ATV

Author: K.B.

  • Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?

    Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?

    Bashkimi Evropian ka liruar 92 milionë fuçi naftë nga rezervat emergjente për të përballuar rritjen dramatike të çmimeve të energjisë, pas ngushtimit të furnizimeve globale nga lufta në Lindjen e Mesme.

    Analistët thonë se kjo naftë mund të zgjasë rreth 5 muaj, duke mbështetur pjesërisht konsumimin e 10.5 milionë fuçive në ditë nga vendet e BE-së, raporton Euronews.

    Rezervat strategjike dhe magazinat e vendosura nga vendet anëtare, si Franca, Gjermania dhe Italia, po përdoren gjithashtu për të shmangur mungesat e karburanteve kryesisht për dizel dhe avionë. Ekspertët paralajmërojnë se këto burime janë të kufizuara dhe, nëse konflikti në Lindjen e Mesme zgjat, mungesa e naftës mund të rritet ndjeshëm.

    Përveç përdorimit të rezervave ekzistuese, industria evropiane po shqyrton rihapjen e depozitimeve të naftës së papërdorur dhe eksplorime të reja në Detin Mesdhe dhe Detin e Zi, si një “rrjet sigurie” për furnizimet e ardhshme. Ndërkohë, BE-ja po inkurajon qytetarët të reduktojnë përdorimin e makinave dhe të përmirësojnë eficiencën e energjisë në shtëpi dhe ndërtesa.

  • Gjendet një granatë në një podrum të në ndërtese në veri, ekipet e deminimit e largojnë në mënyrë të kontrolluar

    Gjendet një granatë në një podrum të në ndërtese në veri, ekipet e deminimit e largojnë në mënyrë të kontrolluar

    Një mjet i cili dyshohet të jetë granatë, është gjetur sot rreth orës 11:15 në rrugën “Milan Shuflai” në Mitrovicë të Veriut.

    Lajmi është konfirmuar nga shefi i planifikimit në kuadër të operativës rajonale Mitrovicë-Veri të Policisë së Kosovës, Erduan Baliu.

    “Dyshohet për një mjet të dyshimtë (granatë)”, ka deklaruar Baliu.

  • Kusari-Lila: Ulja e akcizës për naftën vendim i lehtë, me dëm të madh

    Kusari-Lila: Ulja e akcizës për naftën vendim i lehtë, me dëm të madh

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka kritikuar propozimin e opozitës për uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën.

    Kusari-Lila në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, tha se vendimi për ulje të akcizës dhe TVSH-së është vetëm vendim i lehtë dhe i shpejtë, por me dëm të madh.

    “Kërkesat kryesor në raport me heqje të akcizës dhe TVSH-së, të cilat po konsistojnë në vazhdimësi duke u përsëritur, janë e para vetëm të lehta dhe mendimi se kemi bërë diçka, por nuk është ideja për të sjellë vetëm vendime të shpejta e të lehta me dëm të madh. Ideja është për të bërë analiza të mirëfillta dhe për të ruajtur mirëqenien e atyre që kanë nevojë të ruhen më së shumti me mekanizma shtetëror”, tha Kusari-Lila.

    Edhe Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kjo masë do të kishte efekt shumë të vogël për qytetarët, por humbje të mëdha për buxhetin e shtetit.

  • Kollçaku: Jam kandidate për presidente

    Kollçaku: Jam kandidate për presidente

    Deputetja e LVV-së, Fatmire Kollçaku, tha se vazhdon të jetë kandidate për presidente.

    Në një përgjigje për RTV21, deputetja Kollçaku e la të hapur mundësinë që, nëse arrihet marrëveshje politike, të heqë dorë nga kandidatura.

    “Deri tani jam, por jemi në pritje të opozitës se çfarë do të na propozojë. Krejt çka është në të mirë të Kosovës.”, tha ajo.

  • Hamza i reagon Muratit: Ju keni dorë në shkelje kushtetuese

    Hamza i reagon Muratit: Ju keni dorë në shkelje kushtetuese

    Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza i reagoi sërish ministrit të Financave, Hekuran Murati pasi ky i fundit i tha se rritja ekonomike ishte e ulët gjatë kohës sa Hamza ishte ministër.

    Hamza tha se Murati është pjesë e shkeljeve kushtetuese.

    “Po i marrim mesatare ku jeni ju edhe ku jemi ne, dalim baras. I thashë disa gjëra që niveli i rritjes ekonomike është si rezultat i mosfunksionimit të Kuvendit, edhe i bllokimit të institucioneve. Po faktori dhe përgjegjësi jeni ju. Ju keni dorë në shkelje kushtetuese, dhjetëra e dhjetëra herë me veprimet e juaja që s’keni lejuar me funksionuar institucionet edhe me ecur me ecur tutje. Unë asnjëherë nuk i mohoj ato çka kanë ndodhur, as rritja e pagave, as shtesat për çdo kategori që i kemi bërë. Mirëpo, shpërndarja e parave duhet me qenë e targetuar në kategori, që ata i nxjerr prej rasteve sociale dhe mos me vazhduar me qenë në raste sociale. Dhe mbështetja duhet të jetë me ligj dhe transparente“, tha Hamza.

  • Tahiri për rritjen e çmimeve të naftës: Qeveria me përgjegjësi joserioze, qytetarët po mbajnë barrën e krizës

    Tahiri për rritjen e çmimeve të naftës: Qeveria me përgjegjësi joserioze, qytetarët po mbajnë barrën e krizës

    Shefi i grupit parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri në seancën e jashtëzakonshme derisa foli për çmimet e derivateve, tha se qeveria ka pasur përgjegjësi joserioze.

    Tahiri tha se qeveria në raste krizash fillon viktimizimin.

    “Sot jemi në këtë seancë që është bukur me një temë të rëndësishme, të cilën e kemi ngritur ne si opozitë, ndërsa rezolutën e ka propozuar Lidhja Demokratike e Kosovës. Në fakt nuk po flasim vetëm për çmimin e naftës. Qoftë se e lexojmë me kujdes temën e kësaj seance, këtu flasim për çmimin e naftës, flasim për reagimin e qeverisë ndaj një krize dhe mbi të gjitha për barrën e madhe që qytetarëve të Kosovës i ka ra nga një krizë dhe nga një ngritje bukur serioze, jo vetëm të çmimeve të naftës e të energjisë, mirëpo të të gjitha produkteve bazë që i japin kuptim jetës së secilës familje në Republikën e Kosovës.

    Pra sot nuk po flasim vetëm për rritjen e çmimit të naftës. Sot, ndërsa ne po përballemi me një sfidë globale, realisht në këtë kuvend po e rikthejmë një problem serioz të brendshëm, që lidhet drejtpërdrejt me kulturën e një papërgjegjësie serioze të kësaj qeverie. Pse? Për vite me radhë kemi parë se sa herë që ky vend përballet me kriza, kjo qeveri në vend se të ofrojë zgjidhje, të ulet, të diskutojmë brenda mundësitë reale, kërkon mundësi diqysh me kriju njëfarë përfitimi, me u viktimizu brenda kabinetit të vet“, u shpreh Tahiri.

    Tahiri tha se kriza me të cilën po përballet Kosova është barrë për qytetarët.

    “Duhet me thanë hapur se krizën të cilën sot e kemi në Kosovë, kjo krizë është barra më e madhe për qytetarët e Kosovës dhe se kjo krizë, në njëfarë forme, u kthye në një mundësi prapë të lojës së numrave, gjëja se për zhvillim ekonomik. Pse po e them këtë? Po trajtoj pak reagimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, unë përfaqësoj këtë subjekt politik, dhe tetë ditë më parë, me datën 23 mars, i kam dërguar një letër ministres përgjegjëse, zonjës Kusari-Lila, dhe ministrit të Financave, duke i elaboruar katër masa që janë bukur të rëndësishme mendoj dhe që janë reale dhe që nuk e prekin në esencë atë që po thuhet se dëmtohet shteti i Kosovës, aspekti i të hyrave. Kosova e ka akcizën 35 cent. Sot, çështja më e vogël që kisha pritë, reagimi më i vogël që kisha pritë prej kësaj qeverie, prej këtij kryeministri, është me ardhë me një amandament, qysh po kërkojnë me bë përjashtim për ligje të caktuara, me bë përjashtim dhe me votu një amandament ku akcizën e zvogëlojmë, ose e largojmë tërësisht, këtë kishim mujtë me e diskutu derisa kriza të përballet“, tha Tahiri.

    Ai gjithashtu shpjegoi se pse duhet ulur TVSH-në.

    “Çështja e dytë lidhet me aspektin e dytë që ne kemi trajtuar në kërkesën tonë, në letrën drejtuar qeverisë, është me TVSH-në. Të nderuar qytetarë të Kosovës, për një litër naftë, qeveria e Kosovës i merr 18%. Në planifikimin buxhetor të këtij viti, për shkak të rritjes së çmimit, edhe në qoftë se ish zvogëlua për 50% TVSH-ja për naftë, prapë të hyrat do të ishin qysh janë planifiku, për shkak se u rrit çmimi. A po e kuptoni se asnjë efekt nuk do të kishte në buxhetin e Kosovës zvogëlimi për 50% për shkak se është rritë çmimi i naftës, dhe ai çmim po e bën që shteti është duke i marrë diku rreth 65 cent për litër“, thotë ai.

  • Murati thotë se se rritja ekonomike nën 4 % ndodhi për shkak të ngërçit politik, jo dështimeve të qeverisë

    Murati thotë se se rritja ekonomike nën 4 % ndodhi për shkak të ngërçit politik, jo dështimeve të qeverisë

    Ministri i Financave, Hekuran Murati i ka reaguar Bedri Hamzës, pasi ky i fundit ia përmendi raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

    Murati gjithashtu pati akuza ndaj Hamzës për udhëheqjen e ministrisë gjatë vitit 2018, raporton Ekonomia Online.

    Murati në foltoren e Kuvendit tha se rritja ekonomike ka qenë për shkak të ngërzit politik në vendin 2025.

    “Sa i përket raportit të FMN-së. I nderuar zotëri Hamza, po, është e vërtetë që vitin e kaluar rritja ekonomike është përllogaritur të jetë 3.6%.

    Por kjo, edhe sipas raportit të konfirmuar, është për shkak të mosfunksionimit të plotë të institucioneve. Siç e dini, pra vitin e kaluar, gjatë gjithë vitit, Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk ka qenë në funksion efektiv dhe ka pamundësuar shumë prej reformave, e madje edhe miratimin e shumë prej marrëveshjeve ndërkombëtare që do t’i jepnin impuls shtesë ekonomisë së vendit. Sa për krahasim, në vitin 2018 kur ju keni qenë ministër i Financave pa asnjë krizë, me parlament funksional, me qeveri funksionale rritja ekonomike ka qenë veç 3.4%. Pra, më e ulët sesa ne që e kemi pasur kur ka pasur kuvend jofunksional. Sa i përket pagave, u tha që nuk janë rritur. E pavërtetë gjithashtu. Pra, në sektorin publik pagat janë rritur 45%, duke mos llogaritur këtu edhe pagën e 13-të që sapo është dhënë. Ndërkaq paga minimale, nga niveli 170 euro që e kemi gjetur, aktualisht është 264 euro dhe në korrik të këtij viti bëhet 500 euro. Pra, trefishim gati i pagës minimale në sektorin privat“, tha Murati.

  • Hoti: Kjo krizë do të rezultojë me çmime më të larta të naftës, dje e pardje u rrit për 14%

    Hoti: Kjo krizë do të rezultojë me çmime më të larta të naftës, dje e pardje u rrit për 14%

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, në seancën e Kuvendit të Kosovës, e thirrur sot për të diskutuar mbi çështjen e çmimit të derivateve, ka paralajmëruar se nga analizat deri më tani, del se kjo krizë do të rezultojë me çmime më të larta.

    Pasojat do të shihen më tutje, prandaj Hoti bëri thirrje që rezoluta e propozuar nga kjo parti për uljen e çmimit të naftës, të votohet, raporton Klankosova.tv

    “Pa asnjë dyshim, presim dhe janë analizat e bazuara, që kjo krizë do të rezultojë me çmime më të larta që do stabilizohen në nivele më të larta dhe normalisht me rritje ekonomike më të ulët. Si rezultat të gjitha ekonomitë po i bëjnë përgatitjet e duhura me masat më emergjente qe duhet të ndërmerren në situata të tilla. Pasojat po i shohim gjerësisht.”

    Sipas Hotit, vetëm dje dhe pardje, çmimi është rritur për 14%, raporton Klankosova.tv

    “Mes datës 2 dhe 3 prill, çmimi i naftës është rritë me 14%, çmimi i furnizimit në burim, me 14%.”.

  • “Vendim populist”, Vetëvendosje kundërshton uljen e akcizës për naftën

    “Vendim populist”, Vetëvendosje kundërshton uljen e akcizës për naftën

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) përmes një rezolute në Kuvend ka kërkuar uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, si dhe subvencionim të naftës për sektorët më të ndjeshëm, duke paralajmëruar se rritja e vazhdueshme e çmimit të naftës po rrezikon të thellojë krizën ekonomike dhe sociale në vend.

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Rozeta Hajdari, ka kundërshtuar kërkesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës për uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, duke e cilësuar këtë propozim si ekonomikisht të papërgjegjshëm dhe politikisht populist.

    “Po propozohet pra ulja e përkohshme e TVSH-së ose akcizës, subvencionimi i sektorëve më të ndjeshëm përfshirë bujqësinë dhe prodhimin, si dhe mbështetje për transportin publik dhe më shumë, por pa asnjë plan se si do të kompensohen ato. Le ta themi qartë: kjo mund të tingëllojë mirë për ju në aspektin partiak, ju deputetë të opozitës, por është ekonomikisht e papërgjegjshme dhe politikisht populiste. Këto të hyra publike nuk janë abstrakte. Këto të hyra nga buxheti i shtetit janë paga për mësuesit, për mjekët, investime në infrastrukturë, mbështetje për familjet dhe për bizneset.

    Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit është duke vazhduar.

  • ShKShMK thirrje urgjente për kujdes pas reshjeve të borës në bjeshkë

    ShKShMK thirrje urgjente për kujdes pas reshjeve të borës në bjeshkë

    Pas reshjeve të fundit të borës, të shoqëruara me erëra të forta, është rritur ndjeshëm rreziku për ortekë në zonat malore të vendit.

    Shoqata e Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (ShKShMK) u ka bërë thirrje qytetarëve, skitarëve dhe bjeshkatarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë planifikimit dhe zhvillimit të aktiviteteve në natyrë.

    Sipas njoftimit, rekomandohet që të shmangen aktivitetet e skijimit jashtë pistave të rregulluara, pasi rreziku për rrëshqitje të borës është i lartë në terrene të pa kontrolluara.

    Po ashtu, bjeshkatarët këshillohen të mos lëvizin në faqe malore me pjerrësi 30° deri në 45°, zona këto që konsiderohen më të rrezikuara për formimin e ortekëve.

    Apeli përfshin edhe shmangien e ecjeve pranë kreshtave ku krijohen strehë bore, si dhe evitimin e lëvizjes nëpër lugina që mund të jenë në trajektoren e ortekëve.

    Autoritetet bëjnë thirrje që për çdo situatë emergjente qytetarët të kontaktojnë numrin kujdestar të ShKShMK: +383 49 840 228.