ATV

Author: K.B.

  • Konjufca shkon t’i flasë Osmanit në Kuvend, presidentja ia jep dorën kandidatit të LVV-së

    Konjufca shkon t’i flasë Osmanit në Kuvend, presidentja ia jep dorën kandidatit të LVV-së

    Presidentja Vjosa Osmani u përshëndet ngrohtësisht me Rifat Jasharin, vëllain e komandantit simbol të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharit, pak para nisjes së seancës solemne për Epopenë e UÇK-së.

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për president të vendit dhe presidentja aktuale i shtrënguan duart shkurtimisht, pasi Glauk Konjufca u afrua te Vjosa Osmani.

    Edhe kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e përshëndeti Osmanin.

  • Nis seanca solemne për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, intonohen himnet

    Nis seanca solemne për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, intonohen himnet

    Ka nisur seanca solemne për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

    Në Kuvend u intonua himni shtetëror dhe ai kombëtar, ndërsa po merr pjesë edhe Rifat Jashari nga familja Jashari.

  • Osmani hyn në Kuvend, përshëndet deputetët e PDK-së

    Osmani hyn në Kuvend, përshëndet deputetët e PDK-së

    Presidentja Vjosa Osmani sot po merr pjesë në seancën solemne për shënimin e Epopesë së UÇK-së.

    Derisa po hynte në sallë ajo u pa duke i përshëndetur deputetët e Partisë Demokratike.

    Osmani s’u propozua për presidente nga Lëvizja Vetëvendosje pavarësisht se kishte shfaqur ambiciet e saj për të qenë edhe për një mandat në krye të Presidencës.

  • Propozimi i Konjufcës, Gjoshi: Kjo tregon obsesionin e VV-së për të kontrolluar çdo institucion të shtetit

    Propozimi i Konjufcës, Gjoshi: Kjo tregon obsesionin e VV-së për të kontrolluar çdo institucion të shtetit

    Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka bërë me dije se propozimi i Glauk Konjufcës për president flet shumë për VV-në.

    Ai ka bërë me dije se kjo tregon qartë se problemi nuk është zgjedhja e Presidentit.

    Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se problemi është obsesioni për pushtet dhe dëshira për të kontrolluar”

    “Sot, në orët e fundit të afatit kushtetues, Lëvizja Vetëvendosje zgjodhi të propozojë kandidatin e saj partiak për President, pa asnjë marrëveshje me askënd, edhe pse e di shumë mirë që nuk i ka votat. Kjo tregon qartë se problemi nuk është zgjedhja e Presidentit. Problemi është obsesioni për pushtet dhe dëshira për të kontrolluar çdo institucion të shtetit, pa partnerë, pa marrëveshje dhe pa respekt për rregullat demokratike”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

    “Kur nuk mund ta kontrollojnë gjithçka, janë të gatshëm ta fusin vendin në krizë. Edhe në zgjedhje të reja, nëse duhet. Sepse për ta pushteti është më i rëndësishëm se stabiliteti i shtetit. PDK i ka dalë zot këtij procesi me dinjitet, me alternativa të ndryshme për zgjedhje. Për fat të keq, po rikonfirmohet se të pritet përgjegjësi nga Albin Kurti, njeriu që prej më shumë se një viti po e mban peng qeverisjen e vendit, është më shumë se naivtet. Keq, shumë keq!”, ka shkruar ai.

  • Osmani shkon e buzëqeshur në Presidencë

    Osmani shkon e buzëqeshur në Presidencë

    Presidentja Vjosa Osmani ka mbërritur në Presidencë, në ditën e fundit të afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të ri.

    Ajo ngjiti shkallët në Presidencë me buzëqeshje dhe përshëndeti me dorë gazetarët.

    Lëvizja Vetëvendosje dje e hodhi poshtë zyrtarisht mundësinë që ta mbështesë Osmanin për presidente edhe për një mandat, të cilin ajo po e kërkon.

    Në vend të kësaj, partia e Albin Kurtit vendosi që ta kandidojë Glauk Konjufcën për president.

    Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit skadon sot, më 5 mars, në mesnatë.

    Për t’u thirrur seanca e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit, nevojitet edhe një kandidat tjetër.

    LVV-ja ka kërkuar që kandidati tjetër të vijë nga opozita, por partitë opozitare kanë thënë se refuzojnë të hyjnë në garë me një rezultat të paracaktuar. Kjo do të bënte që kandidati i LVV-së të zgjidhej president në rundin e tretë të votimit, meqenëse partia e Kurtit e ka në Kuvend shumicën prej 61 votave që nevojitet në atë rast.

    Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci tha mbrëmë se i kishin ofruar Osmanit nënshkrimet për të kandiduar, por se ajo kishte refuzuar.

    Nga Presidenca thanë se Osmanit iu ofrua vetëm mundësia që “të hyjë në garë vec sa per formalitet”, por jo përkrahja, e cila në këtë rast është zhvendosur te Konjufca.

  • Konjufca pyet opozitën: Nëse jo mua, kë do votonit?

    Konjufca pyet opozitën: Nëse jo mua, kë do votonit?

    Pas u propozua nga Lëvizja Vetëvendosje për postin e Presidentit të Kosovës, ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka folur rreth kandidaturës së tij.

    Ai para mediave tha se nëse jo atë, kë do e votonin partitë opozitare.

    “Ishte propozim i Vetëvendosjes dhe tash ecim përpara. Mendoj se versioni më i mirë është që edhe opozita të bëjë propozimin e vet. Pyetja që mungon këto ditë, është se partitë politike duhet të përcaktohen, nëse nuk e votoni Glauk Konjufcën, kë do ta votoni? Sepse nëse propozon ndonjë emër tjetër, atë tjetrin në vend timin, por askush nuk propozon, as LDK, as PDK. Jam shumë kurioz të di kush është ai që ata do ta votojnë nëse nuk jam unë”, tha ai.

  • Pse Glauk Konjufca e jo Vjosa Osmani? Kurti s’përgjigjet: Pasdite i vazhdojmë përpjekjet për ta zgjedhur Presidentin

    Pse Glauk Konjufca e jo Vjosa Osmani? Kurti s’përgjigjet: Pasdite i vazhdojmë përpjekjet për ta zgjedhur Presidentin

    Kryeministri Albin Kurti refuzoi t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve se pse Lëvizja Vetëvendosje vendosi ta kandidojë Glauk Konjufcën për President dhe jo Vjosa Osmanin, presidenten aktuale.

    Ndërsa po shkonte në Kuvend për seancën solemne për Epopenë e UÇK-së, Kurti tha se pasdite do t’i vazhdojë “përpjekjet” për zgjedhjen e Presidentit.

    “Porsa mbaruam mbledhjen e Qeverisë që i dedikohet Epopesë së UÇK-së, pasi kemi edhe një seancë solemne për Epopenë e UÇK-së, pastaj e kemi parakalimin e Frocës së Sigurisë së Kosovës dhe pasdite do t’i vazhdojmë përpjekjet që ta zgjedhim Presidentin”, tha ai.

    Kurti tha se uron për “edhe një kandidaturë të dytë”, të cilën, siç thanë dje nga LVV, presin që të vijë nga opozita.

    “Urojmë e besojmë e shpresojmë edhe në një kandidaturë të dytë në mënyrë që ta përmbushim kërkesën kushtetuese për garë”, tha ai.

    Kurti refuzoi t’i përgjigjet edhe pyetjes se a do ta çojë LVV në Kuvend edhe kandidaturën e dytë për President.

  • Epopeja e UÇK-së, Rama në “Xehvdet Dodë”: Është përgjegjësi e jona ta ruajmë këtë histori

    Epopeja e UÇK-së, Rama në “Xehvdet Dodë”: Është përgjegjësi e jona ta ruajmë këtë histori

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka qëndruar mëngjesin e sotëm në shkollën e mesme “Xehvdet Doda”.

    Kjo me rastin e Epopesë së UÇK-së, ku thotë se folën për vlerat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën e atyre që luftuan për lirinë tonë.

    “Bashkë me udhëheqësin e Sektorit për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së në kabinetin tim, z. Sylë Vitia dhe drejtorin për Arsim në Kryeqyteti Prishtina z. Samir Shahini ndamë me nxënësit reflektime për guximin, idealin dhe dashurinë për atdheun që i dha forcë luftës sonë çlirimtare”.

    “Është përgjegjësi e jona që këtë histori ta ruajmë dhe ta përcjellim tek brezat e rinj, që ata të mos harrojnë kurrë rrugën e vështirë drejt lirisë”, shkroi Rama në Facebook.

    Sot shënohet 28-vjetori i Epopesë së UÇK-së.

  • Raporti: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

    Raporti: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

    Më shumë se 220 milionë fëmijë në mbarë botën mund të vuajnë nga obeziteti deri në vitin 2040, nëse nuk ndërmerren masa drastike, paralajmëron një raport ndërkombëtar.

    Sipas të dhënave globale, në vitin 2025 rreth 180 milionë fëmijë ishin obezë. Por shifrat e reja nga World Obesity Federation tregojnë se deri në vitin 2040 rreth 227 milionë fëmijë të moshës 5–19 vjeç do të jenë obezë dhe mbi gjysmë miliardi do të jenë mbipeshë.

    Sipas “Atlasit Botëror të Obezitetit 2026” të federatës, kjo do të thotë se të paktën 120 milionë fëmijë në moshë shkollore do të shfaqin shenja të hershme të sëmundjeve kronike të shkaktuara nga indeksi i lartë i masës trupore (BMI).

    Një person klasifikohet si obez nëse ka BMI 30 ose më shumë, ndërsa si mbipeshë nëse ky tregues është mbi 25.

    Drejtoresha ekzekutive e federatës, Johanna Ralston, tha se rritja e obezitetit te fëmijët në nivel global tregon dështimin për ta trajtuar seriozisht këtë sëmundje.

    “Nuk është e drejtë të dënojmë një brez me obezitet dhe me sëmundje kronike, potencialisht fatale, që shpesh e shoqërojnë atë”, u shpreh ajo.

    Raporti thekson se 27 milionë fëmijë të moshës 5–19 vjeç në United States kanë BMI të lartë, pas China (62 milionë) dhe India (41 milionë). Kjo do të thotë se dy në pesë fëmijë amerikanë janë obezë ose mbipeshë.

    Në United Kingdom, rreth 3.8 milionë fëmijë kanë BMI të lartë, një rekord që e rendit vendin ndër performuesit më të dobët në Evropë, me rreth dyfishin e numrit të fëmijëve mbipeshë dhe obezë krahasuar me France dhe Italy.

    Sipas parashikimeve, deri në vitin 2040 në Mbretërinë e Bashkuar rreth 370 mijë fëmijë të moshës 5–19 vjeç pritet të shfaqin shenja të sëmundjeve kardiovaskulare, ndërsa 271 mijë të tjerë shenja të hipertensionit.

    Raporti evidenton pabarazi të theksuara rajonale. Dhjetë vendet ku më shumë se gjysma e fëmijëve në moshë shkollore janë mbipeshë ose obezë ndodhen në rajonin e Paqësorit Perëndimor ose në kontinentin amerikan, ndërsa rritja më e shpejtë e normave të obezitetit po vërehet kryesisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

    Dokumenti bën thirrje për përpjekje më të mëdha në krijimin e mjediseve të shëndetshme, përfshirë vendosjen e taksave mbi sheqerin, kufizimin e reklamave për ushqime të pashëndetshme dhe politika që nxisin fëmijët të kenë një stil jete më aktiv.

    Ekspertë ndërkombëtarë e mirëpritën raportin. Dr. Kremlin Wickramasinghe, këshilltar rajonal për ushqimin, aktivitetin fizik dhe obezitetin në World Health Organization për Evropën, tha se obeziteti në fëmijëri përfaqëson një “dështim të mjediseve”. Ai kërkoi vendosjen e kufizimeve të detyrueshme, dhe jo vullnetare, për marketingun dhe etiketimin paralajmërues në pjesën e përparme të paketimit. “Shumica e qeverive përfshirë shumë në Evropë po lejojnë industrinë ushqimore të synojë fëmijët pa kufizime. Ajo që na duhet është vullneti politik për të vepruar dhe për t’u përballur me ndërhyrjen e industrisë”, tha ai.

    Ndërkaq, Katharine Jenner, drejtoreshë ekzekutive e Obesity Health Alliance, theksoi se obeziteti në fëmijëri “nuk është i pashmangshëm”. Sipas saj, rritja e parashikuar e shenjave të hershme të sëmundjeve të zemrës dhe hipertensionit duhet të shërbejë si një kambanë alarmi për pasojat afatgjata të mungesës së veprimit nga qeveritë.

    Një zëdhënës i Departamentit të Shëndetësisë dhe Kujdesit Social në Mbretërinë e Bashkuar deklaroi se po kufizohen reklamat për ushqime të pashëndetshme në televizion para orës 21:00 dhe në çdo kohë në internet, një masë që pritet të eliminojë deri në 7.2 miliardë kalori në vit nga dietat e fëmijëve si dhe po u jepen autoriteteve lokale kompetenca më të forta për të ndaluar hapjen e pikave të ushqimit të shpejtë pranë shkollave.

  • Miss Canada, Jaime VandenBerg, ishte 4 muaj shtatzënë gjatë garës në Miss Universe 2025

    Miss Canada, Jaime VandenBerg, ishte 4 muaj shtatzënë gjatë garës në Miss Universe 2025

    Jaime VandenBerg, Miss Universe Canada 2025, ka ndarë një lajm të papritur që po frymëzon shumë njerëz. Në një postim të fundit në Instagram, ajo zbuloi se ishte 16 javë shtatzënë, ose në muajin e katërt, gjatë kohës kur garonte në konkursin e bukurisë Miss Universe në Tajlandë. 29-vjeçarja, e cila arriti të renditej në Top 30, tha se mbante një jetë brenda saj ndërsa po ndiqte ëndrrën e saj për t’u bërë pjesë e konkursit.

    Videoja që postoi kombinon dy momente: një pamje nga skena e Miss Universe ku VandenBerg është duke ecur me rroba banje dhe një pamje më e fundit ku ajo shfaqet me barkun e dukshëm, duke mbajtur një sedilje makine për fëmijë. Në mbishkrim, ajo shkruan: “Nga faza e Miss Universe deri në tremujorin e tretë, instalimi i sediljes dhe karrocës së fëmijës.”

    VandenBerg thekson se kjo eksperiencë tregon se shtatzënia nuk është një kufizim për ambiciet e grave. “Me rregullat në zhvillim të Miss Universe, le të shërbejë kjo renditje si dëshmi se amësia nuk është fundi i ëndrrave. Me një komunitet të fortë pas teje, disa ëndrra mund të ekzistojnë njëkohësisht,” shkruan ajo.

    Jaime VandenBerg tregon se ëndrrat dhe familja mund të bashkëjetojnë pa kompromis, duke sfiduar normat dhe stereotipet e zakonshme të industrisë së bukurisë.

    Në një kohë kur shumë debate rreth grave në garat e bukurisë dhe shtatzënisë vazhdojnë, zbulimi i saj shërben si një mesazh pozitiv: mund të jesh e suksesshme dhe e lumtur në të dyja rolet njëkohësisht.