ATV

Author: K.B.

  • TikTok do të ndërtojë një qendër të dytë të dhënash prej 1 miliard euro në Finlandë

    TikTok do të ndërtojë një qendër të dytë të dhënash prej 1 miliard euro në Finlandë

    TikTok planifikon të investojë 1 miliard euro (1.16 miliardë dollarë) për të ndërtuar një qendër të dytë të dhënash në Finlandë në më pak se një vit, ndërsa zhvendos ruajtjen e të dhënave për përdoruesit evropianë në kontinent, thanë zyrtarët e kompanisë të mërkurën.

    Njoftimi vjen ndërsa kompania kineze që ka në pronësi TikTok, ByteDance, në janar shmangu një ndalim të SHBA-së për shkak të shqetësimeve për mbrojtjen e të dhënave dhe ndërsa kombet evropiane shtojnë presionin mbi kompanitë e mediave sociale për të mbrojtur fëmijët nga algoritmet e tyre që krijojnë varësi.

    TikTok tha se po bënte një investim të ri prej 1 miliard eurosh në një qendër të dhënash me një kapacitet fillestar prej 50 megavatësh (MW) dhe një kapacitet total potencial prej 128 MW në Lahti, të vendosur në Finlandën jugore.

    Investimi është pjesë e “iniciativës evropiane të sovranitetit të të dhënave prej 12 miliardë eurosh (euro) të kompanisë që ofron mbrojtje kryesore në industri për të dhënat e mbi 200 milionë përdoruesve evropianë”, tha ajo për Reuters.

    Finlanda është bërë një “magnet” për qendrat e të dhënave, pasi kompani, përfshirë Microsoft dhe Google, kërkojnë të ulin kostot e energjisë dhe të përmbushin objektivat klimatike, të tërhequra nga klima e ftohtë e vendit, energjia elektrike me kosto të ulët dhe me karbon të ulët, si dhe një mjedis rregullator i qëndrueshëm dhe miqësor ndaj biznesit brenda Bashkimit Evropian.

  • Policia jep detaje për kamionin e përfshirë nga zjarri në autostradën Suharekë–Duhël

    Policia jep detaje për kamionin e përfshirë nga zjarri në autostradën Suharekë–Duhël

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me incidentin e ndodhur sot në autostradën Suharekë–Duhël, ku një kamion është përfshirë nga flakët.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 12:25.

    “Me datën 08.04.2026, rreth orës 12:25, Policia ka pranuar informatën se një kamion është përfshirë nga zjarri në relacionin Suharekë–Duhël në autostradë”, ka deklaruar Bytyqi.

    Sipas tij, menjëherë pas pranimit të informacionit, janë njoftuar njësitë përkatëse për ndërhyrje në vendin e ngjarjes.

    “Radiobaza ka njoftuar Stacionin Policor në Suharekë për të dërguar zjarrfikësit, si dhe një patrullë policore në vendin e ngjarjes. Për incidentin është informuar edhe njësiti patrullues i autostradës”, ka shtuar ai.

    Po ashtu, Bytyqi ka bërë të ditur se është kërkuar edhe ndihma mjekësore për personat e përfshirë në rast.

    “Një qytetare ka kërkuar edhe ndihmën e Ekipit të Urgjencës, pasi ngasësi i kamionit dhe një pasagjer, megjithëse nuk kanë pësuar lëndime, janë në gjendje të shqetësuar. Stacioni Policor është njoftuar që të orientojë Ekipin e Urgjencës drejt vendngjarjes”, ka theksuar ai.

    Autoritetet kompetente janë duke trajtuar rastin, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

  • “Kam qenë aty punëtor”- Ish-militanti i VV’së pyet Bajqinovcin nëse iu ka treguar votuesve për shtëpinë e tij luksoze në Mal të Zi

    “Kam qenë aty punëtor”- Ish-militanti i VV’së pyet Bajqinovcin nëse iu ka treguar votuesve për shtëpinë e tij luksoze në Mal të Zi

    Albert Shabani, dikur mbështetës i madh i partisë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, ka filluar t’i kundërvihet këtij subjekti politik pas pakënaqësive me të.

    Shabani me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka sfiduar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovcin, që të tregojë për shtëpinë luksoze, për të cilën Shabani pretendon se deputeti e ka në Mal të Zi.

    “Mefail, a ju ke tregu votuesve, si arrite me ndertu shtepi luksoze në Mal të Zi, apo, nësë do, unë shkoj një dite te shtepia jote atje, dhe e beje një video direkt nga shtepia! Ti e di mirë kush ti ka vendos dyert e dritaret, edhe une kam qenë aty puntor! Shihemi këto ditë”, ka shkruar ish-përkrahësi i LVV’së.

    Reagimi i Shabanit vjen pas reagimit të Bajqinovcit ndaj ish-presidentes Vjosa Osmani, e cila mori meritat për heqjen e plotë të masave të BE’së ndaj Kosovës.

    Bajqinovci pretendoi se Osmani s’kishte kurrfarë merite për këtë, vetëm se ishte në një linjë me ish-emisarin e posaçëm të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Madje, sipas tij, Osmani sikurse Lajçaku kërkonte që Kosova të tërhiqej nga veriu i vendit.

  • Projektligji për masat në produktet bazë, Kusari-Lila: Garanton mbrojtje të konsumatorit

    Projektligji për masat në produktet bazë, Kusari-Lila: Garanton mbrojtje të konsumatorit

    Projekligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg është shqyrtuar në komisionin për Ekonomi.

    Atë e ka prezantuar ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila.

    Ajo ka thënë se gjatë hartimit janë marrë në konsideratë edhe rekomandimet e dhëna në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në lidhje me ligjin paraprak, i cili ishte rrëzuar.

    “Ky projektligj merr në konsideratë këto rekomandime dhe përcakton dy lloje të masave të përkohshme Caktimin e marzhës tregtare për shitjen me shumicë dhe pakicë dhe caktimin e çmimit maksimal të lejuar nga operatorët ekonomikë.”, ka thënë Kusari-Lila.

    Gjithashtu ajo ka thënë se nga Kuvendi i Kosovës do të themelohet një bord i pavarur për masat e përkohshme për kufizim të çmimeve.

    “Në projektligj janë përcaktuar edhe kushtet për emërimin e anëtarëve të bordit, kompetencat si dhe procesi i vendimmarrjes. Projektligji lidhet ngushtë me prioritetet e qeverisë së Republikës duke kontribuar në mbrojtjen e konsumatorit.”, ka thënë ajo.

    Ajo ka shtuar se gjatë procesit të hartimit, ka mbajtur edhe tryeza konsultative me përfaqësues nga odat ekonomike, shoqatat përkatëse që përfaqësojnë operatorët ekonomikë të lidhur me produktet themelore.

  • Kë e sheh fitues mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit? Flet ish-kryeministri Mustafa

    Kë e sheh fitues mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit? Flet ish-kryeministri Mustafa

    Kryeministri Albin Kurti, dhe, ish-presidentja, Vjosa Osmani, që dikur kishin raporte të mira mes vete, sot, janë në rrethana të tjera.

    Për Osmanin, mendohet edhe se e njëjta do të jetë pjesë e garës zgjedhore në rast të zgjedhjeve, si kundërshtare e Kurtit.

    Se cili do të ishte fitues mes Osmanit e Kurtit, për Demos është deklaruar shkurtimisht ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

    Ky i fundit tha se: “Se di që janë në garë. Nuk e di”,

  • Babai dyshohet se sulmoi seksualisht vajzën e tij në Gjakovë, prokuroria jep detaje

    Babai dyshohet se sulmoi seksualisht vajzën e tij në Gjakovë, prokuroria jep detaje

    Një burrë është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për sulm seksual ndaj vajzës së tij të mitur.

    Lidhur me rastin e rëndë që dyshohet se ndodhi në Gjakovë, detaje dha Prokuroria Themelore.

    Bëhet e ditur se brenda afatit ligjor do të kërkohet edhe paraburgim ndaj të dyshuarit.

    “Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Sulmi seksual” dhe ndaj të njëjtit Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. Prokurori i Shtetit në koordinim me Policin e Kosovës, janë duke i ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast. Rasti ka të bëjë me të mitur dhe raste me të mitur sipas dispozitave ligjore janë të mbyllura për publikun.

  • Deliu: Kushtetuta është shkelur dhjetëra herë, Osmani nuk ka reaguar asnjëherë, i ka shërbyer Kurtit

    Deliu: Kushtetuta është shkelur dhjetëra herë, Osmani nuk ka reaguar asnjëherë, i ka shërbyer Kurtit

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se Vjosa Osmani, gjatë mandatit të saj ‘’i ka shërbyer’’ kryeministrit Albin Kurtit.

    Deputetja e PDK’së ka thënë se Osmani s’ka reaguar as kur janë sulmuar mediat, as kur është shkel Kushtetuta e as kur çmimet e energjisë kanë qenë të larta.

    ‘’Është e vërtetë që zonja Osmani ka shërbyer në plotni në përpikëri Kurtit edhe atëherë kur mediat janë sulmuar, edhe atëherë kur mediat janë quajtur ndërmarrje kriminale, edhe atëherë kur çmimet e rrymës kanë qenë të larta, kur Kushtetuta është shkel me dhjetëra herë. Ne tek në ditën e fundit disa orë para përmbylljes së mandatit të saj e kemi dëgju Osmanin që në Kosovë është shkel Kushtetuta disa herë’’, ka thënë Deliu mes tjerash.

  • Haxhiu njofton se çfarë diskutoi në takimin me dy krerët e sigurisë

    Haxhiu njofton se çfarë diskutoi në takimin me dy krerët e sigurisë

    Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

    Sipas Haxhiut, në këtë takim është diskutuar për arritjet në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit, sfidat aktuale në fushën e sigurisë, si dhe hapat e ardhshëm për fuqizimin strategjik të FSK-së.

    Ajo ka theksuar se zhvillimi i mëtejmë i Forcës së Sigurisë së Kosovës mbetet prioritet shtetëror dhe një element kyç për forcimin e sigurisë së Republikës së Kosovës.

  • Çështja e presidentit, Mustafa: Duhet të ketë hapësirë për marrëveshje

    Çështja e presidentit, Mustafa: Duhet të ketë hapësirë për marrëveshje

    Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit.

    Ai, ka thënë se nëse dëshirohet që kjo çështje të merr një zgjidhje duhet të ketë hapësirë për marrëveshje.

    “Në qoftë se dëshirojmë zgjidhje, ose në qoftë se jemi të gatshëm edhe si pozitë edhe si opozitë ta bëjmë presidentin, atëherë duhet të ketë hapësirë për marrëveshje. Domethënë duhet të ulen pozita dhe opozita, të merren vesh bashkërisht për një personalitet, mos ta thjeshtoj për një personalitet i cili kishte me e kry këtë punë pa anime politike”, tha ai.

    Ndërsa, i pyetur se e a do të kthehet Vjosa Osmani në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Mustafa nuk deshi të deklarohet për këtë, duke thënë se nuk është ky rasti që të flet për këtë temë.

    “Do t’ju kërkoj falje, sepse sot është krejt një temë tjetër. Nuk do të dëshiroja që sot këtë çështje që e kemi hapur këtu në Akademi ta ndërlidh me emra konkretë, kush synon e kush çka ka bërë të mbarën. Mund ta shfrytëzojmë ndonjë rast tjetër që unë të jap qëndrimin tim politik”, tha ai.

    Kurse, sa i përket mungesës së Abdixhikut në promovimin e librit, Mustafa u shpreh shkurt se kush ka pasur dëshirë ka ardhur.

    “Për ftesat e këtij libri, ne kemi pasë atje përpara ftesë publike, kështu që kanë ardhë ata që kanë dashtë me ardhë, me të cilët ne kemi punuar një kohë të gjatë”, tha ai.

  • Sa është paga e astronautëve që udhëtojnë rreth Hënës?

    Sa është paga e astronautëve që udhëtojnë rreth Hënës?

    Katër astronautë, Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch dhe Jeremy Hansen – u nisën nga Toka më 1 prill në kuadër të misionit historik Artemis II, duke shënuar një hap të ri në eksplorimin e hapësirës. Ekuipazhi përfundoi me sukses fluturimin pranë anës së errët të Hënës dhe pritet të rikthehet në Tokë më 10 prill. Ky është misioni i parë me ekuipazh që i afrohet Hënës që nga Apollo 17.

    Deri tani, misioni po zhvillohet sipas planit, me përjashtim të një momenti tensioni: anija kozmike Orion humbi komunikimin me NASA për rreth 40 minuta gjatë kalimit në anën e largët të Hënës. Përveç këtij incidenti të izoluar, gjithçka tjetër ka ecur normalisht, ndërsa interesi publik është rritur ndjeshëm, jo vetëm për misionin, por edhe për jetën dhe shpërblimin e astronautëve.

    Sa paguhen astronautët?

    Pavarësisht rrezikut dhe prestigjit të profesionit, astronautët e NASA-s paguhen sipas sistemit federal të njohur si “General Schedule” (Orari i Përgjithshëm). Ata zakonisht klasifikohen në nivelet GS-13 deri GS-14, me paga që variojnë nga rreth 90 mijë deri në 150 mijë dollarë në vit. Sipas të dhënave të vitit 2025, paga mesatare e një astronauti arrin në rreth 152,258 dollarë në vit. Nuk ka të dhëna të qarta për bonuse shtesë për misione të gjata apo kushte ekstreme në hapësirë. Për t’u bërë astronaut kërkohen vite të tëra përgatitjeje intensive. Trajnimi zhvillohet në qendra si Johnson Space Center, ku kandidatët mësojnë teknika mbijetese, zhytje, robotikë dhe funksionimin e sistemeve hapësinore.

    Përveç aftësive teknike, kërkohet edhe formë e shkëlqyer fizike, disiplinë e lartë dhe aftësi për të përballuar stresin dhe izolimin. Misioni Artemis II po shënon edhe një epokë të re në fotografinë hapësinore. Për herë të parë, pajisje moderne si kamera DSLR, kamera pa pasqyrë, GoPro dhe madje edhe telefona inteligjentë si iPhone 17 Pro Max po përdoren në hapësirën e thellë.

    Në total, anija Orion mbart 32 pajisje fotografike, nga të cilat 15 janë të montuara në strukturën e saj, ndërsa pjesa tjetër përdoret nga astronautët. NASA ka publikuar tashmë pamje të para mahnitëse, përfshirë një perspektivë të plotë të Hënës siç nuk është parë më parë, duke sjellë më afër publikun me misteret e hapësirës.