ATV

Author: K.B.

  • Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

    Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

    Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

    DHUNË NË FAMILJE

    Podujevë / 10.02.2026 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti pas disa mosmarrëveshjeve ka kanosur viktimën femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    DHUNË NË FAMILJE

    Shtime / 04.02.2026 – 01:00. Me 10.02.2026 është raportuar se pas një mosmarrëveshje viktima femër kosovare është kanosur nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Lidhur me rastin palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

    DHUNË NË FAMILJE

    Pejë / 10.02.2026 – 01:00. Janë arrestuar dy të dyshuar, një femër dhe një mashkull kosovarë nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj viktimës femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe pas konsultimit me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

    Klinë / 10.02.2026 – 2:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje verbale kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës mashkull kosovar. Palët janë shoqëruar në stacion policor, pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

    DHUNË NË FAMILJE

    Malishevë/ 05.02.2026 – 16:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari ndodhet në kërkim policor, lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar.

  • Policia gjen dy granata dore dhe pajisje tjera ushtarake në një shtëpi të braktisur në Zubin Potok

    Policia gjen dy granata dore dhe pajisje tjera ushtarake në një shtëpi të braktisur në Zubin Potok

    Njësitet policore kanë gjetur mbrëmë në një shtëpi të braktisur në fshatin Dobrosevina të Zubin Potokut, dy granata dore M-57, si dhe dy këmisha dhe një maicë policore, gjatë patrullimit rutinë.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:20 më 10 shkurt 2026.

    Policia ka konfirmuar se njësitë relevante janë drejtuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar të gjitha provat e gjetura.

    Rasti është duke u hetuar për të sqaruar rrethanat dhe origjinën e armëve dhe pajisjeve të gjetura.

  • Prishtinë: Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje

    Prishtinë: Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje

    Sektori i Hetimeve i kryeqytetit ka kërkuar ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e disa personave.

    Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, personat e dyshuar kërkohen për veprën penale: “Grabitje”.

    “Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]”, deklaron policia.

  • Avokati i Thaçit arrin në Speciale

    Avokati i Thaçit arrin në Speciale

    Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Lluka Mishetiq ka arritur pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, një orë para fillimit të seancës, ku do e fillojë deklaratën përmbyllëse.

    Sot në Hagë nis fjala përmbyllëse e mbrojtjes së ish-presidentit, Thaçi.

    Në ditën e tretë të fazës përfundimtare te procesit më të madh gjyqësor në Hagë, siç edhe ka njoftuar Mishetiq, ai do të fillojë shpalosjen e deklaratës përmbyllëse nga ora 9 e mëngjesit.

    Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përmbyllur dje fjalën përfundimtare, duke vijuar më pas mbrojtësi i viktimave.

    ZPS ka thënë se ka pranuar, siç pretendon, mbi pesë mijë prova materiale dhe ka intervistuar mbi 130 dëshmitarë.

    Kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly Ëest ka kërkuar dënimin me burg nga 45 vjet për katërshen e UÇK-së, që në total i bie 180 vjet burgim.

    Po ashtu, gjatë ditës së djeshme, prokuroria ka pretenduar se ish-presidenti Hashim Thaçi “i ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët”, duke përmendur kështu dëshmitë e James Rubin e Wesley Clark.

    Për kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për dënim me nga 45 vjet burgim kanë reaguar liderët e vendit por edhe të rajonit, duke thënë se kjo nuk mbështetet në asnjë standard ndërkombëtar e po ashtu se Ushtria Çlirimtare e Kosovës bëri luftë të drejtë.

    Paraqitja e deklaratave përmbyllëse shënon fazën përfundimtare të procesit më të madh gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës, në Hagë.

    Prokuroria, mbrojtësi i viktimave, ekipet mbrojtëse dhe ish-krerët e UÇK-së, gjatë kësaj dhe javës se ardhshme kanë mundësi që për herë të fundit t’i drejtohen trupit gjykues me parashtrimet e tyre në këtë proces.

    Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po përballen me akuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të cilat ata i kanë cilësuar si të pabazuara. Edhe mbrojtja i ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka argumentuar se UÇK-ja nuk kishte strukturë të organizuar komanduese.

    Gjykimi ndaj tyre ka nisur më 3 prill 2023 – gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

  • Pensionistët enden sporteleve për të dëshmuar se janë gjallë

    Pensionistët enden sporteleve për të dëshmuar se janë gjallë

    Ndonëse disa kategori pensionistësh, siç janë ata kontributdhënës, me kontribut të pjesshëm dhe pensionet familjare, janë liruar nga detyrimi për paraqitje çdo gjashtë muaj, shumë prej tyre nga frika e humbjes së pensionit vazhdojnë të paraqiten në zyrat e Departamentit të Pensioneve.

    Pas shfuqizimit të neneve që obligonin të gjithë pensionistët të paraqiteshin në qendrat e pensioneve nga Gjykata Supreme, Ministria e Financave ende nuk e ka zbatuar plotësisht këtë vendim, duke krijuar konfuzion tek kjo kategori qytetarësh.

    Nezir Musliu, kryetar i Sindikatës së Pensionistëve në Prishtinë, thotë se edhe vetë kishte dilema nëse duhej të lajmërohej apo jo. Sipas tij, edhe pse disa kategori janë liruar, është e padrejtë që të tjerët të vazhdojnë t’i nënshtrohen kësaj rregulle.

    “Isha në dilemë a duhet të lajmërohem apo jo. Nga mediat mësova se duhet të paraqitem. Këtu më thanë se lirohen vetëm kontribuuesit me përvojë pune. Invalidët dhe të moshuarit nuk do duhej të lajmëroheshin çdo gjashtë muaj, është shumë e padrejtë. Ka raste të rënda në Prishtinë, kur pensionistët janë në shtrat dhe nuk mund të lëvizin. Kërkohet dëshmi mjekësore ose vërtetim pse nuk paraqiten. Është e padrejtë. Qeveria duhet të gjejë zgjidhje – ose një herë në vit, ose ta heqë krejt këtë detyrim.”, tha Musliupër rtv21.

    Të njëjtat shqetësime i kanë edhe pensionistë e tjerë. Lajmërimi çdo gjashtë muaj u krijon veçanërisht probleme shëndetësore.

    Televizioni 21 ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Financave lidhur me zbatimin e këtij vendimi, por deri në momentin e transmetimit të raportit nuk kemi marrë përgjigje.

    Këto vendime gjyqësore dhe ndryshime administrative kanë lehtësuar paksa disa kategori pensionistësh, por zbatimi dhe informimi i qytetarëve mbet sfidë, pasi po krijon paqartësi dhe pasiguri te përfituesit e pensioneve.

  • Deputetët e pakicave jo-serbe konfirmojnë votën për Kryeparlamentarin dhe Qeverinë

    Deputetët e pakicave jo-serbe konfirmojnë votën për Kryeparlamentarin dhe Qeverinë

    Sot pritet të mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe formimin e Qeverisë Kurti 3, një hap ky i rëndësishëm në procesin politik pas zgjedhjeve të fundit.

    Deputetët e komuniteteve jo-serbe kanë bërë të ditur që do të mbështesin Kryeparlamentarin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe se kanë votën për formimin e Qeverisë.

    Ata theksuan se qëndrimi i tyre është i qartë dhe i bazuar në respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, duke nënvizuar rëndësinë e funksionimit të rregullt të institucioneve parlamentare.

    Përveç mbështetjes për Kryeparlamentarin dhe Qeverinë, deputetët e minoriteteve jo-serbe kanë theksuar se vendimet e tyre do të marrin parasysh konsultimet brenda grupeve parlamentare dhe do të sigurojnë stabilitetin institucional, duke shmangur çdo bllokadë politike gjatë konstituimit të Kuvendit.

  • AME: Nuk ka raportime zyrtare për dëme serioze apo persona të lënduar, pas tërmetit

    AME: Nuk ka raportime zyrtare për dëme serioze apo persona të lënduar, pas tërmetit

    Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka reaguar pas tërmetit të sotëm që goditi Kosovën.

    Në një njoftim zyrtar, AME-ja bën me dije se deri më tani nuk ka raportime zyrtare për dëme serioze apo persona të lënduar.

    Tërmeti prej 4.8 ballësh, sipas AME-së, është ndier dukshëm dhe për shkak të forcës, ky sizmicitet ka pasur potencial për të rrezikuar qytetarët dhe për të shkaktuar dëme materiale të lehtë, shkruan IndeksOnline.

    “Institucionet përgjegjëse janë në gatishmëri të plotë dhe po e monitorojnë situatën në vazhdimësi” deklaron AME-ja.

    Ky është njoftimi i plotë:

    Të nderuar qytetarë,

    Bazuar në të dhënat e Rrjetit Sizmologjik, Shërbimit Gjeologjik të Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mesdhetare, si dhe në analizën numerike të ngjarjes sizmike, ju njoftojmë se:

    Më 10.02.2026, në ora 22:05 sipas kohës lokale, territori i Kosovës, përkatësisht zona juglindore (Prizren–Shtërpcë), është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.8 sipas shkallës Rihter, respektivisht me intensitet VI ballë të shkallës së Merkalit.

    • Thellësia hipoqendrore: 5 km.

    • Epiqendra: 23 km në lindje të Prizrenit.

    • Koordinatat gjeografike: 42.144; 20.985.

    Tërmeti është ndier dukshëm nga qytetarët në pjesë të ndryshme të Kosovës. Për shkak të forcës së tij, ky sizmicitet ka pasur potencial për të rrezikuar qytetarët dhe për të shkaktuar dëme materiale të lehta. Njëkohësisht, kjo ngjarje konfirmon se zona e Prizrenit është zonë sizmogjene aktive, ashtu siç paraqitet edhe në Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovën.

    Deri në këto momente, nuk ka raportime zyrtare për dëme serioze apo persona të lënduar. Institucionet përgjegjëse janë në gatishmëri të plotë dhe po e monitorojnë situatën në vazhdimësi.

    Udhëzime për qytetarët:

    • Ruani qetësinë dhe informohuni vetëm nga burime zyrtare.

    • Në rast të lëkundjeve të tjera, qëndroni larg dritareve dhe objekteve që mund të bien dhe shkaktojne lendime.

    • Në ambiente të mbyllura, strehohuni nën një tavolinë të fortë ose pranë një muri mbajtës-shtyllave betoni.

    • Pas përfundimit të lëkundjeve, dilni me qetësi në hapësira të hapura.

    • Mos përdorni ashensorët dhe shmangni përdorimin e panevojshëm të automjeteve.

    • Kontrolloni me kujdes banesat për dëmtime eventuale dhe ndihmoni personat në nevojë.

    Çdo informacion shtesë do të komunikohet në kohë reale përmes institucioneve zyrtare. Numrat emergjent :112 , 193 ose 192 jane ne dispozicionin tuaj 24/7.

  • Tërmeti në Kosovë, 130 nxënës u larguan nga hoteli në Brezovicë – situata ishte nën kontroll

    Tërmeti në Kosovë, 130 nxënës u larguan nga hoteli në Brezovicë – situata ishte nën kontroll

    Menaxheri i Qendrës së Skijimit në Brezovicë, Ardian Grazhda ka folur lidhur me tërmetin që goditi mbrëmë Kosovën, për çka tha se situata është nën kontroll.

    Ai tha se për shkak që në një hotel atje ishin rreth 130 nxënës, përgjegjësia dhe frika ishte më e madhe.

    Në Klan Kosova, ai tha se të gjithë janë mirë dhe për fat të mirë, në vendin e ngjarjes kanë qëlluar edhe FSK.

    “Mirë jemi, shyqyr Zotit gjithçka në rregull. Mbrëmë na ndodhi diçka, i kemi pasur 130 nxënës, dhe është FSK me shërbim këtu. Janë angazhuar të gjithë, i kemi nxjerr nxënësit jashtë. Tërë natën kemi pritur se mos po ndodh sërish”, tha Grazhda.

    Pas tërmetit që tronditi vendin, autoritetet tregojnë si të mbrohemi gjatë dhe pas lëkundjeve

    Ndryshe, një tërmet me magnitudë rreth 4.8 sipas shkallës Rihter ka goditur zonën Prizren–Shtërpcë mbrëmjen e së martës, rreth orës 22:05 me orën lokale, ndërsa lëkundjet janë ndjerë në pjesë të ndryshme të Kosovës dhe rajonit.

    Pas këtij rasti, autoritetet kanë dalë me një njoftim për qytetarët, duke apeluar për qetësi dhe respektim të udhëzimeve të sigurisë në rast të tërmeteve.

  • Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së sipas rregullave të reja të azilit

    Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së sipas rregullave të reja të azilit

    Parlamenti Europian miratoi ndryshimet në rregullat e procedurës së azilit të BE-së që synojnë përshpejtimin e përpunimit të kërkesave për azil.

    Eurodeputetët mbështetën krijimin e një liste në të gjithë BE-në të vendeve të sigurta të origjinës dhe gjithashtu votuan në favor të një marrëveshjeje mbi një rregullore që rregullon zbatimin e konceptit të “vendit të tretë të sigurt”.

    Sipas Parlamentit, lista e re e vendeve të sigurta të origjinës në nivelin e BE-së do të lejojë përpunimin e përshpejtuar të kërkesave për azil nga shtetasit e Bangladeshit, Kolumbisë, Egjiptit, Kosovës, Indisë, Marokut dhe Tunizisë.

    Sipas rregullave të reja, barra e provës do të bjerë mbi aplikantin për të demonstruar se dispozita e vendit të sigurt nuk duhet të zbatohet në rastin e tij specifik, për shkak të një frike të bazuar mirë nga persekutimi ose rreziku i lëndimit serioz nëse kthehet në vendin e tij të origjinës.

    Vendet kandidate për në BE do të konsiderohen gjithashtu vende të sigurta origjine, përveç rasteve kur rrethanat përkatëse tregojnë ndryshe.

    Rrethana të tilla përfshijnë dhunën pa dallim në kontekstin e një konflikti të armatosur, një shkallë të njohjes së azilit në të gjithë BE-në për shtetasit e tyre që tejkalon 20% ose vendosjen e sanksioneve ekonomike të lidhura me veprime që prekin të drejtat dhe liritë themelore.

    Raportuesi Alessandro Ciriani tha se lista e vendeve të sigurta të origjinës shënon një pikë kthese politike në menaxhimin e migracionit në BE.

    “Me këtë legjislacion, një periudhë paqartësie i vjen fundi dhe vendoset një drejtim i qartë: rregulla të përbashkëta, procedura më të shpejta dhe më efikase, mbrojtje e të drejtës së azilit për ata që kanë të drejtë për të dhe një qasje e vendosur për të parandaluar abuzimin. BE-ja po përgatit rregulla të qarta dhe të zbatueshme bazuar në përgjegjësi të përbashkët”, tha Ciriani.

    Komisioni Evropian do të monitorojë situatën në vendet në listë dhe në vendet kandidate, dhe do të reagojë nëse rrethanat ndryshojnë. Komisioni Evropian mund ta caktojë përkohësisht një vend si të pasigurt ose të propozojë heqjen e tij të përhershme nga lista. The GEOPOST

  • Policia jep detaje për 59 vjeçarin që dyshohet se ra në bunar

    Policia jep detaje për 59 vjeçarin që dyshohet se ra në bunar

    Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Bajnicë të Kaçanikut, ku një burrë 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në një bunar që ndodhej në oborrin e shkollës së fshatit.

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajti, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se ngjarja është raportuar në orët e mbrëmjes dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet përkatëse.

    Sipas tij, rreth orës 22:30, ekipet e zjarrfikësve dhe vullnetarët kanë arritur ta nxjerrin trupin, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar se ishte pa shenja jete.

    “Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Rasti është cilësuar vdekje e dyshimtë.”, tha ai.