ATV

Author: K.B.

  • Anita pas dorëheqjes së Ramushit: Më në fund e fitova burrin tim

    Anita pas dorëheqjes së Ramushit: Më në fund e fitova burrin tim

    Lajmi për dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë vëmendjen kryesore të opinionit publik.

    Pas këtij vendimi, ka ardhur edhe reagimi i parë nga bashkëshortja e tij, Anita Muçaj-Haradinaj, e cila përmes një mesazhi plot ndjenjë ka shprehur mbështetjen e saj të pakursyer.

    Në një postim në rrjetet sociale, Anita ka theksuar se për të nuk ka titull më të lartë sesa të jetë krah tij si bashkëshortja e tij dhe nëna e tre fëmijëve të tyre. “Ti je një lider dhe strateg që në komb lind një herë në 100 vjet,” ka shkruar ajo, duke vlerësuar kontributin e gjatë të Ramushit në skenën politike të Kosovës.

    Anita u shpreh se përgjatë viteve kanë udhëtuar së bashku në shumë dimensione dhe sfida, por tani duket se ka ardhur koha për një kapitull të ri.

    Duke e mbyllur mesazhin me fjalët “Kosova të do, por unë të dua edhe më shumë”, ajo nuk e fshehu lumturinë që tani e tutje do ta ketë bashkëshortin më pranë familjes, duke shkruar: “Më në fund e fitova burrin tim.”

  • Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska

    Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjë e Hercegovinës ka konfirmuar dhe publikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme për president të entitetit të Republikës Sërpska, sipas të cilave Sinisha Karan është zgjedhur në këtë post.

    Karan, kandidat i Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD) të Millorad Dodikut, do ta ushtrojë këtë funksion deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja të përgjithshme, të cilat pritet të zhvillohen në muajin tetor të këtij viti.

    Zgjedhjet e parakohshme të përsëritura për president të Republikës Sërpska janë mbajtur më 8 shkurt në 16 qytete të këtij entiteti dhe në Distriktin e Bërçkos.

    Në zgjedhje kanë votuar 41.826 qytetarë, apo 49.51 për qind. Të drejtë vote kanë pasur gjithsej 84.474 votues.

    Zgjedhjet janë mbajtur në 136 vendvotime në 17 njësi të vetëqeverisjes lokale në Republikën Sërpska dhe Distriktin e Bërçkos. Ato janë përsëritur pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjë e Hercegovinës kishte zbuluar keqpërdorime gjatë votimit të mbajtur më 23 nëntor 2025.

  • Avokatja: Asnjë dëshmitar nuk e akuzon Krasniqin për rrahje apo keqtrajtim

    Avokatja: Asnjë dëshmitar nuk e akuzon Krasniqin për rrahje apo keqtrajtim

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, avokatja e mbrojtjes, Venkateswari Alagendra, ka vijuar me fjalën përfundimtare në rastin ndaj Jakup Krasniqi, duke kërkuar nga trupi gjykues që ta shpallë atë të pafajshëm.

    Gjatë paraqitjes së saj, Alagendra deklaroi se në dokumentacionin e prokurorisë nuk ekziston asnjë dëshmitar i vetëm që pretendon se Krasniqi ka rrahur, keqtrajtuar apo torturuar ndonjë person, qoftë civil apo tjetër.

    “Në dokumentacion nuk ka qoftë edhe një dëshmitar të vetëm që pretendon se Jakup Krasniqi ka rrahur, keqtrajtuar apo torturuar ndonjë person, qoftë ky civil apo person tjetër. Nuk ekziston as edhe një viktimë e vetme, as një person i vetëm nga qindra dëshmitarë të intervistuar nga prokuroria për shumë e shumë vite, që pretendon apo akuzon Krasniqin se i ka rrahur, abuzuar apo se ka qenë i pranishëm kur ata janë keqtrajtuar në çfarëdo trajte apo forme”, tha avokatja.

  • ​Avokatja e Jakup Krasniqit: Ekziston vetëm një opsion që ai të shpallet i pafajshëm

    ​Avokatja e Jakup Krasniqit: Ekziston vetëm një opsion që ai të shpallet i pafajshëm

    Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra ka nisur paraqitjen e deklaratës përmbyllëse në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Ajo tha se klienti po privohet padrejtësisht nga liria tash e pesë vjet.

    “Ekziston vetëm një opsion, që ju të merrni vendim për pafajësi dhe që të kthehet në familjen e tij. Në të gjitha këto 34 muaj gjykim, nuk ka asnjë dëshmitar që tregon se ai e ka rrahur, torturuar apo keqtrajtuar ndonjë person. Kjo prokurori kryesisht mbështetet në spekulime dhe pretendime të pabaza”, tha ajo.

    Më tej, ajo tha se Prokuroria i ka anashkaluar provat shfajësuese. Po ashtu, theksoi se ZPS nuk ka thirrur një numër vendimtar të dëshmitarëve, të cilët do të kishin dhënë informacione për hierarkinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Në hyrje të parashtrimeve përfundimtare, mbrojtja e Krasniqit tha se prokuroria ka dështuar edhe të argumentojë lidhjen mes klientit të saj dhe krimeve të pretenduara.

    “Kjo akuzë nuk do të duhej të ishte ngritur fare. Prokuroria do të duhej të tërhiqte aktakuzën në fazë më të hershme por këtë nuk e bëri”, shtoi ajo.

    Mbrojtja e Jakup Krasniqit do të vonojë me paraqitjen e deklaratës përmbyllëse gjatë tërë ditës. /kp/

  • Bill Gates: Brenda 10 vjetëve do të ketë vetëm 2 ditë punë në javë

    Bill Gates: Brenda 10 vjetëve do të ketë vetëm 2 ditë punë në javë

    Bill Gates parashikon një të ardhme të ndryshuar për botën e punës. Sipas tij, brenda dhjetë vjetëve, Inteligjenca Artificiale do të ketë një ndikim të tillë sa që shumica e punëve do t’i përfundojnë robotët dhe AI-ja, duke e bërë të mundur që njerëzit të punojnë vetëm dy ditë në javë, ndërsa pjesa tjetër të jetë kohë për relaks dhe aktivitete të tjera.

    Gates thekson se kjo mund të sjellë një periudhë të re, ku shoqëria duhet të rishikojë mënyrën si do të shpenzohet kjo kohë e lirë. Ai sugjeron se AI-ja mund të mbushë boshllëqet në fusha si mjekësia dhe arsimi, duke ofruar shërbime më të besueshme dhe duke eliminuar problemet me mungesën e stafit. Për Gatesin, inteligjenca artificiale përfaqëson një revolucion pozitiv që mund të çojë në trajtime të reja për sëmundje vdekjeprurëse, zgjidhje për krizën klimatike dhe arsim cilësor për të gjithë, duke transformuar rrënjësisht jetën njerëzore në dekadën që vjen.

    Me një pasuri prej rreth 125 miliardë dollarësh, Bill Gates mbetet një nga figurat më të njohura në botën e biznesit dhe teknologjisë. Por sipas tij, rruga drejt suksesit nuk ka qenë aspak e lehtë, një nga sfidat më të mëdha personale ka qenë prokrastinimi. Ish-CEO i Microsoft, ka deklaruar gjithashtu së fundmi se “njerëzit nuk kanë lindur për të punuar”, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi të ardhmen e punës në një botë gjithnjë e më të automatizuar. Gjatë një interviste në podcastin Express Adda, Gates theksoi se puna nuk është një qëllim në vetvete, por një nevojë që lind nga mungesa e burimeve dhe domosdoshmëria për të prodhuar të mira për mbijetesë.

  • Avokati: Nxënësi e kishte kanosur me vrasje drejtorin e shkollës “Pavarësia”

    Avokati: Nxënësi e kishte kanosur me vrasje drejtorin e shkollës “Pavarësia”

    Avokati i drejtorit të shkollës “Pavarësia”, Rinor Bajrami, ka thënë se klienti i tij ditë më parë ka paraqitur kallëzim penal ndaj nxënësit, i cili ishte përfshirë në një konflikt fizik me një mësimdhënës. Sipas avokatit, nxënësi ka kanosur me vrasje dhe ka fyer rëndë drejtorin dhe familjen e tij.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë të enjten njoftoi se ka zgjeruar hetimet edhe ndaj drejtorit të shkollës, pasi ky u pa në një video duke e goditur nxënësin e njëjtë të përfshirë në rastin me mësimdhënësin.

    Avokati Bajrami ka thënë se përveç se me 5 shkurt, nxënësi e ka kanosur drejtorin edhe më 9 shkurt, kur ka dalë videoja që drejtori e godet nxënësin, dhe se ky veprim i drejtorit ka ardhur pikërisht për shkak të këtyre rrethanave.

    “Klienti im më 5 shkurt 2026 ka paraqitur kallëzim penal ndaj nxënësit A.O. për kanosje me vrasje, sharje dhe fyerje të rënda ndaj tij dhe familjes së tij. Pra, organet e rendit kanë qenë të njoftuara për situatën disa ditë para incidentit të publikuar. Më 9 shkurt 2026, ai është përballur sërish me sharje ndaj familjes së tij, me fyerje të rëndë të vajzës së tij 2 vjet e gjysmë dhe me kanosje të drejtpërdrejtë për jetën nga i njëjti person. Reagimi i tij ka ndodhur në ato rrethana konkrete, nën ndikimin e drejtpërdrejtë të kanosjes. Menjëherë pas momentit kritik, ai vetë ka ftuar policinë dhe ka raportuar ngjarjen”, thuhet në sqarimin e avokatit.

    Bajrami ka shtuar se përgjegjësia penale e drejtorit të shkollës duhet të analizohet në kontekstin e plotë faktik dhe juridik, “e jo në mënyrë të shkëputur nga rrethanat që i kanë paraprirë dhe e kanë shoqëruar ngjarjen”.

  • Kurti arrin në Mynih, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij

    Kurti arrin në Mynih, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në Mynih.

    Ai atje do të marr pjesë në Konferencën e përvitshme të Sigurisë.

    Kurti në Gjermani është duke u shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Rita Augestad Knudsen.

    Në këtë konferencë do të marrin pjesë shumë udhëheqës e liderë botëror. Në mesin e tyre do të jetë edhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio.

  • Tromp nga Haga: Një vendim kundër Millosheviqit do ta bënte më të vështirë gjykimin e krerëve të UÇK-së

    Tromp nga Haga: Një vendim kundër Millosheviqit do ta bënte më të vështirë gjykimin e krerëve të UÇK-së

    24 vjet më parë kishte nisur gjyqi ndaj ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, i cili njihet si kasapi i Ballkanit.

    Hulumtuesja e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavi, Nevenka Tromp, pikërisht nga objekti i atëhershëm i njohur si Gjykata e Hagës, kujton ditën e 2 shkurtit kur nisi ky proces, duke përmendur turmën e gazetarëve përreth objektit.

    “Ishte 24 vjet më parë kur gjyqi ndaj Millosheviqit filloi në këtë ndërtesë pas meje. Nëse do të shikonit pamjet arkivore, i gjithë ky shesh këtu ishte plot i mbushur me antena satelitore të të gjitha mediave botërore. Nuk mund të kaloje nga turma e gazetarëve – ishte lajmi kryesor në gjithë botën. Dhe tani, 24 vjet më pas, kemi një situatë të ngjashme me Dhomat e Specializuara të Kosovës, ku liderët e Kosovës, udhëheqësit e kohës së luftës, kundërshtarë të regjimit të Millosheviqit, po mbajnë fjalët e tyre përmbyllëse në një proces penal kundër tyre”, tregon ajo në një intervistë për KosovaPress.

    Millosheviq gjykohej për krime të luftës, krime kundër njerëzimit, për gjenocid në Kroaci, në Bosnje e Kosovë.

    Autorja e librit “Gjykimi i papërfunduar i Sllobodan Millosheviqit” flet për KosovaPress për rëndësinë që kishte ky proces për Kosovën në veçanti.

    Tromp thekson se gjatë kohës sa ishte Millosheviq në pushtet ndodhën krime masive e mizori të mëdha.

    “Para se gjithash, Millosheviq ishte pothuajse 10 vjet president, fillimisht i Serbisë dhe më pas i Republikës Federale të Jugosllavisë. Gjatë kësaj kohe pati tre luftëra radhazi ku ndodhën krime masive dhe mizori të mëdha. Pas vitit 1995, kur Millosheviqi ishte nje nga arkitektët e Marrëveshjes se Dejtonit për Bosnjën, ai pati nje dhanc ta rehabilitonte vetën, sepse i kujtojmë fotografitë në Paris nga dhjetori 1995, ku ai po shtrëngonte duart me Alija Izetbegoviqin -president i Bosnjes, Franjo Tugjmanin president i Kroacisë dhe Bil Clintonin. Dhe disi ai nuk arriti ta mbante vetën në anen e mirë te historisë. Ai nuk mund ta linte Kosovën të lirë dhe duke hyrë në luftën e Kosovës, ai u cementua në historinë botërore si një figurë negative, si një njeri që abuzoi me pushtetin politik dhe ishte përgjegjës për mizori masive. Fillimisht u padit për Kosovën sepse, pas Dejtonit, ai mendoi: jam i sigurt, askush nuk do të më padisë për Kroacinë dhe Bosnjë-Hercegovinën. Por sapo humbi pushtetin në tetor 2000 dhe u transferua në Hagë vetëm mbi bazën e aktakuzës për Kosovën, në qershor 2001, prokuroria e zgjeroi aktakuzën me dy të tjera: një për krimet në Kroaci nga 1991 deri në 1995 dhe një për krimet në Bosnjë-Hercegovinë, përfshirë gjenocidin.”

    Ky proces, Tromp shton se kishte rëndësi te veçantelajm i madh, meqë krimi i gjenocidit për herë të parë po gjykohej në nivel individual.

    “Kjo ishte lajmi i madh, sepse krimi i gjenocidit për herë të parë po gjykohej në nivel individual në lidhje me luftërat jugosllave, por gjithashtu për herë të parë u ngrit edhe një padi për gjenocid kundër një shteti, kundër Serbisë, në gjykatën më të lartë të OKB-së këtu në Hagë. Përmes aktakuzës së Millosheviqit, bota kuptoi se ekziston një mënyrë për t’u përballur me krimin e gjenocidit si në nivel individual, në nivel presidenti, ashtu edhe në nivel shteti. Pse nuk kishte akuza për gjenocid për Kosovën në aktakuzë, kjo mbeti e pazgjidhur, sepse vdekja e tij dhe zhvillimet e mëvonshme të së drejtës penale ndërprenë çdo hetim të mëtejshëm për prova të mundshme të gjenocidit në Kosovë në vitet 1998–1999”, thekson Tromp për KosovaPress.

    Gjyqi ndaj Millosheviqit filloi nga 12 shkurti i vitit 2002 e zgjati deri në mars te vitit 2006, por nuk arriti të ketë aktgjykim përfundimtar për shkak se ai vdiq në qeli.

    Sikur te përfundohet ky gjyq dhe të kishte vendim kundër Millosheviqit, Tromp thotë se do të ishte e vështirë që sot të gjykohen ish-liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    “Nga pikëpamja ligjore, do të kishte qenë shumë e rëndësishme të kishte një vendim kundër tij. Një përgjegjësi e tij personale e konfirmuar qartë në gjuhën e ligjit do të implikonte shumë më tepër edhe udhëheqjen ushtarake serbe në kriminalitet. Jam e sigurt se do të kishte qenë shumë më e vështirë, 20 vjet më vonë, që Dhomat e Specializuara të Kosovës të gjykonin udhëheqësit e UÇK-së për krimet në Kosovë. Do të dukej shumë më jomorale dhe jashtë realitetit krahasuar me atë që do të përmbante një vendim kundër Millosheviqit si kreu i shtetit. Unë nuk kam asnjë dyshim se nga 66 pikat e aktakuzës, ndoshta nuk do të ishte shpallur fajtor për të gjitha, por për shumicën po. Dhe aktakuza për Kosovën ishte shumë e rëndësishme, sepse do të forconte narrativën e përgjegjësisë asimetrike në luftëra — që do të thotë se asnjë palë tjetër, si individ apo si shtet, nuk kishte rol dhe përgjegjësi më të madhe për shpërbërjen e dhunshme dhe kryerjen e krimeve sesa Millosheviqi, udhëheqja politike, ushtarake dhe policore serbe, dhe në fund edhe vetë Serbia si shtet”, përfundon ajo.

  • Komisioni për Buxhet miraton Ligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2026

    Komisioni për Buxhet miraton Ligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2026

    Projektbuxheti për vitin 2026 që kap vlerën rreth 4 miliardë euro, ka kaluar në Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere.

    Ligji për Ndarjet Buxhetore për vitin 2026 është miratuar me 6 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim.

    Në rend dite janë edhe marrëveshjet ndërkombëtare:

    -Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-003 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër” në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për zhvillim;

    – Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-005 për ratifikimin e marrëveshjen e kredisë në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, punës dhe transfereve, dhe asociacioni ndërkombëtar për zhvillim për projektin “kompas” – qasja gjithëpërfshirëse e Kosovës për forcimin e sistemit të shëndetësisë.

    – Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-006 për ratifikimin e marrëveshjen e kredisë në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e financave, punës dhe transfereve, dhe asociacioni ndërkombëtar për zhvillim (anzh) për projektin “edukimi në fëmijërinë e hershme dhe kujdesi për kapitalin njerëzor të Kosovës”;

    -Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-004 për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për “instrumentin për reforma dhe rritje për ballkanin perëndimor” ndërmjet Bashkimit Evropian, që përfaqësohet nga Komisioni Evropian si huadhënës, dhe Kosovës si huamarrës dhe bankës qendrore të Kosovës si agjent i huamarrësit.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati derisa prezantoi projektbuxhetin e 2026-tës dhe marrëveshjet ndërkombëtare, ka kërkuar nga deputetët që të përfundojnë procedurat sa më shpejt që është e mundur.

  • ‘Tiger print’ zë vendin e leopardit: Trendi i ri që do të dominojë 2026

    ‘Tiger print’ zë vendin e leopardit: Trendi i ri që do të dominojë 2026

    Brenda vetëm një viti, leopardi kaloi nga një trend i momentit në një element bazë të garderobës moderne. Viti 2025 u shpall zyrtarisht si “Viti i Leopardit”, me motivin karakteristik që dominoi pasarelat në Paris dhe Nju Jork, street style-in dhe koleksionet e markave të njohura. Por me ardhjen e sezonit të ri, moda kërkonte diçka më të guximshme. Për vitin 2026, në qendër të vëmendjes vjen tiger print.

    Me një dozë nostalgjie nga vitet ’70, ’90 dhe fillimi i viteve 2000, motivi i tigrit rikthehet më ekzotik, më i rrallë dhe vizualisht më magnetik. Vijat e tij krijojnë deklaratë edhe në kombinimet më minimaliste: mjafton një palë geta, një çantë apo një pallto me këtë print për të transformuar tërësisht një veshje.

    Shtëpitë e mëdha të modës e kanë rikthyer periodikisht këtë kod stilistik nga arkivat, duke e përshtatur për brezat e rinj. Në dhjetor, Chanel prezantoi një fustan luksoz me motiv tigri në shfaqjen Métiers d’Art 2026, duke e vendosur sërish printin në epiqendër. Ndërkohë, Chloé dhe Jacquemus sollën pallto “fluffy” dhe silueta me frymë vintage, ndërsa Marine Serre e ktheu getën portokalli me tiger print në “must-have” të rrjeteve sociale.

    Deri në vitin 2026, leopardi është bërë një zgjedhje e sigurt dhe e përditshme, po aq i lehtë për t’u kombinuar sa një xhaketë e zezë. Por tani, tigri merr fronin si protagonisti i ri i animal print, duke sjellë një energji më të fortë dhe më të guximshme në skenën e modës.