ATV

Author: K.B.

  • LDK përkrah rezolutën e PDK-së: E kemi obligim ta mbrojmë sakrificën e popullit për liri

    LDK përkrah rezolutën e PDK-së: E kemi obligim ta mbrojmë sakrificën e popullit për liri

    LDK e përkrah në parim rezolutën e propozuar nga PDK për të trajtuar çështjen e ekspozitës së Shkëlzen Gashit.

    Kështu deklaroi shefja e GP Jehona Lushaku.

    “Lidhja Demokratike e Kosovës e ka shqytuar tekstin e rezolutës dhe në parim pajtohem për të sepse është obligim i yni që ta mbrojmë sakrificën e popullit tonë për liri. Gjithsesi jemi të gatshëm të kontribojmë në komision të përbashkët, nëse ka një iniciativë për ta modifikuar dhe plotësuar tekstin e kësaj rezolute”, deklaroi ajo.

  • Ambasadori gjerman takohet me Maqedoncin, përmend ndihmë 3 milionëshe nga Gjermania për 5 projekte për FSK-në

    Ambasadori gjerman takohet me Maqedoncin, përmend ndihmë 3 milionëshe nga Gjermania për 5 projekte për FSK-në

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph është takuar me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

    “Gjermania vazhdon të qëndrojë krah për krah me Kosovën në forcimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë”, shkroi Ambasada Gjermane në një postim në Facebook.

    Gjatë takimit, u tha se ambasadori “theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në kuadër të iniciativës Enable and Enhance — me 3 milionë euro në vitin 2026 për pesë projekte kyçe”.

    “Këto projekte fokusohen në forcimin e shërbimeve mjekësore, logjistikës dhe kapaciteteve të zjarrfikjes brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) — kontribute konkrete që rrisin gatishmërinë operacionale dhe zhvillimin institucional. Takimi përfshiu gjithashtu asistencën e vazhdueshme të Gjermanisë për trajnimin ushtarak: kadetët kosovarë që aktualisht po ndjekin trajnim gjuhësor në Gjermani do të vazhdojnë me arsimimin për oficerë në përputhje me standardet e NATO-s — një investim në gjeneratën e ardhshme të lidershipit brenda FSK-së”, thuhet në njoftimin e Ambasadës,

    “Përveç kësaj, programi bilateral për vitin 2026 parasheh një gamë të gjerë aktivitetesh të përbashkëta, duke përfshirë shkëmbime ekspertësh dhe trajnime në logjistikë, polici ushtarake dhe arsimim për oficerë. Gjermania ka qenë një partner i besueshëm për FSK-në që nga fillimi — dhe mbetet e përkushtuar për thellimin e këtij bashkëpunimi dhe për mbështetjen e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit euro-atlantik”, thuhet tutje në njoftim.

  • Nagavci: Jemi të gatshëm të kontribuojmë në një rezolutë për mbrojtjen e viktimave të luftës

    Nagavci: Jemi të gatshëm të kontribuojmë në një rezolutë për mbrojtjen e viktimave të luftës

    Shefja e GP të LVV, Arbërie Nagaci, ka thënë se partia që ajo përfaqëson është e gatshme të kontribuojë në një rezolutë për mbrojtjen e viktimave të luftës së fundit në vend.

    Kjo vjen pas gabimeve të shumta që u shfaqën në ekspozitën e hapur më 24 mars në sheshin e Prishtinës, por që u mbyll pak ditë më pas.

    “Sikurse e diskutuam edhe në takimin e Kryesisë, LVV është e gatshme të kontribuojë në një rezolutë që do të paraqiste përmbajtësisht në aspekt shumëdimensional çështje që trajtojnë luftën e fundit. Në lidhje me këtë, ne jemi të gatshëm të delegojmë deputetët tanë, që bashkë me deputetët e GP-ve tjera që të vijnë me një rezolutë e cila i adreson këto çështje në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi Nagavci, teksa shtoi se pret që deri në fund të ditës të sillet një draft për miratim në Kuvend.

  • PDK kërkon të futet në rend dite draft-rezoluta për mbrojtje të viktimave të luftës

    PDK kërkon të futet në rend dite draft-rezoluta për mbrojtje të viktimave të luftës

    Vlora Çitaku, deputete e Partisë Demokratike e Kosovës, në fjalën e saj në Kuvend, ka bërë të ditur se kjo parti ka përgatitur një drafte rezolutë për ‘’mbrojtjen e së vërtetës dhe dinjitetit të viktimave të luftës’’.

    Ajo ka kërkuar që ajo të vendoset si pikë e parë e rendit të ditës, dhe se për të, PDK është e hapur për diskutime.

    ‘’PDK ka përgatitu drafte rezolutë në mbrojtje të së vërtetës dhe dinjitet të viktimave të luftës. Sot s’kemi vetëm sfida politike e institucionale, por kemi një më të rrezikshme: Përpjekjen për ta shtrembëruar historinë tonë. Kujtesa është themeli mbi të cilin qëndrojmë si shoqëri. Kemi dhënë një draft propozim, jemi të gatshëm ta diskutojmë, kërkojmë ta fusim në rend dite si pikë e parë, menjëherë pas pyetjeve. Nuk ka kuptim që Kuvendi të sillet sot normalisht, dhe të mos ta miratojë këtë rezolutë si hap i parë, jemi të hapur për diskutim, për plotësime, për PDK është e domosdoshme që kjo rezolutë të hyjë në rend të ditës, dhe të jetë pika e parë’’, ka thënë ajo.

  • “Objekti sa 13 fusha tenisi”, hulumtimi i CNN zbulon se si Kina po zhvillon në mënyrë sekrete kapacitetet e saj bërthamore

    “Objekti sa 13 fusha tenisi”, hulumtimi i CNN zbulon se si Kina po zhvillon në mënyrë sekrete kapacitetet e saj bërthamore

    Kur tre fshatarë nga provinca Sichuan e Kinës u shkruan zyrtarëve lokalë në vitin 2022 duke i pyetur se pse qeveria po ua merrte tokën dhe po i dëbonte nga shtëpitë e tyre, ata kishin marrë një përgjigje të shkurtër: “Është sekret shtetëror”.Kështu e nis sot CNN një shkrim për hulumtimin rreth synimeve bërthamore të Kinës.

    Mediumi amerikan shkruan se tri vjet pas largimit të banorëve, imazhet satelitore tregojnë se fshati i tyre është bërë rrafsh dhe në vend të tij janë ngritur ndërtesa të reja të rëndësishme për prodhimin e armëve bërthamore të Kinës.

    CNN raporton se ky zhvillim, i vërejtur edhe në imazhet satelitore dhe në shqyrtimin e dhjetëra dokumenteve të qeverisë kineze, vërteton pretendimet e fundit të Presidentit amerikan Trump se Kina po kryen modernizimin e armëve bërthamore.

    “Trump do të vizitojë Pekinin në një udhëtim historik muajin e ardhshëm, ku pritet të përpiqet të fillojë një dialog rreth një marrëveshjeje për të frenuar ambiciet bërthamore të udhëheqësin kinez Xi Jinping”, raporton CNN.

    Më herët këtë vit, marrëveshja e fundit për reduktimin e armëve midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, e njohur si New START ka skaduar, derisa presidenti amerikan Trump dëshironte të arrinte një marrëveshje të re dhe të përmirësuar me Moskën që do të përfshinte edhe Kinën.

    Megjithatë ndryshimet dramatike të vërejtura në vendet në Sichuan sugjerojnë se zhvillimi i armëve bërthamore të ushtrisë së Kinës, e njohur si Ushtria Çlirimtare Popullore (PLA), tregon pak shenja të reduktimit të amibicieve nukleare të Pekinit.

    Një nga ndërtimet më të konsiderueshme në zonën e Sichuan është një kupolë gjigante, me formë të pazakontë e ndërtuar në më pak se pesë vjet. CNN shkruan se ky objekt duket se vazhdon të pajiset, duke sugjeruar se mund të mos jetë ende në përdorim.

    “Me një sipërfaqe prej 36,000 metrash katrorë, sa madhësia e 13 fushave të tenisit, kupola e përforcuar është e rrethuar nga një strukturë betoni dhe çeliku me monitorë rrezatimi dhe dyer shpërthimi, rrjeti i saj i tubave që gjarpërojnë nga objekti dhe futen në një ndërtesë me një oxhak të lartë ventilimi. Këto dhe karakteristika të tjera, duke përfshirë pajisjet e gjera të trajtimit të ajrit, janë projektuar për të mbajtur të bllokuara brenda kupolës materiale shumë radioaktive si uraniumi dhe plutoniumi, sipas shumë ekspertëve”, shkruan CNN.

    Objekti, i cili u ndërtua brenda një baze armësh bërthamore të njohur prej kohësh nga CIA, është i rrethuar nga tre shtresa gardhesh sigurie. Derisa një tunel aty afër zhduket në shpatin e një mali.

    CNN shkruan se për të analizuar karakteristikat individuale të vendit të njohur si 906, kanë përpiluar më shumë se 50 pamje nga faza të ndryshme të ndërtimit të objektit në një model 3D.

    Pamjet satelitore të publikuara nga CNN:

  • Rritet pjesëmarrja e grave në ekonomi, afro 40% e fuqisë punëtore në Kosovë

    Rritet pjesëmarrja e grave në ekonomi, afro 40% e fuqisë punëtore në Kosovë

    Pjesëmarrja e grave në ekonomi në Kosovë po vazhdon të shënojë rritje, duke reflektuar një rol gjithnjë e më të rëndësishëm të tyre në tregun e punës.

    Sipas të dhënave të Administrata Tatimore e Kosovës për muajin tetor 2025, gjithsej 162,062 gra janë të punësuara, duke përbërë 39.5% të fuqisë punëtore aktive në vend. Përfaqësimi i tyre është më i theksuar në sektorët e arsimit, shëndetësisë dhe shërbimeve.

    Në të njëjtën kohë, 19,331 biznese individuale udhëhiqen nga gra, çka tregon rritjen e rolit të tyre edhe në sipërmarrje. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë realizuar 289,885 shërbime tatimore digjitale nga gratë, duke dëshmuar përfshirjen e tyre në përdorimin e teknologjisë dhe formalizimin e aktiviteteve ekonomike.

    Administrata Tatimore e Kosovës mbetet e angazhuar për të mbështetur fuqizimin ekonomik të grave dhe për të rritur pjesëmarrjen e tyre në ekonominë formale në vend.

  • iPhone 18 vjen me ndryshime të mëdha, çfarë pritet?

    iPhone 18 vjen me ndryshime të mëdha, çfarë pritet?

    Raportohet se Apple po ndan lançimet e iPhone 18 dhe iPhone 18 Pro Max dhe Pro këtë herë. iPhone bazë 18 pritet në pranverën e vitit 2027, ndërsa modelet Pro thuhet se do të vijnë në vjeshtën e vitit 2026, të shoqëruara nga iPhone i parë i palosshëm i Apple.

    Megjithatë, ka pasur thashetheme të reja rreth iPhone 18 dhe disa nga gjërat që prisnim më parë mund të ndryshojnë. Për muaj të tërë, ka pasur thashetheme emocionuese rreth zvogëlimit të Dynamic Island nga Apple për gjeneratën e ardhshme të iPhone-ve.

    Thuhet se Cupertino ka qenë në gjendje të vendosë disa sensorë Face ID nën ekran, por thashethemet e fundit, për fat të keq, nuk e mbështesin këtë. Sipas raportimeve, Apple po përdor të njëjtat forma si iPhone 17 për modelet e ardhshme, përfshirë iPhone 18.

    Thashethemet thonë gjithashtu se Apple më në fund po e pajis modelin bazë iPhone 18 me më shumë RAM. Disa raporte tregojnë se mund të presim 12 GB RAM në pajisje, që do të përputhej me modelet e markës Pro dhe do të ishte një përmirësim i dukshëm nga 8 GB në iPhone 17.

    Kjo do të bëhet duke pasur parasysh veçoritë e Inteligjencës së Apple. Apple pritet të lançojë veçori më të sofistikuara të Al dhe të ripërtërijë Siri-n me iOS 27, dhe këto detyra do të kenë nevojë për më shumë RAM për t’u përpunuar në mënyrë efikase.

    iPhone 18 pritet të vijë me procesorin A20 të Apple. Çipi thuhet se është ndërtuar në një proces 2 nm, gjë që do ta bënte atë më të shpejtë dhe më efikas. Sipas raportimeve, A20 mund të jetë rreth 15% më i shpejtë se A19, i cili është çipi në iPhone 17.

    Thuhet gjithashtu se Apple po punon në disa modifikime për butonin e Kontrollit të Kamerës në iPhone 18. iPhone 18 do të debutojë me iOS 27. Thashethemet thonë se iOS 27 është më në fund sistemi operativ ku Apple do të arrijë konkurrencën në veçoritë e Al, dhe do të sjellë përmirësimin e madh të premtuar prej kohësh në Siri.

  • Sa kushton i gjithë udhëtimi i NASA-s në Hënë?

    Sa kushton i gjithë udhëtimi i NASA-s në Hënë?

    Artemis II është pjesë e një programi që tashmë ka arritur në dhjetëra miliarda dollarë.

    Kostot mbulohen kryesisht nga taksapaguesit amerikanë dhe plotësohen nga partnerë ndërkombëtarë dhe të sektorit privat, transmeton Telegrafi.

    Vetë misioni nuk ka një çmim të veçantë të publikuar publikisht, por një audit i vitit 2021 nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të NASA-s, vlerësoi koston e operimit të raketës së Sistemit të Lansimit Hapësinor dhe anijes kozmike Orion në 4.1 miliardë dollarë për lëshim.

    I njëjti audit parashikoi se e gjithë përpjekja e Artemis do t’i kushtonte NASA-s, 93 miliardë dollarë deri në vitin fiskal 2025.

    Në total, zhvillimi i raketës i kushtoi NASA-s gati 24 miliardë dollarë që nga fillimi i saj deri në fluturimin provë pa pilot të Artemis I në vitin 2022.

    Ndërkohë, anija kozmike Orion i kushtoi agjencisë më shumë se 20 miliardë dollarë që nga koha kur u zhvillua për herë të parë në vitin 2006 deri në vitin 2022, sipas Shoqërisë Planetare.

  • Seanca plenare nis me kujtimin e demonstratave të pranverës së ’81-ës

    Seanca plenare nis me kujtimin e demonstratave të pranverës së ’81-ës

    Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.

    Në hyrje të saj, kryekuvendarja Albulena Haxhiu tha se sot kujtohen demonstratat e pranverës së vitit 1981.

    “Një nga momentet më të qarta të artikulimit politik të shqiptarëve të Kosovës. Ato nisën nga studentët si një reagim ndaj një padrejtësie konkrete, por shumë shpejt u shndërruan në kërkesë të hapur për barazi, dinjitet dhe status politik nën parullën Kosova Republikë”, tha Haxhiu.

    Kujtojmë se sot në rend dite janë disa projektligje të marrëveshjeve ndërkombëtare.

  • Drama, famë dhe sekrete: Publikohet traileri i ‘Mother Mary’, Anne Hathaway vjen ndryshe

    Drama, famë dhe sekrete: Publikohet traileri i ‘Mother Mary’, Anne Hathaway vjen ndryshe

    Një trailer tjetër për filmin Mother Mary është publikuar, duke rritur pritshmëritë për një nga projektet më intriguese të vitit. Nën regjinë e David Lowery, filmi sjell një histori të mbushur me emocione, dramë dhe botën komplekse të famës.

    Në rolin kryesor shfaqet Anne Hathaway, e cila interpreton një yll ikonik të pop-it, një figurë e njohur që përballet me të shkuarën e saj.

    Sipas trailerit zyrtar, “plagë të vjetra, të varrosura thellë dalin në sipërfaqe kur ylli i famshëm, Mother Mary, ribashkohet me mikun e saj më të mirë dhe ish-stilistin, Sam Anselm”, rol që vjen në jetë nga Michaela Coel.

    Ky takim i papritur ndodh pikërisht në prag të rikthimit të madh të artistes, duke e vendosur atë përballë kujtimeve dhe vendimeve që mund të ndryshojnë gjithçka.

    Kasti i filmit është gjithashtu mbresëlënës, me emra të njohur si Hunter Schafer, Kaia Gerber, Jessica Brown Findlay, Alba Baptista, Sian Clifford dhe FKA Twigs, të cilët premtojnë shumë.

    Nga pamjet e para të trailerit, filmi duket se ndërthur estetikën artistike me një narrativë të thellë psikologjike, duke eksploruar jo vetëm jetën nën dritat e skenës, por edhe koston emocionale të famës dhe identitetit publik.

    Muzika, moda dhe marrëdhëniet personale duken se janë në thelb të historisë, duke e bërë “Mother Mary” një rrëfim që shkon përtej një biografie tipike të një ylli pop-i.

    Filmi pritet të dalë në kinema gjatë vitit 2026 dhe që tani ka nisur të tërheqë vëmendjen e publikut dhe kritikës, duke u konsideruar si një projekt potencialisht i rëndësishëm në sezonin e ardhshëm kinematografik.