ATV

Author: K.B.

  • 36-vjetori i nismës së pajtimit të gjaqeve

    36-vjetori i nismës së pajtimit të gjaqeve

    Më 2 shkurt 1990 me nismën e Anton Çettës nisi në Kosovë aksioni atdhetar e humanitar i faljes së gjaqeve, që mori përmasa të gjera, duke u përhapur anembanë vendit.

    Ky konsiderohet si viti më i organizuar dhe më frytdhënës i kombit shqiptar që hyri në histori si vit i bashkimit e i pajtimit të popullit shqiptar kudo që jetonte, brenda trojeve etnike dhe mërgatë.

    Nuk kishte kaluar shumë kohë nga formimi i Lëvizjes Gjithëkombëtare si përgjigje e Millosheviqit për vetë emërimin si “kral” i të gjithë serbëve në Fushë Kosovë, mbylljes së shkollave, helmimit, mbylljen e universitetit, gazetave e mjeteve tjera të informimit, zgjimi i vetëdijes kombëtare ishte i pa evitueshëm.

    Rinia shqiptare e shëndoshë filloi aksionin e pajtimit dhe pa hezitim timonin e pajtimit ia dhuroi Prof. Anton Çetës dhe profesorëve tjerë nga Instituti Albanologjik, intelektualëve kudo që gjendeshin, akademikëve, punëtorëve e fshatarëve, aktivistëve nga mbar trojet tona etnike.

    Njerëzit në atë kohë në krye me profesor Anton Çettën, marshonin para qindra ekipe profesorësh, studentësh, aktivistësh, këngëtarësh e poetësh, pajtonin popullin, pajtonin ata që deri dje ishin armiq, për tu bërë miq e vëllezër.

    Heronjtë e këtij aksioni kombëtar, padyshim ishin ata që falnin. Gjaqet faleshin për atdheun. Në këto tubime madhështore që organizoheshin anë e mbanë Kosovës e trojeve tjera etnike, si në Kaçanik e Lug të Drinit, Rrafsh të Dukagjinit, Verra të Llukës, Shalë, Karadak, Llap, Drenicë, Gollak, Has, Rekë, Podrime, Llapushë, Podgur, Rugovë, Rrafsh i Kosovës dhe kudo, e kudo në viset tjera, tregonte se për popullin tonë e atdheun kishte kris ora më e madhe e historisë sonë.

  • Paris Guri i kundëpërgjigjet Faton Pecit: Po më akzuon dikush që po hetohet për hajni

    Paris Guri i kundëpërgjigjet Faton Pecit: Po më akzuon dikush që po hetohet për hajni

    Deputeti i LDK-së, Paris Guri, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, i cili e akuzoi për vjedhje të votave të mërgatës në zgjedhjet e shkurtit të vitit 2025.

    Guri ka thënë se deklaratat e Pecit nuk janë aspak serioze, dhe po akuzohet nga dikush që po hetohet për hajni.

    “Më 9 shkurt të vitit 2025 unë kam marrë përafërsisht 13% të votës të mërgatës, kurse tash në zgjedhjet e 28 dhjetorit kam marrë mbi 22% të votës të mërgatës, kështu që është një rritje e imja e votës të mërgatës tash më 28 dhjetor, kjo nuk është e vërtetë aspak kur këto deklarata vijnë, kur akuzohem nga Faton Peci i cili është duke u gjykuar dhe duke u hetuar nga Prokuroria pikërisht për hajni, kështu që këto deklarata nuk janë serioze aspak”, ka thënë Guri për Reporteri.net.

  • Pesë raste të dhunës në familje brenda 24-orëve në Kosovë, dy të arrestuar

    Pesë raste të dhunës në familje brenda 24-orëve në Kosovë, dy të arrestuar

    Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit, janë raportuar se 5 raste të dhunës në familje në vend.

    Rastet kanë ndodhur në Podujevë, Prishtinë, Fushë-Kosovë dhe dy raste në Pejë, ndërsa janë arrestuar dy persona, shkruan IndeksOnline.

    Njoftimi i plotë:

    · Podujevë/ 01.02.2026-12:30. Viktima femër kosovare është trajtuar në QKUK, pasi që e njëjta dyshohet se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    · Prishtinë / 30.01.2026 – 13:00. Është raportuar se ndaj viktimës femër kosovare i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike. I dyshuari gjendet në kërkim policor, rasti në procedurë hetimore.

    · Fushë-Kosovë / 01.02.2026 – 16:32. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

    · Pejë / 01.02.2026 – 13:05. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale viktima mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili gjendet në kërkim policor, rasti nën hetime.

    · Pejë / 01.02.2026 – 15:41. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj dy viktimave një mashkulli dhe një femre kosovare. Nga i dyshuari është sekuestruar një thikë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

  • 48 aksidente trafiku e mbi 1700 gjoba gjatë 24-të orëve

    48 aksidente trafiku e mbi 1700 gjoba gjatë 24-të orëve

    Në vendin tonë gjatë 24-të orëve të fundit janë shkaktuar 48 aksidente trafiku ku prej tyre 19 me të lënduar dhe 29 me dëme materiale.

    Po ashtu është bërë e ditur se gjatë këtij intervali kohor janë shqiptuar 1724 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut rrugor.

    39 persona janë arrestuar, 34 janë dërguar në mbatje dhe 1 në vuatje të dënimit.

  • Lord Mandelson jep dorëheqje nga Partia Laburiste pas publikimit të dosjeve të Epstein

    Lord Mandelson jep dorëheqje nga Partia Laburiste pas publikimit të dosjeve të Epstein

    Pak para orës 10:30 të mbrëmjes së kaluar, u përhap lajmi se Lord Mandelson kishte dhënë dorëheqjen nga Partia Laburiste, duke thënë se nuk donte të “shkaktonte më shumë turp” për lidhjet e tij me autorin e dënuar të krimeve seksuale, Jeffrey Epstein.

    Emri i Mandelson shfaqet midis miliona dokumenteve të publikuara të premten në lidhje me Epstein – numri më i madh i ndarë nga qeveria amerikane që kur një ligj urdhëroi publikimin e tyre vitin e kaluar, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

    Disa dokumente sugjerojnë se Epstein i ka bërë pagesa atij midis viteve 2003 dhe 2004 që arritën në total 75,000 dollarë. Mandelson thotë se nuk ka të dhëna ose nuk i kujtohet marrja e shumave dhe nuk e di nëse dokumentet ishin autentike.

    Por në letrën e tij drejtuar sekretarit të përgjithshëm të Partisë Laburiste, Mandelson shkruan: “Këtë fundjavë jam lidhur më tej me zemërimin e kuptueshëm rreth Jeffrey Epstein dhe ndihem keq për këtë”.

    Nuk është hera e parë që ish-ministri është ‘rrëzuar’ nga miqësia e tij me Epstein – në shtator, ai u shkarkua nga Keir Starmer si ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në ShBA pas zbulimeve rreth marrëdhënies së tyre.

  • Dy persona raportohen të zhdukur, një në Fushë-Kosovë e tjetri në Gjilan

    Dy persona raportohen të zhdukur, një në Fushë-Kosovë e tjetri në Gjilan

    Policia ka njoftuar për dy raste të personave të zhdukur në Kosovë gjatë dy ditëve të fundit.

    Në Fushë-Kosovë, një person është raportuar i zhdukur më 31 janar 2026 rreth orës 09:30, pasi është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

    Në raportin ditor të PK-së thuhet se rasti është duke u hetuar nga autoritetet.

    “Është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

    Ndërkaq në Gjilan, një grua është raportuar e zhdukur që nga 29 janari.

    Ajo është parë për herë të fundit në rrugën “Avdulla Tahiri”, ndërsa hetimet për sqarimin e rrethanave të zhdukjes janë duke vazhduar me inicimin e rastit nga prokurori.

    “Është raportuar se viktima femër kosovare prej datës 29.01.2026 ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

  • Katërshja e UÇK-së në fund të procesit në Hagë, palët presin fillimin e fjalëve përfundimtare

    Katërshja e UÇK-së në fund të procesit në Hagë, palët presin fillimin e fjalëve përfundimtare

    Kanë mbetur edhe pak ditë deri në rifillimin e procesit më të madh gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Katërshja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po shkon drejt fundit të gjykimit, ku më 9 shkurt pritet të fillojnë seancat me fjalët përfundimtare të palëve.

    Nga 9 deri më 18 shkurt, Prokuroria e Specializuar, trupi gjykues dhe mbrojtja e të akuzuarve do të thonë fjalët e tyre. Në fund, të drejtën për fjalim e kanë edhe katër të akuzuarit, ku secili do të ketë në dispozicion 20 minuta për të dhënë versionin e tij mbrojtës.

    Në prag të këtyre seancave, avokati i akredituar nga Specialja, Artan Qerkini, tha se mbrojtja ka kryer punën e saj me dëshmitarë të fuqishëm.

    “Mbrojtja do ta paraqesë fjalën përfundimtare. Mbrojtja e ka strategjinë e saj të qartë: nuk ka ekzistuar përgjegjësia komanduese dhe nuk ka ekzistuar e ashtuquajtura ndërmarrje e përbashkët kriminale. Këtë teori mbrojtja e vërtetoi duke thirrur dëshmitarët e saj, të cilët po ashtu vërtetuan se këto dy baza të përgjegjësisë penale nuk përkojnë me katërshen e akuzuar”, tha Qerkini për RTK.

    Pas fjalëve përfundimtare, janë në dispozicion 90 ditë për vendimin e shkallës së parë për rastin “Thaçi e të tjerët”. Lirimin e tyre e presin edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

    “Me vullnetin më të madh presim lirimin e bashkëluftëtarëve tanë, sepse asnjë faj nuk e kanë, të paktën sa i përket luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lufta për çlirimin e vendit nga një pushtues që s’ka lënë gjë të zezë pa ia bërë popullit tënd nuk është krim; përkundrazi, është nder dhe respekt që mund t’ia bësh kombit tënd. Prandaj, të njëjtën punë e kanë kryer ata burra që sot i kemi në Hagë”, deklaroi Fatmir Sopi, nënkryetar i OVL të UÇK-së

    Gjykimi ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit ka filluar më 3 prill të vitit 2023. Gjatë procesit kanë dëshmuar qindra dëshmitarë të prokurorisë dhe shtatë të mbrojtjes, përfshirë përfaqësues amerikanë të shtetit dhe diplomatë të shquar që kishin rol të rëndësishëm gjatë luftës së fundit në Kosovë.

  • Vdes një person në Rahovec derisa ishte duke prerë një lis

    Vdes një person në Rahovec derisa ishte duke prerë një lis

    Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën rreth orës 15:30, një person është lënduar aksidentalisht duke prerë një lis në Rahovec.

    Sipas njoftimit, i njëjti është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës.

    Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

    “Rahovec / 01.02.2026 – 15:32. Raportohet se viktima mashkull kosovar është lënduar aksidentalisht duke prerë një lis, dhe i njëjti është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

  • BE-ja: Mosratifikimi i marrëveshjeve ka bllokuar fondet milionëshe për Kosovën

    BE-ja: Mosratifikimi i marrëveshjeve ka bllokuar fondet milionëshe për Kosovën

    Kosova ka mbetur jashtë përfitimit nga paketa prej 171 milionë eurosh e Komisionit Evropian për zhvillimin e infrastrukturës dhe sektorit privat në Ballkanin Perëndimor, për shkak të mosplotësimit të kushteve ligjore dhe bllokadës institucionale pas zgjedhjeve.

    Bashkimi Evropian ka konfirmuar se mungesa e ratifikimit të Marrëveshjeve të Huasë dhe të Lehtësimit në kuadër të Lehtësimit për Reformë dhe Rritje (RGF) ka pamundësuar ende pagesat për Kosovën, duke thënë se vendi nuk mund të përfitojë nga këto fonde pa përmbushjen e procedurave ligjore.

    ‘’Kosova ende nuk i ka përmbushur kushtet ligjore për të marrë pagesën, pasi ende nuk i ka ratifikuar Marrëveshjet e Huasë dhe të Lehtësimit në kuadër të Lehtësimit për Reformë dhe Rritje. Prandaj, Kosova nuk mund të përfitojë ende nga fondet e RGF-së’’, thuhet në përgjigjen e BE-së për FrontOnline.

    Në një përgjigje zyrtare, një zëdhënës i Komisionit Evropian ka deklaruar se BE-ja shpreson që kjo çështje të zgjidhet së shpejti, ndërsa ka rikujtuar se Kosova ka përfituar së fundmi një ndihmë financiare prej 216 milionë eurosh, që përfshin programimin e fondeve të reja dhe vazhdimin e kontratave prioritare.

    Sipas Komisionit Evropian lirimi i shumës së mbetur prej 205 milionë eurosh pritet në fillim të këtij viti, çka do të mundësonte rifillimin e kontraktimit të fondeve IPA dhe projekteve të Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, pas një marrëveshjeje mbi prioritetet e programimit.

    ‘’Komisioni kohët e fundit i dha Kosovës një ndihmë financiare prej 216 milionë eurosh.

    Kjo përfshin programimin e fondeve të reja (181 milionë euro) dhe vazhdimin e 4 kontratave prioritare (me vlerë 35 milionë euro) që do të përfitojnë popullsinë e Kosovës.

    Komisioni synon të lirojë shumën e mbetur prej 205 milionë eurosh në fillim të këtij viti. Kjo do të lejojë rifillimin e kontraktimit të mbetur të IPA 2021 (rreth 17 milionë euro), të IPA 2022 (55.7 milionë euro) dhe kontraktimin e projekteve të ËBIF (132 milionë euro) pas një marrëveshjeje mbi prioritetet e programimit për fondet e mbetura’’, thonë nga BE-ja

  • “Nuk jetoj në SHBA, a ka ndonjë problem?” – Email-i i një vajze nga Tirana në dosjet Epstein, aplikoi për punë si asistente personale

    “Nuk jetoj në SHBA, a ka ndonjë problem?” – Email-i i një vajze nga Tirana në dosjet Epstein, aplikoi për punë si asistente personale

    Në dosjen voluminoze të Jeffrey Epstein, e cila përfshin mbi 3 milionë faqe dhe është bërë publike nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, shfaqet edhe emri i një vajze nga Tirana, e cila rezulton të ketë aplikuar për një pozicion pune si asistente personale.

    Sipas dokumenteve zyrtare, email-i i vajzës me Egerta Terziu, është dërguar në mars të vitit 2017.

    Fillimisht, ajo ka kontaktuar një ndërmjetës, emri i të cilit është i redaktuar në dosje, duke i dërguar CV-në dhe duke shprehur interes për vendin e punës.

    “Nuk jam me bazë në Shtetet e Bashkuara. A është kjo problem?”, shkruan ajo në email, duke iu referuar një oferte pune që, sipas saj, i ishte komunikuar përmes Evan Luthra-s.

    Përgjigjja që ajo merr është se vendndodhja nuk përbën pengesë, ndërsa i kërkohet të dërgojë tre fotografi personale të cilësisë së mirë, si dhe CV-në e saj.

    Pas dërgimit të materialeve, ndërmjetësi i përcjell informacionin Jeffrey Epstein-it, duke e përshkruar vajzën si 21–22 vjeçe.

    Në komunikimin e mëtejshëm me Epstein-in, ndërmjetësi shprehet se vajza jeton në Paris, ndonëse në CV-në e dorëzuar nga ajo thuhet se banon në Tiranë. “A duhet ta intervistoj këtë?”, pyet ai në email-in drejtuar Epstein-it.

    Nga lista e bashkëngjitjeve rezulton se, përveç CV-së dhe fotografive, vajza ka dërguar edhe një video prezantuese në kuadër të aplikimit për këtë pozicion.

    Dokumentet nuk sqarojnë nëse ky proces aplikimi ka vijuar më tej apo nëse ka pasur kontakte të tjera mes palëve.