ATV

Author: K.B.

  • Konfiskohen aparate të lojërave të fatit dhe mbyllet lokal në Malishevë

    Konfiskohen aparate të lojërave të fatit dhe mbyllet lokal në Malishevë

    Drejtori i Inspektoratit në Malishevë, Jakup Gashi, ka bërë të ditur se inspektorët komunal kanë ndërmarrë veprime pas zbulimit të një lokali që ushtronte veprimtari ilegale të lojërave të fatit.

    “Rasti u identifikua nga Policia e Malishevës, e cila konstatoi se në lokal po përdoreshin aparate për lojëra të fatit në kundërshtim me ligjin”, tha drejtori Gashi.

    Sipas tij, në bashkëpunim me Policinë, Inspektorati Komunal ka njoftuar edhe Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Doganën e Kosovës. Gjatë aksionit janë konfiskuar pesë aparate të lojërave të fatit, ndërsa lokali është mbyllur deri në procedurat e mëtejshme ligjore.

    Drejtori i Inspektoratit theksoi se veprime të tilla janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për parandalimin e veprimtarive të paligjshme dhe ruajtjen e rendit ligjor në komunë.

  • Jakaj nga KDI: S’është hera e parë që LVV-ja sulmon Gjykatën Kushtetuese

    Jakaj nga KDI: S’është hera e parë që LVV-ja sulmon Gjykatën Kushtetuese

    Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj, vlerëson se deklarimet e fundit publike të zyrtarëve të LVV-së se Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë në favor të tyre sa i përket dekretit të presidentes Osmani vlerësohen si sulme dhe presion i radhës që zyrtarët e partisë në pushtet po ua bëjnë gjyqtarëve të Kushtetueses.

    Sipas tij, kjo praktikë duhet të ndalet, sepse ekziston edhe një zotim para Këshillit të Evropës që të mos ushtrohet presion mbi sistemin e drejtësisë.

    “Nuk është hera e parë që akterët politikë, veçanërisht LVV-ja, e cila është në pushtet, e sulmojnë Gjykatën Kushtetuese, por edhe ndërhyjnë përmes deklaratave publike. Kjo është ndërhyrje në sistemin e drejtësisë duke i bërë presion Gjykatës që ajo të vendosë në formën siç dëshiron LVV-ja. Një gjë e tillë nuk do të duhej të ndodhte. E dimë se si Kosova, respektivisht kryeministri Kurti, ish-kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe presidentja aktuale Osmani, i kishin dërguar letër Këshillit të Evropës se nuk do të ndërhyjnë në drejtësi përmes deklaratave publike. Tashmë ky zotim nuk po jetësohet dhe ne do të jemi dëshmitarë se në Raportin e Progresit Kosova mund të renditet si vend që sulmon dhe ndërhyn në sistemin e drejtësisë përmes deklaratave publike.”, tha Jakaj për RTV21.

  • AVONET kërkon rehabilitimin ekologjik të një hapësire publike në fshatin Begracë të Kaçanikut

    AVONET kërkon rehabilitimin ekologjik të një hapësire publike në fshatin Begracë të Kaçanikut

    AVONET i është drejtuar Kryetarit të Komunës së Kaçanikut, Sabedin Vishi, me një kërkesë për largimin e mbeturinave dhe rehabilitimin ekologjik të hapësirës publike në rrugën “Ilmi Shehu dhe Veteranët e UÇK-së” në fshatin Begracë, si dhe për krijimin e një hapësire të gjelbër.

    Në kërkesën e tij, AVONET ka theksuar nevojën për largimin e menjëhershëm të mbeturinave nga zona, pastrimin e saj dhe ndërmarrjen e masave për mbjelljen e drunjve dekorativë dhe gjelbërimin e hapësirës. Qëllimi i këtij nisme është përmirësimi i mjedisit dhe krijimi i një hapësire më të shëndetshme dhe më të rehatshme për banorët e fshatit.

    Në dokumentacionin e bashkëngjitur me kërkesën, AVONET ka përfshirë edhe fotografi që tregojnë gjendjen aktuale të hapësirës dhe nevojën urgjente për ndërhyrje.

    Komuna e Kaçanikut pritet të shqyrtojë kërkesën dhe të ndërmarrë hapat e nevojshëm për përmirësimin e mjedisit dhe rehabilitimin e zonës publike.

    avont

  • Haradinaj nënshkruan peticionin kombëtar në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

    Haradinaj nënshkruan peticionin kombëtar në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se gjatë ditës së premte ka nënshkruar peticionin kombëtar të iniciuar nga kategoritë e dala nga lufta, në përkrahje të bashkëluftëtarëve tanë që po gjykohen padrejtësisht në Gjykatën Speciale në Hagë.

    Përmes në njoftimi në Facebook, Haradinaj tha me besim të plotë se kësaj radhe drejtësia ndërkombëtare do të rikonfirmojë pastërtinë e luftës të drejtë çlirimtare.

    “Sot nënshkrova peticionin kombëtar të iniciuar nga kategoritë e dala nga lufta, në përkrahje të bashkëluftëtarëve tanë që po gjykohen padrejtësisht në Gjykatën Speciale në Hagë. Besojmë se edhe kësaj radhe drejtësia ndërkombëtare do të rikonfirmojë pastërtinë e luftës sonë të drejtë çlirimtare. Rroftë UÇK-ja!”, ka shkruar ai.

  • Maskara në Tregun e Mitrovicës, Peci: Akt kriminal e terrorist, i porositur nga regjimi i Millosheviqit

    Maskara në Tregun e Mitrovicës, Peci: Akt kriminal e terrorist, i porositur nga regjimi i Millosheviqit

    Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci ka nderuar viktimat e 13 marsit, në përvjetorin e 27-të të Masakrës në Tregun e Mitrovicës.

    Në një postim në Facebook, Peci tha se ky ishte një akt kriminal, terrorist e gjenocidial, i planifikuar e i porositur nga regjimi i Millosheviqit në Beograd, e që siç thotë ai, ishte projektuar të shkaktonte humbjen e shumë jetrave, me destinacion një vend ku ka turmë njerëzish.

    “Përvjetori i 27 i Masakrës në Tregun e Mitrovicës. Ishte ditë pazari dhe tregu i qytetit i mbushur përplot gjallëri, blerës e shitës, fëmijë, gra, burra, pleq e të rinj, kur pamëshirshëm gjallërinë e jetës e shuajti granata e vdekjes. Në mesin e 7 të vrarëve në Masakrën e Tregut ishin nga më e reja Elizabeta Hasani, 5-vjeçare, deri tek më i vjetri Rrahim Peci, 65 vjeç. Të plagosur mbetën 128, shumë prej tyre ende me plagë. Sot, në shenjë nderimi, bëjmë homazhe pranë pllakës së të vrarëve dhe bashkëndjejmë dhimbjen e të gjallëve të prekur nga ky sulm kriminal”, ka shkruar Peci.

  • Gruaja e Bleros, Eronita flet për herë të parë publikisht, i bën surprizë këngëtarit në emision

    Gruaja e Bleros, Eronita flet për herë të parë publikisht, i bën surprizë këngëtarit në emision

    Këngëtari i njohur, Blero, ishte së fundmi i ftuar në emisionin e pasdites “Rudina” në Tv Klan, ku përjetoi një moment të veçantë dhe emocionues gjatë intervistës.

    Gjatë emisionit, ai u surprizua nga partnerja e tij, e cila kishte përgatitur një mesazh të veçantë për të.

    Për herë të parë që nga fillimi i lidhjes së tyre, bashkëshortja e tij, Eronita, vendosi të dalë publikisht.

    Edhe pse deri më tani ka preferuar të qëndrojë larg vëmendjes së medieve, këtë herë ajo bëri një përjashtim duke u shfaqur përmes një videomesazhi në emision, për t’i shprehur Bleros dashurinë dhe mirënjohjen e saj para publikut.

    Në mesazhin e saj emocionues, Eronita u shpreh tejet falënderuese për gjithçka që Blero bën për të.

    Ajo theksoi se ndihet jashtëzakonisht krenare jo vetëm për sukseset që ai ka arritur në karrierë ndër vite, por edhe për vlerat dhe karakterin që ai ka si njeri.

    Në fjalët e saj nuk mungoi edhe një kujtesë e ëmbël dashurie. Eronita u shpreh se shpesh rutina dhe angazhimet e shumta të përditshmërisë bëjnë që njerëzit të harrojnë t’u kujtojnë personave të dashur gjërat më të rëndësishme, ndaj ajo ndjeu nevojën ta thoshte publikisht se e do shumë.

    Edhe pse vetëm përmes një videoje, kjo paraqitje shënoi daljen e parë të Eronitës në një emision televiziv, duke i dhuruar Bleros dhe publikut një moment të veçantë dhe mjaft romantik.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by RUDINA – TV KLAN (@rudinatvklan)

  • Pleurat Sejdiu rizgjedhet kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës

    Pleurat Sejdiu rizgjedhet kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës

    Pleurat Sejdiu është rizgjedhur edhe për një mandat tjetër si kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, duke mundur kundërkandidatin dhe nënkryetarin e OMK-së, Naser Gjonbalaj.

    Sejdiu kishte kaluar periudha të vështira shëndetësore disa muaj më parë, por rikthimi i tij është përshëndetur edhe nga familjarët.

    Përmes një postimi në Facebook, vëllai i tij, Gent Sejdiu, e ka uruar për suksesin e rizgjedhjes, raporton Klankosova.tv.

    “Para gjashtë muajve ishin momentet tua më të vështira në jetë, sot vëlla, me ndihmën e Zotit dhe shpirtit tënd luftarak, u ktheve i fuqishëm për të përjetuar këtë moment suksesi, të zgjedhësh për të tretën herë kryetar i Odes së Mjekëve të Kosovës! Puna jote dhe dedikimi yt për të mirën e qytetarëve dhe kolegëve tuaj sot e tregon këtë sukses. Mburemi me ty”, shkroi ai.

  • Haxhiu përshëndet zgjedhjen e kryesisë së re të Këshillit Prokurorial të Kosovës

    Haxhiu përshëndet zgjedhjen e kryesisë së re të Këshillit Prokurorial të Kosovës

    Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka përshëndetur zgjedhjen e Arian Gashit si kryesues të ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës, si dhe zgjedhjen e Dardan Vuniqit si zëvendëskryesues.

    Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu tha se kjo mbledhje, që u mbajt sot, është një hap i rëndësishëm në zbatimin e ndryshimeve të fundit ligjore dhe në avancimin e reformës në drejtësi.

    “Ky proces shënon një fazë të re për Këshillin Prokurorial dhe dëshmon përkushtimin e institucioneve tona ndaj një sistemi të drejtësisë të pavarur, transparent dhe llogaridhënës. Është inkurajuese të shohim që përpjekjet për të forcuar rolin e Këshillit Prokurorial dhe për të rritur besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë po konkretizohen përmes hapave të tillë institucionalë”.

    “I uroj suksese dhe punë të mbarë përbërjes së re të Këshillit Prokurorial, me besimin se angazhimi dhe vendimmarrja e tyre do të kontribuojnë në forcimin e mëtejshëm të sundimit të ligjit dhe në një sistem drejtësie më të besu

  • Barcelona do të dyfishojë taksën turistike nga muaji i ardhshëm

    Barcelona do të dyfishojë taksën turistike nga muaji i ardhshëm

    Turistët në Barcelonë mund të taksohen me 15 euro për natë nga prilli, pasi qyteti do të dyfishojë tarifën e turizmit, raporton Sky News.

    Vizitorët që qëndrojnë në hotele do të paguajnë më shumë, nga 10 euro deri në 15 euro për natë, nga 5 euro dhe 7.50 euro që paguanin më parë, në varësi të kategorisë së hotelit ku qëndrojnë.

    Ata që kanë marrë me qira një shtëpi pushimi do të duhet të paguajnë një maksimum prej 12.50 euro për natë, nga 6.25 euro që paguanin më parë.

    Pasagjerët e anijeve turistike do të vazhdojnë të paguajnë rreth 6 euro.

    Vendimi i autoriteteve katalanase vjen si pjesë e përpjekjeve për të kufizuar numrin e vizitorëve dhe për të bërë banesat më të përballueshme për vendasit.

    Banorët kanë argumentuar se numri i tepërt i turistëve dhe rritja e qirave afatshkurtra për pushime po shkaktojnë rritje të çmimeve të banesave.

    Ligji që miraton rritjen e taksës turistike thotë se një e katërta e të ardhurave të mbledhura do të shpenzohet për krizën e banesave në qytet.

    Barcelona ka njoftuar tashmë planet për të ndaluar të gjitha akomodimet e përkohshme për pushime deri në vitin 2028.

  • Maqedonci për blerjet e raketave kineze nga Serbia: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve

    Maqedonci për blerjet e raketave kineze nga Serbia: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve

    Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, i ka thënë të premten Radios Evropa e Lirë se pretendimet e autoriteteve serbe që po armatosen për t’u mbrojtur nga vendet fqinje nuk qëndron, dhe me blerjet e fundit të armëve kineze ato po shpërfaqin tendencat e tyre hegjemoniste në raport me këto vende.

    Maqedonci i bëri këto deklarata pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bëri të ditur një ditë më parë se Serbia ka blerë raketa kineze “shkatërruese”.

    Bëhet fjalë për raketat balistike supersonike CM-400 nga Kina.

    “Blerjet nga Rusia dhe Kina janë bërë që disa vite dhe vazhdojnë të bëhen, pra nuk lidhet me ndonjë kërcënim aktual për Serbinë…asnjë shtet fqinj i Serbisë në asnjë rast nuk ka shfaqur ndonjë qëllim agresiv apo sulmues në raport me Serbinë”, ka deklaruar Maqedonci, duke përmendur se është Serbia ajo e cila shfaq pretendime territoriale ndaj Kosovës.

    Në një intervistë për Radiotelevizionin e Serbisë, Vuçiq ka thënë se Serbia i ka integruar me sukses raketat e blera kineze në aeroplanët ushtarakë rusë MiG-29, që veçse i zotëron.

    “Ne kemi një numër të konsiderueshëm raketash dhe do të kemi edhe më shumë”, tha Vuçiq në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë.

    Presidenti serb nuk tregoi se sa kushtuan raketat por tha se ato “janë tmerrësisht të shtrenjta. Ne i morëm me një zbritje të vogël”.

    Ministri Maqedonci beson se blerjet e Serbisë nga Kina janë vazhdimësi e politikës së Vuçiqit.

    “Republika e Serbisë blerjet ushtarake kryesisht i realizon nga vendet joanëtare të NATO-s. Kryesisht blerjet strategjike Serbia i ka realizuar nga Federata Ruse dhe Kina. Nga Kina, Ministria e Mbrojtjes së Serbisë ka prokuruar sistemet raketore kundër-ajrore FK3, HQ-17 dhe HQ-9 si dhe fluturake pa pilot dhe radarë të ndryshëm”.

    Sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes (SIPRI) në Stokholm, në periudhën 2020–2024, Serbia ka importuar më së shumti armë nga Kina (57%), më pas nga Rusia (20%) dhe nga Franca (7.4%).

    Ndaj kësaj blerjeje të Serbisë ka reaguar kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, i cili paralajmëroi se për këtë çështje do të diskutojë me aleancën e NATO-s.

    Duke reaguar ndaj deklaratës së Pllenkoviqit, Vuçiq tha se “Zagrebi nuk do të vendosë se çfarë do të ketë Serbia”.

    Ai tha se Serbia “po përgatitet për mundësinë e sulmit nga aleanca që po formohet nga Prishtina, Tirana dhe Zagrebi”.

    Në mars të vitit 2025, Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nënshkruan një Deklaratë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, të cilën zyrtarët serbë e cilësuan si kërcënim për sigurinë e Serbisë./REL/