ATV

Author: K.B.

  • Rrugët drejt pikave kufitare të kalueshme, disa segmente me borë e akull

    Rrugët drejt pikave kufitare të kalueshme, disa segmente me borë e akull

    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se qasjet drejt pikave kufitare në përgjithësi janë të lira për qarkullim dhe infrastruktura rrugore paraqitet në gjendje të kalueshme.

    Në pjesën më të madhe të rrugëve magjistrale nuk janë evidentuar vështirësi si bora, akulli apo mjegulla, ndërsa drejtimet kryesore që lidhin qytetet me pikat kufitare po funksionojnë normalisht.

    Megjithatë, në disa segmente ka kushte më të vështira për qarkullim.

    Në rrugën Pejë–Kullë është raportuar borë dhe mjegull, ndërsa në aksin Prishtinë–Mutivodë ka prani të borës dhe akullit.

  • Sot afati i fundit për ankesa në PZAP

    Sot afati i fundit për ankesa në PZAP

    Afati për paraqitjen e ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa përfundon sot në ora 11:00, para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të procedojë me certifikimin e rezultateve zgjedhore.

    Një ankesë tashmë është paralajmëruar nga Igor Simiq, kandidati i dytë më i votuar i Listës Serbe.

    Ky reagim vjen pas vendimit të së shtunës në KQZ, ku lista e kandidatëve të kësaj partie nuk u miratua, me dy vota kundër nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa anëtarët e tjerë të komisionit abstenuan.

    Sipas Ligjit për Zgjedhjet, PZAP ka në dispozicion katër ditë për të shqyrtuar dhe vendosur lidhur me ankesat e paraqitura.

    Pas shpalljes së vendimit, palët kanë të drejtë ankese edhe në Gjykatën Supreme brenda dy ditësh, ndërsa kjo e fundit duhet të marrë vendim brenda afatit prej tri ditësh.

  • Australia asgjëson qindra deve për shkak të thatësirës

    Australia asgjëson qindra deve për shkak të thatësirës

    Rreth 600 deve të egra janë asgjësuar këtë javë në Australinë qendrore për të parandaluar “kaosin” e shkaktuar nga këto kafshë të etura në komunitete të largëta, pas një periudhe të zgjatur thatësire.

    Siç raporton transmetuesi lokal SBS News, thatësira, e përkeqësuar nga moti përvëlues, ka bërë që tufa të mëdha të deveve të hyjnë në komunitete indigjene, duke dëmtuar tubacionet e ujit dhe gardhet në rrugën e tyre, teksa kërkojnë burime uji.

    Banorët kanë raportuar për grupe prej 800 deri në 1 mijë deve që lëvizin në të njëjtin drejtim, të njohura si “treni devesh”, të cilat shtrihen në një gjatësi rreth 5 kilometra pranë zonave Mt. Liebig dhe Papunya.

    Një task-forcë e përbashkët, e ngritur nga qeveria e Territorit Verior dhe që përfshin Këshillin Rajonal MacDonnell dhe Këshillin Qendror të Tokës (CLC), ka miratuar këtë javë një operacion treditor asgjësimi nga ajri për të ndihmuar në menaxhimin e situatës. Sipas CLC-së, rreth 150 deve po vriten çdo ditë.

    Të sjella për herë të parë në Australi në vitin 1840, deri në vitin 2008 rreth 1 milion deve endeshin në tokat e thata të Australisë Perëndimore, Territorit Verior, Australisë Jugore dhe Queenslandit.

    Një raport federal për Gjendjen e Mjedisit tregoi se Projekti Australian për Menaxhimin e Deveve të Egra, gjatë viteve 2008–2013 largoi më shumë se 160 mijë deve.

  • Prokuroria në Mitrovicë kërkon paraburgimin e 10 personave për manipulim me vota

    Prokuroria në Mitrovicë kërkon paraburgimin e 10 personave për manipulim me vota

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj 10 personave të cilët janë ndaluar të dielën nën dyshimin se kanë kryer veprën “falsifikim i rezultateve të votimit”.

    Lajmin e ka bërë të ditur për Reporteri.net Valon Preteni, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

    34 persona janë ndaluar për 48 orë nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë për shkak të dyshimeve se kanë manipuluar me rezultatin zgjedhor në dy komunat e Mitrovicës, në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

    Të dielën janë intervistuar 43 persona të përfshirë në numërimin e votave në pesë komuna.

    Ditëve të kaluara janë ndaluar e paraburgosur edhe komisionerë e vëzhgues të qendrave të numërimit në Prizren, Malishevë e komuna të tjera.

  • Sot mblidhet Bordi i ZRRE-së, ky është rendi i ditës

    Sot mblidhet Bordi i ZRRE-së, ky është rendi i ditës

    Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton se sot mbahet mbledhjae parë të Bordit të ZRRE-së për vitin 2026.

    Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i kërkesës për përcaktimin e të hyrave dhe tarifave të NEMO-së, si dhe shqyrtimi i caktimit të Furnizuesit të Mundësisë së Fundit.

    Ndryshe, operatorët energjetikë në Kosovë kanë kërkuar rritjen e tarifave të energjisë elektrike për vitin 2026.

    KESCO ka kërkuar një rritje mbi 20 për qind të tarifave të energjisë elektrike për vitin 2026, duke u thirrur në rritjen e kostove operative dhe nevojën për sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me energji.

  • Ky është parashikimi i motit për sot dhe 4 ditët e ardhshme

    Ky është parashikimi i motit për sot dhe 4 ditët e ardhshme

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë javë do të jetë moti i vranët, me intervale me diell dhe me reshje shiu.

    “Do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-7m/s”, ka njoftuar IHMK-ja.

    Njoftimi i plotë:

    E hënë

    Moti i vranët dhe vende- vende me riga te dobeta shiu dhe fjolla bore.

    Në mëngjes parashihet të ketë ngrica dhe mjegull.

    Temperaturat minimale: -5 deri -2°C

    Temperaturat maksimale: -1 deri 2°C

    Era: Kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.

    E martë

    Mot i vranët dhe me intervale me diell.Në mëngjes parashihet të ketë ngrica.

    Temperaturat minimale: -4 deri -2°C

    Temperaturat maksimale: 4- 7°C

    Era: nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s

    E mërkurë

    Moti kryessiht i vranët .Në mëngjes parashihet mjegull, kryesisht në zonat mesatare dhe per gjatë relievit malor

    Temperaturat minimale: -1 deri 2°C

    Temperaturat maksimale: 7-11°C

    Era: kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

    E enjte

    Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

    Temperaturat minimale: 4 deri 6°C

    Temperaturat maksimale: 7deri 12°C

    Era: nga verilindja 1-6m/s.

    E premte

    Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

    Temperaturat minimale: 2 deri 5°C

    Tmperaturat maksimale: 8 deri 11°C

    Era: nga drejtimi i veriperendimit 1-3m/s.

  • Paris Guri i reagon Faton Pecit i cili paralajmëroi kallëzim penal ndaj tij: Mezi e pres përballjen me ty në gjykatë

    Paris Guri i reagon Faton Pecit i cili paralajmëroi kallëzim penal ndaj tij: Mezi e pres përballjen me ty në gjykatë

    Deputeti i LDK-së, Paris Guri, i është përgjigjur kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, i cili sot pas intervistimit nga Prokuroria Speciale si i pandehur për disa grante të Ministrisë së Bujqësisë, akuzoi Gurin se “kallëzimi i rrejshëm penal” i tij e çoi atë në Prokurori.

    “E përshëndes veprimin e Prokurorisë së Kosovës për intervistimin e Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, pas kallëzimit penal që ia kemi bërë për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe keqpërdorim të buxhetit të shtetit. Shpresoj që ky intervistim të mos mbetet me kaq, por të vazhdohet deri në dënimin e merituar për të dhe për të gjithë ata që i kanë futur duart në buxhetin e shtetit. E mirëpres edhe kallëzimin penal të tij ndaj meje për kinse fushatë të orkestruar kundër tij. I vetmi orkestrim në atë rast ka qenë orkestrimi i tij për të shpërndarë paratë e buxhetit te familjarët e eksponentëve të VV-së”, ka shkruar Guri.

    Në reagimin e tij, Peci tha se do të dorëzojë kallëzim penal ndaj Gurit për, siç tha ai, shpifjen ndaj tij.

    Për këtë Guri tha se mezi e pret përballjen me të në gjykatë.

    “Mezi po e pres ftesën e Prokurorisë dhe përballjen me ty në gjykatë. S’ka me u ndale asnjëherë duke i denoncu të gjitha hajnitë që i keni bërë”.

    Përveç kësaj, Peci e akuzoi Gurin se fitoi ulëse në Kuvend me vota të vjedhura.

    Edhe për këtë çështje Guri u përgjigj duke i renditur votat e minusuara për disa kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë kryetarin Albin Kurti, nga procesi i rinumërimit të KQZ-së, i cili nxori në pah vjedhje masive të votave.

    “Sa i përket vjedhjes së votave, vetëm një rikujtim për Pecin:

    Taulant Kelmendi – 918 vota të vjedhura

    Arbër Rexhaj – 623 vota të vjedhura

    Rea Krasniqi – 540 vota të vjedhura

    Albin Kurti – 485 vota të vjedhura

    Dafina Elshani – 433 vota të vjedhura

    Paris Guri – 564 vota të hequra deri më tash”.

  • Maqedonia këtë vit do të blejë 42 “Stryker” nga SHBA-të

    Maqedonia këtë vit do të blejë 42 “Stryker” nga SHBA-të

    Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski tha se 42 automjete luftarake Stryker duhet të mbërrijnë në vend këtë vit, si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar me Shtetet e Bashkuara. Duke shpjeguar informacionin, Misajllovski theksoi se bëhet fjalë për një ndryshim teknik.

    Ai thekson se 17 automjete janë tashmë në portin e Greqisë dhe nevojitet një marrëveshje teknike që të miratohet me kërkesë të Shteteve të Bashkuara si një amendament për instalimin e të gjitha pajisjeve që mbërrijnë.

    “Është një marrëveshje teknike, domethënë, ky është një amendament teknik sepse e dini që është nënshkruar një marrëveshje për 42 automjete luftarake të tipit “Stryker” me Shtetet e Bashkuara. Këtë vit të gjitha po mbërrijnë. Tashmë janë 17 në portin e Greqisë dhe nevojitet një amendament teknik që të miratohet me kërkesë të Shteteve të Bashkuara si një amendament për instalimin e të gjitha pajisjeve që mbërrijnë, etj. Përdoruesi përfundimtar është Ministria e Mbrojtjes dhe duhet të bëhet trajnimi i plotë.

    Ky është një (amendament) teknik, siç kërkojnë Shtetet e Bashkuara, për të bërë një marrëveshje që të gjithë ata t’i marrin më pas dhe të mbeten plotësisht me Ushtrinë. Nuk ka asgjë shtesë, Marrëveshja është në rregull. Këtë vit të gjitha do të mbërrijnë”, tha Misajllovski.

  • Nis qarkullimi i maunave dhe mjeteve transportuese në kufirin me Serbinë

    Nis qarkullimi i maunave dhe mjeteve transportuese në kufirin me Serbinë

    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se ka filluar qarkullimi i mauneve dhe mjeteve transportuese në kufirin me Serbinë, i cili ishte i bllokuar që nga data 26.01.2026.

    Edhe Shoqata e Transportuesve të Malit të Zi një ditë më parë tha se ka vendosur t’i japë fund bllokimit të pikave kufitare për mallra me Bashkimin Evropian, e cila ka prekur edhe bizneset në Kosovë.

    Ndryshe, ditë më parë shoferët kanë bllokuar terminalet për mallra për shkak të ashpërsimit të procedurave për të hyrë në Zonën Schengen.

    Ata kishin thënë se procedurat tani janë më të komplikuara dhe mund t’ua shkurtojnë kohën e qëndrimit në vendet e Bashkimit Evropian.

    Ata kërkonin që qëndrimi i tyre në Bashkimin Evropian të rritet në katër muaj, në krahasim me tre që është tani, brenda gjashtë muajve.

  • Rezultoi pozitiv në testin e drogës, aktori Dogukan Gingor me lot në sy përjashtohet nga seriali turk

    Rezultoi pozitiv në testin e drogës, aktori Dogukan Gingor me lot në sy përjashtohet nga seriali turk

    Aktori i njohur turk, Dogukan Gungor është përjashtuar nga kasti i serialit “Kızılcık Şerbeti” pasi rezultoi pozitiv në testet e drogës.

    Testet u zhvilluan në kuadër të hetimeve të shumta të zhvilluara në Turqi ndaj aktorëve turk. Një tortë e zbukuruar me ngjyrat e Fenerbahçes u përgatit për të, pasi ai është një tifoz fanatik i klubit.

    I ftuar në shtëpinë ku kishte punuar për tre vjet e gjysmë, Gungor hyri nën duartrokitjet e kastit dhe nuk mundi t’i mbante lotët. Ai më pas përqafoi aktorin Ahmet Mumtaz Taylan, i cili luajti rolin e të atit në serial.