ATV

Author: K.B.

  • Ministri grek Dendias sot në Prishtinë, takim me KFOR-in dhe Kurtin

    Ministri grek Dendias sot në Prishtinë, takim me KFOR-in dhe Kurtin

    Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, pritet të vizitojë sot Prishtinën,

    Siç ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes së Greqisë, Dendias gjatë qëndrimit në Kosovë do të vizitojë Shtabin e Kontingjentit Grek në kuadër të misionit të KFOR.

    Gjithashtu, Dendias pritet të zhvillojë takime me komandantin e KFOR-it dhe zyrtarë të tjerë të lartë të misionit ndërkombëtar për siguri në Kosovë.

    Në kuadër të vizitës në Prishtinë, është paraparë edhe një takim privat me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

    Kujtojmë se sot në Kosovë po qëndron për vizitë zyrtare edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Bashkëpunimit për Zhvillim të Belgjikës, Maxime Prevot.

  • Vdekja e punëtorit në Shtime, reagon kompania: Lajm i rëndë, do ofrojmë mbështetjen e nevojshme për familjen

    Vdekja e punëtorit në Shtime, reagon kompania: Lajm i rëndë, do ofrojmë mbështetjen e nevojshme për familjen

    Një rast i rëndë ka ndodhur dje, ku një punëtor, Isuf Bislimi, ka humbur jetën në vendin e tij të punës në zonën industriale të Shtimes, në kompaninë ‘’Doni Fruits’’.

    Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe vetë kompania. Nga kjo e fundit, vdekja e punëtori është cilësuar ‘’lajmë i rëndë’’, dhe se, Bislimi ka qenë një ‘’koleg i përkushtuar, punëtor dhe i respektuar nga të gjithë’’.

    ‘’ Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, miqve dhe të afërmve të të ndjerit. Doni Fruits qëndron pranë familjes Bislimi dhe do të ofrojë të gjithë mbështetjen e nevojshme në këtë periudhë të rëndë’’, është thënë nga kompania.

    Postimi:

    Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se kolegu ynë i nderuar, Isuf Bislimi, ka ndërruar jetë në mënyrë aksidentale gjatë orarit të punës.

    Ky është një lajm i rëndë për të gjithë ne në Doni Fruits, pasi kemi humbur një koleg të përkushtuar, punëtor dhe të respektuar nga të gjithë.

    Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, miqve dhe të afërmve të të ndjerit. Doni Fruits qëndron pranë familjes Bislimi dhe do të ofrojë të gjithë mbështetjen e nevojshme në këtë periudhë të rëndë.

    Kujtimi për Isufin do të mbetet gjithmonë pjesë e kompanisë sonë.

    Me respekt,

    Doni Fruits

  • FSK-ja do të zhvillojë ushtrime në zonën e Bukovikut, qytetarët këshillohen për kujdes

    FSK-ja do të zhvillojë ushtrime në zonën e Bukovikut, qytetarët këshillohen për kujdes

    Kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të zhvillojnë ushtrime ushtarake vlerësuese në zonën e Bukovikut në Komunën e Gjilanit, në dy periudha të planifikuara gjatë këtij muaji.

    Sipas njoftimit, ushtrimet do të mbahen më 17–19 prill dhe 24–26 prill 2026, në kuadër të plan-programit trajnimor dhe vlerësimit praktik të kadetëve të FSK-së.

    Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se zona e Bukovikut është përzgjedhur si hapësirë e përshtatshme për realizimin e aktiviteteve të planifikuara.

    “Trajnimi do të mbahet në zonën e Bukovikut, Komuna e Gjilanit, pasi kjo zonë është e përshtatshme për realizimin e aktiviteteve të planifikuara dhe për vlerësimin praktik të kadetëve”, thuhet në njoftim.

    Gjithashtu, qytetarët janë këshilluar për kujdes gjatë ditëve kur do të zhvillohen ushtrimet dhe të mos shqetësohen nga aktivitetet që mund të vërehen në terren.

  • Operacion policor në veri – gjenden armë, granata dhe pajisje ushtarake në Zubin Potok

    Operacion policor në veri – gjenden armë, granata dhe pajisje ushtarake në Zubin Potok

    Policia e Kosovës ka kryer sot bastisje në gjashtë lokacione në Zubin Potok, ku ka sekuestruar armatim të llojeve të ndryshme.

    Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një postim në Facebook.

    Sveçla shtoi se provat e siguruara gjatë këtij operacioni dëshmojnë përpjekje të vazhdueshme për veprimtari të kundërligjshme me potencial për të cenuar sigurinë dhe stabilitetin në vend

    “Pas bastisjeve të zhvilluara në gjashtë lokacione në Zubin Potok, Policia e Kosovës ka sekuestruar sot armatim të llojeve të ndryshme, radiolidhje, granatë dore, uniforma ushtarake si dhe 213 copë municion”, ka shkruar Sveçla.

    Ministri ka shtuar se rendi, ligji dhe siguria në Kosovë mbeten prioritet institucional.

    “Institucionet shtetërore të sigurisë do të reagojnë me vendosmëri të plotë ndaj çdo individi apo grupi që përmes veprimeve kriminale paraqet kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e qytetarëve dhe vendit tonë. Çdo veprim që rrezikon këto parime do të trajtohet me seriozitet maksimal dhe pa asnjë kompromis”, ka deklaruar Sveçla.

  • Aksion i gjerë për sigurinë në punë, angazhohen 30 inspektorë në gjithë vendin

    Aksion i gjerë për sigurinë në punë, angazhohen 30 inspektorë në gjithë vendin

    Numri i lartë i personave që kanë humbur jetën në vendet e punës, ka bërë që Inspektorati Qendror i Punës të dalë në terren për të inspektuar bizneset.

    Inspektimi po kryhet në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Ferizaj.

    Lidhur me këtë, koordinatori Ahmet Delolli, tha se plani operativ do të zhvillohet në shtatë rajonet e Republikës së Kosovës.

    “Me 15 ekipe të inspektorëve. Në gjithsej inspektorë të angazhuar në terren 30, i cili do të zgjasë në 14 ditë vijuese të aksionit”, tha Delolli para mediave.

    “Për më tepër zonat dhe subjektet të cilat do të inspektohen, do të jenë të ndara ndërmjet koordinatorëve të rajoneve përkatëse”, shtoi ai.

    Vdekjet në vendet e punës, Jashari: Qëllimi i inspektimit është rritja e sigurisë

  • Çka nëse sulmohet Kosova? Përgjigjen ministrat e mbrojtjes të Shqipërisë dhe Kroacisë

    Çka nëse sulmohet Kosova? Përgjigjen ministrat e mbrojtjes të Shqipërisë dhe Kroacisë

    Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, gjatë qëndrimit të tij në një vizitë zyrtare në Kroaci, ka takuar homologun e tij kroat, Ivan Anushiq.

    Dyshja mbajtën një konferencë të përbashkët për media gjatë ditës së djeshme, teksa u pyetën se si do të silleshin Shqipëria dhe Kroacia, duke pasur parasysh deklaratën e nënshkruar për bashkëpunim ushtarak mes tre shteteve, në rast të ndonjë sulmi ndaj Kosovës.

    Ministri shqiptar dha një përgjigje interesante për këtë çështje, duke thënë se si anëtar i NATO-s, do të harmonizonte çdo veprim me Aleancën, mirëpo shtoi se si shtet do të vepronin ndryshe.

    “Shqipëria dhe Kroacia janë të harmonizuara me NATO-n dhe çdo veprim që do të ndërmarrin, do të jetë në përputhje me NATO-n. Por kjo nuk do të thotë që ne si shtet nuk do të ndërmarrim asgjë në mbrojtje të Kosovës. Deklarata mes Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë është nënshkruar me vullnetin e popujve shqiptar dhe kroat. Natyrisht, Kosova synon të integrohet në BE, në NATO dhe në të gjitha instrumentet e sigurisë, prandaj nuk shihet asnjë rrezik”.

    “Si Kroacia ashtu edhe Shqipëria konsiderojnë se siguria në këtë rajon është në interes të përbashkët të të gjitha shteteve në rajon”, deklaroi ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka raportuar media kroate, “Vecernji List”.

    Ndërkaq, homologu i tij kroat, Ivan Anushiq, për çështjen e njëjtë, theksoi se deklarata e nënshkruar mes tri vendeve nuk paraqet aleancë ushtarake.

    “Kjo deklaratë nuk përfshin asnjë aleancë ushtarake. Është një deklaratë bashkëpunimi, jo një aleancë ushtarake”, tha ai, teksa shtoi: “Ju kujtoj se që nga viti 2010 ekziston një marrëveshje shumë më e gjerë, më përmbajtjesore dhe më e detajuar pikërisht me Serbinë, të cilën Serbia e hesht. Ne e kemi atë marrëveshje dhe është në fuqi që nga viti 2010. Deklarata që kemi nënshkruar nuk përfshin asnjë aleancë ushtarake, as aktivitete luftarake apo të luftës. Kjo deklaratë është ekskluzivisht në nivel të bashkëpunimit teknik, shkëmbimit të njohurive dhe përvojave, dhe kjo është ajo që ne bëjmë”, tha Anushiq.

    Ndaj marrëveshjes trepalëshe për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, ka reaguar ashpër vazhdimisht Serbia, duke e quajtur këtë si një “aleancë kundër Serbisë”. Këtë e kanë mohuar në vazhdimësi palët.

  • Vdes ish-punonjësi i Doganës, institucioni: Shërbeu me përkushtim, dha kontribut të jashtëzakonshëm

    Vdes ish-punonjësi i Doganës, institucioni: Shërbeu me përkushtim, dha kontribut të jashtëzakonshëm

    Ish-punonjësi i Doganës së Kosovës, Haxhi Blakaj ka vdekur, njoftoi institucioni, duke u shprehur ngushëllime familjarëve, kolegëve, miqve e bashkëpunëtorë të tij.

    “Me pikëllim të thellë, Dogana e Kosovës njofton vdekjen e ish-kolegut tonë, z.Haxhi Blakaj. I ndjeri ishte ndër zyrtarët më të vjetër në Doganë e Kosovës, duke shërbyer me përkushtim dhe duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin dhe forcimin e institucionit të Doganës së Kosovës, në periudha të rëndësishme për vendin”, thuhet në njoftimin e Doganës.

    “Kontributi i tij ishte i veçantë edhe në organizimin sindikal, si bashkëthemelues dhe kryetari i parë i Sindikatës së Doganës në vitin 2007, duke punuar vazhdimisht për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. Me ndarjen e tij nga jeta, humbëm një profesionist të rrallë dhe një njeri me vlera të mëdha”.

  • Pas trajtimit intensiv, 5-vjeçari nga Lipjani lirohet nga QKUK në gjendje stabile

    Pas trajtimit intensiv, 5-vjeçari nga Lipjani lirohet nga QKUK në gjendje stabile

    Fëmija 5-vjeçar nga Lipjani, rasti i të cilit ka nxitur reagime të shumta në opinion publik, është liruar nga trajtimi në QKUK.

    Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla, e cila bëri të ditur se gjendja shëndetësore e fëmijës është stabile.

    “Në përgjigje të pyetjeve të parashtruara, bazuar në të dhënat zyrtare nga Klinika e Pediatrisë, ju njoftojmë se gjendja shëndetësore e fëmijës është stabile. Fëmija është liruar nga Klinika e Pediatrisë gjatë ditës së djeshme”, thuhet në përgjigjen e saj.

    Së fundmi Ministri për Punë dhe Familje, Andin Hoti, ka pranuar raportin final për trajtimin e rastit të familjes së pesëvjeçarit nga Janjeva e Lipjanit nga ana e Qendrës për Punë Sociale.

    Hoti e konfirmoi se në gjetjet e këtij raporti, konstatohet se në këtë rast është fajtore QPS-ja, por edhe institucione të tjera, andaj paralajmëroi masa ndëshkuese për të gjithë që janë evidentuar për mostrajtim të duhur të rastit.

    Rasti i 5-vjeçarit nga Lipjani ka qenë në qendër të vëmendjes pas raportimeve për keqtrajtimit nga prindërit.

    Për shkak të kësaj ai mori trajtim mjekësor në Kujdesin Intensiv Pediatrik.

    Për dy prindërit e tij, me vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës ishte caktuar masa e paraburgimit.

    Ndërkaq, gjashtë fëmijët të kësaj familje janë marrë nën përkujdesje nga Qendra për Punë Sociale të Lipjanit.

  • Ushtria amerikane publikon audion e paralajmërimit për anijet në Gjirin e Omanit

    Ushtria amerikane publikon audion e paralajmërimit për anijet në Gjirin e Omanit

    Ushtria amerikane transmetoi një paralajmërim të fundit për anijet se ato do t’i nënshtroheshin forcës së “të gjithë Marinës së Shteteve të Bashkuara” nëse shkelnin bllokadën e plotë të porteve të Iranit, sipas audios së publikuar së fundmi.

    Mesazhi, i ngarkuar në mediat sociale nga Komanda Qendrore e SHBA-së, paralajmëroi për pasoja të rënda për të gjitha anijet që përpiqeshin të hynin ose të largoheshin nga portet e republikës islamike si pjesë e bllokadës amerikane që hyri në fuqi të hënën në mëngjes.

    “SHBA-të kanë njoftuar një bllokadë zyrtare të porteve dhe zonave bregdetare iraniane”, tha ushtria në transmetim.

    “Të gjitha anijet këshillohen të kthehen menjëherë në port nëse largohen dhe të ndërpresin tranzitin për në Iran. Mos u përpiqni të shkelni bllokadën”, shtoi CENTCOM.

    “Anijet do të hipin në bord për ndalim dhe sekuestrim që kalojnë tranzit për në ose nga portet iraniane. Kthehuni dhe përgatituni të hipni në bord. Nëse nuk i përmbaheni këtij bllokade, ne do të përdorim forcën. E gjithë Marina e Shteteve të Bashkuara është gati të detyrojë zbatimin e tij”, përfundoi mesazhi.

    CENTCOM ka vendosur dhjetëra anijesh luftarake dhe 10,000 anëtarë të shërbimit për të zbatuar bllokadën përgjatë Gjirit të Omanit, duke kapur anijet e lidhura me Iranin që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.

    Që nga pasditja e së martës, CENTCOM tha se 10 anije u detyruan të bënin një kthesë U përballë bllokadës amerikane, me asnjë anije që nuk e kaloi atë.

    Midis anijeve ishte një anije mallrash me flamur iranian që u nis nga porti në Bandar Abbas, e cila u kap nga një shkatërrues amerikan në Gjirin e Omanit.

    “Shkatërruesi me raketa të drejtuara USS Spruance (DDG 111) e ridrejtoi me sukses anijen, e cila po kthehet në Iran”, tha CENTCOM.

    Vetëm anijet që nisen dhe merren me Iranin i nënshtrohen bllokadës, sipas CENTCOM.

  • Sjellja e çuditshme e 14- vjeçarit turk, para se të kryente masakrën në shkollë

    Sjellja e çuditshme e 14- vjeçarit turk, para se të kryente masakrën në shkollë

    Një video që qarkullon në internet dyshohet se tregon 14-vjeçarin pak para se të kryente sulmin e rëndë në shkollën e tij në Turqinë Jugore. Videoja thuhet se është regjistruar nga shokët e tij të klasës pak para sulmit vdekjeprurës në provincën Kahramanmaras ku humbën jetën 9 persona.

    Në pamjet filmike, i mituri shihet duke ecur nëpër klasë teksa shihet edhe teksa kërcen. Një shenjë ndoshta paralajmëruese ishin duart e tij, të cilat i kishte bashkuar dhe kishte ngritur gishtat treguar në formë armë.

    Adoleshenti kreu vetëvrasje menjëherë pas sulmit. Mësohet se autori 14-vjeçar ishte “inspiruar” nga një masakër e regjistruar në vitin 2014 në Shtetet e Bashkuara.

    Deklaroi se sulmuesi vizatonte shpesh në fletoren e tij gjatë orës së mësimit dhe zakonisht bredhte vetëm gjatë pushimeve.

    Mësuesi tha se Mersinli ishte introvert dhe i izoluar shoqërisht.
    “Ai ishte një nxënës i rregullt në klasë, por ishte shumë ndryshe në klasë. Ndërsa fëmijët e tjerë dëgjonin, ai nuk e bënte. Ai e vinte kokën mbi tavolinë. Ndonjëherë kishte një fletore përpara tij, duke shkruar dhe vizatuar gjëra, duke bërë vizatime në të për orë të tëra. Kjo ishte karakteristika e tij më dalluese”, thuhet në deklaratë.