ATV

Dy persona raportohen të zhdukur, një në Fushë-Kosovë e tjetri në Gjilan

Written by

in

Policia ka njoftuar për dy raste të personave të zhdukur në Kosovë gjatë dy ditëve të fundit.

Në Fushë-Kosovë, një person është raportuar i zhdukur më 31 janar 2026 rreth orës 09:30, pasi është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Në raportin ditor të PK-së thuhet se rasti është duke u hetuar nga autoritetet.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq në Gjilan, një grua është raportuar e zhdukur që nga 29 janari.

Ajo është parë për herë të fundit në rrugën “Avdulla Tahiri”, ndërsa hetimet për sqarimin e rrethanave të zhdukjes janë duke vazhduar me inicimin e rastit nga prokurori.

“Është raportuar se viktima femër kosovare prej datës 29.01.2026 ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *