ATV

Author: K.B.

  • Këshilli i Sigurisë më 1 mars parashikoi se sinagogat në Maqedoni mund të jenë nën kërcënim

    Këshilli i Sigurisë më 1 mars parashikoi se sinagogat në Maqedoni mund të jenë nën kërcënim

    Më 1 mars të këtij viti, Këshilli i Sigurisë i thirrur nga presidentja, Gordana Siljanovska Davkova parashikoi se sinagogat dhe objektet e komunitetit hebraik në Maqedoni mund të jenë nën kërcënim.

    Ajo deklaroi një muaj e gjysmë më parë, pas mbledhjes së Këshillit se objekte të caktuara si sinagogat ose selia e komunitetit hebraik ose Muzeu i Holokaustit, si në vendin tonë, mund të jenë nën kërcënim.

    “Ju ndoshta e dini se në të gjithë botën, objekte të caktuara si sinagogat ose selia e komunitetit hebraik ose Muzeu i Holokaustit, si në vendin tonë, mund të jenë nën kërcënim. Prandaj, atyre duhet t’u kushtohet kujdes dhe vëmendje e veçantë. Ne kemi marrë informacion nga autoritetet se po i monitorojnë këto procese dhe se këto objekte janë nën mbrojtje dhe kontroll, që do të thotë se nuk duhet të presim ndonjë surprizë.

    Sigurisht, mendoj se në momente si këto është më mirë të nxirren përfundime të përgjithshme, sepse ngjarjet po ndryshojnë me një ritëm të shpejtë. Është shumë e rëndësishme t’i monitorojmë ato dhe të reagojmë në përputhje me rrethanat. Ndoshta një nga rolet më të rëndësishme në këtë është i juaji, i gazetarit, dhe mendoj se këto ditë po shkon siç duhet.

    Ambasadorja izraelite në Maqedoninë e Veriut, Vivian Eisen, dje publikoi një video të përpjekjes për t’i vënë flakën sinagogës në Shkup.

  • Asfalt vetëm përreth – vetura e parkuar e lë të pashtruar një pjesë poshtë saj në Prishtinë

    Asfalt vetëm përreth – vetura e parkuar e lë të pashtruar një pjesë poshtë saj në Prishtinë

    Një situatë të pazakontë tregohet në një fotografi të publikuar nga “Mitropol”. Gjatë asfaltimit të një hapësire në Prishtinë, një veturë e parkuar duket se ka penguar përfundimin e punimeve.

    Sipas përshkrimit të mediumit, qytetari nuk e ka larguar automjetin me kohë, duke bërë që një pjesë e hapësirës të mbetet e paasfaltuar.

    Në pamje shihet qartë se asfalti i ri është shtruar përreth veturës, ndërsa hapësira ku ajo është parkuar ka mbetur e paprekur.

  • Erdogan: Dënimi me vdekje për të burgosurit palestinezë i ngjashëm me politikat e Hitlerit

    Erdogan: Dënimi me vdekje për të burgosurit palestinezë i ngjashëm me politikat e Hitlerit

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se vendimi i parlamentit izraelit për të vendosur dënimin me vdekje për të burgosurit palestinezë është “në thelb jo ndryshe nga politikat e Hitlerit kundër hebrenjve”.

    “Ajo që po bëhet është diskriminim, është racizëm, do të thotë zbatimi në Izrael i një versioni më të keq të regjimit të aparteidit që u rrëzua në Afrikën e Jugut në vitin 1994”, tha Erdogan në një takim të krahut të grave të Konferencës Ndërkombëtare të Partive Politike Aziatike (ICAPP).

    Erdogan deklaroi se gjeografia e Lindjes së Mesme, pjesë e së cilës është Turqia, ka përjetuar ditë të dhimbshme, të vështira dhe të errëta në vitet e fundit, shkruajnë mediat e huaja.

    “Një konflikt dhe përplasje e nxehtë fillon përpara se të mbarojë një tjetër, për fat të keq. Dhe në përgjithësi janë gratë dhe fëmijët e pafajshëm ata që mbajnë barrën e kësaj. Shumica dërrmuese e mbi 72,000 civilëve të vrarë pa mëshirë nga Izraeli në Gaza janë gra dhe fëmijë”.

    “Në 13 vjet e gjysmë të luftës civile në fqinjin tonë Siri, ata që paguan çmimin më të madh ishin përsëri gratë dhe fëmijët”, tha Erdogan.

    “Ndër viktimat e para të sulmeve ndaj një fqinji tjetër, Iranit, ishin përsëri gra dhe fëmijë. Në ditët e para të luftës, një sulm ajror në një shkollë në Minab mori jetën e mbi 165 fëmijëve të pafajshëm. Pavarësisht armëpushimit, bombardimet dhe politika e pushtimit të Izraelit kundër Libanit vazhduan të viktimizonin më shumë gratë dhe fëmijët”.

    “Shikoni, që nga 2 marsi, për shkak të sulmeve të Izraelit në zonat e banimit civil, 1.2 milion libanezë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Më shumë se 1,500 vëllezër dhe motra libanezë humbën jetën në këto sulme, ndërsa 4,700 u plagosën”.

    “Ditën kur u shpall armëpushimi, Izraeli vrau brutalisht 254 libanezë. Ky rrjet gjenocidi, i verbuar nga gjaku dhe urrejtja, vazhdon të vrasë fëmijë dhe gra të pafajshme”, vuri në dukje ai.

  • Urani hyn në Binjakë pas 84 vitesh: 3 shenja i presin kthesa të mëdha në jetë

    Urani hyn në Binjakë pas 84 vitesh: 3 shenja i presin kthesa të mëdha në jetë

    Nga dashuria te puna dhe vendimet personale, kjo periudhë sjell ndryshime të forta, vendime të papritura dhe një rrjedhë krejt të re në jetë

    Urani, planeti i befasisë, tronditjeve, rebelimit dhe ndryshimeve të mëdha, hyn në shenjën e Binjakëve më 26 prill 2026, për herë të parë pas më shumë se tetë dekadash, dhe nis një fazë krejtësisht të re që do të zgjasë deri në vitin 2033.

    Është planeti që thyen sistemet e vjetra, rrëzon rregullat dhe sjell atë që askush nuk e pret, ndërsa Binjakët janë shenja e komunikimit, informacionit, medias, internetit, mësimit, lëvizjes dhe vendimeve të përditshme.

    Çfarë sjell Urani në Binjakë për të gjitha shenjat?

    Dashi
    Për ju nis një periudhë mendimi të shpejtuar, ndryshimesh në mënyrën e komunikimit dhe vendimeve që vijnë papritur, por ju çojnë përpara. Do të jeni në situata ku mësoni shpejt, flisni drejtpërdrejt dhe reagoni menjëherë, gjë që mund të sjellë mundësi të mëdha, por edhe përplasje nëse nuk i zgjidhni me kujdes fjalët.

    Këshillë: Mësoni të ndaleni pak para se të reagoni. Shpejtësia është përparësia juaj, por edhe kurth i mundshëm.

    Demi
    Edhe pse Urani largohet nga shenja juaj, ndikimi i tij lë ende gjurmë, sidomos në financa dhe vlera. Tani hyni në një fazë ku duhet të ripërcaktoni marrëdhënien me paranë, sigurinë dhe atë që e konsideroni vërtet të qëndrueshme.

    Këshillë: Mos e lidhni sigurinë vetëm me anën materiale. Përshtatshmëria do t’ju sjellë më shumë qëndrueshmëri sesa kontrolli.

    Binjakët
    Ky është momenti juaj. Urani në shenjën tuaj nis një revolucion personal. Ndryshoni identitetin, mënyrën e të menduarit, stilin e jetës dhe madje mënyrën si ju shohin të tjerët. Do të ketë vendime të papritura, kthesa të menjëhershme dhe nevojë për t’u çliruar nga gjithçka që ju pengon.

    Këshillë: Mos iu rezistoni ndryshimeve. Pikërisht përmes tyre arrini veten tuaj të vërtetë.

    Gaforrja
    Për ju kjo periudhë vepron në heshtje, por thellë. Aktivizon procese të brendshme, frikëra të vjetra dhe mendime të pathëna, të cilat tani dalin në sipërfaqe për t’u zgjidhur.

    Këshillë: Kushtojini vëmendje intuitës. Ajo do të jetë udhërrëfyesi juaj më i fortë.

    Luani
    Jeta juaj shoqërore ndryshon, ashtu si edhe njerëzit që ju rrethojnë. Hyni në një fazë njohjesh të reja, bashkëpunimesh të papritura dhe idesh që vijnë përmes të tjerëve.

    Këshillë: Jini të hapur ndaj rretheve të reja. Dikush që sapo po e njihni mund t’ju ndryshojë drejtimin e jetës.

    Virgjëresha
    Për ju kjo nuk është periudhë e lehtë. Urani ju shtyn të ndryshoni karrierën, drejtimin ose mënyrën si e ndërtoni suksesin, shpesh pa plan të qartë. Kjo mund të shkaktojë stres, por edhe të hapë dyer drejt diçkaje që nuk e kishit menduar.

    Këshillë: Mos u përpiqni të kontrolloni gjithçka. Ndonjëherë pikërisht pasiguria është rruga drejt zgjedhjes së duhur.

    Peshorja
    Ju hapen horizonte krejtësisht të reja përmes udhëtimeve, mësimit ose ndryshimit të këndvështrimit për botën. Ajo që dikur e konsideronit të sigurt tani vihet në pikëpyetje.

    Këshillë: Dilni nga rutina. Pikërisht aty ju presin mundësitë më të mëdha.

    Akrepi
    Hyni në një periudhë ndryshimesh të thella të brendshme, sidomos në marrëdhënie, besim dhe lidhje emocionale. Gjithçka sipërfaqësore nuk do të zgjasë më.

    Këshillë: Jini të sinqertë me veten. Ndryshimi nis nga brenda.

    Shigjetari
    Marrëdhëniet tuaja kalojnë në provë. Partneritetet, qofshin dashurore apo profesionale, hyjnë në një fazë ndryshimesh që mund të jenë të papritura dhe të forta. Disa marrëdhënie përfundojnë, të tjera nisin papritur.

    Këshillë: Mos u kapni pas asaj që nuk funksionon më. Hapësira që krijoni do të mbushet me diçka më të mirë.

    Bricjapi
    Përditshmëria juaj, puna dhe rutinat ndryshojnë. Ajo që dikur ju jepte siguri tani duket kufizuese, ndaj do të kërkoni mënyra të reja funksionimi.

    Këshillë: Futni më shumë përshtatshmëri në jetën tuaj. Ngurtësia do t’ju ngadalësojë.

    Ujori
    Kjo është një nga periudhat më të mira për ju. Krijimtaria, idetë, dashuria dhe shprehja personale dalin në plan të parë. Do të jeni të frymëzuar, ndryshe dhe gati për të rrezikuar.

    Këshillë: Shfrytëzojeni valën e frymëzimit. Tani është koha të tregoni kush jeni.

    Peshqit
    Për ju vijnë ndryshime në shtëpi, familje dhe ndjenjën e sigurisë. Mund të ndryshoni hapësirën, marrëdhëniet ose mënyrën si e përjetoni themelin tuaj.

    Këshillë: Ndërtoni sigurinë nga brenda. Atëherë ndryshimet e jashtme do të jenë më të lehta.

  • “Litari” rikthehet në Teatrin e Kosovës me repriza më 13 dhe 14 prill

    “Litari” rikthehet në Teatrin e Kosovës me repriza më 13 dhe 14 prill

    Teatri i Kosovës do të rikthejë në skenë shfaqjen “Litari”, me repriza të planifikuara më 13 dhe 14 prill 2026, duke filluar nga ora 20:00.

    Vepra është shkruar nga autori britanik Patrick Hamilton dhe vjen nën regjinë e Skender Podvoricës. Në këtë produksion interpretojnë aktorët Allmir Suhodolli, Valmir Krasniqi, Shkëlzen Veseli, Arta Selimi, Rrezon Zhinipotoku, Selman Lokaj, Semira Latifi dhe Lumnije Sopi.

    Publiku i interesuar mund të rezervojë biletat duke dërguar SMS me emrin, mbiemrin dhe numrin e biletave në numrin 044 430 693.

  • Mos i pini ilaçet e tensionit me këto 6 pije, ju rrezikojnë shëndetin

    Mos i pini ilaçet e tensionit me këto 6 pije, ju rrezikojnë shëndetin

    Nëse përdorni medikamente për tensionin e lartë, si inhibitorët ACE apo beta-bllokuesit, duhet të tregoni kujdes jo vetëm me ushqimin, por edhe me pijet që konsumoni. Disa prej tyre mund të ndikojnë në mënyrën si veprojnë ilaçet ose të shkaktojnë efekte anësore të padëshiruara. Ja cilat janë 6 pijet për të cilat duhet të këshilloheni me mjekun:

    1. Disa lëngje frutash
    Lëngu i grejpfrutit është ndër më të njohurit për ndërveprim me ilaçet. Ai bllokon një enzimë të rëndësishme (CYP3A4) që ndihmon në përpunimin e medikamenteve në trup. Si pasojë, niveli i ilaçeve në gjak mund të rritet dhe të shkaktojë ulje të rrezikshme të tensionit.
    Edhe lëngjet e tjera si ai i mollës apo portokallit mund të ndikojnë në përthithjen e disa medikamenteve.

    2. Alkooli
    Alkooli mund të forcojë efektin e disa ilaçeve për tensionin, duke shkaktuar rënie të fortë të presionit të gjakut.
    Ai gjithashtu mund të përkeqësojë efektet anësore si marramendje, dobësi, të fikët apo çrregullime të ritmit të zemrës.
    Për më tepër, vetë alkooli mund të rrisë tensionin, duke ulur efektin e trajtimit.

    3. Pijet me kafeinë
    Kafeina mund të zvogëlojë efektivitetin e disa ilaçeve, veçanërisht beta-bllokuesve dhe diuretikëve.
    Rekomandohet që konsumimi i saj të jetë i kufizuar (rreth 2–3 filxhanë kafe në ditë), pasi sasitë e larta mund të ndikojnë negativisht në kontrollin e tensionit.

    4. Çaji i jamballit (likoricës)
    Edhe në sasi të vogla, ky çaj mund të rrisë ndjeshëm tensionin e gjakut.
    Substanca që përmban (glycyrrhizin) ndikon në hormonet e trupit, duke shkaktuar mbajtje të natriumit, humbje të kaliumit dhe rritje të presionit të gjakut.

    5. Çajrat dhe suplementet bimore
    Disa produkte bimore mund të ndërhyjnë në mënyrën si trupi përpunon ilaçet.
    Për shembull:

    Shën Gjoni (St. John’s wort) ndikon në metabolizmin e ilaçeve
    Xhensengu dhe ephedra mund të rrisin rrahjet e zemrës dhe tensionin
    Këto ndërveprime mund të ulin efektin e medikamenteve ose të shkaktojnë efekte anësore si marramendje apo çrregullime të ritmit të zemrës.

    6. Lëngjet e perimeve me shumë kripë
    Disa lëngje të gatshme përmbajnë sasi të larta natriumi, që shkakton mbajtje të lëngjeve në trup dhe rritje të tensionit.
    Kjo mund të dobësojë efektin e ilaçeve dhe të shkaktojë ënjtje apo vlera më të larta të presionit të gjakut.

    Konsultohuni me mjekun
    Efektet mund të ndryshojnë nga personi në person, në varësi të gjendjes shëndetësore dhe medikamenteve që përdorni.
    Prandaj, nëse keni dyshime për ndonjë pije, është gjithmonë më mirë të këshilloheni me mjekun ose farmacistin për të shmangur rreziqet dhe për të siguruar një trajtim të sigurt dhe efektiv.

  • Lufta në Iran mund të zhytë 32 milionë njerëz në varfëri, thonë Kombet e Bashkuara

    Lufta në Iran mund të zhytë 32 milionë njerëz në varfëri, thonë Kombet e Bashkuara

    Më shumë se 32 milionë njerëz në mbarë botën mund të zhyten në varfëri nga pasojat ekonomike të luftës në Iran, me vendet në zhvillim që pritet të goditen më rëndë.

    Në një raport të lëshuar mes dyshimeve mbi një armëpushim të brishtë në Iran, Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara (UNDP) tha se bota po përballet me një “tronditje të trefishtë” që përfshin energjinë, ushqimin dhe rritjen më të dobët ekonomike.

    Agjencia e ngarkuar me trajtimin e varfërisë tha se konflikti po përmbyste përparimet në zhvillimin ndërkombëtar, me ndikimin që pritet të ndihet në mënyrë të pabarabartë nëpër rajone.

    Alexander De Croo, administrator i UNDP-së dhe ish-kryeministër i Belgjikës, tha: “Një konflikt si ky është zhvillim në të kundërt. Edhe nëse lufta ndalet, dhe një armëpushim është padyshim shumë i mirëpritur. Por ndikimi tashmë ka ndodhur”.

    “Do të shihni një ndikim të qëndrueshëm, veçanërisht në vendet më të varfra, ku i shtyni njerëzit përsëri në varfëri. Ky është elementi më zemërthyes. Njerëzit që shtyhen në varfëri janë shumë shpesh njerëzit që dikur ishin në varfëri, dolën prej saj dhe tani po shtyhen përsëri”.

    Çmimet e energjisë janë rritur ndjeshëm në gjashtë javët që nga sulmet e para ajrore SHBA-Izrael në Teheran, ndërsa mbyllja e ngushticës së Hormuzit nga Irani pengon furnizimet me naftë dhe gaz për ekonominë botërore.

    Me një ndikim të madh në furnizimet me plehra dhe transportin global, ekspertët paralajmërojnë se një “bombë me sahat për sigurinë ushqimore” është vendosur për botën në zhvillim.

    Edhe nëse një paqe e qëndrueshme në Lindjen e Mesme mund të mbahet, kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka thënë se “efektet shkatërruese” nga konflikti kanë dëmtuar përgjithmonë ekonominë globale.

    Duke publikuar raportin e saj ndërsa udhëheqësit botërorë mblidhen në Uashington për takimet e pranverës të FMN-së, UNDP tha se një përgjigje globale ishte e nevojshme për të mbështetur vendet e goditura më rëndë nga pasojat ekonomike.

    Duke përcaktuar tre skenarë për luftën, ai zbuloi se në rastin më të keq – që përfshin gjashtë javë ndërprerje të mëdha në prodhimin e naftës dhe gazit dhe tetë muaj kosto më të larta të vazhdueshme – deri në 32.5 milionë njerëz në nivel global do të binin në varfëri.

    Raporti përdori vijën e varfërisë me të ardhura të mesme të larta, një standard ndërkombëtar i llogaritur nga Banka Botërore, i cili përkufizohet si të ardhura nën 8.30 dollarë për person në ditë.

  • Deputeti i LVV-së: Jemi në rrugë të mbarë për zgjedhjen e Presidentit, kemi edhe shumë ditë në dispozicion

    Deputeti i LVV-së: Jemi në rrugë të mbarë për zgjedhjen e Presidentit, kemi edhe shumë ditë në dispozicion

    Deputeti i LVV-së, Driton Hyseni, është shprehur optimist se brenda afatit kushtetues mund të gjendet një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit.

    Ai tha se të gjitha subjektet politike duhet të bëjnë përpjekje për evitimin e zgjedhjeve.

    “Unë mendoj se takimet kanë këtë synim, të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe të dalim nga kriza e cila na ka përcjellë gjatë javëve të kaluara sa i takon çështjes së presidentit. Unë mendoj se jemi në rrugë të mbarë dhe do t’i shterojmë të gjitha mundësitë. Tani kemi kohën përpara, janë edhe shumë ditë në dispozicion dhe unë mendoj se secili nga akterët politikë duhet ta bëjë maksimumin e vet që të vijmë te një zgjidhje sa i takon kreut të shtetit dhe të evitohen zgjedhjet, të cilat nuk janë të dëshirueshme për askënd.”, tha ai për rtv21.

  • Për herë të parë në histori, Australia vë një grua në krye të ushtrisë

    Për herë të parë në histori, Australia vë një grua në krye të ushtrisë

    Australia të hënën ka njoftuar se një grua do të drejtojë ushtrinë e saj për herë të parë në histori, si pjesë e një riorganizimi të udhëheqjes së forcës mbrojtëse të vendit.

    Gjeneral-lejtnant Susan Coyle, shefja aktuale e kapaciteteve të përbashkëta, do të bëhet shefe e ushtrisë duke filluar nga korriku, ka thënë qeveria në një deklaratë. Ajo do të zëvendësojë Gjeneral-lejtnant Simon Stuart.

    Emërimi i Coyle vjen ndërsa ushtria australiane synon të rrisë numrin e oficereve gra në radhët e saj.

    “Nga korriku, do të kemi shefen e parë grua të ushtrisë në historinë 125-vjeçare të ushtrisë australiane,” ka thënë kryeministri Anthony Albanese në një deklaratë.

    Ministri i Mbrojtjes, Richard Marles, e ka quajtur emërimin e Coyle një “moment thellësisht historik”.

    “Arritja e Susan do të jetë thellësisht e rëndësishme për gratë që shërbejnë në Forcën Mbrojtëse Australiane sot dhe gratë që po mendojnë të shërbejnë në Forcën Mbrojtëse Australiane në të ardhmen”, ka thënë Marles.

    Coyle, 55 vjeç, u rekrutua në ushtri në vitin 1987 dhe ka mbajtur një numër rolesh të larta komanduese. Ajo do të jetë gruaja e parë që do të udhëheqë ndonjë degë shërbimi të ushtrisë, sipas Marles.

    Gratë aktualisht përbëjnë rreth 21% të Forcës Mbrojtëse Australiane (ADF) dhe 18.5% të roleve të larta udhëheqëse. ADF-ja ka vendosur një objektiv prej 25% të pjesëmarrjes së përgjithshme për gratë deri në vitin 2030.

  • “Ma mbushi mendjen Albin Kurti me u kthy në Kosovë, s’doli qysh e prita”, qytetari bëhet pishman pse e la Suedinë për Kosovën

    “Ma mbushi mendjen Albin Kurti me u kthy në Kosovë, s’doli qysh e prita”, qytetari bëhet pishman pse e la Suedinë për Kosovën

    Një qytetar është shprehur i zhgënjyer lidhur me vendimin që të kthehej nga Suedia për në Kosovë.

    Në një deklarim për ATV, ai ka thënë se ishte kryeministri Albin Kurti ai që me deklaratat e tij e kishte bindur që të kthehej në Kosovë. Por, me këtë vendim tha se u shpreh i zhgënjyer.

    “M’kthytën bre Zoti i vraftë. Hajde thanë se është mirë, qe një vit e gjysmë jam kthy por s’më doli qysh më kanë thanë. Më së pari kam qenë 16 vjeç kur kam dalë në Split. Prej 16 vjeç deri në 53 vjet s’mu ka nda kurbeti. Kam qenë në Gjermani, Zvicër, më së fundmi në Suedi. Ma mushën mendjen ma së pari Albin Kurti, tani një vëlla. Çfarti, mashtrime krejt“, ka thënë ai.