ATV

Author: K.B.

  • Smakaj, Kilaj dhe Fazliu kërkojnë ndryshimin e kushteve të lirimit me kusht, Thaçi ankohet për përkthimin

    Smakaj, Kilaj dhe Fazliu kërkojnë ndryshimin e kushteve të lirimit me kusht, Thaçi ankohet për përkthimin

    Bashkim Smakaj, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliu kishin kërkuar nga gjyqtari i vetëm në çështjen gjyqësore të tyre që të ndryshojnë kushtet e lirimit të tyre.

    Por, nuk u elaburuan në seancën e së martës kërkesat e palëve mbrojtëse të të akuzuarve, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    Lidhur me këtë, pati kundërshtime Prokuroria e cila u obligua që t’i zgjerojë parashtrimet e tyre më vonë.

    Ndërsa, gjatë seancës, Hashim Thaçi i cili ishte i pranishëm përmes video-lidhjes u ankua për mungesë përkthimi.

  • Eman Rrahmani: E vlerësoj punën e presidentes Osmani, por votoj si PDK-ja

    Eman Rrahmani: E vlerësoj punën e presidentes Osmani, por votoj si PDK-ja

    Deputeti Eman Rrahmani, në një lidhje direkte në emisionin “Debat Plus”, ka deklaruar se e respekton dhe e vlerëson punën e presidentes Vjosa Osmani, por vota e tij për çështjen e presidentit do të jetë në koordinim të plotë me Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

    “Eman Rrahmani e respekton dhe e vlerëson punën e Presidentes Vjosa Osmani, ndërsa vota është në koordinim të plotë me grupin parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë ai.

    Rrahmani ka theksuar se vendimi për votimin lidhur me zgjedhjen e presidentit do të jetë i përbashkët me PDK-në, pavarësisht se kush do të jetë kandidati.

    “Është vendim i përbashkët me grupin parlamentar të PDK-së që do të jetë rreth votimit për çështjen e presidentit të Kosovës ose presidentes, pavarësisht se kush është”, është shprehur ai.

    Ai ka shtuar se është pjesë e Grupit Parlamentar të PDK-së, ku edhe ka garuar në kuadër të këtij subjekti politik, dhe se marrëveshja paraprake si koalicion ka qenë që të ketë qëndrime të përbashkëta edhe për çështjen e presidentit, ashtu si edhe për tema të tjera politike.

    Tahiri: Kosova s’ka kohë për aventura të reja zgjedhore, janë vetëm zvarritje
    Read more

  • Mashtrime turistike në Dubai: Udhëtime të rreme për në Oman për 1,000 dollarë

    Mashtrime turistike në Dubai: Udhëtime të rreme për në Oman për 1,000 dollarë

    Turistët që qëndrojnë në Dubai janë paralajmëruar për një lloj të ri mashtrimi në të cilin persona të panjohur ofrojnë transport me makinë me shofer në Oman, me një çmim prej 900 deri në 1,000 dollarë

    Sipas informacionit të disponueshëm, mashtruesit hyjnë në grupet online dhe dhomat e bisedave ruse në Dubai, ku ofrojnë të organizojnë një udhëtim tokësor në kryeqytetin e Omanit, Muscat.

    Megjithatë, pasi pasagjerët e interesuar bëjnë një pagesë paraprake, organizatorët e dyshuar të transportit zhduken pa lënë gjurmë dhe komunikimi ndërpritet.

    Turistët e lënduar raportojnë se profilet e përdorura nga mashtruesit duken bindëse në shikim të parë. Megjithatë, pas një inspektimi më të afërt, mund të shihet se llogaritë janë hapur së fundmi dhe se ato nuk kanë lidhje të vërtetë me Emiratet e Bashkuara Arabe.

    Çmimi i transportit u duk i pranueshëm për shumë njerëz, prandaj ata vendosën të paguajnë shumën e kërkuar. Kostoja e udhëtimit në Oman është rreth 900 dollarë, ndërsa kostoja e udhëtimit në Muscat është 1,000 dollarë, nga ku pasagjerët planifikojnë të vazhdojnë me aeroplan.

  • Vrau Ardian Nikulajn, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për autorin e ngjarjes

    Vrau Ardian Nikulajn, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për autorin e ngjarjes

    Prokuroria e Lezhës gjatë seancës së sotme gjyqësore ka kërkuar burgim të përjetshëm për autorin e vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj, në Lezhë. Seanca gjyqësore zgjati rreth një orë. Autori i krimit është Ruben Saraiva, me origjinë nga Portugalia.

    Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasje e kryer për interes ose hakmarrje”, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

    Si ndodhi ngjarja?

    Ardian Nikulaj u vra më 19 prill brenda lokalit të tij në Shëngjin. Porositës dhe organizator është Edmond Haxhia i cili ka rënë në pranga, së bashku me tre britanikë Thomas Mithan, Steve Hunt dhe Harriet Bridgeman. Të katër këta janë prangosur, pasi autoritetet britanike kanë pranuar si të ligjshme kërkesën e bërë nga Policia e Shtetit.

    Portugezi Ruben Saraiva u largua nga Shqipëria përmes Doganës së Kapshticës, bashkë me britanikun Harry Simson, në drejtim të Greqisë. Ai u ekstradua në Shqipëri me 31 dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare. Prej asaj kohe ai po qëndron në paraburgim.

    Nga ana tjetër, britanikët dyshohet se kanë qenë informatorë, dhe kanë qëndruar pikërisht në resortin në pronësi të biznesmenit Ardian Nikulaj dhe sipas hetuesve, ata kanë vëzhguar për ditë me radhë lëvizjet e tij dhe të stafit, të cilat më pas ia raportonin portugezit Ruben Saraiva.

    Osmani e Kurti u takuan dje, takimi s’prodhoi rezultat
    Read more

  • Mbi 5 mijë gjoba trafiku e 116 aksidente gjatë shkurtit në rajonin e Ferizajt

    Mbi 5 mijë gjoba trafiku e 116 aksidente gjatë shkurtit në rajonin e Ferizajt

    Policia e Kosovës, ka ofruar statistikat për numrin e aksidenteve dhe gjobave përgjatë muajit shkurt në rajonin e Ferizajt.

    Aty njoftohet se gjatë këtij muaji, në këtë rajon, janë raportuar 116 aksidente në komunikacion, ku 54 kanë qenë me lëndime, dhe, 62 me dëme materiale.

    ‘‘Po ashtu, gjatë muajit shkurt -2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 5.691 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion dhe ka shqiptuar masën mbrojtëse të heqjes së patentë-shoferit për 120 shoferë automjetesh, të cilët kanë kryer shkelje të rënda të rregullave të trafikut’’, njoftohet mes tjerash në komunikatë.

    Komunikata:

    Numri i aksidenteve dhe gjobave gjatë muajit shkurt-2026 në rajonin e Ferizajt

    Gjatë muajit shkurt- 2026, në rajonin e Ferizajt, që përfshin komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit, janë raportuar gjithsej 116 aksidente në komunikacionin rrugor, prej tyre:

    – 54 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 66 persona

    – 62 aksidente me dëme materiale.

    Për krahasim, gjatë muajit shkurt të vitit 2025 ishin raportuar gjithsej 119 aksidente, prej tyre:

    – 1 me fatalitet , 1 person i vdekur

    – 42 aksidente me lëndime, 58 persona të lënduar

    – 76 aksidente me dëme materiale.

    Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i aksidenteve ka shënuar një zbritje prej – 2.5 %.

    Po ashtu, gjatë muajit shkurt -2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 5.691 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion dhe ka shqiptuar masën mbrojtëse të heqjes së patentë-shoferit për 120 shoferë automjetesh, të cilët kanë kryer shkelje të rënda të rregullave të trafikut.

    Në muajin shkurt të vitit 2025 ishin shqiptuar gjithsej 4.426 gjoba, që paraqet një rritje prej + 28.5 % këtë vit.

    Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me angazhime dhe aktivitete të shtuara në funksion të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në komunikacionin rrugor.

    Apelojmë tek të gjithë shoferët e automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në komunikacion, të respektojnë shenjat dhe rregullat e trafikut.

    Ftojmë gjithashtu qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë, duke raportuar çdo kundërvajtje në komunikacion përmes:

    – Aplikacionit “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë :

    -192,

    – 0290/326-250,

    – 0290/322-406.

  • Bëhet virale video e Getafes duke festuar fitoren historike ndaj Real Madridit

    Bëhet virale video e Getafes duke festuar fitoren historike ndaj Real Madridit

    Lojtarët e Getafes kanë festuar maksimalisht në zhveshtoret e tyre fitoren e madhe në udhëtim te Real Madridit të hënën mbrëma dhe video e festës së tyre është bërë virale tashmë në rrjetet sociale.

    Getafe arriti një fitore të madhe duke mposhtur Real Madridin me rezultat 0-1 në ndeshjen e xhiros së 26-të të La Ligës. Vizitorët triumfuan në Santiago Bernabeu me një gol nga Martin Satriano në minutën e 39-të.

    Gabimi e la Real Madridin në kuotën e 60 pikëve, katër pikë pas liderëve të Barcelonës, ndërsa Getafe u ngjit në vendin e 11-të me 32 pikë.

    Festa filloi në fushë, por hiti më i madh ishte videoja e lojtarëve të Getafes duke festuar në dhomën e zhveshjes së Bernabeut.

    Lojtarët u ngjitën në një tavolinë me pije dhe një altoparlant të madh dhe kërcyen.

  • FSK-ja do të shënojë Epopenë e UÇK-së me ceremoni në kazermën “Adem Jashari”

    FSK-ja do të shënojë Epopenë e UÇK-së me ceremoni në kazermën “Adem Jashari”

    Me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, Forca e Sigurisë e Kosovës do të rreshtojë kuadratet e saj në një ceremoni zyrtare që do të mbahet të enjten, më 5 mars 2026, në orën 12:00, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

    Sipas njoftimit, manifestimi do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët, ndërsa të pranishëm do të jenë edhe krerët më të lartë shtetërorë si dhe mysafirë të ftuar.

    Nga mediat është kërkuar që të jenë në vendin e aktivitetit jo më vonë se ora 11:45, për të mundësuar mbarëvajtjen e ceremonisë.

  • Kurti takohet sërish me Abdixhikun

    Kurti takohet sërish me Abdixhikun

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, edhe sot po zhvillon takim me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

    Sipas EO, takimi po mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

    Kreu i qeverisë edhe dje u takua me Abdixhikun për të diskutuar rreth çështjes së presidentit, mirëpo pas takimit të dy njoftuan se nuk u arrit asnjë marrëveshje.

  • Cakolli: Vendi në zgjedhje nëse Presidenti s’zgjidhet deri të enjten

    Cakolli: Vendi në zgjedhje nëse Presidenti s’zgjidhet deri të enjten

    Eugen Cakolli nga KDI thënë se Lëvizja Vetëvendosje kishte dorëzuar një ankesë në Gjykatën Kushtetuese kur ishte zgjedhur Hashim Thaçi president në vitin 2026.

    Kjo me argument se në sallë do duhej të ishin 120 deputetë, por Cakolli tha se Gjykata Kushtetuese e kishte rrëzuar këtë.

    Ai tha se tutje se deputetët nuk bëjnë mirë nëse nuk qëndrojnë sallë, por kjo nuk krijon vakum kushtetues.

    Por, nëse nuk zgjedhet Presidenti deri të enjten, thotë ai, vendi shkon në zgjedhje.

    “Deputetët nuk bëjnë mirë nëse nuk qëndrojnë, por nuk krijon vakum kushtetutës. Gjykata shkon një hap tutje, kur e pati rrëzu këtë argumentin e ka përcaktu që në rast se vendimi si i tillë mbahet në shumicën minimale atëherë procedura është zhvilluar si duhet. Deputetëve iu ka njohur mandatin të lirë”, ka thënë ai të hënën në Pressing.

  • Irani kërcënon se do të sulmojë çdo anije që përpiqet të kalojë nëpër Ngushticën e Hormuzit

    Irani kërcënon se do të sulmojë çdo anije që përpiqet të kalojë nëpër Ngushticën e Hormuzit

    Një komandant në Korpusin e Gardës Revolucionare (IRGC) të Iranit ka thënë se Ngushtica e Hormuzit është e mbyllur dhe paralajmëroi se çdo anije që përpiqet të kalojë do të sulmohet, sipas mediave shtetërore iraniane.

    “Ngushtica është e mbyllur. Nëse dikush përpiqet të kalojë, heronjtë e Gardës Revolucionare dhe marinës së rregullt do t’i vënë flakën këtyre anijeve”, ka thënë të hënën Ebrahim Jabari, një këshilltar i lartë i komandantit të përgjithshëm të IRGC-së, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi.

    Teherani ka synuar infrastrukturën kritike për prodhimin e energjisë në botë si pjesë e hakmarrjes së tij për fushatën e bombardimeve izraelite dhe amerikane që filloi të shtunën dhe vrau udhëheqësin suprem iranian Ajatollah Ali Khamenei dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

    “Ne gjithashtu do të sulmojmë tubacionet e naftës dhe nuk do të lejojmë që asnjë pikë nafte të largohet nga rajoni. Çmimi i naftës do të arrijë në 200 dollarë në ditët në vijim”, tha Jabbari në një postim në kanalin Telegram të IRGC-së.

    “Amerikanët, me borxhe prej mijëra miliarda dollarësh, janë të varur nga nafta e rajonit, por ata duhet ta dinë se as një pikë nafte nuk do t’i arrijë”, u citua gjithashtu nga agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim.

    Ngushtica e Hormuzit, e cila shtrihet midis Iranit dhe Omanit, është një nga rrugët më kritike të tranzitit të naftës në botë, me afërsisht 20 përqind të furnizimeve globale të naftës që kalojnë nëpër të.

    Çdo ndërprerje atje do të rrisë më tej çmimet e naftës bruto dhe do të rrisë frikën e një përshkallëzimi rajonal.

    Çmimet e energjisë u rritën ndjeshëm më herët të hënën, pasi ndërprerjet në trafikun e cisternave përmes ngushticës dhe dëmtimi i objekteve të prodhimit ngritën pasiguri se si sulmet SHBA-Izrael ndaj Iranit do të ndikonin në furnizimin e ekonomisë botërore.

    Goditja më e madhe ishte për çmimet e gazit natyror, të cilat u rritën me pothuajse 50 përqind në Evropë dhe gati 40 përqind në Azi, pasi QatarEnergy, një furnizues i madh, ndaloi prodhimin e gazit natyror të lëngshëm pasi objektet e saj të LNG-së u sulmuan.

    Më herët, rafineria e naftës Ras Tanura e Arabisë Saudite u sulmua gjithashtu nga dronë dhe mbrojtja e saj rrëzoi fluturaket që po vinin, tha një zëdhënës ushtarak për Agjencinë Shtetërore të Shtypit Saudite.

    Rafineria ka një kapacitet prej më shumë se gjysmë milioni fuçi naftë bruto në ditë.

    Në përgjigje, SHBA-të thanë se do të ndërmarrin veprime për të zbutur rritjen e çmimeve të energjisë për shkak të luftës me Iranin, sipas Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio.