ATV

Author: Samir Dalipi

  • Fisnik Ismaili del me deklaratë të fuqishme: Deputetet fajësonin viktimat e përdhunimit gjatë luftës

    Fisnik Ismaili del me deklaratë të fuqishme: Deputetet fajësonin viktimat e përdhunimit gjatë luftës

    Aktiviteti i tij në dimensione të ndryshme ka bërë që emri i tij të dëgjohet shpesh. Fisnik Ismaili i cili e krijoi monumentin simbol të Pavarësisë së Kosovës “NEWBORN”, monument ky që për vite me radhë përmes ndryshimit të vazhdueshëm përcjell mesazhe të rëndësishme për kauza të rëndësishme, ishte i ftuar në emisionin “LIBERO” ku rrëfeu pjesë të shumta nga jeta dhe puna e tij.

    Një prej çështjeve që Fisnik Ismaili, ka ngritur zërin, ka qenë mbrojtja e të drejtave të grave.

    Ai ndau disa situata ku është përballur me deputete gra, pasi që në rastet e abuzimeve dhe përdhunimeve të grave gjatë luftës së fundit, deputetet i kanë fajësuar viktimat.

    “…Kam marrë pjesë në Komisionin për barazi gjinore dhe të drejtat e njeriut, si i vetmi burrë…Ka pasur raste të përdhunimeve të grave dhe disa deputete gra i kanë fajësuar viktimat duke thënë: ‘Hajt se e ka lypë ajo’…”,tha ai.

    Për të ndjekur intervistën e plotë, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

     

  • E pazakontë, Afërdita Paqarada shkoi të psikologu për t’i rregulluar mosmarrëveshjet me vajzën e saj

    E pazakontë, Afërdita Paqarada shkoi të psikologu për t’i rregulluar mosmarrëveshjet me vajzën e saj

    Afërdita Paqarada  ishte e ftuar në emisionin “LIBERO’’ dhe ndau shumë të pathëna për jetën e saj dhe lidhjen e veçantë që ka me fëmijët.

    Ajo publikisht foli hapur për një gjë të pazakontë e që duhet ndjekur si shembull, ajo tregoi se e ka vizituar psikologun për t’u konsultuar në lidhje me raportin e saj me vajzën.

    “…Kohëve të fundit vizitoj psikologun në mënyrë që ta përmirësoj raportin me vajzën time, pasi që kemi pasur disa ngatërresa si pasojë e moshës së saj dhe kam kërkuar ndihmën e psikologut…”, tha ajo.

    Vlen të ceket se 20% e adoleshentëve vuajnë nga depresioni para se të arrijnë moshën madhore dhe shumica e rasteve janë të pazbuluara dhe nuk trajtohen.


    Për të ndjekur intervistën e plotë, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • E pabesueshme, nuk i besojnë për moshën që e ka, Afërdita Paqaradën e ndalin policia në kufi

    E pabesueshme, nuk i besojnë për moshën që e ka, Afërdita Paqaradën e ndalin policia në kufi

    Emri që shpesh e dëgjojmë kur bëhet fjalë për bukurinë është padyshim Afërdita Paqarada.

    Ajo njihet si një grua që tregon kujdes të veçantë ndaj paraqitjes së saj, mbi të gjitha njihet për forcën që ka treguar gjatë jetës së saj.

    Afërdita ishte e ftuar në emisionin ‘’LIBERO’’ dhe rrëfeu disa copëza nga karriera dhe jeta e saj.

    Mes tjerash, tregoi një situatë shumë interesante, ku së fundmi policia kufitare nuk po i besojnë për moshën e saj.

    “…Duke qenë se udhëtoj shumë shpesh, policët kufitarë e hapin pasaportën time dhe më pyesin ‘A je ti’…”, tha ajo.

    Gjithashtu vlen të theksohet se para disa viteve, Afërdita është përballur me sëmundjen e kancerit, të cilën fatmirësisht e ka kaluar me sukses.

    Për të ndjekur intervistën e plotë, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Befason këngëtari më i kërkuar i dasmave, ja me çfarë shifre këndon në dasma

    Befason këngëtari më i kërkuar i dasmave, ja me çfarë shifre këndon në dasma

    Këngëtari i njohur i muzikës popullore dhe patriotike Asim Gashi, ishte i ftuar në emisionin “LIBERO’’, ku shpalosi shumë të pathëna sa i përket karrierës së tij dhe jo vetëm.

    Zëri i tij që është bërë pjesë e çdo gëzimi apo ahengu ka bërë që ai të jetë mjaft i kërkuar në dasma, e sidomos gjatë sezonës së verës.

    Ai zbuloi se i ka ndodhur që të këndojë edhe pa pagesë në dasma.

    “…Kur kam pranuar të këndoj pa para, pranoj të këndoj edhe për 300 euro…”, tha ai.

    Gjithashtu, këngëtari i njohur tregoi se ju ofron dasmorëve mënyra të ndryshme që ta bëjnë pagesën.

    “…Më ka ndodhur që të paguajnë dasmorët edhe me kartelë, ka pasur raste ku njerëzve ua kam ofruar mundësinë ta kryejnë pagesën brenda vitit, jo në një ditë të caktuar…”, shtoi ai

    Vlen të ceket se Asim Gashi është mjaft aktiv sa i përket muzikës. Së fundmi ai ka publikuar potpuri në bashkëpunim me këngëtaren Eli Malaj.

    Për të ndjekur intervistën e plotë të tij, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Bali Muharremaj me veprime të pazakonta: “Ulna dhe ha me punëtorët, për t’ju tregu se jam si ata”

    Bali Muharremaj me veprime të pazakonta: “Ulna dhe ha me punëtorët, për t’ju tregu se jam si ata”

    Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ishte i ftuar në emisionin “LIBERO” në një intervistë më ndryshe, ku rrëfeu shumë gjëra sa i përket punës së tij si kryetar i kësaj komune.

    Gjithashtu, ai përmendi edhe anën e tij humane që e ka ndaj punëtorëve, derisa theksoi se e konsideron vetën njësoj me ta.

    “…Unë e di ndjenjën e të qenit punëtor, shumë rrallë dal për të ngrënë dreka, por kur takoj punëtorët ulem dhe ha ushqim me ta, përmes kësaj dua t’ju tregoj që edhe unë kam qenë si ata dhe vazhdoj të punoj dhe të jem i tillë…”, deklaroi Muharremaj.

    Mes tjerash, ai tha se gjatë punimeve së bashku me punëtorët e tij, ndonjëherë edhe vishet njësoj, madje edhe ju ndihmon atyre dhe këtë veprim ai e konsideron kulturë.

    Vlen të ceket se veprimtaritë humanitare të Kryetarit të Suharekës janë të shumta. Ai bashkë me Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, për 4 vite kanë ndërtuar mbi 150 shtëpi për familjet skamnore.

    Gjithashtu, Muharremaj përmendi përsëri se do ta ndërtoj stadiumin e premtuar me 17 mijë ulëse, edhe nëse nuk e ka përkrahjen e Qeverisë.

    Për të ndjekur intervistën e plotë, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Samir Ujkani flet ekskluzivisht pas pensionimit në futbollin aktiv, ja arsyeja e dorëheqjes

    Samir Ujkani flet ekskluzivisht pas pensionimit në futbollin aktiv, ja arsyeja e dorëheqjes

    Portieri i njohur Samir Ujkani në një intervistë ekskluzive në “LIBERO”, ka rrëfyer më tepër për sa i takon vendimit që e mori për t’i thënë lamtumirë futbollit.

    Ai tha se arsyeja kryesore e pensionimit të futbollit ishte familja.

    “…Kisha dëshirë që vajza ime t’ia fillojë shkollës në një vend dhe mos ta ndërrojë më.  Jeta ime ka qenë gjithmonë midis Italisë dhe Belgjikës, unë vendosa ta lë Italinë dhe të vendosem në Belgjikë, sepse viteve të fundit kam ndërruar shumë klube dhe kjo nuk ka qenë e lehtë për familjen time…”, tha mes tjerash Samir Ujkani.

    Futbollisti tha se qëllimi i tij ishte që të mos largohej nga futbolli pa shënuar Kosova një fitore, e pas fitores së Kosovës kundër Andorës, ai përfundimisht vendosi ta lë karrierën e tij.

    Vlen ta theksojmë se së fundmi, ai u emërua zëvendësdrejtor i Kombëtares së Futbollit të Kosovës.

    Për të ndjekur intervistën e Samir Ujkanit, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • “Punët e shtëpisë nuk janë veç për gratë, ato duhet të paguhen” – deklarata e fuqishme e aktivistes për të drejtat e grave

    “Punët e shtëpisë nuk janë veç për gratë, ato duhet të paguhen” – deklarata e fuqishme e aktivistes për të drejtat e grave

    Aktivistja e të drejtave të grave, njëherësh edhe sociologe dhe poete Sibel Halimi në vazhdimësi ka ngritur zërin për pozitën dhe rolin e gruas në shoqëri dhe të drejtave të saj.

    Ajo ishte e ftuar në emisionin “LIBERO” ku foli për sa i takon kësaj tematike dhe mes tjerash përmendi edhe barazinë gjinore sa i përket punëve të shtëpisë, duke potencuar se ato nuk janë vetëm të grave dhe duhet të paguhen.

    “Punët e shtëpisë  nuk janë  vetëm të  grave… Puna të cilën gratë e bëjnë në shtëpi duhet të jetë e paguar, shteti duhet të njohë punën e pa paguar të grave, sepse ekzistojnë gra të cilat e lënë pas veten dhe karrierën e tyre si pasojë e kryerjes së punëve të shtëpisë …”, shtoi ajo

    Sibeli, gjithashtu nuk la pa përmendur edhe të drejtat e grave për trashëgimi, e po ashtu ju bëri thirrje të gjitha grave të luftojnë  për të  drejtat e tyre dhe ta ngrisin zërin kundrejt çdo padrejtësie që ju bëhet.

    Vlen ta theksojmë se në Kosovë, vetëm katër për qind e grave deri me tani kanë gëzuar të drejtën për trashëgimi.

    Për të ndjekur intervistën e plotë, mund të  klikoni në  linkun e mëposhtëm:

     

  • A respektohet kodi i veshjes në vendet e punës?

    A respektohet kodi i veshjes në vendet e punës?

    Duam apo nuk duam, që nga momenti që dalim jashtë shtëpisë – krahas gjuhës së trupit, ne komunikojmë edhe me anë të veshjes. Në njëfarë forme thuhet se veshja pasqyron karakterin e një personi.

    Për të diskutuar në lidhje me këtë çështje të ftuarit në “LIBERO” dhanë opinionin e tyre në lidhje me temën.

    Njohësi i protokollit, Tomor Avdija e konsideroi veshjen si gjuhë të komunikimit. Ai tha se veshja ka të bëjë me edukatën që marrin fëmijët nga familja që në moshë të hershme.

    “…Në institucione zonjat dhe zonjushat vishen me fustane të cilat janë më të shkurtra se sa lejon kodi etik, të ngushtë dhe po ashtu veshjet e tyre nuk janë komode për të zotëruar si duhet punën që ato bëjnë…”, deklaroi ai.

    Sa i përket pasqyrimit të karakterit me anë të veshjes, aktorja, Shota Baraliu e sheh krejtësisht ndryshe. Ajo mendoi se jo domosdoshmërisht ajo që veshim tregon statusin apo pozitën që ne e kemi në vende të ndryshme.

    “…Njeriu me kalimin e kohës e ndryshon edhe stilin…I përshtatem vendit, në dasmë vishem me rroba dasme ,në emisione serioze normalisht që do vishem më serioze…”, tha ajo.

    Vlen të ceket se sipas studimit të Temple University, veshjet tona lidhen me mendimin që ne kemi për veten dhe sjelljen në punë.

    Për të ndjekur diskutimin e plotë klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • A është reale gjithçka që shfaqet në rrjete sociale?

    A është reale gjithçka që shfaqet në rrjete sociale?

    Rrjetet sociale në mënyrë të pamatshme janë bërë pjesë  përditshmërisë për secilin prej nesh. Këtë e dëshmojnë (edhe) të dhënat e muajit të fundit (tetor 2023) që ishin 4.95 miliardë përdorues të rrjeteve sociale në mbarë botën, që barazohet me 61.4 për qind të popullsisë totale globale.

    Për të diskutuar për përdorimin e rrjeteve sociale dhe vërtetësinë e jetës së njerëzve që pasqyrohet nëpërmjet tyre, në emisionin “LIBERO” ishin të ftuar gazetarë të cilët njëkohshëm janë edhe shumë aktivë në rrjetet e tyre sociale.

    Ndër ta, prezantuesi Argjend Rraci tha se ai vetë nuk është real në rrjete sociale dhe se jeta e përditshme me atë që shfaqet në këto rrjete – dallon dukshëm.

     “…Unë nuk jam real në rrjete sociale, nuk tregoj gjithçka nga jeta ime. Njerëzit mendojnë se unë bëj një jetë luksoze, duke u bazuar në postimet që i bëj, në vendet të cilat shkoj një herë në muaj, ndërkohë në përditshmëri ushqehem si të  gjithë të tjerët edhe me një hamburger…”, shtoi Argjendi.

    Sa i përket realitetit që ofrohet në rrjete sociale, gazetarja nga Shkupi Anita Latifi tha se është reale në rrjete sociale dhe se nuk është penduar për këtë gjë, sepse sinqeriteti i ndihmon asaj në ngritjen e kauzave në të cilat beson.

    Vlen të ceket se përdorimi i rrjeteve sociale mund ketë efekte të dëmshme në shëndetin mendor.

    Shumë studiues përmendin pasojat negative që shkaktojnë rrjetet sociale në shëndetin mendor. Ata shohin një rritje të rrezikut të depresionit, vetëbesimit të ulët, ankthit dhe vetmisë.

    Për ta dëgjuar në detaje diskutimin në lidhje me këtë temë, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Prezantuesja e njohur thotë se e mendoi vdekjen, kjo është sfida shëndetësore që e përjetoi

    Prezantuesja e njohur thotë se e mendoi vdekjen, kjo është sfida shëndetësore që e përjetoi

    Prezantuesja e njohur, Era Berisha ishte e ftuar në emisionin “LIBERO” në ATV dhe shpalosi shumë të pathëna përsa i takon karrierës por edhe jetës së saj personale.

    Në mes emocionesh, ajo ndau periudhën më të vështirë të jetës – me të cilën u përballë në moshë shumë të re.

     “…Ndihesha sikur nuk po marrë frymë, fillova të kem dhimbje në gjoks… Pas disa kontrollave të cilat i kam bërë, doli të jetë një infeksion shumë i thellë në mushkëri”, deklraroi Berisha, derisa theksoi se në atë kohë pinte 13 lloje të barnave.

    Tutje, ajo potencoi se kjo fazë i ndikoi (edhe) në aspektin e shëndetit mendor.

    “…Filloi të lindë një lloj ankthi brenda vetes, një lloj frike. Mendja ime brenda sekondave fluturonte në fund të botës. Fillova ta mendoj vdekjen…”, tha ajo.

    Vlen ta potencojmë se ankthi është një nga problematikat më të shprehura për sa i takon shëndetit mendor. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), rreth 4% e popullsisë globale aktualisht përjetojnë një çrregullim ankthi.

    Për ta dëgjuar në detaje intervistën e Era Berishës, klikoni në linkun e mëposhtëm: