ATV

Author: K.B.

  • Mbi 40 aksidente e 1900 gjoba trafiku brenda 24-të orëve

    Mbi 40 aksidente e 1900 gjoba trafiku brenda 24-të orëve

    Gjatë 24-të orëve të fundit në vendin tonë janë shkaktuar 49 aksidente rrugore, ku prej tyre 16 me të lënduar dhe 23 me dëme materiale.

    Po ashtu është bërë e ditur se gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 1902 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave të trafikut rrugor.

    14 persona janë arrestuar, 11 janë dërguar në mbajte dhe 1 në vuajte të dënimit

  • Kush është Mojtaba Khamenei, udhëheqësi i ri suprem i Iranit?

    Kush është Mojtaba Khamenei, udhëheqësi i ri suprem i Iranit?

    Irani ka emëruar Mojtaba Khamenein udhëheqësin e ri suprem të vendit, pas vrasjes së babait të tij, Ajatollah Ali Khamenei, në sulmet ajrore amerikane-izraelite më 28 shkurt.

    Sipas mediave shtetërore sulmi që vrau të atin e tij vrau gjithashtu shumë të afërm. Vajza, nipi, nusja dhe dhëndri i Ali Khameneit u vranë të gjithë në sulm. Disa ditë më vonë, gruaja e Ali Khameneit, nëna e Mojtabasë, vdiq nga plagët e pësuara në atë sulm.

    Mojtaba Khamenei u zgjodh nga Asambleja e Ekspertëve të Iranit, një organ klerikësh të lartë të zgjedhur të ngarkuar me zgjedhjen e udhëheqësit suprem.

    I lindur më 8 shtator 1969 në qytetin verilindor të Mashhadit, Mojtaba është i dyti nga gjashtë fëmijët e Khameneit. Ai mori arsimin e mesëm në Shkollën Fetare Alavi në Teheran.

    Në moshën 17 vjeç, Mojtaba shërbeu në ushtri për disa periudha të shkurtra gjatë Luftës Iran-Irak, sipas mediave iraniane. Konflikti i përgjakshëm tetëvjeçar e bëri regjimin edhe më dyshues ndaj SHBA-së dhe Perëndimit, të cilët mbështetën Irakun.

    Në vitin 1999, Mojtaba shkoi në Qom, një qytet i shenjtë që konsiderohet një qendër e rëndësishme e teologjisë shiite, për të vazhduar studimet e tij fetare.

    Mojtaba mbetet një klerik i rangut të mesëm, gjë që mund të përbëjë një pengesë për ngjitjen e tij si udhëheqës suprem.

    Ai mori trajnim fetar si vëllezërit e tij të tjerë, megjithëse nuk u ngrit kurrë në rangun e Muxhtehidit, niveli i jurisprudencës islame që shumë besnikë të regjimit e konsiderojnë thelbësor për rolin e udhëheqësit suprem.

    Për vite me radhë, Mojtaba mbajti një profil të ulët, megjithëse në hije ai ishte një figurë qendrore në administratën e gjerë të sistemit të babait të tij. Ai kultivoi lidhje të ngushta me Trupat e Gardës Revolucionare Islamike ( IRGC) dhe rrjetet ekonomike që mbështesin sistemin.

    Për vëzhguesit e Iranit, ndikimi i tij ishte i pamohueshëm, edhe pa mbajtur një pozicion të lartë zyrtar. Në vitet e fundit, ndërsa punonte në zyrën e të atit, ai pozicionohej gjithnjë e më shumë si një pasardhës i mundshëm dhe, në vitin 2021, fotografitë në mediat sociale tregonin mbështetës që shpërndanin postera në rrugët e Teheranit që e promovonin hapur atë si udhëheqësin e ardhshëm.

    Shpresat për një të ardhme më demokratike për Iranin mund të jenë shkatërruar tashmë, pasi ardhja në pushtet e Mojtaba Khamenei dërgon një mesazh të qartë për drejtimin që udhëheqësit më radikalë të regjimit duan t’i japin vendit.

    Kjo tregon se IRGC dhe fraksionet e lidhura me të kanë dalë nga faza e parë e luftës aktuale edhe më të vendosur për të vazhduar trashëgiminë dhe politikat e babait të tij, Ali Khamenei. Analistët vlerësojnë se zgjedhja e tij përforcon kontrollin e linjës së ashpër në Teheran dhe tregon se regjimi nuk ka ndërmend të ndryshojë kursin politik apo të bëjë kompromise me Perëndimin.

  • KRU “Mitrovica” operon me 200 mijë euro humbje pa pagesat e veriut

    KRU “Mitrovica” operon me 200 mijë euro humbje pa pagesat e veriut

    Të paktën edhe për një kohë, qytetarët në katër komunat veriore nuk do të paguajnë për ujin që shpenzojnë.

    Kompania rajonale e ujësjellësit “Mitrovica” është në fazën e rekrutimit të stafit, para se të fillojë faturimin edhe matanë ibrit.

    Por çdo muaj pa pagesë të ujit në komunat me shumicë serbe, KRU “Mitrovicës” i kushton mesatarisht 200 mijë euro.

    “Po shpresojmë që fillimi i qershorit veç me fillu me evidentimin e konsumatorëve, pra kush janë ata njerëz që kanë me u faturu, me u fut në sistemet tona dhe me fillu me faturimin dhe inkasimin”, thotë Bashkim Kurti – kryeshef i KRU “MITROVICA”

    Megjithatë konkursi i fundit konsiderohet më shpresëdhënës, pasi që 2 konkurse të mëhershme dështuan.

    “Kemi mjaftueshëm aplikantë, për 83 pozita sa i kemi pas për veri kemi pasur gjithsej 312 aplikime, ka pasur diku mbi 120 aplikime nga komuniteti serb”, thotë Kurti.
    Faturimi konsiderohet si çështje mjaft e rëndësishme edhe nga përfaqësuesit e veriut, ani se paralelisht kërkohen edhe investime në rrjet.

    “Këtu vazhdon të ketë humbje në disa zona në veri ku derdhet uji i pijshëm dhe nuk ka pasur intervenime tash e 26 vjet, besoj që me shtrirjen e institucioneve në veri duhet të ketë edhe investime”, shprehet Betim Osmani –asamblist në Mitrovicë të Veriut.

    Faturimi dhe inkasimi i ujit në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok, ishte menduar të niste në tetor të vitit të kaluar, por që kishte dështuar në mungesë të stafit, meqë kishte pak aplikime nga qytetarët e komunitetit serb.

  • Ky është parashikimi i motit për sot dhe 4 ditët e ardhshme

    Ky është parashikimi i motit për sot dhe 4 ditët e ardhshme

    Edhe këtë javë moti do të jetë i mirë, me intervale të gjata me diell dhe me riga të pakta shiu.

    Temperaturat minimale gjatë javës pritet të lëvizin ndërmjet -1°C dhe 3°C, ndërsa maksimalet e ditës do të sillen nga 13°C deri në 17°C.Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperendimi të ndryshme.

    E hënë:

    Moti i vranët dhe me intervale me diell.Vranësirat vende-vende mund te sjellin riga të dobëta shiu.

    Temperaturat minimale:0 deri 2°CTemperaturat maksimale: 13- 15°C

    Era: Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s

    E martë:

    Mot kryesisht me diell.Temperaturat minimale: -1 deri 2°C

    Temperaturat maksimale: 13-17°CEra: nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s

    E mërkurë:

    Moti kryeisht me diell.

    Temperaturat minimale: 0 deri 2°CTemperaturat maksimale: 15-18°C

    Era: kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

    E enjte:

    Mot I vranët dhe me interval me diell.Temperaturat minimale:0 deri 3°C

    Temperaturat maksimale: 15 deri 17°CEra: nga verilindja 1-8m/s.

    E premte:

    Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

    Temperaturat minimale: 0 deri 2°CTmperaturat maksimale: 13 deri 15°C

    Era: nga drejtimi i jugperendimi 1-4m/s.

  • A i shkruajnë shumë gratë? Ahmed Kalaja: Njërën prej tyre e denoncova në polici, më përndiqte

    A i shkruajnë shumë gratë? Ahmed Kalaja: Njërën prej tyre e denoncova në polici, më përndiqte

    Imami viral i rrjeteve sociale, Ahmed Kalaja, ka rrëfyer disa detaje nga jeta personale dhe profesionale në “Goca & Gra”.

    Ai ka treguar se është babai i 10 fëmijëve, teksa tregoi edhe për vështirësitë familjare.

    Duke iu referuar çifteve të reja që nuk bëjnë fëmijë nën pretekstin e mungesës së mundësive ekonomike, Kalaja ka treguar se deri në fëmijën e 8 ka jetuar në një shtëpi 90 metra katrorë, e më pas gjërat ndryshuan.

    Ndër të tjera imami tregoi se fëmija më i madh është vajza 26-vjeçare që e ka bërë gjysh, teksa fëmija më i vogël është 4 vjeç.

    Sa i përket rrjeteve sociale, ai u pyet nëse i shkruajnë gratë. Imami tregoi se një grua e ka denoncuar në polici për shkak të përndjekjes që i bënte.

    “Aq keq u bë situata sa e denoncova në polici”, u shpreh Ahmed Kalaja./TCH

  • Ramosaj për deklaratën e Rashiq: Kurti ka vepruar me logjikën antishtetërore

    Ramosaj për deklaratën e Rashiq: Kurti ka vepruar me logjikën antishtetërore

    Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit Nenad Rashiq, i cili deklaroi se Kurti i kishte hënë se 24 hektarët e Manastirit të Deçanit po ia bërte Manastirit për hatër të tij.

    Sipas Ramosajt, Kurti është mashtrues, dhe me këtë logjikë anti-shtetësrore është ngritur. Ai madje ka paralajmëruar se “sherrin kem me ja pa edhe më tutje”.

    Shkrimi i plotë:

    Personalisht nuk quditem me veprimet dhe vendimet e kqija të Albin Kurtit, në fakt ka vepruar me logjiken anti shtetrore mbi të cilën është ngritur ky mashtrues!

    Sherrin kem me ja pa edhe më tutje!

  • Ndërprerja e injeksioneve për humbje peshe çon në rifitimin e peshës

    Ndërprerja e injeksioneve për humbje peshe çon në rifitimin e peshës

    Barnat për humbje peshe i përkasin të ashtuquajturave barna GLP-1, të cilat funksionojnë duke imituar hormonin GLP-1 për të rregulluar nivelet e sheqerit në gjak dhe insulinës.

    Një studim ka zbuluar se njerëzit që përdorin injeksione për humbje peshe si Mounjar ose ëegovy do të rifitojnë rreth dy të tretat e peshës që kanë humbur brenda një viti nga ndërprerja e marrjes së tyre, raportoi të enjten agjencia gjermane e lajmeve dpa. Megjithatë, shtimi në peshë ka të ngjarë të ndalet pas një periudhe të caktuar kohore dhe pacientët do të jenë ende më të dobët në planin afatgjatë sesa para se të fillonin të merrnin ilaçet.

    Pavarësisht kësaj, studiuesit paralajmëruan se nëse shtimi në peshë është kryesisht nga yndyra, njerëzit “mund të jenë më keq se më parë” kur filluan të përdorin ilaçet.

    Barnat për humbje peshe i përkasin të ashtuquajturave barna GLP-1, të cilat funksionojnë duke imituar hormonin GLP-1 për të rregulluar nivelet e sheqerit në gjak dhe insulinës.

    Analizat tregojnë se pasi njerëzit ndërpresin përdorimin e ilaçit për 52 javë, ata rifitojnë, mesatarisht, 60 përqind të peshës që kanë humbur.

    Megjithatë, deri në javën e 60-të, studiuesit thanë se shtimi në peshë filloi të ngadalësohej në 75 përqind të humbjes fillestare, që do të thoshte se njerëzit mbeteshin me një humbje prej 25 përqind të peshës në planin afatgjatë.

    Brian Budini, një student mjekësie në Universitetin e Kembrixhit, tha: “Ilaçe si Ozempic dhe ëegovy veprojnë si frenues të oreksit dhe na bëjnë të ndihemi të ngopur më shpejt, që do të thotë se hamë më pak dhe për këtë arsye humbasim peshë.”

    “Kur njerëzit ndalojnë së përdoruri ato, është sikur po e heqin këmbën nga freni dhe kjo mund të çojë në rifitim të shpejtë të peshës.”

  • Zhduket 81-vjeçari në Zatriq, kërkohet ndihmë nga qytetarët

    Zhduket 81-vjeçari në Zatriq, kërkohet ndihmë nga qytetarët

    Një person është raportuar i zhdukur në fshatin Zatriq të Komunës së Rahovecit, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit kanë dalë në terren për ta gjetur atë.

    Sipas njoftimit të grupit të Kërkim-Shpëtimit të kësaj komune, sot më 8 mars 2026 kanë nisur kërkimet për Alush Kastratin, 81 vjeç, i cili është raportuar i zhdukur.

    Grupi ka bërë thirrje për qytetarët që kanë mundësi dhe dëshirë të ndihmojnë në kërkim që t’u bashkohen ekipeve në terren ose t’i kontaktojnë.

    “ Sot, më 8 Mars 2026, grupi ynë i Kërkim-Shpëtimit ka dalë në terren në fshatin Zatriq, Komuna e Rahovecit, për të kërkuar personin e zhdukur: Alush Kastrati, 81 vjeç. Ftojmë të gjithë ata që kanë mundësi dhe dëshirë të ndihmojnë në kërkim që të na bashkohen ose të na kontaktojnë”.

    Për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin: 046 111 251.

  • Adelina Ismaili: Shkurte Fejza meriton të ketë një përmendore

    Adelina Ismaili: Shkurte Fejza meriton të ketë një përmendore

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, ka folur për ndikimin e Shkurte Fejzës në muzikën shqiptare gjatë një interviste në Klan Kosova.

    Ajo theksoi se Shkurte Fejza është një figurë e rëndësishme për kulturën dhe muzikën shqiptare dhe se një përmendore për të do të ishte një nder i madh.

    “Përmendore për Shkurte Fejzën, besoj se duhej bërë e meriton shumë”, tha ajo gjatë bisedës.

    Artistja gjithashtu ka folur edhe për emocionet që ka përjetuar gjatë koncertit për 40-vjetorin e karrierës.

    Ajo e krahasoi performancën me atë të daljes për herë të parë në skenë, duke theksuar se ndjesia ishte e jashtëzakonshme dhe emocionuese.

    Adelina numëron një karrierë të gjatë në skenë, me hite të shumta e tekste që kanë bërë bujë.

    Në vitet e fundit është tërhequr nga projektet muzikore, për t’iu përkushtuar familjes.

  • “Kontakti i parë i njerëzimit me alienët” – Çfarë parashikoi Baba Vanga për vitin 2026?

    “Kontakti i parë i njerëzimit me alienët” – Çfarë parashikoi Baba Vanga për vitin 2026?

    Baba Vanga ka bërë parashikime të frikshme për këtë vit.

    Sipas saj, një luftë katastrofike do të zhvillohet me një ndryshim në rendin global.

    E quajtur ” Nostradamusi i Ballkanit”, ajo ka fituar besueshmëri për aftësitë e saj, duke “parashikuar” ngjarje, përfshirë vdekjen e Princeshës Diana.

    Ndërsa profecitë e saj për vitin 2026 mbeten të paverifikuara, parashikimi i saj i Luftës së Tretë Botërore ka lënë shumë njerëz të shqetësuar.

    Ajo ka parashikuar trazira në 2026. Baba Vanga profetizoi një konflikt të madh që do të fillonte këtë vit, duke përfshirë fuqi të rëndësishme globale.

    Ky konflikt global do të shtrihet në të gjithë kontinentet sipas saj, dhe do të ndezë një periudhë paqëndrueshmërie politike dhe tensionesh të larta globale.

    Kjo mund të lidhet me një parashikim tjetër të një krize financiare globale, ose të paktën të një rënieje të ndjeshme ekonomike në vitin 2026.

    Ajo parashikon më tej një kombinim shkatërrues të aktivitetit sizmik dhe shpërthimeve vullkanike të shoqëruara me mot ekstrem.

    Sipas disa interpretimeve të profecive të Baba Vangës, ajo parashikoi edhe që Al do të fillonte transformimin e njerëzimit në vitin 2026.

    Sipas saj, viti 2026 është viti kur Al do të revolucionarizojë përgjithmonë industrinë dhe jetën e përditshme.

    Ndryshe, Baba Vanga besonte se takimi i parë i njerëzimit me inteligjencën aliene do të ndodhë në 2026.

    Ajo parashikon që një anije kozmike e madhe do të hyjë në atmosferën e planetit tonë.