ATV

Author: K.B.

  • A është uji me gaz i dëmshëm apo i shëndetshëm për sistemin tretës?

    A është uji me gaz i dëmshëm apo i shëndetshëm për sistemin tretës?

    Nuk ka asgjë më të mirë se një gotë me ujë të ftohtë, një pije kaq e lehtë dhe freskuese.

    Por nëse jeni adhurues të ujit të gazuar, mund të pyesni me të drejtë veten nëse është apo jo i shëndetshëm.

    A është i shëndetshëm uji me gaz për sistemin tretës?

    Ekspertët e shëndetit thonë se për disa persona, konsumi i ujit të gazuar mund të shkaktojë efekte negative për sistemin tretës.

    Konsumatorët mund të përjetojnë dhimbje të kyçeve, e madje edhe probleme kardiake, për shkak të ndryshimeve në mikrobiomën e zorrëve (shtëpia e mikroorganizmave në traktin tretës që ndihmojnë në përpunimin e ushqimit që konsumoni çdo ditë).

    Po ashtu, duke qenë se ky lloj uji ka flluska gazi natyror në të, është normale që disa njerëz të përjetojnë fryrje dhe gazra pas konsumit.

    Uji i gazuar mund të përkeqësojë simptomat tek njerëzit që kanë çrregullime të tretjes si refluksi i acidit, sëmundja e zorrës së irrituar etj.

    Gjithashtu vlen të përmendet se disa lloje uji me gaz, përmbajnë ëmbëlsues artificialë për të përmirësuar shijen të cilët mund të shkaktojnë shqetësime në tretje dhe ndryshime në mikrobiomën e zorrëve.

    Megjithatë, konsumi i këtij uji nuk është tërësisht i dëmshëm. E kjo pasi çdo lloji uji rrit nivelin e hidratimit në trupin tuaj.

    E madje, mund të përmirësojë tretjen dhe kapsllëkun edhe më shumë se uji i zakonshëm.

    Në fund të fundit shëndeti i zorrëve dhe simptomat e shqetësimeve që ai mund të japë ndryshojnë nga personi në person.

    Nëse përjetoni shqetësime pas konsumit të ujit të gazuar, veçanërisht nëse keni probleme me tretjen, kalimi në ujë të zakonshëm mund të jetë një zgjedhje më e mirë.

    Ju gjithashtu t’i drejtoheni edhe mjekut tuaj, i cili mund t’ju ndihmojë në adresimin e shqetësimeve që lidhen me shëndetin e sistemit tretës.

  • Gjendet pa shenja jete një person në Prizren, rasti po hetohet

    Gjendet pa shenja jete një person në Prizren, rasti po hetohet

    Një person është gjetur pa shenja jete.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:35, në Prizren.

    Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës iu është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

    “Raportohet se në banesën e tij viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës iu është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raport.

  • “Rrugëtimi i Kosovës nga paslufta drejt një shteti ku sundon ligji”, Osmani publikon fjalimin në kuadër të Samitit Botëror

    “Rrugëtimi i Kosovës nga paslufta drejt një shteti ku sundon ligji”, Osmani publikon fjalimin në kuadër të Samitit Botëror

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e tretë në kuadër të Samitit Botëror të Qeverisjes trajtoi rrugëtimin e Kosovës nga rindërtimi pas luftës drejt një shteti që në themel ka sundimin e ligjit, forcimin e të drejtave dhe vendosjen e dinjitetit njerëzor në qendër të inovacionit.

    E para e vendit poashtu ka njoftuar për një serë takimesh me liderë të shteteve të ndryshme gjatë Samitit Botëror të Qeverisjes në Emiratet e Bashkuara Arabe.

  • Zbulohet gjarpri më i gjatë i matur ndonjëherë në natyrë

    Zbulohet gjarpri më i gjatë i matur ndonjëherë në natyrë

    Një piton femër (Malayopython reticulatus) e gjetur në rajonin Maros të ishullit indonezian Sulawesi në fund të vitit 2025 është konfirmuar zyrtarisht si gjarpri më i gjatë i matur ndonjëherë në natyrë, njoftuan Rekordet Botërore Guinness.

    Gjarpri, i quajtur Ibu Baron, u mat më 18 janar 2026 dhe u gjet të ishte 7.22 metra i gjatë dhe peshonte 96.5 kilogramë. Vlerësohet se gjatësia e tij aktuale, kur muskujt e tij ishin plotësisht të relaksuar, mund të kalonte 7.9 metra. Ibu Baron është aktualisht nën kujdesin e kujdestarit vendas Budi Parvanta.

    Zbulimi ka tërhequr shumë vëmendje, jo vetëm për shkak të madhësisë së gjarprit, por edhe për shkak të rëndësisë së ruajtjes së specieve. Ekipi që dokumentoi gjarprin shpreson se zbulimi do të rrisë ndërgjegjësimin për kërcënimet me të cilat përballen pitonët me rrjetë dhe do të inkurajojë përpjekje më të mëdha për t’i mbrojtur ata.

    Pitonët me rrjetë njihen si gjarpërinjtë më të gjatë në botë. Edhe pse nuk janë helmues, ato mund të jenë shumë të rrezikshme për shkak të forcës së tyre të madhe, të afta të shtypin dhe mbytin prenë e tyre.

    Për shkak të shpyllëzimit dhe uljes së numrit të presë natyrore, siç janë derrat e egër, këta gjarpërinj hyjnë gjithnjë e më shpesh në vendbanimet njerëzore. Përveç kësaj, pitonët gjigantë shpesh janë shënjestër e tregtarëve të paligjshëm të kafshëve ekzotike, duke paraqitur një kërcënim shtesë për popullatën e tyre.

  • Kryeprokurori Isufaj takon kongresistë amerikanë, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

    Kryeprokurori Isufaj takon kongresistë amerikanë, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

    Në kuadër të vizitës zyrtare në ShBA, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, dhe prokurori special Naim Abazi, janë pritur në takime pune nga anëtarë të Kongresit Amerikan, përkatësisht nga Pat Fallon, Zach Nunn, Robert Aderholt dhe John Moolenaar.

    Gjatë këtyre takimeve, siç njofton PSRK, Isufaj dhe Abazi, të shoqëruar nga Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Sami Istrefi, thuhet se kanë riafirmuar përkushtimin institucional të Republikës së Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

    Gjatë takimeve është diskutuar për sundimin e ligjit në Kosovë, rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, si dhe në ngritjen e kapaciteteve”.

    “Kongresistët amerikanë shprehën mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe përkrahjen konkrete në përpjekjet për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, u tha në njoftimin e PSRK-së.

  • “Turistët snajperistë” në Sarajevë, Italia po heton një 80-vjeçar

    “Turistët snajperistë” në Sarajevë, Italia po heton një 80-vjeçar

    Prokurorët në Milano po hetojnë një burrë të moshuar si pjesë e një investigimi mbi të ashtuquajturin “turizëm snajperësh” në Sarajevë gjatë viteve 1990.

    Reuters raporton me burime se individi i parë që është identifikuar në hetimin që filloi vitin e kaluar, është një ish-shofer kamioni 80-vjeçar që jeton pranë qytetit verior italian Pordenone.

    Prokurorët po hetojnë pretendime se të huaj ishin paguar për të qëlluar mbi civilë gjatë rrethimit të Sarajevës.

    Ai përballet me akuza për disa vepra të vrasjes me paramendim për shkak të motiveve të ulëta.

    Nuk është sqaruar nëse ai dyshohet se ka kryer vetë vrasjet apo ka ndihmuar me transportin dhe logjistikën për klientët.

    Ai mbetet i lirë dhe është thirrur nga prokurorët për t’u marrë në pyetje më 9 shkurt.

    Prokurorët në Milano hapen hetimin pasi gazetari Ezio Gavazzeni, deponoi kallëzim penal mbi pretendimet se italianë dhe të huaj të tjerë kishin paguar anëtarë të forcave serbe boshnjake për t’i lejuar të merrnin pjesë në ekskursione për të gjuajtur me armë, të cilat disa i quanin “turizëm snajperi”.

    Gavazzeni tha se u frymëzua të hetonte këto pretendime pas shikimit të dokumentarit të vitit 2022 “Sarajevo Safari” nga regjisori slloven Miran Zupanic.

    Gavazzeni tha se të huajt e pasur paguanin shuma të mëdha parash për të marrë pjesë. Ai tha se italianët zakonisht takoheshin në qytetin e Triestes para se të udhëtonin drejt Beogradit, ku ushtarët serbë boshnjakë i shoqëronin ata në kodrat që shikonin mbi Sarajevë.

    Hapja e hetimit italian në nëntor 2025 rriti shpresat e të mbijetuarve që përgjegjësit të dënoheshin.

  • Hoxhaj në ShBA takon deputetin ukrainas: Njohja dhe forcimi i marrëdhënieve diplomatike, prioritet për shtetet tona

    Hoxhaj në ShBA takon deputetin ukrainas: Njohja dhe forcimi i marrëdhënieve diplomatike, prioritet për shtetet tona

    Gjatë qëndrimit të tij në Washington D.C., në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një takim me deputetin ukrainas Dmytro Razumkov, ish-kryetar i Parlamentit të Ukrainës.

    Në një status të publikuar në rrjete sociale, Hoxhaj ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

    “Në Washington D.C. takova edhe deputetin Dmytro Razumkov, ish-kryetar i Parlamentit të Ukrainës”, ka shkruar Hoxhaj.Ai ka nënvizuar se diplomacia mbetet kyçe për të ardhmen e përbashkët.

    “Njohja dhe forcimi i marrëdhënieve diplomatike mbeten prioritet për popujt dhe shtetet tona”, ka theksuar Hoxhaj.Kujtojmë që Enver Hoxhaj gjatë qëndrimit të tij në Washington, ka mbajtur një fjalim në Kongresin Amerikan, ku ka kërkuar hapur që Kosova të anëtarësohet në NATO.

  • Ish-presidentit Thaçi s’i ndalet përgjimi prej afër 4 vjetësh, Prokuroria mblodhi 35 orë incizime

    Ish-presidentit Thaçi s’i ndalet përgjimi prej afër 4 vjetësh, Prokuroria mblodhi 35 orë incizime

    Ish-presidentit të Kosovës që po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë gjatë gjithë kohës i përgjohen bisedat me vizitorë.

    Në gjyqin e dytë ndaj Hashim Thaçit, Prokuroria e Specializuar, i ka dorëzuar 35 orë audio-incizime si prova, njofton Klan Kosova.

    Rëndimi që po i bëhet mbrojtjes me mbi 5 mijë faqe transkripte nuk është ankesa e vetme e avokatëve të Thaçit dhe të tjerëve, të cilët kanë gjetur se Prokuroria po i ndryshon edhe versionet e përkthimeve të pjesëve ku pretendohet se ish-presidenti u mundua të jap udhëzime për dëshmitarë.

    Kujtojmë se deklaratat përmbyllëse në çështjen kundër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen nga 9 deri më 18 shkurt.

    Ish-eprorët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Të katërtit janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre.

    Sipas njoftimit, parashihet që fillimisht Zyra e Prokurorit të Specializuar të mbajë deklaratën përmbyllëse më 9 shkurt. Një ditë më pas, radha do të jetë e mbrojtësit të viktimave.

    Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020. Gjykimi ndaj tyre nisi në prill të vitit 2023. Fillimisht, Zyra e Prokurorit të Specializuar thirri në gjykatore 125 dëshmitarë, ndërkaq 117 të tjerë dorëzuan dëshmitë e tyre me shkrim.

    Ndërkaq, Thaçi po përballet edhe një rast tjetër për pengim të drejtësisë dhe gjykimi për këtë çështje është caktuar të nisë më 24 shkurt të këtij viti.

  • Bie çmimi i naftës para bisedimeve ShBA-Iran

    Bie çmimi i naftës para bisedimeve ShBA-Iran

    Çmimet e naftës ranë rreth 2 për qind të enjten, pasi SHBA-ja dhe Irani ranë dakord të zhvillojnë bisedime të premten, duke zbutur shqetësimet se një konflikt i mundshëm ushtarak mes tyre mund të ndikonte në furnizimet nga rajoni kyç prodhues i Lindjes së Mesme.

    Çmimi i naftës së papërpunuar ra për 2.07 për qind, raporton “Al Jazeera”.

    Të mërkurën, çmimet e naftës ishin rritur rreth 3 për qind pas një raportimi mediatik se bisedimet e planifikuara mes ShBA-së dhe Iranit të premten mund të dështonin.

  • Vazhdon rënia e Bitcoin-it

    Vazhdon rënia e Bitcoin-it

    Bitcoin ka vijuar rënien e fortë, duke zbritur nën nivelin e 71 mijë dollarëve dhe duke humbur rreth 20 për qind të vlerës që nga fillimi i vitit 2026.

    Vetëm gjatë së enjtes, kriptomonedha më e madhe në botë ra mbi 7 për qind.

    Rënia ka fshirë të gjitha fitimet e regjistruara pas rizgjedhjes së presidentit amerikan Donald Trump, kur pritshmëritë për lehtësim të rregullimit të tregut kripto kishin nxitur rritje të ndjeshme të çmimeve, raporton “Al Jazeera”.

    Megjithëse Bitcoin kishte arritur rekord historik mbi 127 mijë dollarë në tetor, pasiguria rreth rregullimit ligjor në ShBA dhe bllokimi i një projektligji për kriptomonedhat në Senat kanë shtuar presionin mbi tregun.

    Humbje janë shënuar edhe në tregjet globale të aksioneve dhe mallrave, duke reflektuar një rritje të pasigurisë tek investitorët.