ATV

Author: Samir Dalipi

  • Einxhel Shkira dhe Dj Dagz ndajnë lajmin e shumëpritur me fansat

    Einxhel Shkira dhe Dj Dagz ndajnë lajmin e shumëpritur me fansat

    Einxhel Shkira dhe Arbër Gumnishta, i njohur ndryshe si DJ Dagz, janë një nga çiftet më të dashura dhe të ndjekura të showbiz-it shqiptar. Historia e tyre e dashurisë mori vëmendje të madhe gjatë pjesëmarrjes në edicionin e parë të “Big Brother VIP Albania”. Fillimisht, Einxhel ishte skeptike për një lidhje me Dagz, duke deklaruar se ai nuk ishte tipi i saj, por me kalimin e kohës, kimia mes tyre u bë e dukshme dhe lidhja e tyre u forcua dita-ditës.

    Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, çifti vazhdoi lidhjen e tyre duke ndërtuar një marrëdhënie të fortë dhe të konsoliduar. Pasi fituan zemrat e publikut me natyrën e tyre të sinqertë dhe spontane, ata vijuan të jenë në qendër të vëmendjes për jetën e tyre personale dhe profesionale.

    Një nga momentet më të bukura në jetën e tyre ishte kur ata u bënë prindër për herë të parë. Einxhel dhe Dagz mirëpritën në jetë djalin e tyre, të cilin e quajtën Trev. Ky moment shënoi një etapë të re dhe të rëndësishme në jetën e tyre, duke i përkushtuar energjitë dhe dashurinë familjes së tyre të re. Prindërimi e ka ndryshuar ndjeshëm jetën e tyre, duke i bërë më të përkushtuar dhe të angazhuar në rritjen dhe edukimin e djalit të tyre.

    Përndryshe, Einxhel la Tiranën për Prishtinën, për të qenë sa më afër bashkëshortit të saj.

    Lajmi i bukur për një shtatzëni të dytë erdhi si një surprizë e këndshme për ndjekësit e tyre, të cilët kanë qenë gjithnjë mbështetës dhe të interesuar për çdo hap të tyre. Çifti e konfirmoi se do të bëhen prindër për herë të dytë dhe këtë javë zbuluan gjininë e bebit, duke ndarë emocionet e tyre me publikun. Ashtu si herën e parë, edhe këtë herë ata presin një djalë, duke e pasuruar edhe më shumë gëzimin në familjen e tyre.

    Einxhel vijon të jetë një figurë e njohur televizive, ndërsa Dagz, si një DJ i njohur, vazhdon të jetë i angazhuar në projekte të ndryshme muzikore. Audienca e tyre pret me padurim të shohin më shumë nga rrugëtimi i tyre familjar dhe profesional në të ardhmen./ NO FILT/

  • A po e penalizon publiku Egli Takon për sjelljen e saj?

    A po e penalizon publiku Egli Takon për sjelljen e saj?

    Pavarësisht interesimit të madh të publikut për dinamikën mes Eglit dhe Gjestit, duket se marrëdhënia e tyre po has në sfida të vazhdueshme, të cilat po reflektohen edhe në perceptimin e audiencës. Ndryshimi i sjelljes së Eglit pas rikthimit të saj në shtëpinë e Big Brother VIP ka ngjallur diskutime të shumta, si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë.

    Egli Tako, e cila më parë kishte shfaqur një afrimitet me Gjestin, tashmë po e distancon veten nga ideja e një lidhjeje mes tyre. Gjesti gjatë kësaj jave u shpreh se nuk ka pasur ndonjë qëllim serioz, madje ka përdorur një gjuhë ironike për të shpjeguar situatën: “Me një prekje të vogël që ia kam bërë, kjo ka menduar që do bëjmë fëmijë – nuk është faji im.”

    Për më tepër, ai ka vënë në dukje se qëndrimi i Eglit mund të jetë ndikuar nga komentet që ajo ka lexuar gjatë qëndrimit të saj jashtë shtëpisë, duke e bërë atë të reflektojë mbi mënyrën se si e ka trajtuar këtë raport. Gjesti i është drejtuar me fjalët: “Mbase ke parë komentet që thonin se je posesive, prandaj ke ndryshuar.” Kjo deklaratë ka ngritur edhe më shumë debate mes fansave të dyshes, me disa që e mbështesin Gjestin, ndërsa të tjerë e konsiderojnë të padrejtë mënyrën si ai po e trajton këtë situatë.

    Sidoqoftë, sjellja e Eglit mund të jetë në një fazë reflektimi mbi raportin me Gjestin dhe mënyrën se si po e sheh publiku.

    Egli Tako tashmë njihet edhe si trajnere fitnesi, por ajo gjithashtu ka diplomuar për kanto, regji teatri dhe aktrim. Përveç këtyre, Egli ka realizuar disa projekte muzikore./ NO FILT/

  • Rrugëtimi i Diddy-t mes akuzave të rënda

    Rrugëtimi i Diddy-t mes akuzave të rënda

    Sean “Diddy” Combs është rikthyer në qendër të vëmendjes për shkak të betejës së tij ligjore, e cila po bëhet gjithnjë e më intensive. Gjatë paraqitjes në gjykatë më 14 mars, u shfaq me një pamje të ndryshuar, flokë dhe mjekër të thinjur , duke reflektuar qartë stresin e situatës në të cilën ndodhet.

    Diddy mohoi akuzat ndaj tij, të cilat përfshijnë krim të organizuar, trafikim seksual dhe punë të detyruar.

    Në momentin e gjykimit, Diddy kishte pranë vetes njerëzit më të afërt nënën e tij, Janice Combs, dhe dy nga fëmijët e tij, Christian “King” Combs dhe Chance Combs.

    Që nga shtatori, Combs vazhdon të mbahet në paraburgim në Brooklyn Metropolitan Correctional Center, pasi përpjekjet për lirimin me kusht janë refuzuar vazhdimisht. Me përzgjedhjen e jurisë të planifikuar për 5 maj dhe deklaratat hapëse që priten një javë më vonë, e ardhmja e tij mbetet e pasigurt.

    Ndërkohë, polemikat rreth tij nuk kanë të ndalur. Kohët e fundit, një video e publikuar nga CNN ka shkaktuar debate të forta, pasi pretendohet se tregon Diddy-n duke sulmuar ish-partneren e tij, Cassie, në një hotel. Avokatët e tij kanë akuzuar rrjetin televiziv për modifikim të materialit, duke pretenduar se pamjet janë ndryshuar me softuer të thjeshtë dhe se versioni origjinal është zhdukur. CNN, nga ana tjetër, ka mohuar këto akuza, duke këmbëngulur se videoja është transmetuar e pandryshuar.

    Teksa gjyqi afrohet, ky rast po shndërrohet në një përplasje të madhe mes famës, drejtësisë dhe ndikimit mediatik.

    Kujtojmë se Combs kishte ofruar deri në 50 milionë dollarë për të pritur gjyqin nga shtëpia e tij në Star Island, por prokurorët këmbëngulën se ai përbënte një kërcënim për dëshmitarët dhe viktimat.

    Combs është nën hetim për trafikim njerëzor që nga marsi 2024.

    Në një aktakuzë federale të bërë publike më 17 shtator, Diddy u akuzua për komplot për zhvatje, trafikim seksual me forcë, mashtrim ose shtrëngim, si dhe transportim me qëllim shfrytëzimi për prostitucion. Ndërsa ai ka mohuar akuzat, nëse shpallet fajtor, rrezikon një dënim minimal prej 15 vitesh burg ose një dënim maksimal me burgim të përjetshëm./ NO FILT/

  • Pas djalit misterioz, Xheneta Fetahu publikon telefonatat me Drilon Ramën

    Pas djalit misterioz, Xheneta Fetahu publikon telefonatat me Drilon Ramën

    Pas fotos misterioze me një djalë të panjohur, Xheneta ka siguruar që kjo javë të jetë e saj, duke publikuar biseda telefonike me fituesin e Big Brother VIP Kosova, Drilon Rama. Gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi, dyshja nuk patën marrëdhënie të mira, por audio-përgjimet e fundit tregojnë një tjetër histori.

    Në incizimet e publikuara, Driloni dëgjohet duke kërkuar takim me Xhenetën në orët e vona të natës, duke shprehur hapur dëshirën për ta parë atë. Në një pjesë të audios, ai i drejtohet Xhenetës me fjalët:

    “S’kam takuar askënd nga Big-u sepse s’dua të merrem me askënd më, përveç teje Xhenetë. A duhet ma ardh pa të pyet a? Qysh bre Xhenetë s’po del (në takim). Po du me t’pa live e jo veç me ta dëgju zërin. Me të kallzu drejt më ka marr malli veç për ty.”

    Publikimi i këtyre bisedave ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa Driloni ka reaguar duke deklaruar se gjithçka ishte tallje me Xhenetën.

    Në Kosovë, incizimi i bisedave pa pëlqimin e personave të përfshirë konsiderohet shkelje e privatësisë dhe është i ndaluar me ligj. Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, regjistrimi i paautorizuar i komunikimeve private pa pëlqimin e personave të përfshirë përbën vepër penale dhe mund të rezultojë në ndjekje ligjore dhe sanksione për personin që kryen një veprim të tillë.

    Prandaj, mbetet për t’u parë se si do të reagojë Driloni dhe nëse do të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj Xhenetës, duke e paditur për shkelje të privatësisë. / NO FILT/

  • Justin Bieber flet për betejat e tij emocionale

    Justin Bieber flet për betejat e tij emocionale

    Justin Bieber ka folur për urrejtjen që ka përjetuar si një këngëtar i ri.

    Ylli i popit, 31 vjeç, përjetoi famë botërore në moshën 16-vjeçare pas publikimit të albumit të tij debutues, My Ëorld 2.0, në vitin 2010.

    Që atëherë, ai ka folur hapur për përvojat negative që ka pasur që nga momenti që ishte në qendër të vëmendjes, duke përfshirë problemet me varësinë nga substancat narkotike dhe depresionin, të cilat, sipas tij, kanë ndikuar ndjeshëm në jetën dhe marrëdhëniet e tij.

    Të dielën (16 mars), këngëtari i hitit Peaches ndau një Story në Instagram ku rrëfeu se ishte bërë të ndjehej sikur “nuk i lejohej” të shprehte urrejtje, gjë që e bëri të ndihej “sikur po mbytej, duke mos u ndier i sigurt për ta pranuar atë”.

    “Mendoj se mund ta lëmë urrejtjen të largohet vetëm duke e pranuar fillimisht që ajo ekziston,” shkroi ai. “Si mund të mos ndiejmë urrejtje nga e gjithë dhimbja që kemi përjetuar?”

    Gjatë fundjavës, Bieber dhe bashkëshortja e tij, Hailey, ndanë foto nga një vizitë në Disneyland me miqtë, duke përfshirë edhe muzikantin The Kid Laroi./ NO FILT/

  • Tom Cruise dhe Ana de Armas në lidhje dashurie?

    Tom Cruise dhe Ana de Armas në lidhje dashurie?

    Tom Cruise dhe Ana de Armas u panë për herë të dytë për këtë vit së bashku.

    Ylli i “Top Gun” dhe aktorja e “Blonde” u fotografuan së bashku, teksa mbërritën me helikopter në London Heliport.

    Të dy dukeshin në humor të mirë gjatë kësaj daljeje, me Cruise, 62 vjeç, i cili bisedonte me anëtarët e ekipitt, ndërsa de Armas, 36 vjeç, buzëqeshte pranë tij. Dyshja u pa gjithashtu në të njëjtin vend edhe një natë më parë.

    Një burim i tha People se dyshja darkoi me agjentët e tyre për të diskutuar rreth bashkëpunimeve të ardhshme dhe se “nuk dukeshin të kishin asnjë lidhje romantike, thjesht miq.”

    Cruise ishte më parë i lidhur me Elsina Khayrova në shkurt të vitit 2024./ NO FILT/

  • Capital T ‘’ngacmon’’ Adrola Dushin: Pse po kopjon?

    Capital T ‘’ngacmon’’ Adrola Dushin: Pse po kopjon?

    Adrola Dushi dhe Capital T kanë publikuar foto nga i njëjti vend, duke lënë të kuptohet se po kalojnë pushimet së bashku. Madje, Capital T nuk ka ngurruar ta komentojë me humor një nga fotot e Adrolës, duke i shkruar: “Pse po kopjon?’’.

    Kujtojmë se Capital T, i pyetur më herët për vajzën më të bukur shqiptare, nuk hezitoi të përgjigjej me një buzëqeshje: “Ashtu siç e thonë të gjithë, Adrola Dushi është vajza më e bukur shqiptare.”

    Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar ende zyrtarisht lidhjen e tyre tw dashurisw. Ndonëse që nga viti 2020 flitet për një histori dashurie mes tyre, të dy kanë zgjedhur të mbajnë privatësinë e tyre larg syrit të publikut.

    Nga ana tjetër, Capital T është i përqendruar në projektet e tij muzikore dhe po përgatitet për koncertin madhështor Time Capsule, që do të mbahet më 16 gusht. Fansat e tij janë të emocionuar për këtë event, ndërsa mbetet për t’u parë nëse në këtë mbrëmje speciale do të jetë e pranishme edhe Adrola./ NO FILT/

  • U nda nga burri, Gjykata e Kosovës ia ndaloi nënës që t’i shoh fëmijët, Eni Çobani tregon emrat e atyre që e morën vendimin

    U nda nga burri, Gjykata e Kosovës ia ndaloi nënës që t’i shoh fëmijët, Eni Çobani tregon emrat e atyre që e morën vendimin

    Të dielën më 9 mars në emisionin “Shihemi në Gjyq” drejtuar nga Eni Çobani, u trajtua rasti i një çifti (gruaja nga Kukësi dhe burri nga Skenderaji) që jetonin bashkë për 17 vite dhe kanë 4 fëmijë, ani pse nuk kanë qenë të kurorëzuar.

    Bashkëjetesa e tyre përfundoi, gruaja u largua me dhunë nga banesa (nga familjarët e bashkëjetuesit të saj) dhe Gjykata në Kosovë, ia lejoi nënës që t’i shoh fëmijët 1 herë në muaj dhe vetëm 1 orë e gjysmë në ditë.

    Në emisionin “Libero” në ATV, u lexua një pjesë e vendimit që e solli avokatja Eni Çobani në studio, dhe ndër tjerash (në atë vendim) thuhet: “…Mënyra e kontaktimit të prindit (nënës) me fëmijët të bëhet 1 herë në muaj, të premten e parë të muajit, prej orës 14:00 deri në orën 15:30…”

    Ndërkohë për sa u takon emrave që e morën këtë vendim (e nënshkruan dokumentin) janë zyrtari Blerim Kuliqi dhe drejtori Halim Gecaj.

    Në lidhje me këtë vendim, avokatja Eni Çobani tha se përbën vepër penale dhe këta njerëz duhet të denoncohen, meqë ajo përmendi edhe faktin që fëmijët nuk jetojnë as me babain, sepse ai tashmë është i martuar me një grua tjetër dhe fëmijët jetojnë me gjyshërit (nga babai).

    “…Unë do të jem përfaqësuesja ligjore e zonjës, në të gjithë fazat e gjykimit që do të bëhen në Gjykatën e shkallës së parë (Mitrovicë). Më 13.01.2025 ka filluar gjykimi i kujdestarisë se nuk kemi zgjidhje martesore, kemi vetëm kujdestari për fëmijët… Kjo është e pafalshme, kjo është vepër penale, këta njerëz (që morën vendimin) duhet denoncuar…”, potencoi Çobani.

    Gjithashtu, ajo tha se ky rast është një kauzë për të cilën i është betuar vetes dhe shqiptarëve.

    “…Nuk mundemi që njerëzit t’i lëmë në këtë formë, t’i nxjerrim në rrugë e t’ju themi ‘nuk ke asgjë në atë banesë’ dhe mbi të gjitha t’i heqim edhe fëmijët.”

    Vlen të theksohet se Eni Çobani është avokate dhe juriste. Ajo ka qenë Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë (në Shqipëri), e gjithashtu edhe Këshilltare e Kryetarit të Gjykatës së Lartë!

    Për ta dëgjuar intervistën e plotë të Eni Çobanit, klikoni linkun e mëposhtëm:

  • Rihanna anulon koncertet në Londër

    Rihanna anulon koncertet në Londër

    Rihanna ka anuluar koncertet e saj të shumë pritura këtë verë, vetëm disa ditë përpara se të shpalleshin zyrtarisht.

    Këngëtarja po planifikonte një seri prej gjashtë koncertesh në Londër gjatë korrikut, për të shënuar rikthimin e saj në muzikë, pasi kishte konfirmuar se ishte në procesin e prodhimit të albumit të saj të parë pas nëntë vitesh.

    Megjithatë, sipas raportimeve të fundit, Rihanna është tërhequr nga koncertet e planifikuara në Londër, vetëm pak para se të bëhej njoftimi publik.

    Sipas The Sun, këngëtarja nuk mendonte se muzika e saj e re ishte gati.

    Një burim tha për gazetën: “Rihanna nuk ka bërë turne për më shumë se tetë vjet dhe planet për ta rikthyer atë në skenë kanë qenë në zhvillim prej të paktën tre vitesh. Ajo kishte dëshirë të rikthehej, pasi kërkesa është padyshim e madhe, por në fund u tërhoq.

    Nuk ndihej si momenti i duhur dhe tregoi se nuk dëshironte të vijonte me koncertet në korrik, siç ishte planifikuar.”

    Njoftimi i koncerteve ishte shtyrë më parë, por siç janë mësuar tashmë fansat e Rihannës, ata do të duhet të presin edhe më gjatë.

    MailOnline ka kontaktuar përfaqësuesit e këngëtares për një koment.

    Rihanna po planifikonte koncerte në stadiumin në Londër më 4 dhe 5 korrik, me mundësinë e shfaqjeve të tjera më 8, 9, 11 dhe 12 korrik.

    Seria e koncerteve do të ishte paraqitja e parë e Rihannës në pothuajse një dekadë, pas publikimit të albumit të saj të fundit në vitin 2016.

    Rihanna konfirmoi muajin e kaluar në një intervistë se albumi i saj i nëntë është gati.

    Rihanna u shpreh për revistën: “Kjo kohë larg muzikës duhet të ketë vlerë për atë që do të dëgjojnë njerëzit më pas. Duhet të ketë rëndësi. Duhet t’u tregoj se ka qenë e vlefshme pritja.”/ NO FILT/

  • Dafina Zeqiri: Mos u shqetësoni, muzika vazhdon

    Dafina Zeqiri: Mos u shqetësoni, muzika vazhdon

    Dafina Zeqiri ka ndarë me fansat lajmin se do të bëjë një pauzë të përkohshme nga skena për shkak të pritjes së ëmbël.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shprehu emocionet e saj duke theksuar se koha po kalon shpejt dhe se janë të numëruara netët magjike që i ndajnë me publikun para se të tërhiqet për një periudhë të shkurtër.

    “Koha po fluturon dhe s’kanë mbetur edhe shumë net magjike me ju parë para pauzës sime. Shpresoj t’ju shoh të gjithëve për të shijuar bashkë çdo moment. Mos u shqetësoni, muzika vazhdon. Ju dua shumë,” shkroi ajo në mesazhin e saj për ndjekësit./ NO FILT/