij dhe i Brikenës ka qarkulluar shumë në portale me aludimet se dyshja kanë lidhje dashurie së bashku, por Ganiu i dha fund dyshimeve duke deklaruar se raporti i tyre është vetëm miqësi e pastër.

    “…Jam shumë mirënjohës që e kam njohur Brikenën pasi që kur kam dalë jashtë kam kuptuar se në çdo emision ka ngritur zërin duke më mbrojtur dhe jam i gatshëm që çdo gëzim apo hidhërim të Brikenës dhe familjes së saj do ta përjetojmë bashkë…Unë Brikenën e dua shumë por e kam shoqe dhe jam shumë i lumtur që me të kemi një raport shoqëror të pastër…”, shtoi ai.

    Vlen të ceket se Ganiu u shpreh i zhgënjyer prej banorëve të BBVK duke i konsideruar si persona që bëjnë gjithçka për para, madje sipas tij arrijnë të prekin edhe në dhimbje.

    Për të ndjekur intervistën e plotë, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Gani Germia zbulon personin që e zhgënjeu – “Ia lashë amanet të shkojë te nëna ime, por nuk e bëri“

    Gani Germia zbulon personin që e zhgënjeu – “Ia lashë amanet të shkojë te nëna ime, por nuk e bëri“

    Gani Germia ishte i ftuar në emisionin “LIBERO” ku shpalosi gjithçka rreth jetës së tij para dhe pas Big Brother.

    Ai rrëfeu eksperiencën e tij dhe tregoi se rrugës kishte hasur edhe zhgënjime nga një banor, personin të cilin e kishte konsideruar shok që nga fëmijëria.

    “…Kur doli Azemi i lashë amanet të shkojë dy minuta te nëna ime dhe t’i thotë se gjithçka po shkon mirë sepse e kisha me merak, por ai nuk i kishte pasur dy minuta kohë për mua dhe kur bëhet fjalë për nënën nuk ma ndërron mendimin askush për një person…”, tha Ganiu.

    Mes tjerash, ai u shpreh i gatshëm të hyjë sërish në Big Brother Vip.

    “…Ndoshta pas një viti do hyja prapë, për momentin jo sepse kam nevojë ta marrë veten, por tek Bigu i Kosovës as vijë ajrore nuk i bi më…”, shtoi ai.

    Ndërkohë, Ganiu u shpreh mirënjohës dhe i lumtur që e ka njohur një shoqe si Brikena e cila ka ngritur zërin gjithmonë për të dhe ai e vlerëson si një person të zemrës.

    Për të ndjekur intervistën e plotë, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Andin Randobrava rrëfen rastin e një vajze që i është shfaqur emri “Allah” pas terapive të bioenergjisë

    Andin Randobrava rrëfen rastin e një vajze që i është shfaqur emri “Allah” pas terapive të bioenergjisë

    Për vite të tëra e kemi njohur si këngëtar dhe kompozitor i shumë hiteve muzikore, por, tashmë Andin Randobrava po punon në një profesion krejtësisht ndryshe nga ai i mëparshmi. Ai, tani është bioenergjist i certifikuar dhe në LIBERO ishte i ftuar për të shpjeguar më tepër rreth bioenergjisë dhe mënyrës se si funksionon ajo.

    “…Bioenergjia është shkencë që merret me trajtimin e anës energjetike të njeriut, unë jam mjeshtër i meditimit dhe kur kalojnë 10 vite gjërat përjetohen ndryshe, unë e kam matur nivelin e bioenergjisë time dhe kam kuptuar që bota nuk është ashtu siç e shohim – sepse kjo që shohim ne është vetëm 0.04 e asaj që ekziston…”, u shpreh ai.

    Gjithashtu, përmes bioenergjisë Andini tha se arrin të shërojë njerëz që nuk ndihen mirë me shëndetin e tyre, madje rrëfeu edhe një rast që e ka ndaluar edhe vetëvrasjen!

    “…Erdhi një vajzë tek unë që ka tentuar vetëvrasjen sepse ishte ndierë fajtore për një fatkeqësi që i kishte ndodhur në familje, unë fillova ta bëj kristalo-terapinë dhe i thashë që nëse shfaqet diçka dije që Zoti ta ka falur, ajo filloi të qajë sepse iu shfaq fjala ‘Allah’…”, shtoi ai.

    Vlen të ceket se shërimi përmes bioenergjisë është një teknikë alternative e shërimit që përdor fushat e energjisë  natyrore të trupit për të promovuar shërimin dhe mirëqenien.

    Për të ndjekur diskutimin e plotë, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Pse njerëzit duan të jenë të famshëm dhe cilat janë rreziqet e të qenit i tillë?

    Pse njerëzit duan të jenë të famshëm dhe cilat janë rreziqet e të qenit i tillë?

    Sipas një studimi nga National Library of Medicine (NIH), fama shoqërohet me narcisizëm madhështor – karakterizuar nga nevoja për vëmendje, dominim dhe ndjenjë epërsie.

    Për të diskutuar mbi këtë temë, psikologia e ftuar në LIBERO, Fatime Fazliu tha se kur njerëzit nuk janë në gjendje ta menaxhojnë famën, ekziston edhe rreziku i devijimit.

    “…Në aspektin psikologjik kur vjen fama shumë shpejt edhe presioni publik është më i madh dhe ndoshta ai person nuk i ka mekanizmat që të ballafaqohet me atë presion, gjithashtu kur arrihet famë për një kohë shumë të shpejtë ekziston rreziku i devijimit…”, tha Fazliu.

    Gjithashtu, psikologia tregoi edhe për burimin e dëshirës së madhe për të qenë person i famshëm.

    “…Ai person që me çdo kusht kërkon famën duke lënë anash familjen dhe shoqërinë kjo në aspektin psikologjik na tregon se ai person si fëmijë ka qenë i pa përmbushur, dhe pjesa e famës e mbulon inferioritetin që ka pasur gjatë fëmijërisë… Këta njerëz jetojnë për vëmendje”, shtoi ajo.

    Një gjë e tillë pohohet edhe nga PsychologyToday, ku thuhet se personi që tërhiqet për të ndjekur famën mund të jetë duke e bërë këtë – për shkak të përvojave të hershme të fëmijërisë

    Për të ndjekur intervistën e plotë, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

     

  • Divorci – mjet shpëtimi për fëmijët që shohin skena dhune

    Divorci – mjet shpëtimi për fëmijët që shohin skena dhune

    Divorci, si një fenomen social po ndodhë rëndom në ditët e sotme. Është një ndër temat që shpesh herë është i pranishëm në diskutime të ndryshme.

    Në LIBERO përmes rrëfimeve të tyre të ftuarit ndanë eksperiencat e tyre personale.

    Antigona Kotorri ka rrëfyer se si është përballë me divorc të dyfishtë.

    “…Raportet në familje duhet të jenë korrekte edhe pas divorcit, unë jam divorcuar dy herë njëri më ka lënë kurse tjetrin unë e kam lënë dhe është krejt normale të pranojmë edhe humbjet…”, tha ajo.

    Mes tjerash, një dilemë tjetër e cila shfaqet gjatë divorcit kur ka fëmijë në mes është se a duhet të qëndrojë një familje e bashkuar edhe nëse nuk funksionon siç duhet për ‘hir’ të fëmijëve.

    Ndërkohë psikologu Yll Avdijaj tha se për fëmijët do të ishte zgjidhje divorci nëse situata është shumë e rrezikshme duke u përfshirë dhuna në familje.

    Vlen të ceket, se konsiderohet e nevojshme që prindërit të cilët janë në prag të divorcit të ndërmarrin hapa për të reduktuar efektet psikologjike të divorcit tek fëmijët.

    Për të ndjekur intervistën e plotë, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

     

     

     

  • Premtimi “derisa vdekja të na ndajë” i cili kohëve të fundit po thyhet shpesh

    Premtimi “derisa vdekja të na ndajë” i cili kohëve të fundit po thyhet shpesh

    Divorci është një proces zyrtar i cili i jep fund një martese.

    Është folur aq shume mbi këtë temë, janë studiuar qindra raste dhe arritur në përfundime, por ende konsiderohet se jemi të paqartë mbi parandalimin.

    Prandaj, ky fenomen social ishte tematika e së hënës në LIBERO, temë e cila u diskutua me profesionistët e fushës.

    Divorci a konsiderohet shpëtim apo shkatërrim i familjes, të ftuarit ndanë opinionet e tyre.

    “…Prej eksperiencave të mia personale jam bindur që divorci nuk është shpëtim i familjes por shkatërrim sepse nëse një burrë që dhunon gruan ndahet me të, ai do të martohet më dikë tjetër dhe do ta dhunojë dhe gruan tjetër…”, tha Antigona Kotorri.

    Në anën tjetër, Flaka Ymeri pati një mendim krejtësisht ndryshe, duke e konsideruar divorcin si shpëtim të familjes.

    “…Nëse nuk është vullneti që të ndryshojë pala e cila sjell problem në çift atëherë është më mirë që të divorcohesh sepse nuk mund të qëndrosh me dikë që nuk të përkrah apo që nuk të vlerëson…”, tha ajo.

    Vlen të theksohet, se divorci shfaq probleme të shëndetit mendor dhe fizik si për burrat ashtu edhe për gratë.

     

    Për të ndjekur diskutimin e plotë, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • “Kafshët duhet të kenë të drejtë vote”, befason me deklaratën Ismail Tasholli

    “Kafshët duhet të kenë të drejtë vote”, befason me deklaratën Ismail Tasholli

    Filozofi dhe analisti Ismail Tasholli ishte i ftuar në emisionin “LIBERO” ku diskutoi tema nga më të ndryshmet, përfshirë edhe të drejtat e kafshëve.

    Sipas tij civilizimet dhe brezat e ardhshme mund të na shohin si primitivë, për faktin se konsumojmë mishin e kafshëve.

    “…Civilizimet pas neve mund të na shohin si primitivë që kemi ngrënë mish sepse tani na duket shumë normale, por gjeneratat që vijnë pas neve mund të na shohin si njerëz primitiv që jemi ushqyer me mish të kafshëve…”, tha filozofi.

    Gjithashtu Tasholli çuditi kur tha se kafshët mund të flasin dhe të kenë të drejtë vote.

    “Janë disa çipa (që diskutohen nga njerëz me çmime Nobel) që të lehurat e qenit i përkthejnë në fjalë… Një filozof thotë paramendojeni një situatë kur kafshët fillojnë dhe komunikojnë me neve, nuk kemi qare pa i shti brenda të drejtave të votës… Qysh kemi me mujt me pre një lopë kur ajo ja nisë me fol me ty…”, shtoi ai.

    Për të ndjekur intervistën e plotë, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Të qeshura pa fund e tortura ndaj punëtorëve – aktorët e serialit “Zyrja për punësim” rrëfejnë prapaskenat e serialit

    Të qeshura pa fund e tortura ndaj punëtorëve – aktorët e serialit “Zyrja për punësim” rrëfejnë prapaskenat e serialit

    Në emisionin “LIBERO” ishin të ftuar kasta e serialit më të ri “Zyrja për punësim”, të cilët nëpërmjet serialit synojnë të komunikojnë me realitetin.

    Ani pse seriali synon të tregoj (edhe) vështirësitë që përjetojnë të rinjtë kur largohen jashtë vendit, duke dashur të përcjellin mesazhin për të mos u larguar nga vendi, regjisori Genc Berisha me keqardhje tha se Kosova nuk i përmbushë të gjitha kushtet për të siguruar një të ardhme të mirë për fëmijët.

    “…Unë nuk i paragjykoj ata që dalin jashtë Kosovës, sepse jam prind dhe e di që në Kosovë nuk sigurohet një e ardhme e mirë për fëmijët …”, shtoi Berisha.

    Gjithashtu regjisori nuk la pa përmendur dhe kushtet e aktrimit në Kosovë duke thënë se nuk vlerësohet aq sa duhet si industri.

    Vlen të ceket se seriali  “Zyrja për punësim” sjell një perspektivë të realitetit që përjetojnë punëtorët e sektorit privat dhe publik në Kosovë, përshtatur me një komedi e cila ngjallë shumë të qeshura dhe relaksim për shikuesit.

    Për të ndjekur intervistën e plotë, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Aktorja e njohur tregon se në takimin me Rita Orën, kuptoi se e fitoi çmimin “Aktorja më e mirë”

    Aktorja e njohur tregon se në takimin me Rita Orën, kuptoi se e fitoi çmimin “Aktorja më e mirë”

    Edona Reshitaj, aktorja dhe këngëtarja e njohur në studion e emisionit “LIBERO” ndau pasazhe nga karriera dhe jeta e saj.

    Edona Reshitaj në Festivalin Shqiptar të Teatrit “MOISIU”, mori çmimin “Aktorja më e mirë”- në shfaqjen “GADJO” e cila u shpreh shumë e lumtur dhe falënderuese për këtë çmim. Pikërisht në këtë ditë, Edona pranoi një ftesë nga presidenca si një ndër personat më të suksesshëm të vitit, e që për qëllim kishte festimin e ditëlindjes së Rita Orës.

     “…U ndjeva shumë mirë që ndodhesha në mes të 27 personave më të suksesshëm të vitit, shkova ta prezentoi veten tek Rita Ora dhe ajo më tha: ‘e di mori kush je ti’..,U ndjeva shumë mirë për faktin se Rita është një artiste ndërkombëtare por që ka kohë të ndjek punën time …”, tha ajo.

    Vlen të ceket se Edona me keqardhje tha se kushtet e aktrimit në përgjithësi kanë mbetur të njëjta – duke qenë se sipas aktores mundësitë e punësimit në aktrim janë shumë të vogla.

    “…Numri i artistëve është  i madh ndërkohë mundësitë e punësimit janë shumë të vogla, por nëse ke talent duhet ta gjesh mënyrën që të dalësh në pah, rrugës mund edhe të humb kreativiteti por shpirti im luftarak më ka bërë që të mos rrëzohem asnjëherë…”, tha Reshitaj.

    Gjithashtu, Edona u shpreh krenare për faktin se në tërë rrugëtimin e saj si aktore ka realizuar gjëra të cilat që në fëmijëri ka qenë e destinuar për to.

    Për të ndjekur bisedën e plotë, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Poeti kosovar që çdo dhimbje të familjes e ka kthyer në poezi

    Poeti kosovar që çdo dhimbje të familjes e ka kthyer në poezi

    Poeti Arbër Selmani padyshim që shkrimin e tij e ka si armën më të fortë.

    Ai ishte i ftuar në emisionin “LIBERO” ku hapi ‘kapitujt’ e jetës së tij, duke shprehur ngjarje nga më të ndryshmet prej jetës dhe karrierës së tij.

    Plot ngjyra të ndezura e të errëta pati Arbri në jetë dhe që për të, ky është çelësi që e inspiron atë për të shkruar poezi. Disa poezi që përkojnë me jetën personale të Arbrit janë: “Kur vdiq baba”, “Motrës n’karrocë”, “Nënës i vdiqën dy fëmijët e parë”…

    “…Dashuria shpesh herë është ajo për të cilën shumica e shkrimtarëve shkruajnë, kohëve të fundit në shtëpi shoh gjëra të cilat mund t’i kthej në poezi… Motra ime është në karrocë dhe kjo poezi i është dedikuar asaj, motra ime është dhimbja dhe dashuria ime më e madhe në jetë…”, tha poeti.

    Gjithashtu, vlen ta theksojmë se së fundmi Arbri është i angazhuar edhe me një podcast dedikuar librit.

    Për të ndjekur intervistën e plotë, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm: