ATV

Author: K.B.

  • Greqia është përfshirë nga një fenomen apokaliptik, qielli pothuajse është zverdhur

    Greqia është përfshirë nga një fenomen apokaliptik, qielli pothuajse është zverdhur

    Greqia është përfshirë nga një fenomen apokaliptik moti, ku stuhia e rërës afrikane po përplaset me rrymat që sjellin erëra të forta, stuhi shiu dhe dallgë detare.

    Pluhuri afrikan vazhdon të përhapet në Greqi, pasi atmosfera është e re në shumicën e zonave me erëra të forta që nuk e ndihmojnë situatën.

    Pluhuri prek kryesisht pjesët lindore, jugore dhe herë pas here perëndimore, ndërsa cilësia e ajrit mbetet e dobët, duke përfshirë nga Kreta deri në Pire, mes tyre edhe zona e Athinës.

    Tregues është fakti që dje në Pire u regjistruan përqendrime që arritën në 70 mikrogramë për metër kub, mbi limitin prej 50 mikrogramësh.

    Qielli pothuajse është zverdhur, si një stuhi rrezatimi pas një shpërthimi bërthamor.

    Gjithashtu informohet se reshje shiu priten nga mesdita e tutje në zonat malore të Maqedonisë, Epirit, Thesalisë, Stereas lindore dhe Peloponezit.

    Fenomeni do të jetë i kufizuar dhe i shkurtër, por mund të shoqërohet me reshje balte për shkak të pluhurit. Erërat do të jenë të forta deri në zonën e Atikës.

  • Dikur mësuesja i bleu këpucë, sot Rihanna i dhuron asaj një shtëpi

    Dikur mësuesja i bleu këpucë, sot Rihanna i dhuron asaj një shtëpi

    Një histori e thjeshtë, por me një mesazh të fortë, po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale dhe lidhet me jetën e Rihanna-s.

    Vite më parë, kur ajo ishte ende një vajzë e vogël që rritej në kushte të vështira në Barbados, një mësuese i bleu një palë këpucë në një moment kur ajo nuk kishte. Vitet kaluan dhe Rihanna u kthye në një nga artistet më të suksesshme në botë. Bashkë me famën dhe pasurinë, ajo u dallua edhe për angazhimin e saj në ndihmë të komuniteteve përmes nismave bamirëse dhe fondacionit që mban emrin e saj.

    Duket se nuk e harroi kurrë gjestin e dikurshëm dhe vite më vonë, i dhuroi mësueses së saj një shtëpi, si një mënyrë për të kthyer mirësinë që kishte marrë. Edhe pse jo çdo detaj i kësaj historie është konfirmuar zyrtarisht, ka prekur miliona njerëz. Ndërkaq, një ngjarje e rëndë ka tronditur disa ditë më parë rezidencën e Rihanna në Los Angeles, ku këngëtarja ka përjetuar momente paniku gjatë një sulmi me armë zjarri. Sipas dëshmisë së saj, ajo ndodhej në një rimorkio në oborrin e shtëpisë kur dëgjoi zhurma të forta metalike, që më pas kuptoi se ishin të shtëna arme.

    Ivanna Lisette Ortiz, 35 vjeçe, dyshohet se qëlloi me një armë gjysmëautomatike drejt shtëpisë së artistes në Beverly Crest, duke vënë në rrezik jetën e saj, partnerit A$AP Rocky, tre fëmijëve të tyre të vegjël dhe personave të tjerë që ndodheshin në pronë. Fatmirësisht, nga incidenti nuk pati të lënduar, shkruan tar.

    Sipas dokumenteve të gjykatës, Ortiz dyshohet se ka qëlluar rreth 20 herë me armë të tipit AR, ndërsa prokuroria pretendon se ajo kishte planifikuar sulmin, duke përdorur edhe një paruke për t’u maskuar. E akuzuara u paraqit në Los Angeles County Superior Court përmes avokatit të saj, ku deklaroi pafajësinë. Ndërkohë, kërkesa për uljen e masës së sigurisë u kundërshtua nga prokuroria, e cila e konsideron rastin jashtëzakonisht të rrezikshëm.

  • Tesla i thotë lamtumirë Model S dhe X

    Tesla i thotë lamtumirë Model S dhe X

    Më herët këtë vit, Tesla njoftoi planet për të ndërprerë prodhimin e të dy modeleve, Model S dhe Model X.

    Plani është të përqendrohet në rritjen e prodhimit të robotëve.

    Megjithatë, përpara se të tërhiqen, Tesla planifikon të prodhojë një version me edicion të kufizuar të secilit, të cilin do ta quajë Seria Signature.

    Me shumë mundësi, ato nuk do të kushtojnë lirë, duke pasur parasysh që Tesla tashmë i ka rritur çmimet.

    Raportet sugjerojnë se këto modele përfundimtare me edicion të kufizuar do të kenë elementë unikë stilimi të Signature Series.

    Gjithashtu, do të kenë emblema të jashtme prej ari.

    Brenda, do të shihni gjithashtu një pllakë në panelin e instrumenteve që tregon numrin e automjetit tuaj në serinë e kufizuar të prodhimit.

    Tesla thuhet se do të prodhojë 250 kopje të Model S dhe vetëm 100 kopje të Model X.

    Por, nëse shpresoni të blini një, do t’ju duhet një ftesë nga Tesla.

  • Rama vizitë zyrtare në Romë dhe Barcelonë, zbardhet agjenda e kryeministrit

    Rama vizitë zyrtare në Romë dhe Barcelonë, zbardhet agjenda e kryeministrit

    Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë pune në Romë dhe Barcelonë në datat 16–18 prill, në kuadër “të angazhimeve ndërkombëtare dhe forcimit të bashkëpunimit me partnerët evropianë”.

    Zyra e Kryeministrisë bën me dije se gjatë qëndrimit në Itali, Kryeministri do të zhvillojë një takim me Kryeministren italiane, Giorgia Meloni, e më pas me Ministrin e Mbrojtjes, Guido Crosetto.

    Ndërsa në vijim të vizitës, Kryeministri Rama do të marrë pjesë me ftesë të kryeministrit Pedro Sanchez, në punimet e mbledhjes së katërt të Samitit “Në Mbrojtje të Demokracisë”, që zhvillohet në Barcelonë, Spanjë.

    Punimet e samitit do të përqendrohen në tema kyçe si “Institucionet dhe multilaterizmi” si edhe “Dezinformimi dhe teknologjia digjitale”, ku një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet rregullimit të mjedisit dixhital për të luftuar dezinformimin, forcimit te institucioneve demokratike dhe multilateralizmit, si dhe luftës ndaj pabarazive si themel për një demokraci të fortë.

    Në kuadër të Samitit, Kryeministri Rama do të zhvillojë edhe takime bilaterale me kryeministrin Sanchez, Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa./TCh/

  • Zogaj: Do t’i përgjigjemi pozitivisht ftesave për diskutime

    Zogaj: Do t’i përgjigjemi pozitivisht ftesave për diskutime

    Deputeti i LDK-së Alban Zogaj ka thënë se do të përgjigjen pozitivisht ftesave për diskutimet në lidhje me çështjen e presidentit po ashtu ai tregoi se në cilën pikë janë bisedimet dhe çka synohet përmes tyre.

    Tutje Zogaj tha se ”Nuk lejojmë që kandidati për president të jetë nga VV”.

    “Kanë mbetur më pak se dy javë deri tek afati përfundimtar, koha po ec dhe në anën tjetër ka urgjencë për të vazhduar edhe bisedimin edhe përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për presidentin, ne jemi të hapur do të jemi konstruktiv dhe kemi shumë interes që vendi ta ketë një president jemi në krizë ekonomike në krizë të thellë shoqërore pra duhet me i konstatua institucionet dhe me vazhdu tutje me projekte kjo situatë që është aktualisht me pa qartësi të më dha po I bënë dëm shumë të madh vendit në shumë aspekte ,andaj kemi interesim që të jemi pjesë e tavolinë s do ti përgjigjemi pozitivisht ftesave për biseda dhe të gjejmë një zgjidhje tha ai ndër të tjera …”, tha Zogaj. /rtv21

  • AKB: Miliardat e kosovarëve në TRUST po mbesin jashtë funksionit të zhvillimit ekonomik

    AKB: Miliardat e kosovarëve në TRUST po mbesin jashtë funksionit të zhvillimit ekonomik

    Aleanca Kosovare e Bizneseve shpreh shqetësim të thellë për mënyrën se si miliardat e qytetarëve të Kosovës, të akumuluara në Fondin e Kursimeve Pensionale (TRUST), vazhdojnë të mbesin jashtë funksionit të zhvillimit ekonomik të vendit.

    Sipas një komunikate, AKB vlerëson se deri në fund të vitit 2025, ky fond ka arritur mbi 3.2 – 3.4 miliardë euro, me rreth 250 – 300 milionë euro kontribute të reja çdo vit dhe kthim mesatar prej 4% – 7%, që gjeneron deri në 200 milionë euro fitim vjetor.

    “Megjithatë, përkundër këtij potenciali të jashtëzakonshëm financiar, ekonomia vendore mbetet e dobët, bizneset përballen me mungesë serioze të kapitalit, papunësia vazhdon të jetë e lartë,\ ndërsa importi dominon tregun”.

    AKB vlerëson se është e papranueshme që një fond me përmasa miliardëshe të mos ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të vendit.

    “Nuk kërkohet rrezikim i kursimeve pensionale, por mungesa e vizionit dhe vendimmarrjes strategjike po e pengon shfrytëzimin e një pjese të këtij kapitali në projekte të sigurta dhe zhvillimore brenda Kosovës”.

    AKB kërkon krijimin urgjent të mekanizmave ligjorë dhe financiarë për investime të sigurta brenda vendit ,orientimin e një pjese të fondeve në sektorë strategjikë si energjia, prodhimi dhe infrastruktura, ndërtimin e instrumenteve që mbështesin drejtpërdrejt bizneset vendore.

    “Në të kundërtën, Kosova do të vazhdojë të përballet me një paradoks të rrezikshëm një fond gjithnjë e më të madh financiar, por një ekonomi gjithnjë e më të dobët dhe të varur nga importi”.

  • Afati për presidentin po afron, AAK pa qëndrim ndryshues – s’ka votë për kandidatët e VV-së

    Afati për presidentin po afron, AAK pa qëndrim ndryshues – s’ka votë për kandidatët e VV-së

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj ka konfirmuar sërish qëndrimin e partisë së saj se nuk do të votohet asnjë emër kandidat për president nga LVV.

    Kadrijaj tha se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të konsideronte votë për president vetëm nëse propozohet një figurë konsensuale me bagazh historik dhe kombëtar.

    “Pa dalë një emër në publik, ne nuk mundemi me diskutu se a do e përkrahim apo jo. Për momentin AAK nuk ka votë për kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe nuk do të ketë votë për kandidatët e LVV, vetëm në rast se është ndonjë figurë tepër konsensuale dhe me një background historik dhe kombëtar atëherë ulemi dhe bisedojmë, por në këto kushte dhe në këto rrethana AAK nuk ka votë për presidentin”, tha Kadrijaj në një prononcim për KlanKosova.tv.

    Ndërkohë, nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë bërë të ditur se nuk ka asnjë marrëveshje me partinë në pushtet lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit. Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës sot mban mbledhjen e grupit parlamentar, nga e cila pritet të dalë një qëndrim zyrtar për këtë temë.

    Kujtojmë se data e fundit për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës është 28 prilli sipas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

  • Trepça publikon pamjet, si e bojkotuan punëtorët punën, u skanuan dhe ecën në shtëpi

    Trepça publikon pamjet, si e bojkotuan punëtorët punën, u skanuan dhe ecën në shtëpi

    Komisioni Disiplinor i Trepça Sh.A. ka mbajtur shqyrtim publik lidhur me rastet e dy punonjësve me inicialet Xh.Q. dhe I.H., ndaj të cilëve janë konstatuar shkelje të rënda të detyrave të punës, në bazë të Rregullores për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale të punëtorëve.

    Trepça Sh.A përmes një njoftimi në facebook ka bërë të ditur se sipas vendimit të Komisionit, pas analizimit të provave dhe raportimeve zyrtare, është konstatuar se punonjësit kanë kryer mungesa të pajustifikuara në përmasa të mëdha, përkatësisht I.H. me 194 ditë mungesë dhe Xh.Q. me 188 ditë mungesë nga vendi i punës.

    Gjithashtu, në raportet e sistemit elektronik të evidencës është evidentuar se në disa raste është regjistruar vetëm hyrja në punë pa dalje, apo mungesë e plotë e evidencës së prezencës, ndërkohë që pagesat janë realizuar sikur punonjësit të kenë qenë të pranishëm.

    Komisioni thekson se këto veprime përbëjnë shkelje të rënda disiplinore, duke përfshirë mungesa të pajustifikuara, paraqitje të pasaktë të evidencave të punës dhe manipulim të sistemit të evidencës së prezencës, në përputhje me nenin 10 të rregullores përkatëse.

    Si pasojë, është marrë vendim për ndërprerjen e marrëdhënies së punës për të dy punonjësit, ndërsa ndërmarrjes i është shkaktuar dëm financiar në vlerë të konsiderueshme.

    Në kuadër të provave është shqyrtuar edhe një incizim video i datës 01.04.2026, i cili, sipas Komisionit, ilustron një rast të mosprezencës në vendin e punës.

  • Ndërpriten punimet në një vendpunishte në Fushë-Kosovë, Inspektorati konstaton shkelje të rënda

    Ndërpriten punimet në një vendpunishte në Fushë-Kosovë, Inspektorati konstaton shkelje të rënda

    Inspektorati Qendror i Punës ka konstatuar shkelje të rënda të kushteve të sigurisë dhe shëndetit në punë në një vendpunishte në Fushë Kosovë, duke urdhëruar ndërprerjen e menjëhershme të punimeve deri në përmbushjen e masave të kërkuara.

    Sipas inspektorëve, në këtë objekt janë evidentuar mungesa të theksuara të kushteve bazë të sigurisë për punëtorët, përfshirë problemet me skelat, hapësirat e pasigurta dhe mungesën e dokumentacionit përkatës.

    Inspektori që mbikëqyri punimet në këtë objekt, Gëzim Sahiti, tha se janë konstatuar një sërë parregullsish që rrezikojnë drejtpërdrejt jetën dhe shëndetin e punëtorëve.

    “Është konstatua se mungojnë masat e sigurisë dhe shëndetit në punë. Përfshirë skelet, të përfshira hapësirat që do të pastrohen, do të mbyllen hapësirat e liftit, si dhe kontrolla e skeleve. Pra do të bëhet një kontroll e skeleve në mënyrë që të jenë të sigurta për punë gjatë kësaj vendpunishti. Do të përforcohen shkallët,, jo me ashtu të armaturës siç janë vendosë. Po ashtu do të pastrohet secila hapësirë në mënyrë që punëtorët të ndihen të sigurt gjatë ecjes, siç e pamë pak ma herët. Ne tani do ta hartojmë një raport në bazë të kësaj gjendje, do ta lëmë raportin, do të konstatojmë në mënyrë që brenda afati të paraparë ju t’i merrni masat. Dhe deri në marrjen e masave nuk lejohet puna. Ndërsa sa i përket dokumentacionit, i keni këto tre ditë me na e sjellë dokumentacionin lidhur me.pjesën e marrëdhënies investitor me punëkryes, kontrollat mjekësore për punëtorët, si dhe gjithë dokumentacionin të cilin do t’jua shkruajmë: vlerësimin e rrezikut dhe të gjitha, trajnimin e punëtorëve”, tha ai, raporton Ekonomia Online.

    Ai shtoi se gjatë inspektimit është vërejtur se punimet po zhvilloheshin pa asnjë standard të sigurisë.

    “Pra domethënë sot jemi duke bërë një inspektim në objekt. Nga kjo po e vazhdojmë një inspektim deri lart. E pamë që masat e sigurisë nuk janë ndërmarrë hiç. Pra ka shumë masa të cilat duhet të ndërmirren dhe puna që po zhvillohet këtu nuk është e sigurt për punëtorët. Ne tani do ta hartojmë një raport, dhe prej këtij momenti punimet janë të ndaluara. Unë desha me ditë a keni pas tash më herët ndonjë inspektim në këtë objekt?”, tha ai.

    Nga ana tjetër, inxhinieri i ndërtimit i kompanisë kërkoi nga inspektorët që të lejohet vazhdimi i një pjese të punimeve për të shmangur dëmet.

    “A ka mundësi që me vazhdu (vendosja e pllakës, pasi (nëse ndalohet sot puna) dëmet janë të pa riparueshme”, tha ai.

    Megjithatë, inspektori refuzoi këtë kërkesë, duke theksuar se siguria e punëtorëve është prioritet absolut.

    “Mbi të gjitha janë shëndeti i punëtorëve, jeta e punëtorëve”, iu përgjigj ai.

  • Izraeli shkatërron urën e fundit që lidh Libanin jugor me pjesën tjetër të vendit

    Izraeli shkatërron urën e fundit që lidh Libanin jugor me pjesën tjetër të vendit

    Një sulm izraelit ka shkatërruar urën e fundit që lidh Libanin jugor me pjesën tjetër të vendit, ka njoftuar një zyrtar i lartë i sigurisë libaneze për Reuters.

    Ai shtoi se ura ishte “e shkatërruar” dhe se goditja e kishte lënë atë të pandreqshme.

    Sky News raporton se ishte ura Al-Qasimia.

    Ndryshe, ushtria izraelite tha se shkatërroi 70 pozicione të Hezbollahut në zonën Bint Jbeil të Libanit jugor, pas një bastisjeje nga forcat komando.

    Trupat e njësisë komando Egoz bastisën lagjen e fortifikuar ngjitur me Bint Jbeil, të cilën IDF e përshkruan si një “kompleks luftimi” të Hezbollahut.

    Trupat gjetën armë të shumta, duke përfshirë RPG-të, pushkë, granata, raketa anti-ajrore dhe pajisje të tjera.