ATV

Author: K.B.

  • Kjo është deklarata e babait të deputetit të VV-së, për të cilën reagoi Osmani: Në Turqi do të pushkatohej

    Kjo është deklarata e babait të deputetit të VV-së, për të cilën reagoi Osmani: Në Turqi do të pushkatohej

    Halil Geci, babai i deputetit të VV-së, Fatos Gecit, ka bërë një deklaratë të tmerrshme për Vjosa Osmanin.

    Ai ka thënë se ajo në Turqi do të pushkatohej.

    Ndaj kësaj deklarate reagoi edhe Presidenca.

    Postimi i Gecit:

    “Ja si iu bashkua Vjosa tavolinës së tradhtisë – si vegël e puçit të Prontos.”

    “Baton Haxhiu i thotë gazetares për takimin që po flasim: ‘A e di kush e ka aranzhuar?’ Gazetarja: ‘Kush?’ Batoni: ‘UNË.’ Ja pse kjo “atdhetare”, që e mban emrin e Ibrahim Rugovës në gojë si bananen për Bajram, bëri grushtet. Po të ishte në Turqi, do të pushkatohej.”

  • Kroacia vendos kufirin e çmimeve të karburantit

    Kroacia vendos kufirin e çmimeve të karburantit

    Qeveria e Kroacisë ka vendosur çmime maksimale për çmimin me pakicë të karburantit.

    Masa do të zbatohet nesër dhe do të mbetet në fuqi për të paktën dy javë, shkruan BBC.

    Kryeministri Andrej Plenkoviç thotë se çmimi i benzinës Eurosuper do të kufizohet në 1.50 euro për litër, ndërsa ai i naftës Eurosuper në 1.55 euro.

    Ai shton se pa masat qeveritare, çmimet do të ishin rritur përkatësisht në 1.55 € dhe 1.72 €.

    Kroacia më parë kishte rregulluar çmimet e karburantit pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, por i hoqi masat korrikun e kaluar.

  • KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor

    KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor

    Nuk ka kaluar as një muaj që nga dita kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës të 28 dhjetorit 2025. Megjithatë, zgjedhje të tjera të parakohshme mund të ndodhin së shpejti.

    KQZ, që përmbylli vitin 2025 me organizimin e dy proceseve zgjedhore parlamentare të 9 shkurtit dhe 28 dhjetorit, si dhe dy proceseve zgjedhore për nivelin lokal më 12 tetor dhe raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave më 9 nëntor, do t’i duhet sërish të organizojë zgjedhje të reja.

    Zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi, ka thënë për Ekonomia Online se nuk komentojnë zhvillimet politike dhe se qëndrimi i KQZ-së mbetet i njëjtë, si në rastet tjera.

    Sipas tij, organizimi i një procesi të ri zgjedhor brenda një kohe të shkurtër pas zgjedhjeve të fundit përbën sfidë për KQZ-në dhe stafin e tij, megjithkëtë, ky institucion do të veprojë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor.

    “Organizimi edhe i një procesi të ri dhe të parakohshëm zgjedhor për Kuvendin e Kosovës, vetëm brenda një kohe të shkurtër pas përmbylljes së zgjedhjeve, gjithashtu të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, përbën sfidë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe stafin e tij. Megjithkëtë, KQZ, si institucion i përhershëm që detyrë kryesore ka organizimin e zgjedhjeve, do të veprojë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor, si dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, kurdo që kjo do të kërkohet”, tha Elezi.

    Elezi tha se nëse do të ketë një proces të ri zgjedhor KQZ do të diskutojë për çështjet e buxhetit.

    “Aktualisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka diskutuar lidhur me këto çështje, por sigurisht se nëse do të ketë pra një proces të ri zgjedhor atëherë KQZ fillimisht në forumet e veta do të diskutojë për çështjet e buxhetit dhe pastaj do të bëjë edhe planifikimin e nevojshëm i cili si zakonisht i dërgohet për miratim Qeverisë së Kosovës”, tha ai.

    Ai shtoi se në rast të zgjedhjeve të parakohshme, ligji për zgjedhjet e përgjithshme parasheh mundësinë që KQZ-ja të bëjë shkurtimin e afateve kohore për organizimin e tyre.

    “Nëse pra do të kemi një proces të parakohshëm zgjedhor, pra ai do të organizohej në afate të shkurtra kohore, ligji për zgjedhjet e përgjithshme parasheh mundësinë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të bëjë shkurtimin e afateve kohore të aktiviteteve të ndryshme dhe t’i përshtasë ato me rrethanat, pra me ditët që ka në dispozicion për organizimin e këtij procesi zgjedhor”, tha ai.

    Më 6 mars, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nxori dekretin për të shpërndarë legjislaturën e 10-të pasi deri më 5 mars dështoi të zgjedhë presidentin e ri të Kosovës.

    Osmani mori këtë vendim duke u mbështetur në nenin 86 të Kushtetutës së Kosovës, ku thuhet se “zgjedhja e Presidentit të Repubikës së Kosovës duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual”.

    Aktualisht, çështja e dekretit të nxjerrë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, nga ku është kërkuar vendosja e masës pezulluese, deri në shqyrtimin përfundimtar.

  • Qeveria e Albin Kurtit “për 6 vjet , 21 miliardë euro buxhet, dhe prapë fajet të tjerët”

    Qeveria e Albin Kurtit “për 6 vjet , 21 miliardë euro buxhet, dhe prapë fajet të tjerët”

    Dardan Sejdiu, ekonomist dhe opinionist, ka kriitkuar Albin Kurtin e Vetëvendosjes i cili për gjashtë vite qeverisje ka menaxhuar plot 21 miliardë euro buxhet.

    “Edhe prap, për çdo dështim, fajin e paskan të tjerët”, tha Sejdiu.

    Postimi i plotë:

    Prej vitit 2020 deri në 2026, kjo qeverisje i ka pasë në dorë mbi 21.6 miliardë euro buxhet.

    Mbi 21 miliardë euro.

    Edhe prapë, për çdo dështim, fajin e paskan të tjerët.

    Jo.

    Kur i ke pasë krejt këto pare, krejt këto vota, krejt këtë kohë dhe pushtet, nuk mundesh me u fsheh ma pas tregimeve.

  • Pse të porsalindurit nuk kanë lot ose djersë?

    Pse të porsalindurit nuk kanë lot ose djersë?

    Pas ardhjes në jetë një i porsalindur lëshon një klithmë të fortë, të veçantë, një shenjë e shëndetit dhe fuqisë. Është një klithmë që prindërit e rinj do të mësohen shpejt me të në ditët dhe javët e ardhshme. Por nëse e shikoni nga afër, do të shihni se klithma e një të porsalinduri është pak më ndryshe nga ajo e një foshnje më të rritur: nuk ka lot.

    Lotët, natyrisht, janë të domosdoshëm për të mbrojtur sytë dhe për t’i mbajtur ato me lagështi. Kur jemi përballur me emocione ekstreme si trishtim, zemërim apo edhe lumturi, ne qajmë.

    Ai stres i përkohshëm shkakton një përgjigje luftimi, i cili prodhon lot për të mbrojtur më tej syrin. Këto lot emocional gjithashtu mund të ndihmojnë në lirimin e hormoneve që shkaktojnë stres që mund të jenë ngritur gjatë kohërave të vështira, kjo kontribuon në atë ndjenjën e lehtësimit që pason një klithmë e mirë.

    Ndërsa një fëmijë ka lindur me kanale lotësh, ato ende nuk janë zhvilluar plotësisht. Ato prodhojnë lotë të mjaftueshëm për të për ta mbajtur syrin me lagështi, por jo sa duhet për të formuar pika lotësh. Pas tre ose katër javësh, kanalet e lotit të një fëmije zakonisht piqen mjaftueshëm për të formuar lot të lidhura me emocione të forta.

    Sytë e një të porsalinduri kanë tendencë të jenë të thata dhe kështu edhe lëkura e saj. Pavarësisht se sa ka të nxehtë, një i porsalindur vështirë se djersitet për dy javët e para të jetës së tij. Kjo për shkak se gjëndrat e djersës nuk janë ende plotësisht funksionale, thonë studimet.

    Njerëzit kanë dy lloje të gjëndrave të djersës, të quajtura gjëndra ekcrine dhe apokrine, që të dyja formohen tek të posalindurit, edhe nëse nuk janë duke prodhuar ende djersë.

    Gjëndrat apokrine sekretojnë djersën nëpër gjëndrat e flokëve, por nuk aktivizohen derisa të ndodhin ndryshime hormonale gjatë pubertetit. Ndërsa djersa apokrine në fillim është pa erë, mund të bëhet me erë të keqe. Është e mbushur me ujë dhe elektrolite, si dhe me steroide, lipide dhe proteina, të cilat bakteret mund t’i përpunojnë për të prodhuar aromë.

    Pas lindjes së një foshnje, gjëndrat ekrrike më aktive janë ato në ballë. Shumë shpejt pas kësaj, një foshnje fillon të djersitet në kraharorin dhe gjymtyrët e tij.

    Për fat të mirë, bebet me djersë zakonisht nuk janë diqka shqetësuese. Foshnjat kontrollohen për sëmundje metabolike dhe probleme të zemrës së porsalindur, për aq kohë sa ata po fitojnë peshë, ndërsa djersa nuk është një faktor që tregon se shëndeti i bebes është në rrezik apo diçka tjetër.

  • Lajm i mirë për pacientët me kancer: Zemra mund të mbrohet gjatë kimioterapisë

    Lajm i mirë për pacientët me kancer: Zemra mund të mbrohet gjatë kimioterapisë

    Një studim i publikuar në revistën shkencore Basic Research in Cardiology tregon se një teknikë e thjeshtë jo-farmakologjike mund të mbrojë zemrën gjatë trajtimit me kimioterapi, pa ulur efektin kundër tumorit

    Një ekip shkencëtarësh nga Centro Nacional de Investigaciones Cardiovasculares (CNIC) në Madrid ka zbuluar se zemra mund të mbrohet gjatë kimioterapisë pa e ulur efektivitetin e trajtimit kundër kancerit.

    Përparimet në trajtimin e kancerit kanë bërë që sot shumë më tepër njerëz të mbijetojnë këtë sëmundje. Megjithatë, disa nga barnat më efektive kundër tumorit, veçanërisht një grup ilaçesh të quajtura antracikline, mund të shkaktojnë dëmtime serioze të zemrës. Tek disa pacientë, këto dëmtime shfaqen muaj apo edhe vite pas përfundimit të trajtimit dhe mund të ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e jetës.

    Një teknikë e thjeshtë për mbrojtjen e zemrës
    Mbrojtja e zemrës gjatë kimioterapisë pa rrezikuar efektin kundër tumorit ka qenë një nga sfidat kryesore në fushën e kardio-onkologjisë, disiplinë që studion ndikimin e trajtimeve të kancerit në sistemin kardiovaskular.

    Tani studiuesit e CNIC, të udhëhequr nga Dr. Borja Ibáñez, kanë paraqitur prova të reja se kjo është e mundur.

    Studimi, i publikuar në revistën shkencore Basic Research in Cardiology, tregon se zemra mund të mbrohet gjatë trajtimit me antracikline duke përdorur një metodë të thjeshtë jo-farmakologjike të quajtur kondicionim ishemik në distancë.

    Si funksionon kjo metodë
    Kondicionimi ishemik në distancë konsiston në ndërprerje të shkurtra dhe të kontrolluara të rrjedhjes së gjakut në një gjymtyrë, zakonisht duke përdorur një manshetë presioni të ngjashme me atë që përdoret për matjen e tensionit të gjakut.

    Ky stimul aktivizon mekanizma mbrojtës në organizëm që ndihmojnë zemrën të përballojë më mirë stresin e mëvonshëm, përfshirë dëmtimet e mundshme të shkaktuara nga disa trajtime kundër kancerit.

    Zemra mbrohet pa ndikuar në efektin kundër tumorit
    Në studim, shkencëtarët përdorën një model eksperimental me minj që kishin tumore dhe trajtoheshin me antracikline, për të simuluar situatën klinike tek pacientët me kancer.

    Rezultatet treguan se kafshët që iu nënshtruan kësaj teknike ruajtën funksion më të mirë të zemrës gjatë trajtimit. Ajo që është më e rëndësishme, ky efekt mbrojtës nuk u shoqërua me rritje të tumorit dhe nuk e zvogëloi efektin antitumoral të kimioterapisë.

    Autorja e parë e studimit, Anabel Díaz Guerra, studiuese në CNIC, thekson se mundësia për të mbrojtur zemrën pa kompromentuar trajtimin e kancerit është thelbësore për zhvillimin e terapive më të sigurta.

    Rezultatet e këtij hulumtimi janë në përputhje me vizionin translacional të ekipit të drejtuar nga Dr. Borja Ibáñez, drejtor shkencor i CNIC dhe kardiolog në Fondacionin Jiménez Díaz. Ky ekip aktualisht koordinon edhe një studim klinik evropian të quajtur RESILIENCE, i cili po vlerëson nëse kjo teknikë mund të mbrojë zemrën e pacientëve me kancer që trajtohen me antracikline dhe të zvogëlojë komplikacionet kardiovaskulare afatgjata.

    Sipas Dr. Laura Cádiz nga CNIC, këto gjetje përforcojnë idenë se strategjitë e thjeshta dhe jo invazive mund të luajnë rol të rëndësishëm në mbrojtjen kardiovaskulare të pacientëve me kancer dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre gjatë dhe pas trajtimit.

    Përmes programit të tij për homeostazën e miokardit dhe dëmtimet e zemrës, CNIC vazhdon të studiojë toksicitetin kardiovaskular të trajtimeve të kancerit, veçanërisht dëmtimet e shkaktuara nga antraciklinet, me qëllim zhvillimin e terapive më të sigurta dhe më efektive për pacientët.

  • “Thashethemet” sonte premierë në Teatrin e Gjakovës

    “Thashethemet” sonte premierë në Teatrin e Gjakovës

    Premiera e shfaqjes “Thashethemet” me regji nga Besim Ugzmajli do te jepet sonte nga ora 20:00, në Teatrin “Hadi Shehu” në Gjakovë.

    Kjo komedi është e bazuar në veprën e Neil Simon, ku trajton me humor dhe ritëm situata që publiku i njeh mirë, duke sjellë në qendër fuqinë dhe pasojat e fjalëve që qarkullojnë nga njëri tek tjetri.

    Në këtë shfaqje interpretojnë aktorët: Arbies Komoni, Altina Kusari, Besfort Berberi, Edmund Hafizademi, Edi Gjakova, Elida Shasivari, Vlera Pylla, Vlora Dervishi dhe Ylber Mehmeti.

    Repriza e shfaqjes jepet më 10 mars 2026, nga ora 20:00.

  • Ekstradohen nga Shqipëria në Kosovë dy shqiptarë, kërkoheshin përmes INTERPOL-it

    Ekstradohen nga Shqipëria në Kosovë dy shqiptarë, kërkoheshin përmes INTERPOL-it

    Dy shtetas shqiptarë janë ekstraduar sot nga Shqipëria për në Kosovë, të dyshuar për veprat penale “kultivim i lëndëve narkotike” dhe “vjedhje e rëndë”.

    Të njëjtit ishin arrestuar nga autoritetet shqiptare pasi që kërkoheshin përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

    “Të dy ekstradimet u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre shqiptare, ndërsa pas ekstradimit të dyshuarit iu dorëzuan njësiteve përkatëse të policisë së rajonit të Pejës, përkatësisht atij të Prizrenit”, thuhet në njoftim.

  • LDK bën homazhe te varri i ish-kryetarit të Istogut, Haki Rugova

    LDK bën homazhe te varri i ish-kryetarit të Istogut, Haki Rugova

    Kryetari i komunës së Istogut, Ilir Ferati bashkë me struktura të degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe familjarë, kanë bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së ish-kryetarit të komunës së Istogut dhe nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova, në 4-vjetorin e vdekjes së tij.

    Në njoftimin e lëshuar nga LDK, thuhet se sot kujtohet një personalitet dhe veprimtar i dalluar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, “njeriu që ishte shembull i përkushtimit dhe kontributit të jashtëzakonshëm në shtetndërtimin e Kosovës, nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Istogut, Haki Rugova”.

    “Angazhimi i tij ishte i pandalshëm në proceset e vështira të Kosovës. Ai për më shumë se tre dekada qëndroi i palëkundur në veprimtarinë e tij atdhetare e politike. Prandaj si i tillë, mbetet dhe kujtohet gjithmonë si model i njeriut të urtë e punëtor, i afërt dhe bashkëpunues. Lavdi jetës dhe veprës së Haki Rugovës. I përjetshëm kujtimi për të!”, thuhet në njoftim.

  • Kosova nënshkruan një marrëveshje me SPAK-un e Shqipërisë

    Kosova nënshkruan një marrëveshje me SPAK-un e Shqipërisë

    Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, priti sot në një takim pune drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Shqipërisë, Klodjan Braho.

    Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të bashkëpunimit SPAK dhe PSRK nënshkruan një marrëveshje për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore.

    “Gjatë takimit, z. Braho dhe z. Isufaj shprehën gatishmërinë për angazhim të përbashkët me qëllim avancimin e mëtejshëm të koordinimit ndërinstitucional. z.Braho, riafirmoi rëndësinë e partneritetit me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës”, thuhet në takim.