ATV

Author: K.B.

  • Dy vdekje të dyshimta në Podujevë dhe Vushtrri, policia nis hetimet

    Dy vdekje të dyshimta në Podujevë dhe Vushtrri, policia nis hetimet

    Policia e Kosovës ka nisur hetime lidhur me vdekjen e dy personave në dy raste të ndara, një në Podujevë dhe një tjetër në Vushtrri.

    Sipas raportit zyrtar, në Podujevë një person është dërguar në Qendrën e Emergjencës pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të sqarimit të rrethanave të vdekjes.

    Ndërkohë, një rast tjetër është raportuar edhe në Vushtrri, ku një person është gjetur pa shenja jete. Edhe në këtë rast, me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar në IML për obduksion.

    Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar për të ndriçuar plotësisht rrethanat e këtyre dy rasteve.

  • Mitrovica funksionalizon Shërbimin Geriatrik, kujdes shëndetësor në shtëpi për të moshuarit

    Mitrovica funksionalizon Shërbimin Geriatrik, kujdes shëndetësor në shtëpi për të moshuarit

    Komuna e Mitrovicës, përkatësisht Drejtoria për Shëndetësi, ka funksionalizuar Shërbimin Geriatrik, duke ofruar kujdes shëndetësor shtëpiak për qytetarët mbi moshën 65 vjeç.

    Ky shërbim vjen në kuadër të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore primare dhe synon të lehtësojë qasjen e të moshuarve në trajtime mjekësore, pa pasur nevojë për paraqitje të shpeshta në institucionet shëndetësore.

    Sipas njoftimit, përfitues të këtij shërbimi janë të gjithë qytetarët mbi 65 vjeç që kanë nevojë për kujdes në shtëpi, veçanërisht ata që vuajnë nga sëmundje kronike si hipertensioni dhe diabeti, probleme kardiake, osteoporoza dhe vështirësi në lëvizje, si dhe sëmundje neurodegjenerative si Alzheimeri, Parkinsoni dhe demenca.

    Shërbimi Geriatrik përfshin një gamë të gjerë trajtimesh, përfshirë dhënien e terapisë intravenoze dhe infuzioneve të përshkruara nga mjekët specialistë, injeksione intramuskulare dhe subkutane, kateterizim urinar, si dhe pastrimin dhe trajtimin e plagëve dhe dekubitit sipas nevojës.

    Ky shërbim ofrohet gjatë ditëve të punës, nga e hëna deri të premten, në intervalin kohor nga ora 07:00 deri në 15:00, ndërsa qytetarët mund të kontaktojnë përmes numrit të telefonit për të përfituar nga kjo mbështetje shëndetësore.

    Me këtë iniciativë, Komuna e Mitrovicës synon të rrisë cilësinë e jetesës për të moshuarit dhe të sigurojë kujdes më të afërt dhe më të vazhdueshëm për këtë kategori të qytetarëve.

  • KRU “Prishtina” shkyç lidhjet ilegale në Komoran, 16 raste të evidentuara brenda një dite

    KRU “Prishtina” shkyç lidhjet ilegale në Komoran, 16 raste të evidentuara brenda një dite

    KRU “Prishtina” ka intensifikuar aksionet kundër keqpërdorimit të ujit të pijshëm në Komoran të Drenasit, duke ndërmarrë masa për shkyçjen e lidhjeve ilegale nga rrjeti i furnizimit.

    Sipas njoftimit, vetëm gjatë ditës së djeshme janë shkyçur gjithsej 15 shtëpi dhe një biznes në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, të cilat ishin të kyçura në mënyrë të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit.

    “KRU ‘Prishtina’ po vazhdon me aksione ndaj keqpërdoruesve të ujit të pijshëm në Komoran të Drenasit, duke shkyçur nga rrjeti i furnizimit të gjitha lidhjet ilegale”, thuhet në njoftim.

    Kompania ka bërë të ditur se aksione të tilla do të vazhdojnë në baza javore, me qëllim të parandalimit të abuzimeve dhe sigurimit të furnizimit të rregullt për konsumatorët e rregullt.

  • Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohen se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

    Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohen se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

    Mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës, janë gjetur gjatë gërmimeve në Rahovec.

    Mbetjet eshtërore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime mjekoligjore.

    Këto mbetje, sipas njoftimit dyshohet se i përkasin së paku një individ, i cili figuron në listën e personave të zhdukur me forcë gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999.

    “ Nga njësitë kompetente policore dhe institucionet përkatëse janë vazhduar punimet në vendin e cekur, dhe gjatë gërmimeve janë gjetur mbetje eshtërore, të cilat dyshohet se i përkasin së paku një individi/personi, i cili figuron në listën e personave të zhdukur me forcë gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999”, thuhet në raportin e Policisë.

  • Arrestohet një person në Deçan, dyshohet se para disa javësh dhunoi një grua

    Arrestohet një person në Deçan, dyshohet se para disa javësh dhunoi një grua

    Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën e ka arrestuar një person në Deçan, nën dyshimin se ai ka kryer veprën penale të dhunimit.

    Prangosja e tij ka ndodhur pasi javë më parë, një femër e ka raportuar rastin në organet e rendit.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti para disa javësh, ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari është intervistuar lidhur me rastin, ndërsa viktima me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për ekzaminime mjekësore gjinekologjike.”, thuhet në raportin policor.

    Ndërkaq, sipas policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti para disa javësh, ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari është intervistuar lidhur me rastin, ndërsa viktima me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për ekzaminime mjekësore gjinekologjike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

  • Bie nga lartësia, punëtori pëson lëndime në vendin e punës në Han të Elezit

    Bie nga lartësia, punëtori pëson lëndime në vendin e punës në Han të Elezit

    Një person ka pësuar lëndime ditën e djeshme në Han të Elezit. I njëjti ka rënë nga një lartësi derisa ishte duke punuar.

    I njëjti është dërguar për tretman mjekësor qendrën emergjente në Ferizaj, dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile-jashtë rrezikut për jetë.

    Rasti është duke u hetuar.

    “ Hani i Elezit / 25.03.2026 – 09:10. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime duke rënë nga një lartësi, derisa ishte duke kryer disa shërbime. Lidhur me rastin viktima është dërguar për tretman mjekësor qendrën emergjente në Ferizaj, dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile-jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore dhe inspektorët komunal kanë dalë në vendin e ngjarjes duke u marrë me rastin, ndërkohë që lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti duke u hetuar”, njofton Policia e Kosovës.

  • Shqipëria, ndër vendet e NATO-s me gatishmërinë më të lartë për të luftuar për vendin

    Shqipëria, ndër vendet e NATO-s me gatishmërinë më të lartë për të luftuar për vendin

    Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të gatishmërisë për të luftuar për atdheun në mesin e anëtarëve të NATO-s.

    Sondazhi i publikuar nga Instituti Amerikan “Foreign Policy Research” fakton se 69 për qind e shqiptarëve do të ishin të gatshëm të luftonin për vendin e tyre.

    Kjo, sipas sondazhit të Institutit Amerikan, e vendos Shqipërinë në vendin e dytë pas Turqisë (88 për qind), dhe përpara vendeve si Suedia, Finlanda dhe Mali i Zi.

    Sipas sondazhit, pesë vendet me përqindjen më të lartë të qytetarëve të gatshëm të luftojnë për vendin e tyre janë Turqia (88 për qind), Shqipëria (69 për qind), Suedia (66 për qind), Finlanda (64 për qind) dhe Mali i Zi (63 për qind).

    Po ashtu ndër 10 vendet e para janë Greqia (gjithashtu 63 për qind), Norvegjia (61 për qind), Lituania (52 për qind), Polonia dhe Sllovenia (të dyja 49 për qind).

    Ndërkohë vendet me përqindjet më të ulëta të qytetarëve të gatshëm për të luftuar për vendin e tyre në NATO janë Italia, Sllovakia (të dyja 25 për qind), Gjermania (27 për qind), Holanda (30 për qind), Hungaria dhe Republika Çeke (të dyja 33 për qind).

  • KFOR-i largon me sukses një mjet të pashpërthyer në Ferizaj

    KFOR-i largon me sukses një mjet të pashpërthyer në Ferizaj

    Në rrugën “Musli Sojeva” në Ferizaj, gjatë pasdites të së mërkurës, është hasur një mjet i pashpërthyer.

    Sipas raportit zyrtar, njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim i KFOR-it ka bërë tërheqjen e mjetit

    “Është raportuar se është hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Lidhur me rastin njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim i KFOR-it ka bërë tërheqjen e mjetit”, thuhet në raportin e policisë.

  • Sot 19 vjet, Ahtisaari dorëzoi raportin për pavarësinë e Kosovës

    Sot 19 vjet, Ahtisaari dorëzoi raportin për pavarësinë e Kosovës

    Sot bëhen 19 vjet që kur ish-presidenti finlandez Martti Ahtisaari dërgoi raportin përfundimtar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në të cilin thoshte se Kosova duhej të bëhet e pavarur.

    Derisa SHBA-të përkrahnin planin e Ahtisaarit dhe mendonin se Kosova duhet të bëhet e pavarur, serbët vazhduan ta kundërshtojnë planin.

    Rusia bëri deklarata që mund të interpretohen si kundër pavarësisë, por nuk përmendi përdorimin e vetos, transmeton KosovaPress.

    Tri ditë më vonë, më 29 mars 2007, Parlamenti Evropian miraton një rezolutë me 490 vota pro, 80 kundër dhe 87 abstenime, ku shprehej përkrahja për pavarësinë e mbikëqyrur për Kosovën.

    Ndërsa, pavarësia e vendit tonë u bë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 minuta, në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë.

  • Miliona euro dëm, del para gjykatës ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut

    Miliona euro dëm, del para gjykatës ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut

    Këtë të enjte do të vazhdojë seanca gjyqësore ndaj ish-kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqit.

    Ai do të dalë para gjykatës me fillim nga ora 09:30.

    Krasniqi akuzohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Krasniqi, së bashku me Ymer Dragushën dhe Isuf Zejnën dyshohen për dëmtim të buxhetit të shtetit me rreth 37 milionë euro.